Berisha: Falënderoj NATO-n që rrëzoi përpjekjet e Ramës për të mashtruar me mega-aferën e Portit të Durrësit!

DEKLARATË PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË SELI

EKSTRAKT

Aleanca e Atlantikut të Veriut ka dalë kundër projektit të Portit të Durrësit. Sipas NATO-s ky projekt nuk i përmbush kapacitetet për ankorimin e anijeve.

Në një deklaratë për mediat, Kryetari i PD, Sali Berisha e falënderoi NATO-n për këtë vendim, dhe akuzoi Edi Ramën se kërkonte që në këtë aferë mafioze korruptive të përfshinte NATO-n.

Berisha u shpreh se Rama kërkon që të cënojë sigurinë e vendit, ndërsa shtoi se në këtë rast: “Kreu i shtetit duhet të kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe të “gozhdonte kryetarin e qeverisë për këtë aferë mafioze”.

DEKLARATA E PLOTË

Sot jam këtu për të falenderuar me mirënjohje Aleancën e Atlantikut të Veriut e cila hodhi poshtë përpjekjet e Edi Ramës për të mashtruar këtë aleancë, dhe për ta ndërthurur atë në aferën megakorruptive të portit të Durrësit Rama-Alabar.

Vizitat në seli të Ramës, Xhaçkës dhe Presidentit me një agjendë Porto Romanon, dhe mbështetjen nga NATO për mbylljen e portit të Durrësit, shndërrimin e tij de facto pasuri shumë miliardëshe të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz,, klanit më të rrezikshëm në Europë dhe miliarderit të Emirateve Alabar janë një histori e turpshme, janë një përpjekje monstruoze për të veshur me petkun e aleancës për të mbuluar vjedhjen e madhe të tmerrshme që po i bëhet pronës publike të shqiptarëve.

Shkelmimin e interesave strategjike të Shqipërisë dhe NATO-s. Në çdo vend në këtë situatë, kreu i shtetit do të kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do gozhdonte kryetarin e qeverisë për këtë aferë mafioze që kërkon me çdo kusht të bëhet miliarder me pronat publike të shqiptarëve dhe të kërcënojë në mënyrë palcore sigurinë e Shqipërisë, por edhe të NATO-s për aq sa porti i Shqipërisë ka rëndësi strategjike për aleancën.

Kjo çështje do të jetë një çështje e rëndësishme e debatit, sapo të hapet parlamenti i kyçur në mënyrë anti-kushtetuese dhe anti-ligjore nga Rama dhe Linda e Parlamentit.

Pra, edhe njëherë, falënderoj aleancën për qendrimin e saj në mbrojtje të interesave jetike të shqiptarëve dhe disaprovimin e hapur të projektit të mashtrimit të Porto-Romanos, me të cilin Edi Rama kërkon të mashtrojë shqiptarët dhe NATO-n.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale