Berisha: E keni kthyer parlamentin në një tempull albanofobie! Deklaratat e Ramës u diktuan nga Beogradi

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës në seancën e sotme parlamentare deklaroi se socialistët e kanë kthyer Kuvendin në një tempull albanofobie.

Këtë e tha ai duke akuzuar Kuvendin, se nuk po diskuton rezolutën për Kosovën dhe duke mos dënuar deklaratat skandaloze të Edi Ramës.

Fjala në seancën e parlamenti:

Zonja deputete, zotërinj deputetë!

Të dashur qytetarë dhe qytetare!

Kjo është një seancë albanofobike. Kjo është një seancë antishqiptare.

Këta shtrojnë tezën se ne po shfrytëzojmë Kosovën.

Ç’po kërkojmë ne këtu? Ne po kërkojmë rezolutën dhe debatin për Kosovën, të cilën Parlamenti Europian e bëri pardje.

Tani, t’u shtroj një pyetje unë ju: kush duhej të ishte parlamenti që duhej të reagonte më shpejt? A nuk duhej të ishte parlamenti i Shqipërisë? Pse nuk reagoi?

Sepse Edi Rama nuk e lejon. Sepse Edi Rama shtron në Tiranë dhe në arenën ndërkombëtare, tezat e Aleksandër Vuçiçit.

Edi Rama deklaroi në Financial Times, dhe po sqaroj këtu, deklaroi se e korrigjoi, por nuk korrigjoi shprehjen ‘no mens land’, që veriu i Kosovës është toka e askujt.

Çfarë deklaroi dje ministri federal i kabinetit të Olaf Scholz? Vuçiçi dërgoi trupat në Kosovë njëlloj si Putini në Krime.

Po si ka mundësi të jeni të tillë? Juve ju ka verbuar sytë albanofobia.

Çfarë shqiptarësh jeni ju që mbroni këto qëndrime? Po a ka qëndrime më armiqësore ndaj Kosovës se këto?

Po çfarë po keqpërdorim ne për qëllime tonat? Po kërkojmë debatin për Kosovën, të cilin Parlamenti Europian e bëri tre ditësh para nesh.

Po kërkojmë të dënojmë deklaratat e Edi Ramës, se ato janë deklarata të diktuara kryekëput nga Beogradi.

A ka turp më të madh për këtë parlament. Ky sot është tempulli albanofobie. Është shpellë albanofobie. Është turp albanofobie!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale