Berisha: Edi Rama është një kriminel në kërkim, prandaj shqiptarë ngrihuni, të mos mbajmë turpin në Tiranë. Mos prisni që ta dënojë Damani, ai është skllav i tij

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën si kryeministrin me korrupsionin më gjigant që ka sot në Europë.

Në ditën e 26 të protestës së mbështetësve të kreut të opozitës kundër vendimit politik të dhënë ndaj tij me arrest shtëpie nga gjykata e dirigjuar nga Rama, Berisha siguroi demokratët se ‘sot në ‘Rrugën e shpresës’, po zhvillojnë një betejë para së gjithash për dinjitetin e shqiptarëve.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati tha se, sot në këtë betejë opozita është krejt tjetër dhe se bota mësoi se Edi Rama i tmerruar nga vendosmëria e opozitës për të rikthyer zgjedhjet e lira, mësoi se ka nisur reformën me pengBashën, me turpin e politikës shqiptare në 32 vite.

Berisha u bëri thirrje shqiptarëve të grihen dhe të mos e mbajnë më turpin në Tiranë dhe të mos presin që ta dënojë drejtuesi i SPAK, Altin Dumani pasi ai është skllavi i tij.

FJALA E PLOTE:

Mirëmbrëma dhe mirënjohjen time më të pakufishme, nderimin tim më të madh për këtë betejë epike, këtë betejë të të një rëndësie vendimtare për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në ‘rrugën e Shpresës’ në betejën tuaj janë burimet më kryesore të inkurajimit, të trimërimit, të shqiptarëve, të ndriçimit të mendjes dhe zemrave të tyre.

Të dashur miq!

Në një kohë të shkurtër me qëndresën tuaj, guximin tuaj, ju u shndërruat në burimin më kryesor të shpresës së shqiptarëve, sepse ju po zhvilloni një betejë pa kthim, një betejë të drejtë.

Këtu në rrugën e shpresës përballet përpjekja e madhe e juaja për mbrojtjen e lirisë dhe pluralizmit me monizmin e shëmtuar, me armikun e egër të lirive dhe dinjitetit njerëzor.

Këtu në këtë rrugë përballet mbrojtja e interesit kombëtar të shqiptarëve, me armikun e egër të qenies së shqiptarëve, interesit të tyre kombëtar, me Edi Ramën, regjimin e tij që po përzënë shqiptarët çdo javë, muaj si një pushtim i egër nga vendi i tyre.

Këtu në këtë rrugë, në rrugën e Shpresës përballen çdo natë antikorrupsioni i njerëzve të ndershëm, që jetojnë me djersën e tyre, i njerëzve të guximshëm që vërsulen kundër hajdutëve të qeverisë me në krye Edi Ramën.

Përballet antikorrupsioni me korrupsionin më gjigant që sot ka Europa.

Përballet antikorrupsioni me me hajninë, vjedhjen më të madhe që u bëhet qytetarëve në Europë, qytetarëve shqiptarë nga Edi Rama.

Sot në rrugën e shpresës ju zhvilloni një betoj para së gjithash për dinjitetin tuaj, të shqiptarëve.

Pa votë të lirë nuk ka dinjitet njerëzor, nuk ka dinjitet kombëtar.

Me kauzën tuaj të drejtë, me idealet fisnike që mbroni, me vizionin kthjellët që keni, ju jeni luftëtarë, misionarë të të ardhshmes së Shqipërisë, të Shqipërisë së fitores, të Shqipërisë së shpresave të rinjve shqiptarë, ëndrrave të tyre të bukura.

Të dashur qytetarë dhe qytetare!

Një kauzë e drejtë nuk mposhtet kurrë, ajo mund të njohë ndonjëherë vështirësi, por ajo është e pamposhtur, për aq sa është e vërteta e pamposhtur.

Dy muaj më parë, grupi i deputetëve të PD nisi një betejë në parlament. 43 deputetë një betejë pa kthim, një betejë për mbrojtjen e të drejtave tuaj kushtetuese, për mbrojtjen e pluralizmit parlamentar.

Kjo betejë nisi në mënyrën më të pazakontë, me mjetet e mosbindjes civile të papara gjer atëherë në parlamentin shqiptar.

Grumbuj karrigesh, tymues, zhurmues, që të gjitha me një qëllim të vetëm për ti thënë parlamentit monist se mbi ne nuk kalon dot kurrë.

Kurse ju shihnit lakejtë e qeverisë në studiot televizive që shfaqeshin të turpëruar me këto akte të opozitës dhe jo me monizmin e shëmtuar të Edi Ramës.

Ju në studiot televizive dëgjonit çakejtë dhe lakejtë e qeverisë të cilët përpiqeshin të diabolizonin, të vinin në bankën e akuzës betejën pa kthim, epike të deputetëve të opozitës.

Deputetët e opozitës në sallën e parlamentit nuk donin të krijonin grumbullin e karrigeve, as dhe të përdornin tymues e zhurmues, por ato ishin thirrja e fuqishme, ishin klithëm e mosbindjes civile të tyre për të mbrojtur parimet e shenjta të kushtetuese të pluralizmit, për të ju mbrojtur ju dhe dinjitetin tuaj, të drejtat tuaja.

Ku jemi sot?

Sot në këtë betejë opozita është krejt tjetër.

Sot mbarë bota mësoi se Edi Rama i zhytur në afera të tmerrshme korruptive është i gatshëm të asgjësojë parlamentin për të mos u hetuar.

Gjithë bota mësoi se Edi Rama i tmerruar nga vendosmëria e opozitës për të rikthyer zgjedhjet e lira, mësoi se ka nisur reformën me pengBashën, me turpin e politikës shqiptare në 32 vite.

Por miqtë e mi!

Dy ditë më parë institucioni më i specializuar në botë për zgjedhjet e lira ODIHR lëshoi një thirrje, dëgjoi zërin e deputetëve të opozitës, i tha Edi Ramës se loja me turp opozitën, se loja me peng opozitën nuk kapërdihet.

Se modeli i reformës zgjedhore bipartizan kur PD-ja qeveriste ishte modeli më i mirë, ishte shembull për mbarë rajonin.

U ndala në këto momente për të theksuar se një kauzë e drejtë nuk mposhtet kurrë.

Kauza juaj e drejtë nuk mposhtet kurrë dhe ju garantoj ju se, shqiptarët mendjen, zemrën, veshin e kanë te ju.

Sytë i kanë te ju.

Çdo ditë e më lart ngrihet emri juaj.

Çdo ditë e më shumë shndrit beteja juaj, për kauzën që mbron, për vizionin që ofron.

Çdo ditë e më shumë kjo betejë ofron shqiptarët me fitoren.

Miqtë e mi!

Çfarë kemi përpara ne sot?

Ne sot kemi përpara kryeministrin më të turpëruar të planetit.

Kemi përpara një kriminel ndërkombëtar, që për karrigen e tij, interesa të tij personale, i korrupton vendit udhëheqës të NATO-s, i korrupton vendit të madh të lirisë, kryezbuluesin, kryembrojtësin e vet në luftën kundër korrupsionit.

I korrupton atë dhe e paguan për të luftuar Sali Berishën, për të luftuar ju, për të luftuar opozitën, dhe ky përbën një krim madhor ndërkombëtar.

Edi Rama është një kriminel në kërkim, prandaj shqiptarë ngrihuni, të mos mbajmë turpin në Tiranë, se nuk ka komb të qytetëruar që do të pranonte një horr të tillë për kryeministër.

Edi Rama i ka kohërat e numëruara, por ftoj shqiptarët ti presin biletën dhe do të shihni ju se si do të bjerë bashkë me të llumi që e mban në këmbë atë.

Shqiptarë, qytetare dhe qytetarë, për dinjitetin tuaj, për dinjitetin e vendit tuaj, të ngriheni në këmbë dhe të kërkoni drejtësi kundër Edi Ramës, të kërkoni drejtësi ndaj këtij kryekorruptori.

Mos prisni që Edi Ramën ta ndëshkojë Damani.

Damani është një skllav i tij i mjerë, është një qenie e korruptuar në çdo qelizë prej tij.

Damani bën gjithçka, të prishë çdo provë, të mashtrojë me çdo akt vetëm e vetëm për të mbrojtur Ramën, sepse mbron veten e tij, është skllav i tij, është mercenar i tij.

Demokrate e demokratë!

Largimi i Edi Ramës është një detyrim madhor, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Është një detyrim madhor tu dëshmojmë botës se ne nuk pranojmë kurrë një kryeministër që paguan dhe korrupton njeriun më të rëndësishëm të zbulimit të vendit të madh të lirisë, për të luftuar opozitën në Shqipëri.

Se ne nuk pranojmë kurrë një njeri i cili kryen krimin e shëmtuar, betejën për shkatërrimin e opozitës me korrupsion ndërkombëtar.

Se ne nuk pranojmë kurrë një kryeministër i cili qëndron si avokat i shpifur i interesave serbe, ruse në rajon.

Mos harroni miq se Edi Rama kalonte nga samiti në samit, duke mbrojtur shkeljen e embargos nga Beogradi dhe mos respektimin e embargos të vendosur ndaj Rusisë.

Kalonte nga samiti në samit sikur të ishte përfaqësues i Kremlinit, kërkonte që Serbisë të mos i kërkohej respektimi i embargos.

Pranonte turistët rusë, ata që vrisnin luftëtarët e lirisë, burrat, gratë e fëmijët në Ukrainë, të vinin të bronzoheshin në plazhet tona.

Mbështeste Ballkanin e Hapur, Ballkanin e Lavrovit dhe të Vuçiçit, Ballkanin anti Bruksel dhe anti Berlin, anti Europian.

Miqtë e mi!

Beteja që zhvillojmë sot është pra një betejë e një rëndësie të jashtëzakonshme.

Para se ta mbyll dua të përshëndes nga zemra, demorkatët e mbarë Shqipërisë në tërësi dhe të Patosit në veçanti që kanë përfaqësuesit e tyre sot këtu për të kremtuar me protestë përvjetorin e themelimit të PD-së dega Patos.

Të dashur miq!

Ky është një vendim i mençur, i duhur që ata kanë marrë.

Me këtë vendim ata dëshmojnë se dega e PD-së së Patosit dhe të gjitha degët në vend po marrin kthesën, kthesën e madhe, kthesën drejt betejës pa kthim, mosbindjes civile, drejt fitores.

Rrofshi ju, rroftë fitorja,

Rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale