FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN PËR SIGURINË USHQIMORE
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë një takimi të zhvilluar për Sigurinë Ushqimore nga PD-ASHM, denoncoi situatën alarmante të sigurisë ushqimore në vend, duke e lidhur drejtpërdrejt me kapjen e institucioneve nga mafia dhe korrupsionin shtetëror. Berisha theksoi se kontrollet mbi ushqimet, medikamentet dhe produktet bujqësore janë në duart e grupeve të lidhura me qeverinë, ndërsa institucionet janë të paralizuara dhe specialistët e përjashtuar.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se epidemia e salmonelës, u bë publike vetëm pas sëmundjes së kryeministrit Rama, duke e cilësuar këtë si simbol të mungesës së transparencës dhe përgjegjësisë. Berisha akuzoi mungesën e hetimeve, dorëheqjen formale të kreut të AKU-së dhe një sistem prokurimesh që përjashton investitorët e huaj, në kundërshtim me marrëveshjet me BE-në.
Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi nevojën për një reformë të thellë në sigurinë ushqimore, duke e konsideruar këtë sektor si pjesë qendrore të sigurisë kombëtare. Berisha propozoi fuqizimin e Agjencisë së Sigurisë Ushqimore me kompetenca të plota ekzekutive dhe të çlirohet nga çdo ndikim politik. Laboratorët shtetërorë, sipas tij, do të jenë ndër më modernët dhe do të marrin dy apo trefishim të buxhetit.
Lideri demokrat, Sali Berisha kërkoi që në Shqipëri të mos lejohet asnjë produkt bujqësor që nuk shitet në të paktën dy vende të BE-së, duke theksuar se Europa ofron standardet më të sigurta. Berisha akuzoi dështimin e sistemit shëndetësor dhe privatizimin e analizave për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve shtetërore, duke e quajtur këtë “batërdi”.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se angazhohet për një reformë të thellë në sigurinë ushqimore me fokus te zero toleranca ndaj korrupsionit dhe transparenca totale. Berisha paralajmëroi kontroll të rreptë në dogana dhe bashkëpunim me agjenci prestigjioze ndërkombëtare për rritjen e standardeve.
Berisha theksoi se kthimi i eksporteve për shkak të mungesës së sigurisë ushqimore dëmton rëndë besimin te produktet shqiptare. Në përfundim të fjalës ssë tij, Kryetari i PD premtoi përfshirje të ekspertëve, modernizim të sektorit dhe përmirësim të kushteve për të garantuar që “Made in Albania” të jetë sinonim i cilësisë dhe krenarisë kombëtare.

FJALA E PLOTË
Mirëdita, ju përshëndes përzemërsisht ju.
Përshëndes drejtuesit e departamentit për punën e shkëlqyer që kanë bërë për programin që kanë përgatitur, për një çështje e cila është çështje themelore e sigurisë, e shëndetit të çdo populli, të çdo vendi.
Për një çështje e cila, të jemi realë, si kontroll është në duart e mafies.
Është mafia shtetërore dhe ajo tjetra e lidhur me shtetëroren që kanë në dorë tërësisht këtë siguri që është siguria më e rëndësishme.
Shqipëria sigurisht ka sigurinë kombëtare, por ama e ka të garantuar me NATO-n dhe askush nuk mund ta sulmojë Shqipërinë pa u përballur me NATO-n.
Shqipëria ka sigurinë juridike, e kanë zhdukur për sa kohë që qytetari pret 15 vite për një proces gjyqësor, nuk ka më siguri juridike dhe nuk funksionon dot si shtet ligjor.
Shqipëria, të lidhur direkt me shëndetin e njerëzve, ka sigurinë ushqimore, ka sigurinë e medikamenteve dhe këto që kur kontrolli është në kthetrat e mafies, urdhëro, laboratorit shtetëror, ministri ia merr kompetencat dhe ia jep një laboratori privat në shembullin e atyre PPP-ve të shëndetësisë për të ndarë paratë me të.
Shqipëria ka specialistë shumë të mirë, por ata janë të skajuar dhe e vërteta është që gjithçka përcaktohet nga mafia.
Ne themi se po ecim drejt BE. Asnjë standard të BE nuk plotësojmë ne.
Në qoftë se ulet specialisti dhe i merr një më një standardet e fushës së tij në Shqipëri dhe krahasuar me BE, u garantoj se nuk ekziston më asnjë krahasim, në një kohë kur ato duhet të jenë kushtet më pozitive për qytetarët shqiptarë në mënyrë që të afrohen me qytetarët europianë.
Dje INSAT ka dhënë një të dhënë shumë interesante.
99.6 përqind e të gjitha prokurimeve janë më shqiptarë, të ndaluar me të huaj, në një kohë kur marrëveshja e firmosur me BE, e detyron Shqipërinë të jetë e hapur për investitorët shqiptarë dhe europianë dhe kjo në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë sepse punërat u kushtojnë më lirë dhe bëhen me më cilësi.
Por këta i fshinë nga faqja e dheut. Kanë vënë rregullin sipas të cilit duhet të dorëzosh dokumentet për 34 ditë, duhet t’i dorëzosh me e-Albania, e cila kërkon 38 ditë dhe çdo i huaj që i dorëzon me e-Albania paraqitet pasi është firmosur prokurimi.
Unë u dhashë këtë shembull për të dhënë se absolutisht në çdo fushë ky është raporti ynë me standardin evropian.
Po ka një fushë ku e paguajmë më shumë se çdo fushë tjetër dhe kjo është siguria ushqimore se ajo lidhet direkt me shëndetin.
Dihet se ushqimet nga burim shëndeti mund të bëhen shkaqe sëmundjesh ndër më të rrezikshmet.
Asnjë serioz serioz nuk është më.
Këtu futen inpute, futen substanca që përdoren në bujqësi, në fusha të ndryshme me ligj si kancoregjene dhe të rrezikshme.
Mjaftojnë të paguajnë këtu dhe aty dhe ryshfeti tani nuk ndalet më tek drejtori.
Ryshfeti ka marrë tani një karakter vertikal të pamëshirë. Kështu që shkon gjer te ministri, garantohet dhe vazhdon pa asnjë shqetësim.
E marrim vesh vetëm kur produktet tona kthehen dhe bëjmë lajme shumë të këqija që kërcënojmë kombet e tjera, shoqëritë e tjera me prodhimet tona që i eksportojnë.
Dhe ata na i kthejnë sepse i gjejnë me helme që nuk mund të tregtohen ose kur krijojnë epidemi salmonelash dhe atëherë merret vesh vetëm kur sëmurët kryeministri me salmonelë.
Se gjer atëherë ajo nuk u mor vesh.
Dhe gjer atëherë nuk mbajti përgjegjësi askush dhe pas kësaj doli ai i AKU dhe dha do jap dorëheqjen.
Kush i kishte këto? Këto i solli një njeri i qeverisë dhe afër qeverisë, ndaj dhe asnjë hetim, asnjë përgjegjësi.
Dhe ky dha dorëheqjen se u sëmur Edi Rama, që tha e kam nga breshkat. Por absolutisht nga pulat. E sigurt.
Por çështjet e tij shëndetësore i zgjidh vetë, qytetarët duhet të zgjidhin çështjet e tyre shëndetësore.
Ndaj dhe një reformë e thellë e këtij sektori është e domosdoshme.
Ky duhet të jetë një sektor qendror në fushën e sigurisë kombëtare.
Pra, jo vetëm që siguria ushqimore duhet të jetë çështje e sigurisë kombëtare, por duhet të jetë edhe sektor qendror.
Dhe kur them këtë, ky sektor që është në fakt multidisiplinor, duhet të ketë të gjithë mbështetjen dhe financimin, të gjithë transformimin.
E thatë ju, që mjekët nuk paguhen. Po të rrinë pa veterinerë ata, kush do i kryejë detyrat?
Pra, ne duhet ta marrim në themel këtë sektor.
Janë krijuar disa institucione.
Së pari, qendror do jetë institucioni i sigurisë ushqimore, agjencia.
Kjo agjenci do të ketë të gjitha kompetencat ekzekutive.
Se ai dha dorëheqjen, se tha se nuk kishte kompetenca. Se a kishte kompetenca apo jo, nuk mund të them, por të mbash institucionin qendror pa kompetenca është e papërgjegjshme.
Ndaj ky institucion duhet të fitojë të gjithë fuqinë ekzekutive për të përmbushur detyrën e vet.
Ky institucion duhet të dalë jashtë çdo politizimi. Vartësia mund të jetë e kryeministrit, e parlamentit, por ky është institucion qendror për shtetin dhe për kombin.
Laboratorët e tij duhet të jenë laboratorët më modernë.
Dhe unë u garantoj se do të dy-trefishojmë buxhetin në këtë fushë.
Po, nuk ka asgjë më serioze.
Siguria e ushqimeve, siguria e ilaçeve.
E thatë ju, jam plotësisht dakord që ligji të parashikojë që asnjë produkt që nuk shitet në dy vende të BE dhe që ka përdorim në bujqësi të mos hyjë në Shqipëri.
Jo. Unë nuk them se bota tjetër është e pasigurt, por Europa është më e sigurt.
Unë i ndjek dhe konstatohet se Europa në këtë aspekt është më e sigurt. Është më e kushtueshme, por ia vlen.
Kjo është për sigurinë.
Ndaj dhe përveç kësaj, ne sigurisht jemi për liberalizimin e tregut, por laboratorët shtetërore të përgjegjësisë direkte zyrtare do të jenë të pajisur dhe nuk do të ndodhë…
Se edhe sot ne kemi mjekësinë, por çfarë po ndodh? E paimagjinueshme, batërdi. Tre ciklotronë të prishuë dhe për diagnozë dhe për mjekim duhet të shkojnë tek privati. Nuk rregullohen sepse qytetari duhet të paguajë te privati.
Kjo ndodh tani.
E bënë rrugë këta.
Jo, shteti do përgjigjet më laboratorët më moderne.
Do ketë kushte të përshtatshme, të kontrolluara në të gjitha pikat e hyrjes në doganat në Shqipëri, të cilat janë të domosdoshme dhe që sot pothuajse ekzistojnë formalisht ose nuk ekzistojnë.
Bashkëpunimi ndërkombëtar është shumë i domosdoshëm, binjakëzimi me agjencitë prestigjioze.
Ka një problem, ky institucion siç e kemi ngritur ne, nuk ka një traditë të hershme siç e kanë vendet e tjera që e kanë 50-vjeçare apo 80-vjeçare. Është e domosdoshme që edhe ne këtu të bashkëpunojmë me institucionet analoge të Gjermanisë, Kroacisë, të këtyre vendeve që kemi përreth për ta bërë institucion sa më performues dhe sa më serioz.
Ne siç kemi shpallur, kemi një program transformues për bujqësinë dhe blegtorinë, por ky program kërkon me çdo kusht transformimin më sigurinë ushqimore, qoftë për tregun e brendshëm, qoftë për eksportin.
Se lajm më të keq nuk ka për tregun se sa të kthehen eksportet tona.
Kthimi i eksporteve është goditje e besimit ndaj prodhimeve shqiptare, të cilat janë shumë të mira.
Siç ndodhi me turistët, le ç’thonë shifra këta, por vjet absolutisht gjer në fund të gushtit plazhet e Shqipërisë nuk kanë pasur kurrë as një të tretën se kërcitën çmimet e larta.
Se u përhap ajo dhe hajde riktheje mendimin.
Se del njëherë Shqipëria, dy herë, tre herë, lëre thonë, mos blej aty.
Vërejtjet dhe sugjerimet tuaja shumë të drejta departamenti do i përfshijë në projekt dhe ne do bëjmë gjithçka për rivendosjen e sigurisë ushqimore duke bërë një luftë me zero tolerancë ndaj korrupsionit.
Dhe duke e vendosur këtë fushë në transparencë të plotë, në administrim të njerëzve kompetentë, të specialistëve të shquar.
Në këtë mënyrë ne bëjmë jetën e qytetarëve shqiptarë më të sigurt, bëjmë gjithashtu edhe prodhimet shqiptare më të pranueshme nga tregu shqiptar dhe tregu botëror.
Made in Albania është krenaria jonë kombëtare për një Shqipëri Madhështore.