Berisha: Edi Rama, jep dorëheqjen, kjo do jetë motoja jonë gjer në rrëzimin e tij! Bashkohuni me ne nesër në ora 11 te bashkia, të enjten në ora 10 para parlamentit

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij përpara protestuesve në rrugën e Shpresës, është shprehur se u bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të ngrihen, të lënë çdo gjë, të dalin në protestë nesër në ora 11 para bashkisë, të enjten në ora 10 para parlamentit.

Duke komentuar investigimin e RAI-3 dhe shkrimin e Bild, kryedemokrati Sali Berisha tha se, Shqipëria sot në mediat ndërkombëtare është e damkosur përfundimisht si narkoshteti më i rrezikshëm në Europë dhe i parë. ‘U bëj thirrje nga zemra të rinjve shqiptarë, ngrihuni, mos pranoni të dorëzoni vendin tuaj në narkoshtet’, tha Berisha.

Kryedemokrati Sali Berisha i bëri thirrje Edi Ramës që të japë dorëheqjen menjëherë. Sipas tij, kjo do të jetë motoja e demokratëve deri në rrëzimin e Edi Ramës.

FJALA E PLOTE:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të zjarrta ju misionarëve të vërtetë të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe kombëtar.

Oratorëve për fjalimet e tyre, me të cilat përcjellin të vërteta në të katër anët e vendit.

Miqtë e mi!

Sot fjalimi im para jush ka vetëm një fjalë: protestë, protestë, protestë dhe vetëm protestë.

Sot në emër tuaj u bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të ngrihen, të lënë çdo gjë, të dalin në protestë nesër në ora 11 para bashkisë, të enjten në ora 10 para parlamentit

Miqtë e mi!

Sot thirrja e çdo shqiptari të ndershëm, e çdo atdhetari, e çdo qytetari që e do këtë vend, vend të denjë dhe jo të mposhtur nga mafia e drogës, jo të sunduar nga mafia e drgoës, është një dhe vetëm një, të bashkohemi në protestë, në protestë dhe vetëm në protestë.

Iu bëj thirrje qytetarëve që ndjekin me pesimizëm gjendjen në vend, hidhni mënjanë pesimizmin tuaj, nxirrni përpara guximin tuaj dhe do e shihni se si do shumëfishohen forcat tuaja.

Do shihni se si fitorja do jetë në duart tona.

U bëj thirrje qytetareve dhe qytetarëve që për një arsye apo për një tjetër shohin me indiferencë, qëndrojnë indiferentë ndaj narkoshtetit dhe narkodiktaturës në Shqipëri, ngrihuni sepse kjo mafie mizore, më e pashpirta e të gjitha llojeve, nuk kërkon asgjë tjetër nga ju përveç indiferencës që i dhuroni.

Dilni nga indiferenca juaj, bashkohuni me ne nesër në ora 11 te bashkia, të enjten në ora 10 para parlamentit.

Të përballemi dhëmb për dhëmb me mafien kriminale.

Të përballemi dhëmb për dhëmb me hanxharët e saj.

Të qëndrojnë të pamposhtur në virtytet tona, në guximin tonë, në të drejtat tona.

U bëj thirrje nga zemra të rinjve shqiptarë, ngrihuni, mos pranoni të dorëzoni vendin tuaj në narkoshtet.

Çlironi Shqipërinë nga narkoshteti që po i bën gjëmën kombit dhe vendit.

Emrit, nderit dhe dinjitetit shqiptar!

U bëj thirrje të gjithë punonjësve, të cilët nuk ndajnë me zyrtarët e narkoshtetit moralin e tyre, të ngrihen kudo që janë, të bashkohen në mënyrë që të bjerë sa më shpejt kjo ngrehinë mizore e shëmtuar që është vendosur mbi shqiptarët, e Edi Ramës dhe kriminelëve të tjerë.

Miqtë e mi!

Shqipëria sot në mediat ndërkombëtare është e damkosur përfundimisht si narkoshteti më i rrezikshëm në Europë dhe i parë.

Narkosi, ai që në rast se ju kujtohet, 8 vite më parë, 9 vite më parë, unë e thërrisja si Noriega e Shqipërisë në parlament dhe kudo, vazhdon të qeverisë, vazhdon betejën për shkatërrimin e opozitës.

Rekrutoi McGonigal, ambasadorë, diplomatë, zyrtarë, i ndërseu kundër opozitës shqiptare vetëm t’i mbyllte asaj gojës që denonconte narkoshtetin.

Po ja ku jemi sot në shesh të mejdanit, përballemi me të me të gjitha mjetet gjer në fitoren tonë.

Sot unë ftoj çdo demokrate dhe demokrat t’i dalë zot të shkuarës së tij.

T’i dalë zot investimit të tij.

T’i dalë zot virtyteve dhe idealeve të tij.

Të ngrihet kudo që është për të përmbysur narkoshtetin mizor që po shfaros shqiptarët.

Cilido që e ndjen veten demokrat, o sot o kurrë në shesh betejë!

Nesër në ora 11 te bashkia, të enjten në orën 10 te parlamenti.

Nuk ka rrugë tjetër veçse Shqipëria në protestë, veçse Shqipëria në mosbindje civile, veçse Shqipëria në fitore.

A do të pranojmë ne më shumë, më tutje të tolerojmë pamëshirësinë e mafies së krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve?

Qytetare dhe qytetarë!

Ju ftoj të ngriheni, ju siguroj se dhjetë koka po të keni, po i shtrive qafën mafies, të dhjeta do ua presë.

Prandaj o sot o kurrë, duhet të jetë thirrja jonë për nderin tonë, për dinjitetin tonë, për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Edi Rama, jep dorëheqjen, kjo do jetë motoja jonë gjer në rrëzimin e tij.

O sot o kurrë, të bashkuar!

Sot opozitarë dhe opozitare, prova jonë është beteja jonë në shesh.

Prova jonë është beteja në rrugë.

Prova jonë është përballja dhëmb për dhëmb, fyt për fyt me këta kriminelë që po shkatërrojnë Shqipërinë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale