Berisha: Edi Rama i tmerruar nga protesta, anuloi pushimin e administratës, se ata do të derdheshin në shesh

KRYETARI I PD, SALI BERISHA TAKIM ME BANORË TË DEGËS 1 DHE 3 NË TIRANË

Të dashur demokrate e demokratë të pranishëm në këtë sallë. Demokrate e demokratë të mbarë Shqipërisë. Zotërinj e kryetarë të degëve, Hasani dhe Demushi, znj. Edith Harxhi, z.Aldo Bumçi.

Të dashur miq, ne mblidhemi sot në këtë takim për të diskutuar mbi dy zhvillime jashtëzakonisht të rëndësishme në jetën tonë, si një popull opozitar dhe si opozitë të cilat janë: zhvillimi për herë të parë në këtë formë e Primareve në Shqipëri, dhe natyrisht nuk mund të ndodhte në një parti tjetër, përveç Partisë Demokratike. Dhe problemi i dytë, po i një rëndësie të jashtëzakonshme është protesta e thirrur për popullin opozitar, për demokratët dhe mbarë popullin opozitar në datën 6 dhjetor në një eveniment jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Në një ditë që në Tiranë vijnë dhe mblidhen liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, dalja jonë në bulevard, mbushja e bulevardit dhe e Tiranës me popull opozitar është një përshëndetje do të thoja, një akt mikpritjeje për të gjithë ata përfaqësues të vendeve demokratike që në 30 vite i kane dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Por, nga ana tjetër, dalja jonë në protestë në datën 6 dhjetor është njëkohësisht një detyrim, mision për të përfaqësuar në atë protestë dhe për të shprehur të gjitha të vërtetat e fshehura të realitetit shqiptar.

Të gjitha problematikat e thella të krijuara nga një regjim i cili pas diktakturës hoxhiste është edhe regjimi më i urryer për shqiptarët në tërë historinë e tyre, regjimi i Edi Ramës.

Ne dalim në shesh, për t’ju provuar miqve që vijnë nga mbarë Europa dhe bota, mbi 1 mijë gazetarë, se pas lustrës, mashtrimeve dhe manipulimit, pas gënjeshtrave dhe propagandës false të bazuar në dhjetëra dhe qindra milionë euro lobime, etj., qëndron një Shqipëri tjetër, qëndron një komb që po pakësohet më shpejt se në çdo luftë, epidemi në tërë historinë e tij.

Qëndron një komb, të cilit makineria shtetërore i vjedh çdo ditë buxhetin, pasuritë publike, pasi i ka vjedhur votën, i ka rrëmbyer dhe shpresën. Qëndron pra një komb, defakto në këtë gjendje siç është të ardhme nuk ka, sepse e ardhmja po emigron masivisht. Të rinjtë shqiptarë largohen më shumë sesa të rinjtë sirianë që janë në luftë civile. Përveç kësaj, qytetarët varfërohen, çdo muaj dhe vit e më shumë, ndërkohë qeveritarët pasurohen.

Ndërkohë është shkëputur totalisht një raport që ekziston midis qeveritarit dhe qytetarit. Një detyrim madhor që çdo qytetar i zgjedhur ka të votojë sesi mund të ndryshojë për mirë jetën e qytetarëve që e kanë votuar atë.

Ju, ndoshta e keni ndjekur, ndoshta jo parlamentin të enjten e kaluar. Një seancë që do ua them këtu, jo sikur të ishin përfaqësuesit tuaj të zgjedhur, njerëz që mendojnë për interesat kryesore tuajat, por sikur të ishin hajdutë, hajdutë dhe vetëm hajdutë!

Çfarë bënë? Me një shpejtësi të rrufeshme sollën grabitjen e portit të Durrësit, pasurisë më të çmuar që kanë sot shqiptarët. Morën 200 hektarë, tokë e truall në pjesën më të kushtueshme të Durrësit. Vendosë të mbyllin portin i cili përpunon 4.8 milionë ton mallra në vit. Port i cili ka kapacitet të shkojë deri në 8 milionë ton. Port që ka qenë portë e vërtetë e Shqipërisë drejt perëndimit, por edhe i perëndimit drejt Ballkanit.

