FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të paraqitet urgjent në parlament dhe të miratohet një rezolutë që dënon veprimet e tij si armiqësore ndaj shqiptarëve dhe demokracisë. Ai theksoi se veprimet e Ramës, si arrestimi i liderëve opozitarë dhe kufizimi i lirisë së medias dhe rrjeteve sociale, e bëjnë atë një “armik të brendshëm”.
Berisha iu referua fjalimit të zv. Presidentit të SHBA-së, JD Vance, i cili e ka cilësuar këtë si rrezikun më të madh për qytetarët e Shqipërisë. Berisha e krahasoi situatën e krijuar me një sistem tiranik, duke kërkuar që të merret një masë urgjente për të mbrojtur demokracinë dhe liritë e qytetarëve shqiptarë.
FJALA E PLOTË
Të dashur qytetarë dhe qytetare, ky parlament bën sikur nuk ekziston. Dy ditë më zv.Presidenti i SHBA-ve në mënyrë eksplicite u tha europianëve, shqiptarëve dhe botës se, armiku më i rrezikshëm është ai që keni brenda, sepse është ai armik që arreston kreun e opozitës.
Dhe kreun e opozitës në Europë e ka arrestuar vetëm Edi Rama. Lukashenko jo, e ka jashtë vendit, nuk e ka në burg.
Iu tha se, armiku juaj i brendshëm është ai që ju mbyll mediat sociale, dhe rrjetin social Tik Tok ka vendosur ta mbyllë Edi Rama, sepse nuk duron dot kritikat, talljet, përqeshjet e të rinjve, e qytetarëve.
Në fjalën e tij historike, ju them unë ju, fjala më e rëndësishme që është mbajtur në këtë kontinent, pas asaj që ka mbajtur në portën e Brandenburgut, Ronald Reagan.
Ju tha, arrestoni gazetarët. Dy gazetarë i arrestoi para dy muajsh Edi Rama.
Tani, kam propozimin tim: Edi Rama të vijë urgjent në parlament dhe urgjent të miratohet këtu një rezolutë në të cilën të dënohen këto akte armiqësore ndaj shqiptarëve dhe demokracisë.
Zv.Presidenti JD Vance deklaroi se ky është rreziku më i madh i qytetarëve, ky është rreziku më i madh i qytetarëve të Shqipërisë. Po ky, është rrezik për të gjithë ata që aspirojnë dhe ëndërrojnë të jenë të lirë, dhe jo ata të cilët pasurohen në mënyrë të tmerrshme due vjedhur qytetarët shqiptarë.
Ndaj ju, duhet të ishit vetë ju, që të kërkonit një debat me urgjencë. Ky është vetëm njëri kapitull, natyrisht më dramatiku. Se ky ka të bëjë me sistemin, çfarë sistemi jemi. Jemi në sistem demokrat, apo jemi në sistem tiranie.
Dakord. Ky është propozimi, hidheni në votë dhe pastaj vazhdojmë.