FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka dënuar dhunën e ushtruar nga patronazhistët e Edi Ramës, ndaj shqiptarëve në Londër, të cilët protestuan kundër narkoregjimit i cili i detyroi të largohen nga vendi i tyre. ‘Falangat e krimit dhe patronazhistët e shkuar nga Tirana goditën si të tërbuar në Londër protestuesit paqësor të demokracisë’, tha Berisha.
Lideri i opozitës, Sali Berisha, i bëri që të qartë dhunuesve të protestuesve shqiptarë në Lodër, si dhe urdhëruesit të tyre, Edi Rama, se do të përgjigjen për aktet e tyre kafshërore ndaj shqiptarëve të lirë. ‘Dhunuesit e protestuesve dhe Edi Rama do të përgjigjen gjer në një për aktet kafshërore në një takim, të quajtur elektoral’, deklaroi ai.
Kryedemokrati, akuzoi Edi Ramën se po përdor vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në derë të shkollës, për të mbyllur rrjetin social Tik Tok.
Berisha tha gjatë tubimit se ka shprehur mbështetje për protestuesit shqiptarë në Londër, duke theksuar se ata përfaqësojnë zërin e çdo të riu dhe të moshuari të zhgënjyer nga situata në Shqipëri. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për varfërimin dhe dëbimin masiv të shqiptarëve nga atdheu i tyre, duke e përshkruar vendin si të paralizuar nga korrupsioni dhe vjedhjet e fondeve publike.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje që ditën e nesërme qytetarët të dalin në nderim të 14-vjeçarit të ndjerë, Martin Cani, i cili u vra me thikë në derë të Shkollës ‘Fan Noli’. ‘Nesër nderojmë Martin Canin. Ditën e martë në ora 17:00, Shqipëria marshon në Tiranë, Tirana e qytetarëve. Betejë, betejë, betejë’, deklaroi lideri i demokratëve Sali Berisha gjatë tubimit qytetar.
FJALA E PLOTE:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore për ju, qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionare dhe misionarë të kauzës së drejt të çdo shqiptari.
Një përshëndetje miqësore të gjithë oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që çdo natë shpërndajnë në çdo anë të dheut të vërtetat, në mendjet e zemrat e shqiptarëve.
Sot ne së bashku demokratet e demokratët në Shqipëri në mbarë botën, shqiptarët, mbarë kombi përulen me mirënjohjen më të pakufishme, me nderimin më të madh para atyre heronjve të vërtetë, të cilët si luanë ja përplasën në fytyrë narkodiktatorit, krimet që ai ka kryer ndaj tyre, ndaj shqiptarëve dhe ndaj Shqipërisë.
Të dashur miq!
Dita e sotme do të hyjë në histori si dita në të cilën Edvin Kristaq Xhelati, kreu në vendin e lirisë siç është Britania e Madhe, krime të shëmtuara që nuk i kanë kryer as diktatorët më të këqinj.
Edvin Kristaq Xhelati keqtrajtoi me bandat e tij, kafshërisht mbi 20 protestues paqësor në sallën e takimit. Falangat e krimit të banditëve në Londër dhe të mbledhur nga vende të tjera, të patronazhistëve kriminelë të shkuar nga Tirana, të armatosur me objekte të forta, goditën të tërbuar protestuesit paqësor të demokracisë.
Goditën dhe zvarritën shkallëve të pallatit të sportit ku mbahej takimi, ju thyen kafkën dhe kockat e tjera, vetëm e vetëm se bastardit të xhelatit Kristaq Rama iu zgjuan instinktet shtazarake atërore ndaj kundërshtarëve politikë.
Të dashur miq!
Nuk ka ndodhur ndonjëherë, që të keqtrajtohen kafshërisht protestuesit paqësor që me guxim paraqisnin kërkesat e tyre.
Por në gjuhën e tij atërore, bastardit i xhelatit Kristaq Rama i shpalli atje fjalimin e tij, si diversantë. Shkoi pra, për të kërkuar votën e emigrantëve, që jetojnë në një vend ku secili mund të thotë mendimin e tij.
Jetojnë në një vend që pranon mendimin ndryshe, në një vend në të cilin vetëm pak javë më parë në turin historik të mbretit Charls i III në Neozelandë një deputete në një sallë të vogël do të ngrihej dhe do të bërtiste, do të hidhte slogane kundër madhërisë së tij.
Por deputetja nuk u godit, nuk u zvarrit, u largua njerëzisht me të butë dhe nuk pati asnjë lloj pasoje. Kurse bastardi kishte marrë masat të ua thyente kafkën, tu thyente brinjët, klavikulat, atyre që do të guxonin të shfaqeshin aty ku ai mbante, fjalën e tij të neveritshme. Duke treguar kështu se cila është motoja e vërtetë e kërkimit të votës, ndaj emigracionit shqiptar.
Të dashur miq, në emrin tuaj unë shpreh mirënjohjen më të pakufishme ndaj atyre qindra e qindra protestuesve që me revoltën e tyre mbrojtën, nderin, dinjitetin e shqiptarit, përfaqësuan opozitën demokratët, përfaqësuan mbarë shqiptarët pavarësisht nga partitë e tyre, për guximin, dhe i garantoj se dhunuesit e tyre dhe Edi Rama do të përgjigjen gjer në një për aktet kafshërore të papara ndonjëherë në një takim, të quajtur elektoral.
Të dashur miq!
Ilir Meshi të cilit ne i urojmë shërim dhe që aktualisht është në gjendje të rëndë.
Fatri Limanit, Taulant Omit, Xhiglent Grifit dhe shumë e shumë të tjerëve, gjer fëmijës 6 vjeç që e përgjakën në sallën ku fliste narkodiktatori, u mbetemi borxhli për aktet e tyre burrërore.
Edi Rama zgjodhi Londrën për sulme fizike ndaj kundërshtarëve.
Ja ku zotohemi se të gjithë ne do të jemi, Ilir Mesh, Taulant Omit, Fatri Limanit, Xhiglent Grif, do të jemi të vendosur të përballemi dhëmb për dhëmb me këtë bastard që është i aftë të kryejë akte që tejkalojnë çdo lloj imagjinate, çdo lloj norme.
Edi Rama sot dëshmoi fytyrën e tij se çfarë është i aftë ai të bëjë jo vetëm në Shqipëri, por në dherat e tjera, ndaj kundërshtarëve të tij politik.
Ky kriminel bir krimineli, nuk ka paqe në shpirtin e tij. Ka kryer krime të shëmtuara dhe e di që e pret ferri i krimeve të veta.
Qindra protestues në Londër, të gjithë ata që u kacafytën me kriminelët e Edi Ramës, Taulant Ballës, ministrave, bashkiakëve të tyre, po protestonin aty për shpirtin e Martin Canit, të cilit i morën jetën në duart e shkollës, shkollës publike, shkollës shtetërore, por që njëri pas tjetrit, ata që mbajnë të gjitha përgjegjësitë rrahin gjoksin pas krimit makabër, shpallin pafajësinë e tyre dhe krimin e kreu Tik Toku, Snapchati, paçka se Edi Rama po përdor krimin për të mbyllur Tik Tokun për arsye se është shndërruar në një mjet shkatërrimtar për Edi Ramën, për Lubi Ballukun, për bandat e tij.
Protestuesit paqësor, trima e guximtar në Londër u ngritën të revoltuar sepse Edi Rama i ka përzënë ata nga vendi i tyre i bukur, ua ka tjetërsuar Shqipërinë, e ka bërë të pamundur jetesën, me vjedhjet e tij të tmerrshme, në rrugë, në punët publike, në fondet publike, në pasuritë publike.
Ata u ngritën si viganë për të përfaqësuar aty, çdo të ri shqiptar që nën këtë regjim, nuk mundet kurrë të ndërtojë ëndërrën rinore në dheun e tij. Nuk mundet kurrë sepse i duhet që për çdo kërkesë të paguajë një gjobë që ai nuk e paguan dot.
Sepse i duhet, se në rast se mendon të krijojë familje dhe të blejë një fole për familjen e tij, i duhet të punojë, sipas çmimeve nga 70 në 108 vite për të shlyer detyrimin e blerjes së një apartamenti.
Ata që me guxim, heroizëm protestuan brenda dhe jashtë pallatit ku mbahej takimi i zi i Edi Ramës me bandit dhe patronazhist përfaqësuan aty çdo të ri, por përfaqësuan edhe çdo të moshuar, çdo pensionist, të cilët sot në Shqipëri marrin sot një pension më të vogël seç merr gjermani për qenin e tij në shtëpi.
Po, po. Gjermani për qenin e tij në shtëpi, merr 125 euro. Por 125 euro në Gjermani, me çmimet, me mbulimet që kanë shërbimet shëndetësore me çmimet e ushqimeve të tjera, janë të paktën sa 200 euro në Shqipëri.
Dhe kjo është e vërteta.
Ata heronj të vërtetë që ja thanë në sy diktatorit të zezat e tij, protestuan aty kundër shndërrimit të Shqipërisë në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.
Ata shihnin te Edi Rama, Ediskobarin e Europës, njeriun që helmoi me drogë, mijëra e mijëra të rinj.
Njeriun që me drogën e tij, shkatërroi mijëra e mijëra ekonomi në këtë vend.
Njeriun që me drogën e tij, shkatërroi të gjitha remitancat që ata dërgojnë tek njerëzit e tyre, duke i zhvlerësuar ata të paktën me 40%.
Në sallën ku zhvillohej takimi dhe përreth tij, për ti treguar Londrës, Britanisë së Madhe dhe botës, se këtu flet një narkodiktator, një kriminel pa moral, u ngritën sepse vendi i tyre nga Edi Rama është vendi i burgosjeve politike, vendi i persekutimit politik.
Se në vendin e tyre, drejtësia e Dumanëve, e Irenës me 5 mbiemra është shndërruar në armën e dashur të partisë kundër kundërshtarëve politikë.
Ata u ngritën si luanë në sallën ku fliste diktatori dhe shpura e tij e fëlliqur, për të mbështetur rezolutat historike të organizatave planetare, botërore në të cilat Shqipëria denoncohet si shteti që nuk bën zgjedhje të lira, si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, si shteti i ndërmarrjes së përbashkët të pushtetit me krimin.
Si shteti i varfërimit progresiv.
Ata të cilët u ngritën me guxim si guerrilas heronj në sallën ku fliste diktatori, para suitës së tij kriminale.
U ngritën në emër të nxënësve të Shqipërisë, të cilët panë në 8 vite të rrokullisej shkolla e tyre në katakombet e historisë, në honet e historisë, të zbresi me 69 pikë si asnjë vend tjetër në botë, të pësojë rrokullisjen më të madhe në botë.
Pikërisht nga vjedhja, korrupsioni, politizimi ekstrem i mësuesit, i mësueses, nga partia e krimit. Rrallë ndonjëherë në histori, shqiptarët dhe Shqipëria të ketë patur zëdhënës kaq të shkëlqyer, kaq dinjitoz, kaq kurajoz sa zëdhënësit e tyre në tubimin me banditë dhe kriminelë, patronazhistë të Edi Ramës në Londër.
Edi Rama kthehet nga Londra më lakuriq, më i turpëruar, por ska turp, se ai që dilte plazheve të Europës.
Edi Rama kthehet nga Londra, pasi ka hequr çdo maskë, pasi ka dëshmuar që është i biri i të atit, që firmoste varjen në litar të kundërshtarëve politikë, ekzekutimin e tyre, pavarësisht nuk kishin asnjë faj.
Të dashur miq!
Protesta e sotme në Londër është një thirrje për të gjithë shqiptarët, të ngrihemi në lartësinë e guximit tonë.
Në lartësinë e burrërisë të atyre që në mes të Londrës janë nxinë fytyrën Edi Ramës dhe përfaqësuan ne me dinjitetin më të lartë.
Ditën e martë në ora 17:00, Shqipëria marshon në Tiranë, Tirana e qytetarëve.
Betejë, betejë, betejë.
Nesër nderime në vendin ku xhelatët në gjirin e shkollës, në krahët e shkollës, i morën jetën, e vranë publikisht engjëllin, yllin Martin Cani.
Për kujtimin e tij, dhe kundër kësaj bande kriminelësh që nuk ua ndjen për asgjë, përveç se interesave të tyre kriminale.
Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.
Fitore, fitore, fitore!