Çfarë ndodh me këtë? Vlora është mbyllur, Saranda i njëjti at dhe tani Durrësi. Çfarë do që të thotë secili prej jush dhe çdo qytetar shqiptar do paguajë çmimin e transportit të mallrave për shqiptarët nga Tivari, nga Igumenica, nga Selaniku.

Po, pse? Sepse një njeri, kryeministër ka vendosur të lumturojë veten dhe klanin e tij duke përvetësuar me një arab, pa garë dhe pa asgjë, 200 hektarë tokë, me një vlerë të paktën minimumi 3 miliardë euro të ndërtojë aty parajsën e tij me 12 mijë e 600 apartamente duke i ndërtuar pa asnjë taksë, edhe pse ai që ndërton në Ersekë, apo në Korçë, apo kudo paguan TVSH, paguan të gjitha taksat.

T’i paguajë ato, të lajë paratë e pista të të gjitha klaneve të drogës. T’i shesin të gjitha në themel dhe në ajër dhe të përfundojë si arabi i tij multimiliarder. Kjo është e vërteta e Portit të Durrësit! Duke shkelur çdo ligj dhe duke shkelur Kushtetutën, duke shkelur ligjin e prokurimeve, duke shkelur marrëveshjen e Stabilizim Asiocimit, që e detyron Shqipërinë të jetë gjithmonë në garë të hapur.

Pra, çfarë ishte nata tjetër, e enjtja tjetër? Ishte natë hajdutësh! Natë, ndër më të neveritshmet në historinë e një parlamenti.

Buxheti që a të bëjë me shkollën e fëmijëve tuaj. Ka të bëjë me spitalin e njerëzve tuaj që kanë nevojë për mjekim, ka të bëjë me bizneset tuaja, ka të bëjë me infrastukturën dhe me çdo gjë tjetër të këtij vendi. E kaluan pas orës 12 të natës, që ju të mos e shihnit atë që po ndodhte. Që ata të kryenin krimin. Ta vidhnin buxhetin pa u shpërndarë akoma.

Opozita paraqiti 23 amendamente, Asnjë prej tyre nuk ishte me abuzivitet, apo me tepricë, jo. Në një amendament, kërkova rritje me 25% të rrogave, pasi 11% janë inflacion dhe deakto ishte rritje 14%. U kërkua rritja po kaq e pensioneve. U kërkua heqja e tvsh për ushqime, për të ul çmimin e kafshatës, heqja e akcizës. Pra, një seri masash që vërtetë jepnin një ndryshim në buxhetet e familjarëve të shqiptarëve. Që të gjitha u refuzuan! Të gjitha me karton të kuq njëri pas tjetrit, sikur të mos ishin njerëz. Sikur të mos ishin prindër. Sikur të os kishin njerëz të sëmurë. Sikur të mos kishin njerëz në nevojë. Hodhën poshtë çdo propozim!

Po çfarë ishin ato t’ua them unë juve? Propozimi për rritjen e rrogave 25% kushtonte shtesë 23 miliardë lek, 210 milionë euro. Por këta kishin vjedhur, sipas kontrollit të lartë të shtetit, jo sipas nesh. Sepse sipas nesh shuma është shumë më tepër. Por kontrolli i lartë i shtetit i nxjerr këta se kanë vjedhur në 8 muaj 122 miliardë lekë. Dhe absolutisht është më shumë, sepse i lexova shifrat dhe nuk ishin aty brenda 250 mijë ton, të cilën s’mund ta bëjë askush kurrë përveç qeverisë dhe qeveritarëve.

Të gjitha propozimet që u bënë nga opozita kushtonin gjithësej 51% të parave që ata kanë vjedhur në 8 muaj. Unë ua thashë aty, unë e di që shumë prej jush keni dorë, por jo të gjithë keni dorë. Atëherë, pse votoni të gjithë së bashku kundër këtyre propozimeve? Të gjithë si kopej! Duhet të rrimë duarkryq? Jo!

Ne duhet të dalim në 6 dhjetor, të bëjmë të pranishme përpara europës dhe botës situatën dramatike që kemi në Shqipëri. Ne duhet të dalim në 6 dhjetor, pasi ne që po largohemi jemi shndërruar në njerëz të varkave, jemi shndërruar njerëz të varkave, sepse jemi njerëz të vjedhur, prandaj jemi të varfër dhe prandaj po ikim. Kjo është e vërteta, sepse tokë më të pasur se kjo tokë nuk ka. Absolutisht! Sepse kur kryeministri merr plaçkë portin mijëravjeçarë, këtë nuk e ka bërë asnjë kolonizator, dhe ky do të ndërtojë Dubain e tij.

Kam 2 javë që denoncoj një vjedhje të jashtëzakonshme që u bëjnë europianëve këta. Në një aspekt protesta jonë ndaj këtij regjimi është për të gjithë qytetarët e ndershëm.

Çfarë bëjnë këta. Me call centerat e këshilltarit të Olta Xhaçkës, të ministres strategjike, ftojnë qytetarët Europianë që blini Bitcoin, vendoseni në këtë aplikacion dhe ne do të ua konsiderojmë 25% më shumë. Ka njerëz gënjehen, që besojnë nuk e dinë që kjo është një mafie e tmerrshme dhe blejnë bitcoin, e vendosin në aplikacion dhe besojnë se e kanë aty, por nuk e kanë kurrë më.

Të gjithë këto call centera të patronuar nga Olsi Rama. Punonjësve u thonin mos kini merak se qeveria nuk ju ngacmon. Dhe më pas bitcoin përfundonte në kuletën dixhitale të mafias që organizon këtë. E pastaj ku? Kthehej në para cash me paratë e pista që sillnin nga kartelet e Ekuadorit, Meksikës dhe të gjitha bandat e kokainës dhe pjesa tjetër që nuk kthehej, përfundonte në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pra, e shihni se në çfarë cikli, këta pasuroheshin me të gjitha mënyrat? Me ato para duan të shesin apartamentet e Dubait këtyre, për qytetarët votonin amendament për amendament, sikur nuk kishte fëmijë, të sëmurë, prindër, njerëz që vuanin, të gjithë votonin kundër.

Edhe ne të votojmë në datën 6 në prani të të gjithë Europës kundër kësaj qeverie që plaçkit e vjedh popullin e vetë.

Edi Rama është tmerruar nga protesta dhe po të keni vënë re ju, të gjitha antenat e tyre, të gjithë gazetat dhe portalet e tyre, duan ta paraqesin sikur po bëhet kiameti në datën 6.

Në datën 6 është triumfi i popullit opozitar, i cili do t’i thotë Europës dhe botës se ky kryeministër është një mafie, është një mafioz i rrezikshëm për popullin e tij, se kjo qeveri është mafioze.

Se vërtetë ju jeni në Shqipëri, por ato institucione perëndimore që vlerësojnë funksionimin e shtetit ligjor, kanë gjetur Shqipërinë që është. 53 vende nën Kosovën, sepse Kosova zbaton ligjin, që do të thotë barazi para ligjit, garanci për të drejtat e njeriut. Nësë Shqipëria është nën Kosovën 53 shkallë.

Po nuk ndalet me kaq. Është 4 vende poshtë Vietnamit komunist. Vietnami me Kushtetutë është vend komunist, ai nuk e fsheh. Partia komuniste e Vietnamit është partia sunduese me ligj. Pavarësisht se aty është monizëm komunist, sërish zbatimi i ligjit është më i mirë sesa në Shqipëri. Sepse ligji për qytetarët nuk ekziston.

Shkoni ju në gjykata, nuk fitohen procese kundër qeverisë më, të gjitha i fiton me telefon Edi Rama me Engjëll Agaçin. Kjo është pra e vërteta! Ky pra është një motiv tjetër themelor që në datën 6 të protestojmë jo vetëm për veten tonë për çdo shqiptar që nuk mund të jetë i pranishëm aty.

E morët vesh çfarë bëri. E anuloi ditën e pushimit për administratën, sepse u tmerrua, sepse administrata mund të dilte në protestë me ne. I bëj thirrje administratës të vijnë tek ne, të gjithë pensionistët dhe fëmijët që nuk i kanë në punë. Kur kuptoi që administrata e tërë do të derdhej në shesh, e anuloi tha ka qenë lajm i rremë, në një kohë kur ata ishin njoftuar të gjithë.

Atë sukses të pamerituar që ai ishte pregatitur t’ua tundtte shqiptarëve në mënyrë të neveritshme, t’ia shndërrojmë në kallp, ta diskreditojmë, ta demaskojmë, t’i themi të vërtetën 1mijë gazetarëve që janë në Tiranë dhe të gjithë botës dhe të gjithë Europës. Faleminderit shumë!

FJALA PËRMBYLLËSE

Ju falenderoj shumë për diskutimet, por edhe pyetjet jashtëzakonisht thelbësore që keni bërë, dhe po përpiqem që t’u jap përgjigje një e nga një.

Çfarë do të bëhet me gjykatën? Tani, ne jemi këtu njerëz politik. Ne do t’u përmbahemi të vërtetave. Ne nuk kemi asnjë problem me gjykatën. Gjykata ka vendosur, ka vërtetuar kuvendin e 11 dhjetorit, ka miratuar statutin, procesverbalin dhe procedurat e atij Kuvendi.

Jashtë këtij vendimi, gjithçka tjetër ka vetëm një emër i cili quhet Edi Rama. Demorkrate e demokratë. Kjo është një çështje për ekzistencën, ose jo të PD. Me fjalë të tjera, kjo është një çështje për jetën ose vdekjen e saj. Në ç’kuptim?

Edi Rama do me çdo kusht, që flamurin tonë, flamurin që përmbysi diktaturën komuniste, flamurin që tansformoi Shqipërinë, t’ja japë një vegle 2 përqindëshe dhe të asgjësojë PD në një akt të verbër hakmarrjeje.

Ju duhet ta dini se më 20 shkurt të vitit 1991, Edi Rama me autoblinda, bashkë me sojin e sorollopin e tij, kanë mbushur bunkerët e Zallherit, etj., nga frika e qytetarëve, dhe tani ai kërkon të hakmerret ndaj nesh. Ne jemi këtu, dhe unë nuk pajtohem me këtë gjë, unë nuk jam dakord që ne të dorëzojmë flamurin. Unë jam dakord që ne të bëjmë çdo betejë për të mbrojtur flamurin tonë.

Në qoftë se ai kërkon siç po bën, të na asgjësojë ne, edhe në do të bëjmë gjithçka ta asgjësojmë. Çdo demokrat duhet të jetë i pregatitur. Sali Berisha nuk është në mënyrë absolute i prirur të dorëzojë flamurin e PD-së. Jo!

Mos ta marrim fare këtu problemin me gjykatat Gjykata ka vendosur, Edi Rama e urdhëron që të mos rregjistrojë asnjë akt antiligjor, antikushtetues. Të mos rregjitstrohet në rregjistrin që është akti më formal. Edi Rama i bën të gjitha këto për të na zhdukur ne, pasi e ka shtruar votën fiktive, siç e thatë ju shumë bukur: votoni si të doni, se unë rezultatin e nxjerr si të dua.

Tani do që t’i japë këtë goditje pluralizmit dhe ta shndërrojë në një pseudo-pluralizëm.

Pra, ne vijmë këtu tek ekzistenca jonë. A duhet ne të ekzistojmë? Unë them se ne kemi 1 mijë arsye të ekzistojmë! Dhe ata të cilët u përpoqën, shqiptarë dhe jo shqiptarë, ata janë anti-demokratë, ata janë mafie, nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat e lirisë.

PD është shtylla kryesore e pluralizmit në Shqipëri. PD ka përmbysur komunizmin. Misioni i saj absolut kryesor është përmbysja e monizmit Edi Ramës. Ata që mendojnë se duke na marrë flamurin, atë s’ia dorëzojmë kujt ne. Të pregatitet për betejë si ta dojë. Unë e di që ka shumë që nuk janë dakord me këtë, por e di që ka mijëra e mijëra demokratë që janë dakord me mua dhe që janë të vendosur të sakrifikojnë për flamurin e tyre.

Lidhur me gjykatën, s’kemi punë më gjykatën. Kemi punë me Edi Ramën, vetëm me Edi Ramën, nuk kemi punë me askënd tjetër, me asnjë tjetër. Edi Rama është ai që kërkon të marrë flamurin e PD. Ia garantoj që do mjerohet për këtë. Ne do qendrojmë për të mbrojtur pluralizmin politik në Shqipëri, kjo është e gjitha për problemin tonë.

Shumë e drejtë ajo që thatë. Ky ka një taktikë! Bie në një skandal, do bëj vetë një skandal tjetër që të harrohet skandali i parë. Kjo është e vërteta! Ndaj dhe, nuk ka rrugë tjetër përveç largimit të tij. Ndaj dhe në mënyrë absolute, ky me votë nuk largohet, ky largohet me potesta të fuqishme popullore. Ne i qendrojmë kësaj linje dhe nuk lëvizim nga kjo linjë.

Për t’i dhënë përgjigje dhe pyetjes tjetër. Çfarë do bëhet me votën? Ky është armik i votës. Dhe unë e njoh jo pak atë, mos mendojë kush se ai ndryshon. Ai përkundrazi, në atë keqësinë e tij psikologjike, ai është në çdo moment i aftë të kryejë çdo ligësi.

Përveç kësaj, kini parasysh diçka tjetër Edi Rama ka firmosur, e ka me firmën e tij në aferën e inceneratorëve, një vepër madhore penale. Ka firmosur kontratën të cilën institucioni shtetëror i specializuar në atë fushë i thotë se kjo praktikë është e paligjshme. Se negociata të mbyllura nuk ekzistojnë në ligjin shqiptar. Ka firmosur për djegësat. Po kur e bën një kyeministër këtë thonii ju? Po nuk e bën kurrë ai. As për vëllanë e vetë nuk e bën. E bën vetëm për veten e tij. Kur ai do të mbushë valixhet e tij me dhjetëra e mijëra qindra milionë euro.

Ai e ka bërë këtë, duke i thënë institucionit kryesor të linjës që nuk bëhet. Nuk ka kryeministër në botë që e firmos atë. Kryeministri vërtetë është i fuqishëm, por jo mbi ligjet. Kurrë mbi ligjet! Ky e ka bërë këtë. Ky për këtë ka të paktën 30 vite burg. Të paktën, për të mos thënë një seri dosjesh tjera që i rëndojnë atij. Nuk e dorëzon ai, se ai e di që do të përfundojë drejt e në burg.

E keni vënë re ju betejën që zhvillohet drejt skrapit të partisë. Në një anë ky thotë, mos harro se të ka krijuar partia, në anën tjetër guvernatorja sikur e ka, e ka skrapi sikur e ka seksion të ambasadës, ky sikur e ka seksion të PS.

Sepse aferat, dosjet janë përvëluese në shkallën më ekstreme. Ndaj duhet ta kemi të qartë. Edi Rama duhet të përballet me vrullin e një lëvizje të fuqishme popullore për t’i dhënë vendin që i takon

Pyetje thelbësore, çfarë do të bëni që salla të ketë të rinj? Do bëjmë gjithçka që të ngjallim besimin se Shqipërinë e bëjnë shqiptarët. Se shqipëria është një vend i beluar me një potencial të jashtëzakonshëm.

Ju përmendët rrogat, pensionet, por krahas tyre janë ndërtuar 11 mijë kilometra rrugë, mbi 1 mijë shkolla dhe kopshte, qindra e qindra ujësjellësa e kanalizime. Që të gjitha duke marrë një borxh, 50% më të ulët që kanë marrë këta, të paktën 50%.

Çfarë ndodh? Këta ndërtojnë 1 km rrugë e ndërtojnë me një çmim të tetëfishtë që e ndërtonim në dhe që e ndërton Europa. Të jemi të sinqertë, ne rrugët i kemi ndërtuar me kompani europiane dhe amerikane.

Autostrada Farkë-Elbasan është përfunduar e tëra me 255 milionë euro. Kur në dorëzuam pushttin nga Iba plus tunelin deri në Bradashesh, autostrada ishte inaguruar. Mbetën 7 km nga Iba në Farkë, çdo kilometër i asaj distance ka kushtuar dyfishin e kilometrit të tunelit të Krrabës. Por nuk mund të ndodh kund në botë përveçse në Shqipërinë e hajdutëve të tillë. Dhe për këtë arsye rruga shkoi në 430 milionë euro. Ndaj dhe sigurisht, këta nuk rrisin rrogat, nuk rrisin pensionet, nuk rrisin ndihmën ekonomike dhe investojnë për të vjedhur.

2007-2014 për shkak të klimës së biznesit të favorshme të ndryshimeve në rroga e pensione etj., të hapjes së dyerve të universitetit dhe të përdorimit të një mesatareje të pranuar plotësisht për të rinjtë. E vërteta është që numri i popullatës në Shqipëri u rrit çdo vit. Një politikë e veçantë do të bëhet për të stimuluar suksesin e të rinjve në biznese, punësimin e tyre, shkollimin e tyre, dhe unë kam bindjen më të thellë se Shqipëria ofron çdo potencial për t’i bërë të nëpërkëmbur, për t’i bërë të begatë qytetarët e saj.

Po shkatërrohen fermat. Është një gjendje dramatike larg qyteteve, po të shkoni në fshatra, nuk ka mjerim në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ç’po ndodh? Therrje, janë therrë deri në vitin 2021 se kam statistikën, 100 mijë lopë rrace. Këto 8 muaj janë rrit me 40% importi i zarzavateve të gjitha nga Serbia, se aty e kemi ballkanin. Ndërkohë, serrat e zarzavateve masivisht mbyllen dhe shkatërrohen.

Në vitin 2013 u bëmë eksportues qumështi. Tani importohen mijëra tonelata qumësht pluhur nga Beogradi. Prandaj, sigurisht që ne i rikthehemi sumbvencionit të plotë për prodhimin e të gjitha produkteve bujqësore dhe blegtorale të vendit. Këtë e bën çdo vend që do të zhvillohet. Çdo vend që synon të krijojë të mira për qytetarët e tij aty ku janë dhe ne do ta bëjmë këtë.

Primaret, unë vlerësoj qendrimin edhe vlerësimin që ju bëni. E vërteta është që ne i kemi vendosur këto, sepse kemmi bindjen më të thellë që asnjë shoqëri nuk zhvillohet dhe nuk civilizohet në rast se nuk voton. Vota është dinjitet dhe Primaret janë rikthimi i dinjitetit të anëtarëve të PD. Pse do t’ua zgjidhja unë ju kryetarin e bashkisë, këshilltarin apo deputetin, do ta zgjidhni ju vetë dhe ai që zgjidhet nga ju, ai ju detyrohet pafundësisht juve dhe jo mua. Unë kam detyra të tjera.

Kështu që, e zhdërvjelltësojmë dhe e bëjmë përfaqësimin më të mirin të mundshëm që mund të bëhet. Rikthejmë pushtetin, dinjitetin te anëtarësia. Dhe kryetari, kryesia nuk humbet asgjë, përkundrazi. Ka 1 mijë detyra të tjera për të bërë, për të justifikuar besimin tuaj. Në tërësi kanë ecur mirë, kemi patur e ndonjë problem, nuk më vjen mirë. Është detyra jonë që një procedurë të përpiqemi ta përsosim, dhe jo ta dëmtojmë siç ka ndodhur në ndonjë rreth, por në tërësi kanë ecur shumë shumë mirë.

U jam mirënjohës të gjithë atyre që morën pjesë në garë, që ndjekin garën. Jam mirënjohësa për të gjithë ju anëtarët, simpatizantët e PD që i keni mirëpritur kandidatët dhe do votoni në Primaret tuaja.

Tani pyetja tjetër, te blerja e votës. Po nuk hoqëm Edi Ramën, zgjedhje të lira nuk ka. Nuk mund të gënjejmë veten ne, e kam thënë dhe e them. Gabimi më fatal i atij që drejtonte PD ishte 27 prilli. Në 27 prill ai duhet t’u bënte thirrje ju t’i dilnim zot votës që na e morën dhe të shihte Edi Rama e gëzonte apo jo votën tonë. Ne do të votojmë. Nuk mund të lejoj më këtë rrokullisje, se nqs ju e pyesni Sali Berishën, si ka mundësi që po na ndodhin gjithë këto gjëra në këto kaq pak vite? Si ka mundësi që zbritëm 4 shtetë nën Vietnamin dhe 54 shtete nën Kosovën, si ka mundësi?

Shkaku i parë dhe më madhor se na vjedhin votën, na rrëmbejnë votën. Pa votë të lirë, s’ka shtet ligjor. Pa votë tëlirë s’ka barazi para ligjit, pa votë të lirë nuk ka drejtësi, pa votë të lirë nuk ka ekonomi tregu të lirë. Pse po e them këtë? Po e them që të os emi iluzione. Betetjat i kemi të vështira, por plotësisht të mundshme dhe të fitueshme. Ne do fitojmë! Faleminderit shumë!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale