DEKLARATË PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA
EKSTRAKT
Në deklaratën e zhvilluar ditën e sotme, Kryetari i PD, Sali Berisha ka vijuar me denoncimin e farsës zgjedhore të 14 majit.
Në daljen për media nga selia e PD, Berisha deklaroi se Edi Rama është një armik i egër i votës në Shqipëri dhe kudo, dhe se farsa elektorale e 14 majit ishte e shëmtuar.
Kryedemokrati, Sali Berisha denoncoi nga videot e publikuara sot rastet e manipulimeve dhe vjedhjeve të votës të cilat janë kryer hapur. Këto të fundit janë në kundërshtim flagrant me ligjin, dhe ende nuk është marrë asnjë masë nga organet pëwrkatëse.
FJALA E PLOTË
Vazhdon beteja për mbrojtjen e votës.
Edi Rama është një armik i egër i votës në Shqipëri dhe kudo. Farsa e 14 majit ishte farsa elektorale më e shëmtuar që nga kohërat e diktaturës.
Unë këtu kam sjellë disa video, përsëri që ju të informoni publikun shqiptar se çfarë ndodhi me 14 maj, ditën e votimit, e cila ishte ditë farse e shëmtuar.
Në videon e parë.
Në pamjet filmike shfaqet votimi i kryer në grup. Personat në video shihen në komunikim të vazhdueshëm me operatorët dhe familjarët. Pasi ka voturar vet, burri me xhup të zi dikton votën për gruan në dhomën e fshehtësisë. Me fletë në duar ai hyn dhe voton edhe për të. Personat janë në komunikim të vazhdueshëm me punonjësit në sallë. Po ashtu, burri me xhup të zi qendron në dhomë dhe voton për gruan tjetër që vjen për të votuar. Me një sërë fletësh votimi në duar del dhe së bashku hedhin fletët në kuti. Shikoni çfarë votimi, kjo qendër është në Kuçovë.
Video e dytë. Në video shihen operatorët e qendrës së votimit të cilët në mënyrë të hapur iu diktojnë votën qytetarëve. Ata shihen në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët, madje në pamjet filmike që transmetohen dy prej tyre afrohen me shpejtësi teksa një zonjë voton për të verifikuar në fletën e votimit se për cilën ajo po e jep votën. Pasi sigurohen se çdo gjë është ok, largohen.
Video nga Elbasani.
Patronazhistet e PS, brenda e jashtë qendrave të votimit, duke shantazhuar dhe intimiduar votuesit. Shikoni se çfarë bëjnë, lukuni. Njësia Administrative N.1, Tiranë dhe te dega 1, shkolla ‘Abdulla Keta’.
Të gjithë patronazhistë, punonjës të lartë të administratës publike në shkelje flagrante të kodit elektoral që përcakton një perimetër 150 metër rreth e rrotull QV që votuesi të mos takohet, intimidohet e të votojë i lirë.
Është kontaktuar dhe është thirrur Policia, por nuk reagonte. Ajo kërkonte sipas porosisë që kishte marrë nga Çuçi, Rama, Met Rrumbullaku që: silleni me shkrim kërkesën. Pas mjë kohe të caktuar ata u detyruan të dalin nga qendrat e votimit, shkuan dhe morën badge, dhe u kthyen të autorizuar nga KQZ. 70% e qendrave të votimit kanë këtë shëmbëlltyrë votimi siç patë ju sot.
Pra, 14 maji ishte dita e farsës elektorale më të shëmtuar në 32 vite. Faleminderit!