Berisha: Emri Vata ka besimin e plotë të të gjithë deputetëve të PD

PRONONCIM PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA PAS MBLEDHJES SË GRUPIT PARLAMENTAR

EKSTRAKT

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD të mbajtur ditën e sotme në qytetin e Kukësit, Kryetari i PD, Prof.Dr. Sali Berisha në një prononcim për media u shpreh se, Emri Vata, i cili garon për Bashkinë e Kukësit ka besimin e plotë të të gjithë deputetëve të PD.

Berisha tha se, Emri Vata, në ndryshim nga përfaqësuesi i Edi Ramës në Kukës, do ta kthejë votën në shërbime transparente dhe përkushtim ndaj qytetarëve të Kukësit.

Kryetari i PD iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kukësit që ditën e diel ata të shprehin vullnetin e tyre të lirë për të firmosur agun e një ndryshimi të madh që pret Shqipërinë.

PRONONCIMI I PLOTË

U shpreh solidariteti i plotë me Emri Vatën, i cili garon në Bashkinë e Kukësit pas një demaskimi moral dhe të gjithëanshëm të përfaqësuesit të Edi Ramës, i cili ishte një copy-paste i Edi Ramës.

Emri Vata ka besimin e plotë të të gjithë deputetëve të PD. Besim që ai votën do ta kthejë në shërbime transparente, përkushtim ndaj qytetarëve të Kukësit, dhe është një rast edhe njëherë për mua t’u bëj thirrje të gjithë kuksianëve kudo që ndodhen, por që kanë qendrën e votimit në Kukës, të vijnë ditën e diel, të firmosin fillimin, apo agun e një ndryshimi të madh që e pret Shqipërinë.

Në mbledhje u diskutua gjerësisht qendrimet mbi agjendën parlamentare. U morën vendime të cilat zoti Bardhi do t’ua komunikojë.

Unë them se ishte një mbledhje shumë e frytshme.

Pyetje: Z.Berisha ju e shpjeguat pak a shumë arsyen pse kjo mbledhje e tretë e përbashkët e deputetëve demokratë u mbajt në Kukës për të mbështetur pikërisht kandidatin Emri Vata. Pse pikërisht një mbledhje e tillë në një ambjent që mban emrin Amerika. Ka ndonjë lidhje, apo ndonjë mesazh?

Berisha: Nuk ka vend më të madh në botë dhe më me lavdi se Amerika. Kjo është e vërteta.

Kështu që, është në meritën e pronarit që e ka quajtur Hotel Amerika.

Të falënderoj shumë!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale