Berisha: Erion Veliaj është përgjegjësi dhe hajduti i parë i djegësit të Tiranës. Drejtësia vonon, por nuk do e harrojë atë

EKSTRAKT

Në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në fjalën e tij, Berisha tha se, Erion Veliaj është përgjegjësi dhe hajduti i parë i djegësit të Tiranës. Duke kujtuar kërkesat e bëra nga Erion Veliaj ndaj ministrave të Financave Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj, Berisha tha se, ‘Cani ka refuzuar kërkesën e Erion Veliajt, por edhe Arben Ahmetaj e ka refuzuar tre herë kërkesën e tij të paligjshme, dhe vetëm herën e katërt, mbasi Veliaj duke mashtruar një vendim të Këshillit të Qarkut të Tiranës, i cili nuk ishte mbledhur ndonjëherë, firmos në emër të tij. Arben Ahmetaj pranon me ‘no koment’ kërkesën e Veliajt’.

Teksa hodhi akuza ndaj Erion Veliajt, kryetari i PD-së, Sali Berisha theksoi në fjalën e tij se: ‘qytetarët duhet ta dinë të vërtetën se është personalisht Erion Veliaj, anëtari kryesor i klanit të plehrave, që kërkoi zyrtarisht zëvendësimin e trajtimit të mbetjeve me depozitim dhe seleksionim në Tiranë dhe zgjerimin e landfillit të sipërmarrjes publike të të Sharrës me dhënien me koncesion privati të inceneratorit të Tiranës për trajtimin e plehrave’.

FJALA E PLOTË:

Në vjedhjen e Shekullit, Erion Veliaj renditet pas Edi Ramës, hajduti më kryesor. Kjo sepse djegësi i Tiranës, apo me të drejtë mund të quhet, djegësi i Erion Veliajt, i kontraktuar si koncesion për 128 mln euro dhe me afat 30-vjeçar është afera në total prej 680 mln euro, pra 24 herë me e madhe se djegësi i Elbasanit dhe të paktën 11 herë më e madhe se e të dy djegësve, Elbasan dhe Fier të marra së bashku.

Djegësi i Tiranës, apo djegësi Erion Veliaj është afera më e rëndë e vjedhjeve të shtetit gjer sot sepse në këtë aferë, sipërmarrësit e saj Rama-Veliaj u kanë grabitur shqiptarëve në 6 vite, 110 mln euro dhe sot pas 6 vitesh nuk ekziston asnjë gjurmë e ndërtimit të tij.

Po të kemi parasysh se vetëm në 6 vitet e para janë shpenzuar për këtë djegës, janë shprehur 110 mln euro, djegësi Veliaj në 30 vite koncesion do të ju kushtojë taksapaguesve dhe buxhetit të shtetit, më së paku 660 mln euro, por mundet edhe 720 mln euro.

Djegësi Veliaj ky përbindësh i korrupsionit qeveritar, pavarësisht se të ashtuquajturit ‘pronarë’, Mërtiri-Zoto-Gugallja janë në kërkim ndërkombëtar, vazhdon të përpijë çdo ditë fonde të buxhetit të shtetit dhe të taksapaguesve shqiptarë që arrijnë në 2 mln euro në muaj. Sikur të mos jetë kjo një sipërmarrje krimi, por sikur të jetë një sipërmarrje suksesi, transparent të ligjit.

Ky monument i shëmtuar i korrupsionit mbrohet nga drejtësia shqiptare, vetëm e vetëm se pronarët e tij janë Erion Veliaj, Edi Rama dhe Engjëll Agaçi dhe këta janë të paprekshëm, janë mbi ligjin.

Qytetarët duhet ta dinë të vërtetën se është personalisht Erion Veliaj, anëtari kryesor i klanit të plehrave, që kërkoi zyrtarisht zëvendësimin e trajtimit të mbetjeve me depozitim dhe seleksionim në Tiranë dhe zgjerimin e landfillit të sipërmarrjes publike të të Sharrës me dhënien me koncesion privati të inceneratorit të Tiranës për trajtimin e plehrave.

Erion Veliaj si kryetar bashkie ka kërkuar me disa shkresa dhënien me koncesion privat për 30 vite në vend të vazhdimit me praktikën e mëparshme të trajtimit të plehrave, apo në vend të investimit publik që është përdorur për djegësin e Elbasanit dhe Fierit.

Shkëlqim Cani ka refuzuar kërkesën e Erion Veliajt, por edhe Arben Ahmetaj e ka refuzuar tre herë kërkesën e tij të paligjshme, dhe vetëm herën e katërt, mbasi Veliaj duke mashtruar një vendim të Këshillit të Qarkut të Tiranës, i cili nuk ishte mbledhur ndonjëherë, firmos në emër të tij. Arben Ahmetaj pranon me ‘no koment’ kërkesën e Veliajt.

Nuk ka dyshim se ‘no koment’ e implikon Arben Ahmetaj plotësisht në aferën e djegësit të Tiranës, por përsëritja me insistim 4 herë e kërkesës për dhënien me koncesion të djegësit të Tiranës nga Erion Veliaj e implikon Lalë djegësin 4 herë më shumë, ligjërisht dhe penalisht më shumë se kushdo tjetër. 

Për djegësin e Tiranës apo djegësin Veliaj, janë përgjegjës padiskutim para ligjit Edi Rama, Engjëll Agaçi, Koka, Ahmetaj, Gjiknuri, Bllako dhe të gjithë ata që kanë firmosur. Por sipas ligjit dhe Kushtetutës, hajduti i parë dhe përgjegjësi i parë ligjërisht dhe penalisht është Erion Veliaj, mbasi kryetarit të bashkisë së Tiranës, asnjë njeri, asnjë firmë, as ajo e kryeministrit, nuk mund t’i impononte heqjen dorë nga praktika e seleksionim-depozitimit-riciklim e plehrave dhe zëvendësimit me ndërtimin me koncesion të djegësit të Tiranës, apo djegësit Veliaj.

Është Erion Veliaj dhe jo Zoto e Mërtiri, është përgjegjës kryesor për djegësin e Tiranës sepse është ai që ka firmosur në kundërshtim me ligjin, vendime të Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut, në një kohë kur këto këshilla nuk ishin mbledhur ndonjëherë për çështjen e djegësit të Tiranës dhe në emër të tyre nuk mund të firmosë kurrë kryetari i bashkisë, por vetëm kryetari i këshillit përkatës.

Erion Veliaj me firmën e tij në kundërshtim me ligjin, me datën 27 mars 2017 garanton Arben Ahmetaj se Bashkia e Tiranës do të përballojë vetë shumën 91 milionë euro për koncesionin e Tiranës që kushtonte 128 mln euro. Mirëpo ligji përcakton qartë se për çdo qindarkë që lëviz nga buxheti i bashkisë vendimi merret vetëm e vetëm nga Këshilli Bashkiak e jo kryetari i Bashkisë.

Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur 7 muaj më vonë, nga dita e firmës falso të hajdut Veliajt. Ai është mbledhur në shtator 2017, pra 1 muaj pasi kontrata për koncesionin e djegësit tashmë ishte nënshkruar në gusht të vitit 2017.

Falsifikimin e vendimeve të pa marra të Këshillit bashkiak të Tiranës dhe Qarkut të Tiranës Erion Veliaj e ka bërë vetëm e vetëm për leverdi të tij personale dhe jo kurrë për Zoton dhe Gugallen.

Është Klani mafioz i plehrave i Edi Ramës, Engjëll Agaçit dhe Erion Velisë dhe jo Zoto dhe Mërtiri ata që në kundërshtim absolut me ligjin, kanë firmosur me datën 7 dhjetor 2016 për dhënien e bonusit prej 8 pikësh kompanisë ‘Integrated Energy B. V. Shpk’, e cila nuk ekzistonte. Klani i plehrave Rama-Agaçi-Veliaj firmosën dhënien e bonusit ndonëse e dinin mirë se kompania ‘Integrated Energy B.V shpk’ me emrin e Klodian Zotos nuk ekzistonte sepse për këtë ata ishin njoftuar me shkrim nga Ministrja Felaj, e cila në relacionin saj njoftonte se kompania në fjalë nuk ekzistonte.

Kompania fituese e bonusit të Djegësit Velia u themelua vetëm 9 muaj më vonë me datën 30 gusht 2017 dhe vetëm një ditë para se ajo të shpallej fituese e koncesionit për të cilin kishte marrë bonus 8 pikë megjithëse nuk ekzistonte.

Një praktikë e tillë mund të ekzistojë vetëm në vendet e mafies  shtetërore, por kurrë në kuadër të një shteti ligjor. Rama-Veliaj-Agaçi etj e ndoqën këtë praktike mafioze për të fshehur shpalljen e tenderit sepse ata sipas ligjit ishin të detyruar të shpallnin garën e koncesionit prej 128 milion Euro të paktën në 3 gazeta ndërkombëtare.

Djegësi i Tiranes është sipërmarrje mafioze Rama-Agaçi-Veliaj në të cilën prej prej 6 vitesh, klani mafioz i plehrave Rama-Veliaj ju grabisin qytetarëve të Tiranës 18 euro për ton mbetje që depozitohen në fushën e Sharrës apo në minierën e floririt Rama-Veliaj.

Ky klan në kundërshtim me kontratën detyron qytetarët e Qarkut të Tiranës dhe Durrësit të paguajnë sipërmarrjen e tyre gjoja të Zotos dhe Mërtirit tarifën prej 29 euro për ton mbetje, e cila është tarifa e djegies së plehrave në incinerator në vend të 11 Euro që kishte sipas kontratës, depozitimi. Por prej 6 viteve nuk është djegur as dhe një ton i vetëm plehra mbasi 110 milion euro nuk janë përdorë për ndërtimin e tij, por për të fryrë kontot bankare të Edi Ramës, Erion Veliajt, Engjëll Agaçit dhe hajdutëve të tjerë rreth tyre.

Nuk janë Zoto dhe Mërtiri që kanë angazhuar Florian Pustinën si konsulent të aferës së djegësit të Tiranës, por është miku i tij me kokë Lali djegësi që ka kontraktuar studion e Pustinës në të cilën kishte punuar vetë Zonja Veliaj dhe si rastësisht znj. Klotilda Bushka.

Kjo zonjë në një mënyrë antiligjore do të paraqiste në parlament gjatë miratimit të buxhetit të vitit 2021 amendamentin personal në salle për shtesën 520 milion lekë për djegësin e Lali Erit

Nuk është Zoto dhe Mërtiri që tani janë në arrati, por klani i plehrave Rama, Agaçi dhe Veliaj që në përputhje me nenin 25 të ligjit të koncesioneve nuk anulojnë koncesionin e sipërmarrjes së tyre të djegësit të Tiranës për të cilin nga buxheti i shtetit dhe sektori privat janë paguar gjer sot 110 milion euro dhe nuk është ndërtuar as njëri nga 5 objektet e parashikuara në kontratë.

Siç e shikoni, Erion Veliaj që fërkon duart me mandat arrestin e drejtë të Arben Ahmetit në aferën e Djegësit të Tiranës është shumëfishi i tij.

Ai përhap kudo lajme se unë e kam mbyllur aferën me Skapin e partisë. Kujtoni pak kërcënimet, epitetet që i vinte ai këtij institucioni në grindjen që bëri me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Por pavarësisht nga këto, në kod ligjor dhe moral, Erion Veliaj është hajduti i parë i djegësit të Tiranës.

Drejtësia mund të vonojë, por kurrë nuk do ta harrojë atë.

Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale