Edi Rama nuk njeh asnjë lloj norme, njeh vetëm një parim: frikën!
Të nderuar deputete dhe deputetë!
Mblidhemi në një kohë kritike në shumë aspekte, regjimi i kalbur i Edi Ramës është sot regjimi më i diskredituar pas Koresë së Veriut, Carit dhe Lukashenkos.
Edi Rama, siç dëshmojnë dokumentet e pakundërshtueshme, është sjellë ndaj SHBA sikur të ishin një vend armik, dhe jo kontributori kryesor në historinë e lirisë së kombit shqiptar. Dhe jo udhëheqësi i botës së lirë, i aleancës së Atlantikut të Veriut, vendi kryesor përgjegjës për paqen dhe sigurinë e vendeve të lira. Akti i Edi Ramës është një thikë e tmerrshme pas shpine që ky njeri, i cili nuk ka nder, nuk ka komb, nuk ka atdhe, nuk ka flamur, nuk ka dinjitet, ka bërë ndaj kombit amerikan, SHBA, qeverisë së SHBA, por edhe më gjerë.
Edi Rama ka përbaltur pas Enver Hoxhës, më shumë se kushdo tjetër, emrin e shqiptarit dhe të Shqipërisë, para kombit amerikan, para qeverisë së SHBA dhe Kongresit të këtij vendi dhe institucioneve të tjera të këtij vendi. Edi Rama, e vërteta thashë edhe njëherë, është sjellë me aktin e tij, siç sillen armiqtë ndaj njëri-tjetrit.
Në këtë mënyrë, ai ka lënduar çdo shqiptar, i cili ka mirënjohje si virtyt të palëkundur moral të tij. Ka lënduar në mënyrë të tmerrshme shqiptaro-amerikanët, të cilët që nga viti 1910 e gjer më sot, në mënyrë të pareshtur, trokasin në dyert e ligjvënësve të tyre, kongresmenëve dhe senatorëve, në dyert e institucioneve të SHBA e gjer në derën e madhe të Shtëpisë së Bardhë për të kërkuar ndihmë dhe mbështetje për kombin shqiptar, për Shqipërinë dhe Kosovën. Për ata, kjo është ndoshta, pas diktaturës, java më e vështirë e tyre, para qytetarëve, miqve të tyre amerikanë, para ligjvënësve, para zyrtarëve, dhe para të gjithëve.
Edi Rama është sjellë sikur të ishte biri i Enverit, ose i Kim Jong-unit, dhe në këtë kontekst, mund të themi se ka kryer një akt me pasoja absolutisht të rënda. Ky është një rast që skalitet për fat të keq, gjatë në memorie. Kësaj i thonë të të vijë nga ai që kurrë nuk e pret.
Por Edi Rama, këtë akt të pashembullt, e ka bërë vetëm e vetëm të shkatërrojë opozitën shqiptare.
Këtë korruptim të njërit prej njerëzve absolutisht më të rëndësishëm në fushën e sigurisë së SHBA, ky njeri që mund t’i vësh çdo lloj epiteti, e ka bërë vetëm për të rrënuar në një akt armiqësor absolut ndaj demokracisë, për të rrënuar opozitën shqiptare. Ka korruptuar Charles McGonigal, ka shfrytëzuar dobësitë e një njeriu të degraduar që shkelmon betimin që ka bërë për t’i shërbyer vendit të tij, dhe e ka përdorur atë për rrënimin e opozitës shqiptare, pasi ajo kishte humbur zgjedhjet. Por kjo nuk i mjaftonte atij. Ai duhet ta merrte peng këtë opozitë. Një kriminel si ky, është vështirë ta imagjinosh në politikë.
Edi Rama kishte, nëse për arsye të sigurisë kombëtare, ai duhet të bënte një transparencë për paratë e përdorura nga Lulzim Basha. Kishte rrugë ligjore kushtetuese. Rruga ligjore kushtetuese ishte prokuroria shqiptare dhe Departamenti i Drejtësisë në SHBA, FBI. Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi me SHBA. Hetimi mund të bëhej i plotë.
Por ai kishte një qëllim tjetër: të merrte peng, siç e mori, ish-kryetarin e PD-së, për rrjedhojë Partinë Demokratike.
Vetëm një njeri që nuk ka nocionet më minimale, ose nuk respekton nocionet më elementare të demokracisë, vepron në këtë mënyrë.
Një kryetar opozite, kur shkel rregullat, shkarkohet. Kur shkel ligjet, përballet me pasojat ligjore. Por peng nuk merret kurrë.
Shikoni se çfarë bën Edvin Koleka. Çfarë urrejtje të papërmbajtur ka ky njeri për opozitën? Po more peng kryetarin e opozitës, ke marrë peng demokracinë.
Dhe kjo ndodhi.
Por duhet të jemi të hapur. Tre persona kanë heshtur deri më sot me kodin e heshtjes. Ky është Edi Rama. Siç e dini bëri vetëm sqarimin e vetëm se e kam pasur mik në anglisht dhe jo në shqip, dhe do ta kem McGonigal pavarësisht se çfarë bën drejtësia amerikane atje.
Në kod, kjo ishte mos fol se nuk do të flas.
Nuk foli Lulzim Basha, dhe kur foli, përsëri me kod. Nuk përmendi dot as emrin e Edi Ramës, pengmarrësit, as të McGonigal. Shikoni se çfarë luhet në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Nuk foli as guvernatorja Kim, e cila në raport me opozitën është një McGonigal me fustan. Po. Unë e di që ajo do e transmetojë këtë si një qëndrim anti-amerikan. Absolutisht nuk ka asgjë anti-amerikane në këtë qëndrim, përkundrazi ka një besim të palëkundur te ai vend, që vërtet ka McGonigal, por e arreston atë. Te ai vend që mbron liritë dhe vlerat, ka defektet, gabimet dhe të metat, por vend të dytë nuk ka.
E them këtu se Yuri Kim u soll si McGonigal me fustan, sepse kam bindjen më absolute. Ajo shkelmoi Kushtetutën e vendit të saj, shkelmoi Konventën e Vjenës. Dhe kurrë këto nuk mund të jenë kurrë orientime të Amerikës së vlerave, të Amerikës së ligjeve. Të SHBA, që udhëheqin me moralin dhe frymën e tyre.
Sulmet ndaj opozitës, të McGonigal-it me fustan, krahasuar me McGonigal-in me kollare, si mekanizëm njëri u mor me manipulimin, por nuk është marrë me më pak manipulime kundër opozitës zonja Kim. Duke thirrur deputetët për t’i përpunuar dhe manipuluar deputetët e PD. Nuk është marrë me më pak manipulime duke i dërguar Sali Berishës mesazhe kërcënuese të turpshme. Nuk është marrë me më pak manipulime, duke përdorur citate të Enver Hoxhës kundër popullit opozitar.
Nuk mund të mbronte kurrë udhëzimet presidenciale, duke u treguar barin atyre që përmbysën komunizmin dhe ishin dhe janë, forca politike më pro-perëndimore në Shqipëri. Nuk mundet kurrsesi të etiketosh atë ndryshe përveçse McGonigal me fustan. Kujtoni pak mbështetjen pa kushte që u jepte ministrave të korruptuar të Edi Ramës, e me rradhë. Miqve të McGonigal-it.
Kujtoni pak marrëdhëniet e saj me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, marrëdhënie të bazuara tërësisht vetëm në dosje reciproke. E kam denoncuar dhe do i qëndroj deri në fund kësaj.
Kjo aferë është një aferë e tmerrshme për të cilën normalisht duhet të fliste drejtësia, por ajo është nën kontrollin e plotë të partisë së krimit, drejtësia është këtu nën kthetrat e Edi Ramës.
Dje, deputeti Bardhi dërgoi padi. Përgjigja ishte zhvejkiane: na sill aktpadinë.
Nuk mjaftojnë për SKAP-in e partisë e gjithë kjo mori e pafundme e të dhënave të shtypit botëror dhe shqiptar, publikimi i vendimit të gjykatës të SHBA për hetimiun e Edi Ramës, të qeverisë, e me radhë, por duhet të gjejë Gaz Bardhi aktpadinë, që ta lexojë SKAP-i i partisë.
Kishte një mënyrë. Drejtësia duhet të fliste me drejtësinë dhe forcën më të madhe.
Drejtësia është pjesë e kësaj dosje, pasi McGonigal drekonte dhe darkonte jo vetëm me politikanë të inkriminuar si Taulant Balla, por ai takohej edhe me gjykatës, prokurorë, merrej edhe me veting, ku të dëshironte Edi Rama.
U ndala në këtë analizë, se sa herë që ta trajtosh, gjithnjë e më e zezë del. Por a përfundoi me këto përpjekja kriminale e Edi Ramës për asgjësimin e opozitës? Jo!
Një gjë duhet t’ju them ju. Edi Rama nuk njeh asnjë lloj norme, njeh vetëm një parim: frikën!
Dhe kësaj here duhet të trembet shumë. Duhet të trembet shumë nga shqiptarët, sepse ai vazhdon qëndrimin e tij kriminal për asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri dhe opozitës në Shqipëri. Vazhdon dhe beson se do ia dalë me produktet e krijuara me McGonigal-in. Dhe jo vetëm me të. Faktikisht edhe me McGonigal-in me fustan.
Duhet t’i themi gjërat se zonja njeh Alibashën publikisht si kryetar.
Pra, rrethanat janë të tilla, o sot o kurrë, duhet të ngrihemi në një revolucion demokratik, me një lëvizje të qëndrueshme gjer në largimin e këtij regjimi nga pushteti. Edi Rama është një kalbësirë që kundërmon çdo ditë turp për shqiptarët. Është një kalbësirë që kundërmon çdo ditë vjedhje për shqiptarët. Është një kalbësirë që përpiqet të bëjë gjithçka për të asgjësuar opozitën e vërtetë dhe pluralizmin në Shqipëri.
Ndaj dhe ne si grup parlamentar kemi detyrë të madhe, së pari në një debat dhe dialog intensiv me zgjedhësit tanë, t’u qartësojmë gjithçka.
Pse është jetike kjo betejë, ky revolucion. Do e dorëzojmë ne?
Kurrë! Ky revolucion nuk do dështojë kurrë. Ky revolucion do të njohë vetëm fitore. Duhet të shpëtojmë Shqipërinë nga ky njeri.
Ju jeni dëshmitarë se çfarë qëndrimesh mbahen ndaj nesh në parlament. Ju duhet të sqaroni zgjedhësit se ata nuk e dinë se në ç’mënyrë të turpshme dhe banditeske, sillet me urdhër të Edi Ramës, Linda e parlamentit. Ata duhet ta dinë se çfarë intrigash të ulëta thuren ndaj deputetëve tanë në parlament. Siç na takonte dhe siç prisnin shqiptarët dhe miqtë tanë, ne kërkuam debat, firmosëm si deputetë për të zhvilluar debat për këtë aferë që ka tronditur, ka ulur në pikën më të thellë marrëdhëniet mes dy vendeve.
Çfarë u bë?
Refuzuan në mënyrë antiligjore. Lexuan ato që kishin dhe votuan në mënyrë kriminale dhe staliniste propozimin e Alibashës për përjashtimin nga grupi parlamentar, të cilin ai e përdor si letër higjinike. Në një kohë kur rregullorja e grupit parlamentar nuk ka përjashtim, nuk ekziston përjashtimi në rregulloren e fundit e miratuar në vitin 2018 të Grupit Parlamentar. Alibasha i marrë peng me dosje, nënshtrohet verbërisht urdhrave të Lindës dhe Edi Ramës.
Çfarë do të thotë kjo, duhet t’ia sqarojmë qytetarëve: si mund të pranohet përjashtimi i katër deputetëve pa asnjë ligj, pa asnjë rregull, pa asnjë gjë. Sot nuk përjashton dot katër nxënës nga klasa.
Kurse këta sillen si banditë, si njerëz që ndajnë flligështinë më të madhe me njëri-tjetrin. Këto duhet t’ua bëjmë të qartë qytetarëve, se votat dhe besimin e tyre kemi.
Ne do ngrihemi, kjo situatë nuk mund të pranohet. Ky Parlament kryen krime të rënda kushtetuese.
Nuk ka parlament në botë, ose në Korenë e Veriut që mund të sillet në këtë mënyrë ndaj deputetëve.
Linda e parlamentit nuk duhet të flasë. Unë e kam quajtur atë Madam Vila, ju e dini.
13 milionë euro kushtoi bojatisja dhe ri-kontruksioni i ministrisë së saj, por doli në një anë me një vilë tjetër diku Edi atje në kodra. Kjo është e vërteta, unë e kam denoncuar atë. Dhe sigurisht që do të denoncohet, por nuk janë vetëm këto arsyet që e shtyjnë atë të sillet në një mënyrë kaq të ulët. Të drejtojë në një mënyrë kaq të shpifur Parlamentin, se njeriu ka një rregullore në fund të fundit.
Ajo rregullore për Parlamentin është Kushtetutë, ajo nuk shkelet, nuk thyhet.
Se më thotë Alibasha përjashtoj katër deputetë nga Parlamenti. Ne do t’ua themi zgjedhësve tanë një nga një këto. Si mund të ndodhë?
Kjondodh vetëm në një shpellë mafie, në një klub bandidtësh, në Parlamentin Rama-Linda, dhe kurrë në një Parlament serioz. Si mund të ndodhë kjo?
I teket atij që nuk përfaqëson asgjë. Që përfaqëson pengun e vet, dhe thotë unë përjashtoj këta. Me çfarë mbledhje, votë, me çfarë? Me urdhër të Edi Ramës.\
Po ne nuk mund të merremi me pengun, ne do të merremi me pengmarrësin. Nuk kemi punë me pengun, problemi është me pengmarrësin.
Vijmë te qëndrimi i fundit. Ne paraqitëm kërkesën për debat. Gjëja më normale. Na bllokuan në mënyrën më antiligjore. Dhe sot për të zevendësuar këtë, del interpelanca e Alibashës me padronin e tij. Se i bashkërendojnë. Po kjo është e turpshme. Ne nuk lëshojmë.
Ne kërkojmë me urgjencë debat në parlament për këtë çështje thelbësore.
Me Alibashën të bëjë ç’të dojë Edi Rama. Është e turpshme që ta përdorë, keqshfrytëzojë dhe diskreditojë në këtë mënyrë. E gjitha u bë për një mocion me debat, dhe tani përpiqet ta kalojë me një interpelancë me Alibashën.
Po a do e lëshojmë ne parlamentin? Kurrë. Ne do bëjmë betejë në parlament që të bindim çdo shqiptar se aty jemi të gatshëm për çdo sakrificë për të mbrojtur votën e tyre.
Nuk e lëshojmë ne parlamentin, le të marrin çdo masë, le të sillen si të duan. Ne do mbrojmë çdo gjë në interes të shqiptarëve, interesat e kombit shqiptar. Nuk mbrojmë asgjë personale, por gjithçka në interes të shqiptarëve.
Ndaj dhe të harrojnë ata se përjashtuan pesë, por ju jeni të tjerë sa 15 më shumë.
Kështu që, të përgatitet mirë Edi Rama, se lojërat me Alibashën e turpshme, se keqshfrytëzimi dhe keqpërdorimi i Lindës, nuk do ia zgjidhin problemet atij.
Jo, jo! Ai parlament ka parë të gjitha llojet e kryetarëve, por kurrë një si ajo nuk ka ekzistuar aty. Kurrë! Nuk është kjo mënyra sesi drejtohet parlamenti, por ajo është një mjerane në atë që bën. Është totalisht skllave politike e Edi Ramës dhe sillet pa ligj, pa parim, pa asgjë.
Ndaj dhe mbetet, të dashur deputetë dhe deputete, që ne të shumëfishojmë aktivitetin tonë parlamentar dhe të përballemi me këtë bandë, që nuk ka Kushtetutë, nuk ka ligj. Ne dërgojmë ligje.
Me shumë të drejtë njerëzit thonë, ore po këta bëjnë ligje këta deputetët apo jo.
Mohohet e drejta parlamentare. Mohohet e drejta kushtetuese. Pa u votuar.
Këta sillen në një mënyrë brutale. Kurrë është sjellë kështu partia e tyre në ’91, që ishin shumicë, ne ishim pakicë. Po ato rregulla që ishin shkruar aty, ndiqeshin. Këta janë më të egër se etërit e tyre, sepse janë thellësisht të inkriminuar. Dhe ata ishin të inkriminuar, por në një mënyrë rrjedhjen nuk e ndaluan, edhe ecin.
Kurse ky tani, i inkriminuar gjer në palcë para drejtësisë amerikane dhe shqiptare, ky është i aftë të bëjë çdo gjë. Po shqiptarët nuk do ta lejojnë këtë.
Ndaj dhe në datën 11, ora 12:00 e këtij muaji do të jetë dita e revoltës, e protestës, e fillimit të revolucionit më të fuqishëm që Shqipëria ka njohur në të gjithë historinë e saj. Revolucion paqësor, por edhe revolucion në të cilin shqiptarët do të përmbysin monizmin e bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen etmerrshme të tyre.
Faleminderit!