KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së sotme me gazetarët, ka akuzuar Edi Ramën se ka urdhëruar Ministrinë e Financave që të disbursojë pagesën prej 8.5 milionë eurosh për Ermal Beqirin dhe kompaninë e tij ‘Soft & Solution’. Ai deklaroi se shteti dhe krimi janë të ndërthurura dhe akuzoi Ramën se vijon të mbështesë kompani pavarësisht problemeve të tyre ligjore. ‘Në Shqipëri, krimi dhe shteti, shteti dhe krimi janë një dhe të pandarë. Të pandarë publikisht, të pandarë në para, të pandarë në dokumente’, tha Berisha.
Duke folur për kompaninë ‘Soft & Solution’, në pronësi të Ermal Beqirit, lideri i demokratëve akuzoi Ramën se ka lejuar vijimin e pagesave publike. ‘Edi Rama urdhëroi dhe ministren e Financave t’i disbursojë 8.5 milionë euro për t’i dëshmuar Ermal Beqirit se nuk ka vepër penale, se nuk ka urdhër arresti, se nuk ka urdhër ekstradimi që mund të pengojë rolin e tij si prestanome’, deklaroi Berisha. Ai kërkoi ndërprerjen e kontratave me kompani që, sipas tij, kanë lidhje me persona nën hetim ose të akuzuar për vepra penale. ‘Ndërmarrjet shqiptare nuk mund të bashkëpunojnë kurrë me kriminelë dhe ndërmarrjet e tyre’, tha Berisha, duke shtuar se fondet publike nuk duhet të shkojnë te kompani të tilla.
Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës Sali Berisha reagoi edhe për ndalimin e hyrjes në Shqipëri të gazetarit nga Maqedonia e Veriut, Valon Bele, duke e cilësuar vendimin si sulm ndaj lirisë së medias. ‘Të shpallësh një gazetar non grata se ai nuk pajtohet me qëndrimet e tua, bën një akt kundër fjalës së lirë, kundër lirisë së mendimit dhe shprehjes’, tha ai. Berisha kritikoi edhe heshtjen e organizatave të gazetarëve, duke kërkuar reagim nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare të medias.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, kryetari i PD-së, Sali Berisha foli edhe për çështjen e koncesionit të aeroportit të Vlorës dhe paralajmërimi për një proces arbitrazhi ndërkombëtar nga biznesmeni Behgjet Pacolli. Berisha u shpreh se, prishja e kontratës do t’i shkaktojë një dëm të madh financiar shtetit shqiptar. ‘Po prishin një kontratë, për të cilën garantoj qytetarët e këtij vendi se do gjobiten me së paku 500 milionë euro’, u shpreh ai. Sipas tij, pas këtij vendimi qëndrojnë interesa të tjera dhe jo interesi publik. ‘Një histori mafioze korrupsioni të paimagjinueshme dhe treshja Rama, Balluku, Balla janë pretendentët kryesorë për të marrë aksionet e kompanisë turke që u tërhoq’, tha Berisha.
Gjithashtu lideri i demokratëve Sali Berisha u ndal edhe te projekti i Portit të Durrësit, të cilin e cilësoi si një nga aferat më të mëdha ekonomike të qeverisë. ‘Kemi denoncuar aferën e portit të Durrësit si aferën më të madhe korruptive në Europë. Nuk ka asnjë aferë tjetër në dijeninë time që arrin në shumën 4 miliardë euro’, deklaroi ai. Sipas tij, projekti do të rëndojë mbi qytetarët shqiptarë edhe me kosto shtesë për ndërtimin e portit të ri.

FJALA E PLOTE:
Në Shqipëri, krimi dhe shteti, shteti dhe krimi janë një dhe të pandarë. Të pandarë publikisht, të pandarë në para, të pandarë në dokumente.
Në kërkim që nga dhjetori i vitit të kaluar, i arrestuar së fundmi në Francë sepse fluturoi me një lartësi që nuk lejohej në një objekt sekret, Ermal Beqiri, de fakto përfaqësues kryesor i familjes Rama në AKSHI-n e Lindave, vazhdon të paguhet me miliona euro, pavarësisht se ky kriminel ka përvetësuar qindra milionë euro për llogari të familjes Rama dhe të tijat.
Së fundmi, Edi Rama urdhëroi dhe ministren e Financave t’i disbursojë 8.5 milionë euro për t’i dëshmuar Ermal Beqirit se nuk ka vepër penale, se nuk ka urdhër arresti, se nuk ka urdhër ekstradimi që mund të pengojë, mund të bllokojë rolin e tij si prestanome, si përfaqësues, si ndërmjetës i Edi Ramës në fushën e tij të suksesit, siç kishte shpallur ai AKSHI-n, kopshtin e tij privat.
Dënoj me forcën më të madhe këtë akt, si dhe mosbllokimin e kompanive të tij nga organet e drejtësisë, të cilat në një inerci bashkëpunimi, jo vetëm në këtë rast, por dhe në raste të tjera nuk kryejnë veprimet që urdhëron ligji.
Kompania e Ermal Beqirit, që de fakto është prestanome i interesave të Edi Ramës dhe kompanisë Frangut, vazhdon të paguhet me miliona, miliona euro pavarësisht se prej 7 muajsh ai është në kërkim për disa vepra penale, përfshi grup i strukturuar kriminal.
Ervis Troplinit, hoteli tek Shkëmbi i Kavajës nuk i konfiskohet, nuk i preket, madje vazhdon ta ndërtojë atë me njërën prej kompanive më prestigjoze siç është kompania Açor, në praktikën e Edi Ramës për të mbuluar me çdo kusht me firma paratë e tij të krimit, investimet e tij.
Dënoj me forcën më të madhe këtë veprimtari, e cila dëshmon në mënyrën më flagrante se në këtë vend shteti dhe krimi janë një dhe vetëm një.
Dhe se në krye të këtij aktiviteti të përbashkët qëndron Edi Rama me interesat e tij kriminale dhe organizatën e tij kriminale.
Sot gjithashtu, dua të dënoj me forcën më të madhe, shpalljen non-grata të gazetarit të shquar nga Maqedonia e Veriut, Valon Bele.
Valon Bele është nga ata luftëtarë të lirisë, i cili nuk ka ndarë për idealet e lirisë, penën nga pushka. Është një gazetar i njohur, është gjithashtu një ish-luftëtar i UÇK-së.
Valon Bele është një atdhetar i vërtetë, i cili ka denoncuar në shkrimet dhe statuset e tij, veprimtarinë tradhtare të Edi Ramës. Ka denoncuar Edi Ramën si argat të Vuçiçit, si një armik të egër të interesave shqiptarëve. Ai këtë veprimtari e ka patur publike. Dhe Edi Rama e bllokon.
I bllokon hyrjen, e shpall non-grata njëlloj si Aleksandër Vuçiç e ka shpallur për Serbinë. Edi Rama zbaton në këtë mënyrë një urdhër të turpshëm të padronit të tij.
Të shpallësh një gazetar non grata se ai nuk pajtohet me qëndrimet tua antikombëtare, bën një akt, atentat të rëndë kundër fjalës së lirë, kundër lirisë, mendimit dhe shprehjes së tij.
Është në turpin, në turpin e organizatave shqiptare të mbrojtjes së gazetarëve që nuk kanë ende asnjë prononcim. Në turpin e tyre tregon varësinë dhe kontrollin qeveritar.
Ai është një gazetar shqiptar nga Maqedonia e Veriut, por dhe maqedonas po të ishte, i çdo kombësie po të ishte, t’i ndalosh hyrjen në Shqipëri pse kritikon kryeministrin, asnjë gazetar, asnjë shoqatë gazetarësh nuk mund dhe nuk duhet të pajtohet me këtë. Turp i madh.
Ju kujtohet ju këto shoqata kur unë sulmova me të drejtë, me bazë, me fakte, një pronar mediash, ato mu vërsulën sikur sulmova gazetarët. Ku janë tani? Pse s’ndihen?
U bëj thirrje organizatave ndërkombëtare të gazetarëve të ngrenë zërin e tyre kundër këtij akti antidemokratik, të dënueshëm, të kreut të narkoshtetit shqiptar.
Imagjinoni ju, puthadorë, puthadorë si Buxhala dhe Stanishiqi apo ai tjetri zbatojnë porositë e Vuçiçit në studiot shqiptare hapur, në mbrojtje të Edi Ramës dhe nuk thotë kush një fjalë.
Kurse Valoni, i cili lufton kundër dy diktatorëve autoritarë të Ballkanit, ai ndalohet për të hyrë në Shqipëri. Më thoni pak, ky është një akt i shëmtuar.
Dënoj gjithashtu edhe ndalimin e imamit, për faj, se paska thënë një fjalë që absolutisht nuk duhet ta thoshte. Por mendësia e tij nuk mund të jetë kurrë shkak për të ndaluar hyrjen në një vend ku vrasjet e grave janë më të shumta se në të gjithë Evropën të marra së bashku.
Ku vetë Edi Rama është i akuzuar në mënyrat më të ndryshme për keqtrajtime të grave.
Nuk pajtohem me fjalën e tij që gratë duhet të rrinë në shtëpi. Jo. Po kjo nuk mund të ndëshkojë atë që të mos hyjë në Shqipëri.
Përsa u përket organeve që po citojnë, kjo është Vlora Vuçiç, është Vlora Hyseni, e cila qëndis, shpif, manipulon dhe trillon çdo gjë që i thonë padronët e tyre, ajo është një agjente e përbashkët e Vuçiçit dhe e Ramës.
Çfarë mund të ketë një njeri i rrezikshëm qenkan pse quhen Ramoviç Rama.
E pështirë dhe një herë. Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim, por dënoj dhe heshtjen e shoqatave të gazetarëve në Shqipëri.
Që nuk u bën përshtypje se një koleg i tyre që shkruan kundër krimeve, shkruan për gjëmat dhe bëmat e kryeministrit të vendit, ndalohet për të hyrë në vendin e tyre. I implikon kjo heshtje. Faleminderit.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET
Mariglen Kume, MCN TV: Ju denoncuat që kryeministri ka urdhëruar Ministrinë e Financave për alokimin e 8.5 milionë eurove ndaj kompanisë ‘Soft & Solution’ që është e Ermal Beqirit i cili është i arrestuar në Francë si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. A keni ju dijeni se nga kush menaxhohen, administrohen llogaritë bankare te kësaj kompanie, pasi ajo ka një administrator shtetëror për momentin?
Sali Berisha: Së pari, ajo është një kompani e sekuestruar e cila nuk mund të marrë asnjë qindarkë nga shteti.
Ato janë para të taksapaguesve shqiptarë dhe asnjë qindarkë ky hajdut s’duhet, ky kështjellari i Edi Ramës, s’duhet të marrë më nga shteti. Nuk kam unë dijeni se kush është administratori, por kam dijeni se ajo, pa urdhër të Edi Ramës ato para nuk disbursoheshin kurrë.
Mariglen Kume, MCNTV: Në këtë logjikë, a do të duhet institucionet shqiptare që të anulojnë tenderat e dhënë ndaj kësaj kompanie dhe të ndërmarrin procedura të reja që t’i japin ato te një operator më i sigurtë?
Sali Berisha: Në këtë logjikë, ndërmarrjet shqiptare nuk mund të bashkëpunojnë kurrë me kriminelë dhe ndërmarrjet e tyre. Nuk mund të bashkëpunojnë kurrë me kriminelë dhe ndërmarrjet e tyre, pa diskutim. Po ato janë ato tendera zoti Kume.
Ato janë kështu. Del Frangu, baxhanaku i Linditës së Surrelit, dhe thotë ‘unë do t’ju bëj ju, do t’ju lumturoj me inteligjencë artificiale’. Do kujdesen për të, inteligjencë artificiale, inekzistente në Shqipëri. Nuk do përmirësoj thotë se domethënë ekziston sipas tij, ekziston. Dhe sa merr? 75 milionë euro.
Me këtë akt, u janë vjedhur 75 milionë qytetarëve shqiptarë asnjë produkt. Zero produkt. Po kështu është kontrata e ‘Soft & Solution’ që herë e merr njëri, herë e merr tjetri, herë e merr tjetri kompaninë.
A ky bashkëpunim me krimin çfarë mund të ketë? Pastaj, del problemi shumë thjesht. Po ndërtohet kulla me paratë e trafikantëve. Jo, thotë, duhet të vazhdojë investimi që kulla të mos ndërpritet. Jo mor zotëri!
Sipërmarrjet e krimit shemben, sipërmarrjet e krimit asgjësohen, sipërmarrjet e krimit falimentohen, ky është qëndrimi në qoftë se shteti do të ndahet nga krimi. Kur janë pjesë e shtetit, krimi pjesë e shtetit, vazhdojnë me këtë mënyrë.
Mariglen Kume, MCNTV: Zoti Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale denoncuat, të shtunën që kaloi, denoncuat se SPAK vonoi urdhër-arrestin ndërkombëtar për Ermal Beqirin. Ndërkohë po në një reagim atë ditë, Prokuroria e Posaçme deklaroi se e ka nxjerrë urdhër-arrestin ndërkombëtar që më datë 24 dhjetor të 2025-ës.
Sali Beisha: Së pari, këtë deklaratë SPAK duhet ta bënte që në datën 24 prill, kur unë denoncova këtu se nuk është lëshuar urdhër ndërkombëtar arresti për Agasin dhe Ermal Beqirin.
Informacionet e mia ishin se Beqiri po blinte avion dhe po krijonte sipërmarrje në Austri dhe Slloveni. Dhe unë e kisha të vështirë ta imagjinoja se po të kishte shkuar urdhri i arrestit nga Interpoli, nga Europoli, agjencitë zbatuese austriake dhe sllovene nuk do ta ekzekutonin.
SPAK-u nuk e deklaroi atëherë.
SPAK-u nuk e deklaroi as pas daljes sime të dytë këtë. SPAK-u e deklaroi pas daljes sime të dytë dhe unë nuk e vë në dyshim, gjersa thotë e kanë lëshuar. Atëherë çfarë ka ndodhur?
Kjo është për t’u hetuar. Vërtet ata e kanë lëshuar dhe unë nuk besoj që të mos e kenë lëshuar, gjersa thonë se është gjë e vërtetueshme.
Çfarë ka bërë Ministria e Drejtësisë? Çfarë ka bërë policia me të? Sa e kanë mbajtur ato? Dhe varianti i fundit mundet që edhe agjencitë e këtyre vendeve, të cilat me thënë të vërtetën shquhen për shtet ligjor të konsoliduar, mund të mos e kenë parë, çka është jashtëzakonisht e vështirë. Shumë e vështirë.
Them aty se çdo lloj kontrolli për arrestet ndërkombëtare është i përhapur në shumë pika, por natyrisht do ta shohim. Çfarë ka ndodhur, diçka ka ndodhur. Nuk mund të them që ashtu siç tha SPAK-u ata e kanë lëshuar në kohën e duhur, po e ka mbajtur Ministria e Brendshme, se ka mbajtur, e ka mbajtur Drejtori i Policisë, se ka mbajtur, çfarë kanë bërë ata me këto.
Ajo është për t’u hetuar dhe ne do merremi me të, por natyrisht nuk është proces i thjeshtë, të themi atë që është, sepse ata janë gënjeshtarë shumë.
A mund të imagjinosh këtë Lamallarin, një njeri i papërgjegjshëm, i turpshëm. Shpalla thotë ‘non grata’ gazetarin, ky është një akt stalinist. Vetëm Enver Hoxha mund të bënte një gjë të tillë.
Se bënte kush këtë, po shkruaj çfarë të duash. Paska thënë Ramoviç. Lexova statusin e tij. Ky mendon se në këtë mënyrë do konsolidojë pushtetin, pozitën.
Po në këtë mënyrë ky tregon se është një rrugaç i keq aty, i turpshëm. Apo për imamin se paska thënë që ‘gratë duan dajak’. Sigurisht që s’është për t’u thënë, sigurisht që është standard i dënueshëm, po kjo nuk e pengon kurrë atë për të lëvizur.
Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha si e komentoni situatën e krijuar në aeroportin e Vlorës, ku biznesmeni Behgjet Pacolli ka njoftuar se qeveria shqiptare do të anulojë koncesionin për aeroportin, ndërsa ka paralajmëruar se do ta çojë çështjen në arbitrazhin ndërkombëtar. Faleminderit.
Sali Berisha: Shqiptarët, për pasurimin e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, për plaçkitjen nga ana e tyre të paktën 130 milionë eurove biletat e munguara, po prishin një kontratë, për të cilën garantoj qytetarët e këtij vendi se do gjobiten me së paku 500 milionë euro.
Po prishin një kontratë dhe po prishin kontratën vetëm e vetëm se e panë që Behgjet Pacolli nuk ka ndërmend t’u njohë atyre aksionet që këta pretendojnë se kompania turke ia ka dorëzuar Behgjet Pacollit për në pronësi të tyre.
E kuptoni? Pra, këtu janë, është një treshe faqezezë Edi Rama, Lubi Balluku, Taulant Balla, të cilët kanë përdorur atë ortakun tjetër të ndërtimit për t’ia marrë Pacollit aksionet.
Pacolli aksionet nuk i jep. Është biznesmen me eksperiencë dhe duket se nuk plotëson pazarin e tyre, kërkesat për pazar. Janë më qesharakët në botë proceset ndaj kësaj, ndaj kësaj dosje.
Dhe dëshmia që Pacolli ka bërë, si u thirr nga Belinda dhe si u Belinda u veçua me biznesmenin turk e të tjerë e të tjerë, dëshmojnë qartësisht se Rama, Balluku dhe Taulanti janë pretendentët më kryesorë për aksionet që turku ka dorëzuar.
Një histori mafioze korrupsioni të paimagjinueshme.
Ju kujtohet ju, nuk e harroj ndonjëherë, kur Belinda Balluku, e cila për hir të së vërtetës duhet ta them këtu që në çdo rrafsh përfaqëson një nulitet njerëzor, një turp njerëzor, absolutisht në çdo rrafsh, vraponte në Akërni dhe deklaronte se Vlora do ketë aeroportin më të madh në Ballkan.
Me gjithë qesëndinë duke treguar veten se Ballkani nuk ka një injorante të dytë si ajo. E cila nuk dinte as të maskojë vjedhjet e saj. Se të pretendoje të ndërtosh në Vlorë aeroportin më të madh të Ballkanit, do të thotë të gjobisësh shqiptarët me një gjobë të tmerrshme.
Vlora është një destinacion turistik nga më të mrekullueshmit, por Dubrovniku është gjithashtu një destinacion turistik dhe historik nga më të mrekullueshmit. Dubrovniku ka një aeroport shumë të mirë, por nuk ka as aeroportin më të madh të Kroacisë, as të Ballkanit.
Po pse e donin këta Rama dhe Balluku më të madhin aeroport në Ballkan në Vlorë? Për të bërë vjedhjen më të madhe në Ballkan me një aeroport. Kjo ishte një histori dhe që ta dini ju, tani ta merrni vesh, kur ndërtohej aeroporti që i zhduku flamingot.
Dhe unë kam të dhëna të padiskutueshme, të vetëdijshëm se e vërteta është që flamingot, pasi fillojnë fluturimet në atë, në atë lagunë nuk kanë vend më. Imagjinojeni ju duke ju fluturuar avionët mbi, mbi lagunë.
Dhe për të mbrojtur, sepse nuk është se s’e ngritëm ne, ne e ngritëm shumë çështjen e aeroportit. E ngritën dhe disa mjedisorë, ç’është e vërteta. E ngritën.
Po për të mbrojtur nga protestat, aty ditë e natë ishin të stacionuara 30 mikrobusë dhe autobusë të policisë. Të të gjitha llojeve të policisë. Sepse Rama dhe Lubia mbronin pronën e tyre. Kjo është e vërteta.
Anisa Kadesha, RTSH: Zoti Berisha po shkohet në të njëjtën situatë dhe dëm financiar edhe për çështjen e portit të Durrësit meqenëse investitori i saj tashmë është shprehur i penduar për këtë investim.
Sali Berisha: Siç e dimë ne, në mënyrën më të përsëritur, kemi denoncuar aferën e portit të Durrësit, si aferën më të madhe korruptive në Europë.
Nuk ka asnjë aferë tjetër në dijeninë time që arrin në shumën 4 miliardë euro siç arrin porti i Durrësit. Më në fund, gjithçka doli në dritë të diellit. Si një aferë mega-kriminale e Edi Ramës.
Ai që pretendoi të ndërtojë Dubain e 1001 netëve të Ramës, Dubai City, Alabbar, bëri gabim dhe kaq. Bëri gabim duke ndërtuar pallate që zhyteshin në rërë, humbasin në rërë t’i ndërtojë me Edi Ramën dhe Edi Rama nuk thotë një fjalë.
Përveç kësaj, ai, Edi Rama, ka gjobitur shqiptarët me 1 miliard euro të fortë që duan për portin e ri. Kjo është afera korruptive më e madhe në Europë. Shkon në total 5 miliardë euro.
Elda Menga, TCH: Zoti Berisha duket se tashmë në gusht është rihapur sërish çështja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Shoqata e magjistratëve para pak ditësh në fakt kërkuan zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke akuzuar Partinë Socialiste se ka djegur, dhe Parlamentin më saktë, që ka djegur afatet e përcaktuara nga kjo gjykatë. Por ndërkohë Partia Socialiste ka depozituar në fakt projektligjin e saj sa i takon pagave të gjyqtarëve e të prokurorëve, duke parashikuar një rritje prej 0.2% mund të themi, bazuar në pagën referuese të presidentit. Cili është qëndrimi i Partisë Demokratike për çështjen e pagave dhe gjyqtarëve, duke qenë se është rihapur sërish si debat dhe a do e miratoni ju në parlament ndryshimet e propozuara nga Partia Socialiste?
Sali Berisha: Qëndrimi i Partisë Demokratike është shumë i qartë. Zbatimi, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kusht themelor për funksionimin e shtetit ligjor.
Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk është Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj që ka përmbysur piramidën e pagave në Shqipëri.
Është Edi Rama me politikat e tij pengmarrëse që e ka përmbysur atë.
Është Edi Rama që përcaktoi rroga për prokurorët e SPAK-it më të larta se për anëtarët e gjykatave kushtetuese edhe kryetarët e gjykatave kushtetuese të të gjithë rajonit.
Të nderuar gazetarë, nga viti 2006 në 2013 kanë funksionuar dy njësi në prokurori: Task-Forca kundër korrupsionit dhe ka funksionuar Prokuroria e Krimeve të Rënda për krime serioze, krime të rënda.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur prapa hekurave, së bashku me policinë e të tjerë, 1050 anëtarë dhe bosë të organizatave dhe grupeve kriminale, të 206 organizatave dhe grupeve kriminale.
Mandat-arrestet e tyre janë ekzekutuar në 85% të rasteve. Task-forca e luftës kundër korrupsionit, që kishte edhe Dumanin si prokuror, në dy vite ka dërguar, janë dënuar nga gjykata, jo speciale, gjykata e zakonshme, tre herë më shumë se dy vitet e SPAK-ut.
Tre herë më shumë si numër.
Aty keni raportet e Departamentit të Shtetit. Shkoni lexojini i kanë ato, dënimet e, akuzat e të gjitha. Pse? A kishte një gjë? Ajo task-forcë përbëhej nga prokurorë, përbëhej nga agjentë të policisë kriminale, OPGJ, përbëhej nga punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar, përbëhej nga juristë të doganave dhe tatimeve.
Pra, edhe po të donte dikush t’i fuste në xhep, nuk i fuste dot. Prandaj eci në dosje. Kishte një dallim. Dallimi ishte se me imunitarët nuk merreshin këto të dyja, me imunitarët merrej Prokuroria e Përgjithshme.
Ajo çka mund të them, çdo kërkesë nga Prokuroria e Përgjithshme për heqje imuniteti, për zëvendëskryeministër, ish-kryetarin e partisë, ministra, është zbatuar pa asnjë koment. Kjo ka qenë.
Tani fjalët e kishim për Prokurorinë e Përgjithshme. Po, ky institucion e vërteta e ka zhveshur në tërësi nga çdo funksion. Po, a është i paralizuar? Plotësisht. Unë e vura re në rastin e Irenës.
Ai ishte qesharak. Por pse me atë që është? Funksione nuk ka. Nuk i kanë lënë funksione. I shohin kushtetuese, kështu që natyrisht ne nuk bashkëpunojmë me socialistët për përzgjedhjet, sepse ne jemi të ndarë me ta përfundimisht pas Avokatit të Popullit.
Elda Menga, TCH: Meqë ma kujtuat, thoni që nuk bashkëpunojmë sa i takon zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm me Partinë Socialiste. U prish edhe konsensusi për Reformën Territoriale. Po pse do doni të vazhdoni bashkëpunimin me socialistët për Reformën Zgjedhore? A ka ardhur koha që Partia Demokratike të mbajë një qëndrim më radikal sa i takon prishjes së konsensuseve politike?
Sali Berisha: E drejtë pyetja. Pabesia dhe tërheqja e njëanshme e Edi Ramës, pasi ai konstatoi se reforma e tij territoriale u dënua, u denoncua në të gjitha konsultimet që u bënë në qarqe.
Dhe për të vazhduar projektin e tij të Çubrilloviçit, të shpopullimit, të shuarjes së qyteteve, qytezave dhe shpopullimit të vendit, ai u tërhoq dhe vendosi me një të rënë të lapsit, të fshijë nga harta dhe 15 bashki të tjera.
Pjesëmarrja jonë në këto dy reforma, të themi kusht. Ka qenë një lloj kërkese e shkruar në raportin e Komisionit Evropian që këto reforma të jenë me gjithëpërfshirje.
Dhe ne mund të mos merrnim pjesë, por përgjegjësia mbetej mbi ne. Dhe ne nuk kemi asnjë lloj interesi të bllokojmë procesin e integrimit për sa na përket ne. Kështu që ne morëm pjesë.
Ka gjithë ato të ngjara që Edi Rama do sillet njëlloj edhe me reformën zgjedhore. Por bashkëpunimi ynë, në qoftë se e quajmë të tillë, ka në bazë parimet demokratike të zgjedhjeve të lira, ku ne jemi për të mbrojtur ato parime.
Tashmë të shtruara edhe nga partitë e tjera opozitare dhe nga protesta e qytetarëve. Ky do jetë qëndrimi ynë.
Skepticizmi sigurisht është i madh, por ne do vazhdojmë të gjithë përpjekjen tonë. Faleminderit.


