Berisha: Edi Rama nuk mund të shpëtojë duke bërë kurban Niko Peleshin. Çdo ditë që kalon, Erion Veliaj e ka vendin në burg

KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, deklaroi se thuajse e gjithë qeveria e Edi Ramës është e përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Berisha, theksoi se Edi Rama është përgjegjësi kryesor për mega-aferën e djegësave, pasi ka firmën e tij në këtë skandal. ‘Rama nuk mund të shpëtojë duke bërë kurban Niko Peleshin edhe pse ky i fundit është i zhytur në këtë çështje,’ u shpreh më tej kryetari i Partisë Demokratike.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me zgjedhjet në Rrogozhinë, që zhvillohen të dielën 23 korrik, Berisha denoncoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaji cili po u bën presione votuesve në Rrogozhinë, ndërsa shtoi se Erion Veliaj nuk mund të shpëtojë nga çështja e inceneratorëve, edhe pse lart e poshtë thotë se e ka mbyllur këtë dosje me SPAK-un.

FJALA E PLOTË:

Në ditën e një debati publik që pritej nga mbarë shqiptarët për arratisjen e shekullit, arratisjen e zyrtarit më të lartë në historinë e Shqipërisë, zv/kryeministrit të thirrur para drejtësisë, Edi Rama i tmerruar ja mbathi 150 km nga Tirana, u struk atje në një makinë dhe dëgjonte shpjegimet e Belindës.

Ky ishte një akt i turpshëm, i papërgjegjshëm, një akt burracak, një akt që një njeri që njeh shtetin, përgjegjësinë publike nuk mund ta bëjë kurrë, por ama nuk njeh një standard mora, ligj, etikë dhe ndaj veproi në këtë mënyrë. Natyrisht ai e shtyu mocionin, por mocioni do ta ndjekë atë dhe asgjë nuk mund të mposhtë vullnetin e opozitës për të mbrojtur kushtetutën dhe për të ushtruar detyrimet e saj.

Përveç kësaj, siç u kam thënë edhe në takime të tjera, propaganda e tij po bën një përpjekje të jashtëzakonshme për të nxjerrë megaaferën gjigande apo vjedhjen e shekullit si një aferë Zoto-Mërtiri. Shpërndan dokumente ku thotë se, arrin deri aty sa do të bëjë kurban Niko Peleshin, se ka firmosur ai për procedurën dhe nuk kam firmosur unë. Kjo është një përpjekje mjerane e Edi Ramës.

Së pari, Edi Rama është kokë e këmbë dhe me firmën e tij, i zhytur dhe kryesorë në aferën e djegësave. Këtu unë kam një vendim të datës 2 nëntor 2014. Edi Rama me firmën e tij, rishikon buxhetin afatmesëm, dhe fut në këtë rishikim djegësin e Elbasanit, kontrata e të cilit do të firmosej 1 muaj më vonë. Kontrata është firmosur, ditët fatale siç e kanë quajtur mediat, 16-17 dhjetor.

Së dyti, Edi Rama është personi që ka firmosur lejen e ndërtimit të djegësit të Elbasanit. Kryetari i Komitetit ndërministror të emergjencës civile e ka quajtur veten, Edi Rama, dhe këtu keni të firmosur planimetrinë e ndërtimit të djegësit të Elbasanit.

Tre. Edi Rama, le të lexojmë pak shkresën, që ai do të bëjë kurban Peleshin, edhe pse ky është, mos e diskutoni, por është Rama. Peleshi këtu ka firmosur në një shkresë ku thotë; në mungesë dhe me porosi. Për kryeministrin e vendit nuk mund të firmosë kush kurrë pa autorizimin e tij. Mund të jenë 5 zv/kryeministra, por asnjëri, asnjëherë nuk mund të firmosë një dokument ku duhet të firmosë kryeministri, nëse nuk autorizohet nga kryeministri.

Autorizimi i kryeministrit për firmën mbi dokument është përgjegjësi e plotë e kryeministrit. Autorizimi që i bën kryeministri, atij që firmos në vend të tij, e bën kryeministrin përgjegjësh njëlloj pa asnjë dallim sikur ka firmosur vetë. Sepse Këshilli i Ministrave me Kushtetë kryesohet nga kryeministri dhe jo zëvendësi i tij. Por në çdo rast, kur një firmë vihet në mungesë dhe me porisi, përgjegjësia e parë është e atij që porosit. Firmoset në emër të tij. Se si mendon Rama të shpëtojë duke bërë kurban Niko Peleshin, kjo nuk mund të ndodhë, këtë nuk ka drejtësi në botë që ta pranojë.

Peleshi është përgjegjës vetë, sepse me porosi dhe në mungesë ka firmosur një akt të kundërligjshëm dhe çdo njeri që vepron në kundërshtim me ligjin, që zbaton një vendim, një urdhër në kundërshtim me ligjin, është përgjegjës për veprimin e tij para ligjit. Ndaj kjo nuk e lehtëson Ramën, por bën përgjegjës Ramën dhe zëvendësin e tij i cili mesa duket do të shkojë bashkë me të.

Edi Rama ka një problem tjetër madhor. Problemi i tij madhor është se ka firmën e tij mbi financimin me paratë e fondit rezervë të Këshillit të Ministrave, të djegësit të Elbasanit.

Pra, kjo e bën atë përgjegjësin më kryesor në zbatimin e këtij projekti mafioz.

Kurrë ai nuk mund të prekë atë fond për këto qëllime. Kurrë!

Por ai e ka bërë se e kishte sipërmarrjen e tij.

E fundit te firmat është firma e tij fatale mbi dhënien e bonusit prej 8 pikësh të një kompanie që nuk ekzistonte kurrë, tetë muaj përpara se ajo të themelohej.

Dhënia në dhjetor të vitit 2016 për kompaninë Integrated, edhe pse Ermonela Felaj e ka informuar me shkresë zyrtare se kjo nuk mund të ndodhë pasi kompania nuk ekziston.

Kjo duhet të ndodhte se ishte e rakorduar me Erion Veliajn dhe ky ishte projekti i djegësit të Tiranës me të cilin jo vetëm ai, por edhe gjeneratat që do vijnë do të bëheshin miliardjerë. Ky ishte projekti me të cilin, djegësi i Tiranës e kishte dorën e parë 30 vite dhe vazhdonte edhe 30 vite të tjera dhe imagjinoni ju, Ramën pas 130 vitesh, por do e trashëgonin pasardhësit e tij.

Kryeministër në botë që pretendon se djegësi i Tiranës është një kompani e Zoto-Mërtirit dhe që të dy janë me mandat arresti dhe në kërkim, paguhen çdo ditë 90 mijë euro, paguhen mbi 2 milionë euro në muaj, kjo ndodh vetëm se është sipërmarrja e tij.

Kur vjen puna, ai ka bërë ligjin e konfiskimit, autorizon veten e tij për të konfiskuar, që nuk ndodh as në diktatura.

Por kur është puna, atë ligj e ka për të tjerët, jo për sipërmarrjen e vet. Sipërmarrja e vet pavasrësisht se pseudopronarët janë të dy të mbërthyer nga drejtësia, vazhdon të furnizohet dhe paguhet në kundërshtim me ligjin nga paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe Edi Ramës t’i shtohen kontot bashkë me Erion Veliajn.

Këtu ka edhe dokumente të tjera, por dosja voluminoze e Edi Ramës, edhe Niko, nuk ka firmosur rastësisht Niko aty, është i zhytur edhe ai në pleh. Do dalin edhe dokumentet për zhytjen e tij. Do të shihni ju se si këta anëtarë të organizatës kriminale, kanë shkelmuar çdo interes të qytetarëve shqiptarë.

Ahmetaj është, pavarësisht se nuk është akuzuar për dy gjërat kryesore, për dhënien, miratimin, për procedurën me negociata të mbyllura, Ahmetaj ka dhënë miratimin.

E kam theksuar dhe përsëri e them se fondi rezervë i Këshillit të Ministrave nuk mund të preket pa firmën e ministrit të Financave. U zhvilluan pothuajse një javë negociata me të dhe nuk pati rezultat dhe dje u lëshua mandati i arrestit.

Këto kisha unë sot. Në ditët në vazhdim do paraqesim fakte të tjera të lidhura me këtë aferë të cilat dëshmojnë se bossi i klanit të plehrave është Edi Rama.

Ju ftoj dhe i ftoj gazetarët që kanë bërë punë të shkëlqyer se këtu janë me qindra, mijëra dokumenta, por të mos ndodhë kurrë që gjethet të mbulojnë trungjet dhe ua them këtë si ish-kryeministër dhe e njoh procedurën aq sa duhet të njohë një njeri ligjin, me qartësinë më të madhe.

Është Rama, Rama dhe vetëm Rama, bosi. Këta janë lejtnantët e tij.

Pyetje: Beteja me qeverinë do një PD të bashkuar. Edhe në muajin shtator do të vijojë e njëjta situatë me grupin parlamentar duke qenë se për rreth 1 javë në PD që mban vulën, me shumë gjasë Basha do të vijë në PD tjetër. A keni ju negociata me grupin e deputetëve dhe cili është raporti juaj me Gazment Bardhi?

Sali Berisha: Unë shpresoj se me grupin tjetër, ne do gjejmë mirëkuptim të plotë.

Sepse ata, siç e kam theksuar, kanë mbajtur qëndrim të drejtë dhe parimor ndaj primareve.

Ky qëndrim është qëndrim ndaj një parimi themelor të PD. Kurse me pengun e Edi Ramës, vetëm kur të pranojë Edi Ramën në koalicion, apo në bashkëpunim, mund të pranojë pengun e tij. Lul Basha është në një mision si peng i vërtetë, si një njeri që Edi Rama kur të dojë i pret fletën e arrestit me afat burgimi minimumi 6-vjeçar. Nuk mund të ketë. Ai e ka zhveshur veten për shkak të frikës që ka nga burgu dhe është shndërruar në një vegël të verbër të Edi Ramës.

Pyetje: Në çfarë faze është analiza në PD për humbjen e 14 majit dhe kur do të mbahet votëbesimi ndaj jush?

Sali Berisha: Përfundojnë zgjedhjet e Rrogozhinës dhe do të fillojë menjëherë analiza dhe do të jenë forumet. Një nga elementët e kësaj analize është edhe votëbesimi i kryetarit të PD, kjo do të ndodhë dhe do të jenë forumet që do ta përcaktojnë.

Pyetje: Është folur që në dosjen e SPAK ka ish-zyrtarë të qeverisjes tuaj që janë të lidhur me aferën e inceneratorëve. A do të votoni nëse SPAK, do të sjellë në kuvend mandatin për arrestimin e një ish-zyrtari tuaj?

Sali Berisha: Për inceneratorët, padiskutim. Nëse ka njeri të lidhur me këtë aferë, por nuk vjen, se mbrohet nga Rama. Se e mora vesh, ma bëtë pyetjen, e gjeta do të dal një ditë tjetër para jush se i kam këtu, por që të mos vendosen gjërat njëra mbi tjetrën. Nuk i len Rama. Por të jesh i sigurtë, një njeri që kam punuar fort për të hequr imunitetin për korrupsionin në rast se ju kujtohet në 2012, nuk nuk mund të ketë asnjë lloj hezitimi për ti hapur rrugën hetimit për cilindo qoftë. Kjo është gjëja më elementare për një sistem drejtësie dhe nuk mund të vihet kurrë në diskutim.

Pyetje: Ilir Meta një ditë më parë, nuk e përmendi emrin tuaj. Në vjeshtë rruga e PD, që përfaqësoni dhe Partisë së Lirisë, do të jetë e përbashkët apo e ndarë.

Sali Berisha: Do të jetë një aleancë e fuqishme që do të përmbysë këtë regjim. Po pse do të caktoj unë kryetarin e Partisë së Lirisë. Sigurisht me kryetarin.

Pyetje: A e keni lënë vetëm kandidatin e Rrogozhinës, pasi nuk ka pasur një fushatë intensive nga strukturat e larta të PD.

Sali Berisha: Përkundrazi, kam në kontakt të vazhdueshëm me të. Ai ka bërë një fushatë të shkëlqyer. Atij i grabitën fitoren në mënyrën më të paimagjinueshme me institucionet moniste të Edi Ramës dhe kam besim të plotë që zgjedhësit e Rrogozhinës, do të votojnë kandidatin e tyre fitimtar. Përndryshe dënoj me ashpërsinë më të madhe të gjitha qëndrimet antiligjore, banditeske të Erion Veliajt dhe bandave të tij, presionin e tmerrshëm që ata bëjnë ndaj zgjedhësve të Rrogozhinës. Erion Veliaj siç e dini është një nga tre më kryesorët e klanit të plehrave të qeverisë, njeriu që shndërroi investimin publik për djegësat në koncesion, njeriun që propozoi qeverisë miratimin e këtij shndërrimi, Erion Veliaj falsifikoi vendimet e Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut. Erion Veliaj vjedh në mënyrë të tmerrshme sepse përveç tarifave prej 29 euro që depoziton mbetje të qytetit dhe po kaq është Sako, një eksponente kryesore e mafies së plehrave dhe ajo, pas Veliajt. Përveç se depoziton me 29 euro tonin, a e dini ju që detyroi ndërtuesit që çdo inert, çdo beton, çdo dhe, dheu është mall dhe jo mbetje, sepse e blejnë dhe e shesin për kopsht e shumë gjëra, nuk mund ta çojnë askund tjetër përveç se në Sharrës, dhe kundrejt tarifave shumë të larta. Është e ndaluar që dherat, zhavorret të dalin nga Tirana. Salillari tek ndërtonte një segment në Unazë, i çonte nga aty 80 km në Skuraj dhe i leverdiste shumë më mirë se sa të paguante në fushën e Sharrës. Erion Veliaj çdo ditë që kalon e ka vendin në burg. Jam i sigurtë, drejtësia vonon, por nuk harron. Ai po përpiqet, po bën çdo gjë, ai deklaron poshtë e përpjetë këtyre mëkatarëve të tjerë se unë e kam mbyllur me Skapin, ekzakt edhe mund taket mbyllur se di, por i them Erion Veliaj se ajo dosje nuk mbyllet kurrë. Nëqoftëse ka Edi Rama, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj, Gjiknuri, tani del edhe Peleshi. Tani ka filluar të vjedhë në hapësire Peleshi, se i ka mbaruar në tokë.

Pyetje: Ju deklaruar se ju keni dokumente dhe do ti bëni publike në ditët në vijim, për skemën e inceneratorëve. Deklaruat se në skenë ka dalë edhe emri i Peleshit. A ka emra të tjerë ministra apo ish ministra të PS-së, përveç këtyre që kanë dalë.

Sali Berisha: Më ke bërë një pyetje që nuk të jap dot përgjigje përfundimtare. Pse? Sepse në një rast të dhënat që kam, janë kontradiktore. Kurse këta të tjerët nga Elisa tek Ballukja, tek Gjiknuri, unë nuk di ndonjë që nuk është i implikuar, por në tërësi janë.

Pyetje: Për zgjedhjet në Rrogozinë, duke iu referuar tezës së hedhur nga Veliaj se kandidati Hoxha kërkon të shesë garën, ju si e shikoni këto teza.

Sali Berisha: Një mashtrues i paskrupullt, i turpshëm. Kurrë. Një mashtrues i turpshëm, tregoi karakterin e vet. Nuk dua të prish gojën së mund ti vë çdo epitet atij. Ahmetit i thotë se unë e kam mbyllur në SKAP, por Veliaj është 10 herë më rëndë së Ahmetaj. Nuk mund të konceptoj se si mund të mbyllet, nuk mund ta konceptoj, dua të jemi i hapur me ju. I thotë Ahmetajt se e ke nga Fuga. E ka direkt nga Rama dhe Veliaj ka bërë punën e tij, se këta mendojnë se, ik njëri dhe do të qetësohen. Çështja do të zbardhet, kësaj i japin përfundimtare qytetarët.

Pyetje: Në karrierën tuaj politike, kanë qenë mjaft kauzat që keni nxjerrë mbështetësit tuaj, apo anëtar e PD në protestë. Ka qenë dhe një protestë kundër ardhjes së Vuçiçit në Tiranë. Për atë që ju e cilësoni si vjedhja e shekullit, vjedhja më e madhe që u është bërë shqiptarëve, edhe pas kërkesës së SPAK për të arrestuar numrin 2 të qeverisë, nuk ka asnjë reagim të opozitës për të nxjerrë njerëzit në protestë. Cili është problemi që ju nuk merrni hapin për ti bërë presion qeverisë për këtë që ju e cilësoni si vjedhjen më të madhe që u është bërë shqiptarëve e Shqipërisë.

Sali Berisha: Duhet të theksoj se është në nderin e kësaj opozite që protestoi kundër ‘Ballkanit të Hapur’, një projekti ruso-serb, antishqiptar në radhë të parë. Një projekti që mbolli përçarje në rajon, përçarje të madhe. Atë, siç e dini ju, e kundërshtuam jo vetëm me deklarata, por edhe me protesta. Fakti që javën e kaluar ishte funerali i tij, edhe opozita ka një pjesë të kësaj merite. Lidhur me inceneratorët, janë absolutisht një problem kryesor, për të cilin do bëjmë gjithçka për të ngritur protesta të fuqishme. Nuk është hequr dorë, jo. Edi Rama nuk erdhi dje në debat, nuk erdhi dje në parlament. Ajo ishte një fyerje për çdo shqiptar, kështu që unë jo që nuk i përjashtoj, por do bëj gjithçka që ky popull të ngrihet në protesta.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale