Berisha: Edi Rama arriti të angazhojë fuqinë e FBI për shkatërrimin e opozitës shqiptare. Shqipëria po zien këdo ditë si kurrë më parë. 11 shkurti do jetë dita e protestës më të fuqishme!

Çdo ditë dalin të dhëna tronditëse Rama-McGonigal, apo Ramagate. Në një intervistë të gjatë, por me shumë të dhëna të ish-të dashurës së McGonigal pas shefit të kundërzbulimit të FBI, Allison gishtin e vendos mbi Edi Ramën.

Ajo çka të bën përshtypje në dëshminë e saj në Euronews, është se kjo zonjë e nderuar kishte nuhatur marrëdhënie të dyshimta dhe vlerësonte si problem kryesor marrëdhëniet e errëta të partnerit të saj me kryemafiozin, Edi Rama.

Në këtë kontekst, unë dënoj përpjekjen e Edi Ramës për të fshehur të vërtetat e hidhura, për të mos thënë edhe kriminale të bashkëpunimit McGonigal- Edi Rama. Në dosjen shqiptare gjithçka ekziston, ka vetëm një emër: Edi Rama, këshilltari i tij Duçka dhe miku i tij, Agron Neza.

Pra, gjithçka është një dosje e tërë në të cilën lakohet emri i Edi Ramës 14 herë. Personat A dhe B po kaq herë. Allison në intervistën e saj deklaron se ishin pikërisht këto marrëdhëie të cilat më deytruan mua ta denoncoj partnerin tim për veprimtari të dyshimtë. Ajo dispononte, siç tha, edhe fotografi të shumta të Edi Ramës me McGonigal të bëra në Kryeministri, në dreka e darka, në Shqipëri, por edhe në rëstorantet nga më të kushtueshmet të Nju Jorkut.

Në këtë skenar me dy akte. Akti shqiptar është në disa aspekte tmerrësisht i rëndë, sepse Edi Rama arriti të angazhojë fuqinë e FBI për shkatërrimin e opozitës shqiptare. Unë nuk di nëse McGonigal ishte agjent i rekrutuar nga rusët, apo jo. Dhe uroj shumë që të ketë qenë një njeri i korruptuar, dhe jo një njeri që ka dhënë të dhënat që ai dispononte, pasi kjo do të pushtonte shumë e shumë jetë njerëzish, qindra e qindra vite burgje të heronjve të vërtetë që në kushte të vështira punojnë për sigurinë e botës së lirë.

Por në rast të kudërt, faqja më e zezë e dosjes McGonigal mbetet skenari i shkatërrimit të pluralizmit në Shqipëri. Skenar i cili u zhvillua në tri etapa.

E para, në zyrat e McGonigal kundër Nik Muzinit, e cila u kurorëzua në procesin me marrje në ndjekje penale të Lulzim Bashës, dhe mbylljen e asaj dosjeje nga Edi Rama. Marrjen peng të Bashës.

Etapa e dytë e këtij skenari ishte sanksionimi i Sali Berishës, pasi ai nuk do pranonte kurrë që PD të bashkëqeveriste me Edi Ramën. Etapa e dytë e skenarit, pavarësisht se kishte apo jo, përfshihej apo jo në këtë aferë McGonigal, duhet të them se Yuri Kim, luajti rolin, duke shkelur çdo parim, çdo ligj dhe Kushtetutë, luajti rolin e McGonigal për shkatërrimin e opozitës shqiptare dhe këtë e panë të gjithë shqiptarët.

Etapa e tretë, Edi Rama në mënyrën më kriminale nuk ndalon në veprën e tij makabër për të qeverisur pa opozitë, për të konsoliduar monizmin e tij, do të përjashtojë nga zgjedhjet e 14 majit, PD-në. Por kjo dëshirë e tij merr fund, kjo ëndërr e tij bëhet pluhur.

Aty ky përfundoi McGonigal, do të përfundojë edhe Edi Rama si bashkëpunëtor në një krim të shëmtuar kundër vendit të tij. Por edhe si një njeri që i futi një thikë në zemër, marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve dhe bëri një pabesi ekzemplare ndaj vendit të madh të lirisë, duke i korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së, një nganjerëzit më kryesor dhe përgjegjës për sigurinë e SHBA-ve.

Ndaj jam këtu sot përsëri për të ftuar qytetarët shqiptarë të flasin me gjuhën e tyre më datën 11 shkurt në ora 12. Shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri, emigracion dhe diasporë, janë të ftuar të vërshojnë drejt Tiranës.

Shqipëria po zien këdo ditë si kurrë më parë. 11 shkurti do jetë dita e protestës më të fuqishme që ka parë Tirana dhe më të madhe që është bërë ndonjëherë. Ndaj dhe ftesa ime për shqiptarët është: të gjithë në protestë, për të ngritur zërin tonë kundër një regjimi të kalbur, për të larguar nga pushteti, një njeri që mund t’i vësh çdo epitet sot.

Por unë po ndalem për të thënë, një të pabesë, i cili për karrigen e tij është i aftë të bëjë çdo gjë.

Faleminderit!

Kam shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera për viktimat e tërmetit që ka goditur Turqinë qendrore dhe Sirinë verilindore. Shpreh solidaritetin me familjet e viktimave, sikundër uroj që të plagosurit të shërohen plotësisht.

Mirupafshim!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale