Tek përpiqej me daljet e tij nga bunkeri në televizion për të mashtruar shqiptarët në mënyrën më të
paskrupullt, se Edi Rama nuk është nën hetim për aferën McGonigal, e cila përbën jashtë çdo dyshimi krizën më të rëndë në fushën e zbulimit, aktin më të shëmtuar në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
Dëshminë më flagrante për Edi Ramën si njeri që nuk ka asnjë normë morale, asnjë parim, asnjë princip dhe që është i aftë të ndërmarrë çdo akt për llogari të karriges së tij, minimumi, për të mos tënë pastaj që mund të ketë edhe shkaqe të tjera që ne nuk i dimë.
Por tek rrekej, i shkretuar në shpirt, për të mashtruar shqiptarët i vjen si një bombë njoftimi i dytë se ka filluar një hetim i dytë për Edi Ramën krahas prokurorit të SHBA. Tashmë është Kongresi i SHBA që është përqendruar në një hetim të plotë në aferën McGonigal në letrën që kongresmenët Jordan dhe Gaetz që kryesojnë Komitetin e Hetimit të problematikës në fjalë, njoftojnë se kanë vendosur të hetojnë çdo
regjistrim personal të McGonigal, përfshi por jo vetëm çështjet e tij të historisë së punës, vlerësimit, sigurimit dhe dokumente të lidhura me këto.
Pra, çdo lloj dokumenti ku e-mailet e Edi Ramës kanë shkuar në kundërshtim me çdo ligj për punët e tyre private në e-mailin zyrtar sekret të McGonigal.
Të gjitha dokumentet dhe komunikimet të lidhura me procesin e FBI për vlerësimin dhe që i përgjigjen hetimit. Dosja shqiptare siç e dini, dosja McGonigal ka dy dosje. Njëra është dosje Nju Jorkeze, dhe tjetra është dosja shqiptare. Kjo është e vërteta që ta dini.
Pra, çdo dokument, gjithçka. Kërkohet se çfarë po bën FBI për të inflencuar interesat e papërshtatshme të
aktorëve të huaj mbi zyrtarët e FBI, siç është influenca e FBI. Pra, Influenca e Deripaskës dhe Edi Ramës, deri tani, dy njerëzit me influencë mbi McGonigal janë: Deripaska me enturazhin e tij, është Edi Rama me Duçkot e tij.
Ka një përpjekje nga mediat e Ramës për të fshehur të vërtetën sa edhe subpoena-n, që është procedurë hetimi, të mos e quajnë si të tillë. Çfarë masash po merr FBI që zyrtarë të saj të mos punojnë më për të huaj si McGonigal për Edi Ramën. Kjo është letra e Komisionit e Kongresit të SHBA drejtuar drejtorit të FBI. Kjo letër është e pasdites së djeshme.
Sot Edi Rama ka një lajm tjetër. Është personazh kryesor në ‘New York Times’. Ia boton edhe këtë fotografi. Ia kanë përzgjedhur edhe fotografinë për t’iu përshtatur Edi Ramës. Gazeta “New York Times”, më e madhe në SHBA njofton të gjithë dosjen shqiptare dhe i kushton një shkrim të gjatë aferës Rama-McGonigal, kryesisht dosjes shqiptare.
Në këtë mënyrë, Edi Rama është sot turpi i botës së lirë. Ai duhet të largohet sepse në mënyrë
absolute asnjë shqiptar, përveç Duçkës dhe Nezës dhe ndonjë tjetri, nuk kanë pse paguajnë asnjë haraç për të, në kuptimin moral.
Edi Rama u përpoq të mashtronte mbrëmë, por këto dy zhvillime pas daljes së tij, e nxijnë edhe më shumë veprën e tij, figurën e tij. Në fakt turpëroi edhe Shqipërinë.
Kështu që, ka vetëm një alternativë, ka vetëm një rrugë, dorëheqja e tij e menjëhershme.
Unë u them shqiptarëve se ky njeri çdo ditë që rri në pushtet, rri për t’u vjedhur ju dhe pasurimin e tij. Ky njeri deklaroi mbrëmë se nuk do të shkojë në parlament, siç e dëgjuat, dhe për këtë fajësoi opozitën, e cila kërkoi në mënyrën më legjitime debat me mocion për aktin e tij të shëmtuar. Por kjo është për parlamentin.
Po në qeveri, a e dini ju se nga 48 mbledhje qeverie në vit, Edi Rama udhëheq me Ballukun. Ai ka kryesuar vetëm 19 mbledhje. Por shqiptarët nuk kanë votuar për Ballukun. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Askush nuk mund ta kupotjë sesi një kryeministër, nga 49 mbledhje qeverie merr pjesë vetëm
në 19. Po t’i analizojmë ato 19 mbledhje, të gjitha janë për plaçkitje dhe interesa personale. Si ka mundësi?
Tani deklaron se nuk do të shkojë as në parlament. Tani u bëj thirrje shqiptarëve, më datë 11 ta krrejmë nga detyra këtë person, këtë parazit, këtë hajdut që nuk ka asnjë normë dhe standard. Që parlamentin deklaron se e bojkoton, që mbledhjet e qeverisë i bojkoton, që hiqet si kryeministër. Që bën me “Ismailin” e tij 137 udhëtime, shumë prej tyre me dyshime për transporte ilegale.
Në 137 udhëtime me avion personal, ka harxhuar 22 milionë euro, po të shtojmë rrogat e personelit të ‘Ismailit’, milionat shtohen edhe më shumë, se ai ka një personel të gjerë në shërbim të kryeministrit.
Pra, duhet të largohet menjëherë dhe sa më shpejt.
Këto janë zhvillimet më të fundit, por damkosja që “New York Times” është një colpo di gracia. Dhe një apel për shqiptarët që të ngrihen dhe ta largojnë këtë turp nga pushteti.
PYETJE PËRGJIGJET E KONFERENCËS SË KREUT TË PD-së, SALI BERISHA
Pyetje: Ditën e djeshme keni përdorur disa terma, revolucion demokratik dhe revoltë, ndërkohë që këto dy terma nuk qëndrojnë bashkë, përsa i përket protestës së 11 shkurtit. Do të jetë një protestë për nisjen e revolucionit demokratik, apo do të mbajë në thelb të saj revoltën?
Sali Berisha: Largimi i Edi Ramës është një kusht, është një domosdoshmëri jetike për vendin.
Edi Rama nuk njeh gjuhë tjetër veç frikës. Populli do i tregojë frikën, të jemi të sinqertë. Ai nuk mund të qëndrojë më. Ai ka turpëruar çdo shqiptar, ka shkelmuar moralin dhe vërtitet e shqiptarëve. I ka futur thikë pas shpine, në fushën më sensitive, partnerit kryesor të Shqipërisë dhe kryeaksionerit, liderit në fushën e paqes dhe sigurisë botërore.
Edi Rama nuk mund të qëndrojë duke mohuar dhe duke mashtruar shqiptarët se nuk ka lidhje me mua. Nuk mund të mohojë kur emri i tij është 14 herë në aktpadi. Nuk mund të qëndrojë më tutje. Ja si e nxjerr Nju Jork Times. Ndërkohë u dorëzua në parlament kërkesa për hetim parlamentar, e firmosur nga 43 deputetë. Ata kanë deklaruar se nuk do e pranojnë, por i garantoj shqiptarët se komisioni do ngrihet dhe Edi Rama do largohet nga pushteti.
Komisioni do japë një kontribut të madh në hetimin e këtij problemi. Gjetjet e tij do ia përcjellë autoriteteve të SHBA. Sikundër komisioni do të përpiqet, në rrugë zyrtare, të vendosë lidhje edhe me komisionin e Kongresit të SHBA, për të hetuar me gjetje dhe fakte të shumta.
Këtu McGonigal është përdorur nga Edi Rama për qëllime nga më të ndryshmet. Duhet të saktësohet se çfarë arsye kanë pasur takimet e tij me SPAK-un e partisë, çfarë kërkesash ka shtruar McGonigal në SPAK-un e partisë ndaj kundërshtarëve të Edi Ramës? Çfarë presionesh u ka bërë prokurorëve të mos hetojnë qeverinë. Çfarë ka ndodhur në ato takime, kush e shoqëronte McGonigal në takim me prokurorin special? Vetëm një aspekt. Cilat janë lidhjet në shërbimin inteligjent të policisë dhe të këshilltarit të Edi Ramës.
Komisioni hetimor parlamentar është jetik për Shqipërinë. Kjo është një ngjarje nga më të rëndat në historinë e vendit.
Pyetje: Kërkesa për komisionin hetimor ndaj Edi Ramës për skandalin McGonigal, pas më shumë se 1 viti debat në PD, duket se ka bashkuar disi deputetët. Në media, një nga deputetët e PD-së, Korreshi ka deklaruar se Bardhi u është drejtuar juve me një shkresë, kërkon bashkëpunim për zgjedhjet e 14 majit. A është e vërtetë që ju ka ardhur kjo shkresë dhe nëse po, a i jeni përgjigjur?
Sali Berisha: Ne jemi të hapur të bisedojmë, të bashkëpunojmë me të gjithë demokratët, e kam theksuar këtë. Një dyshe është në kontroll të plotë, total të Edi Ramës dhe kjo është dyshja, Alibasha. Ky është qëndrimi dhe shpjegimi im i kësaj. Demokratët i bashkojnë shumë më tepër gjëra se i ndajnë. Ecet dhe do të ecet drejt bashkimit.
Pyetje: Ilirjan Celibashi ka deklaruar se PD rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit. Çfarë ndodh nëse nuk regjistrohet PD?
Sali Berisha: PD-ja ka vendimin e gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit. Në çdo vend të lirë të botës ai vendim, të nesërmen duhej regjistruar në regjistrin e partive politike dhe shoqatave. Atë vendim e mban peng Edi Rama. Tani do të zgjedhë komisioni vendimin e gjykatës apo pengun e Edi Ramës, kjo është çështje e tyre. Ne kemi vendimin e gjykatës, të gjitha të tjerat janë marrje peng dhe konfiskim i vendimit dhe këtu para jush kam denoncuar autorët e kësaj pengmarrje. Ky është realiteti.
Pyetje: Mbrëmë Edi Rama paralajmëroi se di më shumë se të tjerët dhe më shumë sa është thënë për PD, dhe influencën ruse në PD. A keni dijeni apo informacione qoftë me periudhën apo kohën kur drejtohej nga Basha.
Sali Berisha: Ajo çfarë di unë dhe e kam thënë publikisht me bindjen më të thellë dhe ndërgjegjen politike më të kthjellët, Edi Rama është një agjent influent i Kremlinit. Njeriu që merr fushatë në Europë për të justifikuar mos respektimin e sanksioneve të BE-së dhe NATO, të Serbisë kundrejt Kremlinit, bën avokatinë e Kremlinit më shumë se të Vuçiçit. Përpiqet të bindë botën se Serbia prapavijë e agresorit rus, është më mirë se sa të mos ishte e tillë. Edi Rama e kam theksuar dhe e theksoj, është agjent influent rus, sepse me përkrahjen që i bën projektit të Ballkanit të Hapur, përkrah atë Ballkan që ka përzgjedhë për ta përkrahur Putin dhe Lavrov. Lavrov nuk e fshehu fare se ai përkrahte këtë Ballkan, kundër Ballkanit të Brukselit. Ballkani i Brukselit është nisma e Berlinit. Edi Rama është agjent influent dhe duhet të sqaroj shqiptarët se, gjithmonë agjenti influent është njeriu që ka një post dhe ka influencë. Mund të jetë i rekrutuar, por mund të mos jetë fare i rekrutuar dhe vepron në të njëjtat linja politike. A është i rekrutuar Edi Rama apo jo, unë nuk mund të them. Unë di linjën dhe lidhjen e tij ruse, gjaku, e ka gjaku. Më shumë nuk di. Di që i ati ka qenë në dosjen ‘Mitrokin’, por nuk di më shumë, kjo nuk do të thotë. Unë gjykoj nga deklaratat, pasi kategoria e dytë e agjentëve influentë janë ata të cilët nuk kanë firmosur, por ndikojnë me deklaratat dhe qëndrimet e tyre, në interes të një fuqie tjetër. Ka një kategori të tretë të agjentëve influentë, të cilët edhe këta nuk kanë firmosur, por që quhen idiotët e dobishëm. Unë nuk mund të them që Rama është idiot i dobishëm, se idiot nuk mund të them për të, është si është, por idiot nuk është. Idiot i dobishëm është ai që thotë idiotësira dhe me idiotësitë e tij i shërben verbërisht dikujt tjetër pa qëllim fare, por nuk e di se çfarë bën. I tillë nuk është Rama. Rama është kategori tjetër. Është i vetmi kryeministër në Europë, në vendet e lira që kërkon që Serbia të mos respektojë sanksionet kundër Putin. Është i vetmi kryeministër në Europë që u thotë në Davos europianëve, e zëvendësuat mallin e pistë rus, me një mall tjetër edhe më të pistë se ai. Kë do të përqeshë ai. Europianët të cilët bënë një punë të jashtëzakonshme për të dalë nga varësia e gazit rus. Çdo njeri e di, postulatin e famshëm të Kisingerit: Ai që kontrollon gazin, kontrollon kontinentin. Dhe çfarë bëri Europa, po shkëputet nga kontrolli real. Këto janë lidhur me Edi Ramën. Tani Edi Rama është në hetim të dyfishtë, është i pashpresë. Por gjyqin do të ja bëjnë shqiptarët.
Pyetje: Pak ditë më parë ju deklaruat se kishit marrë një mesazh kërcënues nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Cili ishte përmbajtja e këtij mesazhi dhe kush ishte personi që e solli këtë mesazh. Pyetja tjetër, protestën e 11 shkurtit do ta udhëhiqni ju, apo qytetarët.
Sali Berisha: Në mbështetjen e verbër të këtij regjimi, Yuri Kim ka qenë një lloj McGonigal i hapur. Në dy aspekte, e them dhe do ta them. Në përpjekjen e saj antikushtetuese dhe antidiplomatike për të shkatërruar opozitën. Dhe kjo është në një zinxhir deklaratash.
Por ajo mendoi se unë mund të shantazhohesha.
Ndër të tjera, i thotë një deputeti të PD-së, si mesazher: shko dhe thuaji, nëse deri nesër Sali Berisha nuk pranon këtë ose atë, ndaj fëmijëve të tij dhe atij, do merren këto masa.
I përgjigjem me qetësi i them; mos pritni nesër, merrini sot.
Nëse u kujtohet, Lul Brava u thoshte bashkëpunëtorëve të tij se do e pësojnë keq fëmijët e tij apo ai. Ajo ka tejkaluar çdo limit në këtë aspekt. Por ajo ka qenë promotore e bizneseve të padrejta, promotore e bizneseve pa tender të hapur dhe ato janë baras me korrupsion.
Ajo ka mbrojtur koncesionin e cës pa tender.
Ajo ka mbrojtur koncesionin e Butrintit pa tender.
Ajo ka mbrojtur koncesionin për shndërrimin e TEC-it të Vlorës në gaz, që kushton 120 milionë euro, kur ndërtimi kushtoi 110 milionë.
Unë kam punuar shumë që kompanitë të vijnë në Shqipëri, por nuk kam pranuar kurrë të vijnë pa tender të hapur.
Pse? Sepse Bechtel është një gjigant në ndërtim, por SHBA kanë gjigantë të tjerë në ndërtim dhe ardhja e tyre në tender është në interesin e shqiptarëve që do zgjedhin ofertën më të leverdishme.
Unë e quaj akt të mirëfilltë korruptiv Butrintin. Pse e them këtë për Rothschild-ët? Sepse kanë qenë gardianët më kryesore të këtij parku, kanë bërë promovim të shkëlqyer të parkut. Kanë krijuar fondacionin. Por kishin një gjë, ruajtja e tërësisë së parkut. Unë jam dëshmitar i demarsheve që bënin ata kur bëheni ndërtime në zonën e parkut. Sepse ata kishin konceptin e tërësisë së parkut.
Ndërsa në këtë koncesion, Fondi mori qytezën, Rama mori Kepin e Stillos. Shqipëria u gjymtua tërësisht Parku i Butrintit. Zona B përsëri është e tillë. Unë përsëri i kërkoj fondit dhe bordit të rishikojë vendimin, sepse është një vendim që e shkatërroi parkun, se park nuk është vetëm qyteza. Jo, jo, parku ishte një territor nga Kepi i Stillos ka një mrekulli natyrore.
Zonja e ka përkrahur me gjithë forcën këtë gjymtim. Kur diplomatët tanë ia kanë ngritur zotit Riker çështjen e Portit të Durrësit, në atë takim zonja ka mbajtur një qëndrim absolutisht në kundërshtim me interesat e shqiptarëve. Ka thënë se po merret FBI me këtë problem. Çka më bën të dyshoj se ka qenë McGonigal edhe në këtë aferë.
Nuk mund të flas unë lehtë për një diplomat, por interesat e vendit tim unë do ti mbroj. Kjo është ligj. Kam pasur të bëjë me 6-7 ambasadorë deri më sot. Kurrë nuk ka ardhur ndonjë të kërkojë gjëra që cenonin transparencën. Kam pasur problem të madh njëherë me General Electric. Ambasadorja amerikane mbajti qëndrimin e ligjit. E kishte firmosur Fatos Nano. E anulova dhe më thanë ke të drejtë. Këto janë probleme të cilat shpresoj ti hetojnë drejtësi e SHBA dhe administrata amerikane. Pse do të ngrihem unë kundër Bechtel, në një kohë kur kam një projekt të jetës time më këtë kompani. Unë ngrihem sepse Skavica u dha pa tender dhe nuk duhej të jepej fare. Për dijeni, një nga aktet tjera në vitin 2005, ka qenë anulimi i koncesionit të Fatos Nanos për Skavicën, vetëm e vetëm sepse e kishte dhënë pa tender dhe ata qenë njerëz të arsyeshëm, kompani serioze. U thashë jo, pa tender nuk mund të eci. Treguan mirëkuptim. Firmos këta dhe dil ambasadori, apo ambasadorja dhe të ecim ne. Çfarë është kjo? Por Amerika është shteti i ligjit dhe kam besim të plotë se gjërat do të sqarohen një e nga një.
Pyetje: Ju dëgjova me shumë vëmendjen kur ju referuar Nju Jork Times. Nga salla e parlamentit, kur keni qenë kryeministër e keni cilësuar artikullin e prestigjiozes amerikane si ‘letër higjenike’, ndërsa sot thatë se i dha goditjen e fundit përfundimtare Edi Ramës. Përse përdorni standard të dyfishtë dhe kë duhet të besojmë, Sali Berishës, kryeministër asokohe kur u botua artikulli, apo Sali Berishën sot në opozitë?
Sali Berisha: Cila është e vëteta, ta shpjegoj unë. Në atë kohë, Nju Jork Times shkruajti në artikullin e saj, një artikull banal për Shkëlzen Berishën, djalin tim. Krejtësisht banal, krejtësisht të pavërtetë dhe që është faktuar me gjykatë amerikane 100% i pavërtetë. Nju Jork Times citonte Diverolin. Diveroli ka deklaruar 4 vite më parë në gjykatën e Floridas nën betim se ka gënjyer, ka mashtruar për djalin tim, me qëllim që të më dëmtojë mua. Nju Jork Times, boton Diverolin dhe unë, si gazetë serioze që është, si rregull gazetat përgënjeshtrimin janë të detyruar ta publikojnë. Marr në telefon një mikun tim dhe i them ka ndodhur kjo, kujt ti drejtohem dhe më rekomandoi adresën e zv/kryeredaktores së Nju Jork Times. Unë i dërgova përgënjeshtrimin se nuk ka asgjë të vërtetë në atë që keni shkruar dhe indirekt prekesha dhe unë. Gazeta nuk e botoi përgënjeshtrimin. Shkeli një parim themelor, dhe për atë rast unë i kam thënë atë fjalë, sepse e tillë u tregua. Gazeta të cilat shpifin dhe nuk boton përgënjeshtrimin meriton çdo epitet. Gazeta që shpif dhe boton përgënjeshtrimin është në rregull, nuk mund të thuash gjë. Kurse Nju Jork Times është në sintoni me të gjitha mediat e botës, për McGonigal dhe Edi Ramën. Është në sintoni, nuk është se bën një zbulim Nju Jork Times, veç se thotë siç është e vërteta, që personi që shoqëroi McGonigalin në zyrën e Ramës, është personi që mori të dhënat në zyrën e Edi Ramës, është personi që mori të dhënat për opozitën dhe i çoi tek McGonigal në Nju Jork dhe është i njëjti person që pagoi dollarë për shërbimin që iu kërkua McGonigalit. Këtë thotë. Pra se Edi Rama përpiqet të lajë duart, se nuk kam lidhje me kët e atë, por Edi Rama ka lidhje se 14 herë i lakohet emri në akt-akuzën. Prit se ajo që lexojmë ne, nuk është gjithçka. Prokurori në dosje ka gjëra më përvëluese. Edi Rama kujton se mund të mashtrojë në vend se të bëhet i penduar dhe të kontribuojë, të kuptojë se ç’ka bërë. Kjo është e gjithë e vërteta. Unë kam respekt për mediat, por kur shkelin çdo standard ato pastaj shkelmojnë veten.
Pyetje: Cili do të jetë hapi i radhës i PD-së, nëse nuk do të ngrihet komisioni hetimor për Ramën, pasi gjatë ditës së djeshme Taulant Balla është shprehur se nuk ka asnjë fakt dhe PS nuk do ta pranojë ngritjen e komisionit hetimor.
Sali Berisha: Komisionin hetimor do ta ngrejmë, se është komision kushtetues dhe nuk mund ta pengojë kush. Natyrisht siç e shihni, ka një privatizim të parlamentit nga Rama dhe Linda e tij në parlament. Ju garantoj se kështu nuk do të ecet. Parlamenti është i qytetarëve. Qytetarët kanë dërguar aty përfaqësuesit e tyre për të mbrojtur interesat e tyre. Parlamenti deri tani është një klub privat Linda-Rama, Rama-Linda dhe asgjë tjetër. Taulant Balla është barman aty.
Pyetje: Në letrën e republikave që ju përmendët, republikanët ngrejnë një shqetësim për një hetim të bërë nga FBI ndaj Trump në vitin 2017 dhe mundësinë që mund të jetë hedhur baltë ndaj tij. Ndërkohë që emri i kryeministrit nuk përmendet, ndërsa ju e keni ngritur në një kauzë dhe do të bëni protestë.
Sali Berisha: Ne e kemi ngritur sepse i njëjti person, ‘Personi A’ që ka qenë në zyrë, që e pranon vetë Rama ka qenë në zyrë me McGonigal. Ky person, ka dërguar të dhëna dy herë nga zyra e kryeministrit në Nju Jork për hetimin e Nik Muzin. Ky person ka dhënë dhe paratë, këtë e ka Nju Jork Times, këto i kanë të gjitha. Po tani nëse themi, i njëjti person, personi A, Agron Neza, mori të dhënat në zyrën e Ramës për Nik Muzin dhe i çoi në Nju Jork, i mori dhe njëherë tjetër, i dha dhe paratë, unë nuk di se çfarë mund të mohohet këtu. Vetëm Rama mund ta mohojë këtë. Natyrisht, është edhe Duçka i cili ka transportuar, ka marrë përsipër bileta e shpenzime të dëshmitarit të nisur nga Shqipëria në Nju Jork për këtë aferë. Tani si mund të ndodhë kjo. Dy njerëzit më të afërt të Ramës. Ky Neza tek Rama ka shkuar më herët se të shkonte me McGonigal, ka shkuar për probleme të tjera dhe i di Rama këto. Problemi është se këta të dy janë. Dorian Duçka, këshilltar privat. Nuk ekziston këshilltari privat në Shqipëri, ekziston në Britaninë e Madhe, është në organikë ai dhe ka rregullat e veta këshilltari privat, ka rregullat e veta nënpunësi civil. Ka sekretare private. Sekretarja private ka statusin e vet dhe rregullat e veta. Tani Edi Rama kur i intereson zv/ministrin thotë e kisha këshilltar privat, me pasaportë diplomatike për të bërë transport të çfarë të dojë dhe me email qeveritar. Ky qenka këshilltari privat i Ramës.
Pyetje: Përveç protestës së 11 shkurtit që e keni lajmëruar, përpara parlamentit do të ketë protestë.
Sali Berisha: Do të ketë kudo protestë, që ta dini këtë. Shqipëria do të ziejë nga protestat, se populli po zien nga urrejtja për këtë qeveri. Ka shpërthyer një urrejtje e pakufishme. Nuk e di e patë apo jo ju. I pari, 95% e të gjithë universit të rrjeteve sociale janë kundër tij dhe komentojnë vetëm negativisht, 95%. Kompani e pavarur nga më seriozet. Ja urrejtja që ka shpërthyer ndaj tij. Ja ku e ka çuar PS-në, në negativitete. Sepse është simboli më i nxirë sot në të gjithë qeveritarët e botës.