FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR
EKSTRAKT
Gjatë fjalës në tubimin e përnatshëm qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Erion Veliajt që të japë dorëheqjen dhe të mos e presë të premten e ardhshme.
Berisha tha se, ‘e premtja që vjen do ta tmerrojë Erion Veliajn. Kjo do jetë e treta e vërteta’.
Lideri i opozitës, Sali Berisha në fjalën e mbajtur në ditën e 101 të tubimit qytetar, se Erion Veliaj ka bërë marrëveshje me skapistët, por së bashku me ty, edhe ajo marrëveshje do të marrë fund.
Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar Erion Veliajn se tek teatri i ri do të ketë një shtyllë të zezë, shtyllën e turpit të tij.
Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama shkelmoi Kushtetutën për të mbrojtur Olta Xhaçkën. Sipas Berishës, Rama e mbrojti Xhaçkën sepse në çdo investim strategjik ai ka 30 %.
‘Edi Rama, çfarë do t’i thuash ti Koço Kokëdhimës që e përjashtove nga parlamenti, i more mandatin, kurse Olta Xhaçkën e mbrojte?’
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të premten që vjen, të bashkohen në protestën kundër Erion Veliajt. Berisha tha se, dita e premte do të kthehet në një ditë të triumfit qytetar.
FJALA E PLOTE:
Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt për ju misionarë të pamposhtur të dinjitetit, të shpresës.
Luftëtarë të të vërtetës.
Përshëndetje oratorëve të mrekullueshëm që kanë shndërruar këtë platformë në platformat e vërtetave më qenësore, më jetike për shqiptarët.
Por unë kam sot një përshëndetje më të veçantë për të gjithë protestuesit kundër kryehajnit të Bashkisë së Tiranës, të cilët me protestën e tyre përcollën mesazhin në mbarë Shqipërinë dhe botën se shtëpia e parë e qytetarëve të Tiranës është e pushtuar nga një hajdut ordiner.
Se shtëpia e parë e qytetarëve të Tiranës është e përdhosur nga një hajdut që vjedh 100 përqind të fondeve publike dhe i shndërron ato në hotele me 5 yje.
I shndërron ato në pallate 10 e 12-katëshe.
I shndërron ato në lokale dhe klube.
I shndërron ato në udhëtime dhe vakanca në të katër anët e dheut.
I shndërron ato në llogari të fshehta offshore.
Protesta e sotme ishte një protestë që bashkia nuk e ka parë ndonjëherë.
Dhe e garantoj se e premtja që vjen, do ta tmerrojë Erion Veliajn.
Të premten, e treta e vërteta.
Erion Veliaj jep dorëheqjen, mos u fut më në bashki.
Nuk ke shpëtim!
Nuk ke shpëtim askërkund sepse në çdo variant që ta analizojë njeriu, ti je njeriu më i shpifur, je hajduti më i neveritshëm, më i pangopur që ka pasur ndonjëherë kryeqyteti.
Erion, ti ke bërë marrëveshje me skapistët. Por të garantoj se bashkë me ty, edhe ajo marrëveshje do të marrë fund.
Prandaj dhe u thuaj qytetarëve të Tiranës sa ke vjedhur me 1 milion pemë që thua se ke mbjellë, në një kohë kur në të vërtetë ke shkulur dhjetëra e dhjetëra mijëra pemë në këtë qytet.
Sa ke vjedhur, Erion me karvanet që merrje në Selitë dhe ua prisje ujin qytetarëve dhe u dërgoje bidonat me Tivarin tënd?
Sa ke vjedhur me shkollat që i ndërtoje me 6-fshin, me 8-fishin e çmimit të një shkolle?
Sa ke vjedhur me kopshtet që i tenderon nga tre herë dhe nuk ekziston në themel?
Sa ke vjedhur në xhepat e shqiptarëve?
Erion, ja ku po ta them: drejtësinë e marrin në dorë qytetarët!
Kur drejtësia bëhet armike e tyre.
Kur drejtësia mbulon krimet e shëmtuara të qeveritarëve.
Kur drejtësia shndërrohet në mburojë të hajdutëve më të mëdhenj që ka parë Tirana dhe Shqipëria, qytetarëve të ndershëm, qytetarëve të guximshëm, qytetarëve atdhetarë nuk u mbetet gjë tjetër veçse të bëjnë drejtësi.
Miqtë e mi!
Sot ishte një ditë ku Erion Veliaj u lebetit, u tmerrua.
Po e premtja, mjerë ti, më mirë largohu, jep dorëheqjen!
Jep dorëheqjen dhe shko vetë te Tusha.
Shko vetë te Simixhiu, që e detyroi bashkëshortja jote të firmosë duke tradhtuar kushëririn e vet për interesat e tua mafioze.
Shko te ata se aty e ke vendin dhe më keq.
Erion, je shndërruar në turpin e qytetit.
Në neverinë e qytetit.
Në çdo fjalë, një gënjeshtër.
Në çdo akt, një vjedhje.
Nuk durohesh më, e premtja është larg.
Zemërimi i Tiranës do të vërshojë mbi shtëpinë e parë të qytetit.
Zemërimi i qytetarëve të vjedhur, të poshtëruar, do të të japë ty, atë që ke merituar prej kohësh.
Erion, është fatkeqësi të kesh emër njeriu ti.
I shkatërrove teatrin kryeqytetit, simbolin, monumentin e kulturës së tij.
Ia shkatërrove sepse u peshove në para droge.
More dhjetëra milionë.
Erion, tek teatri i ri do të kesh një shtyllë të zezë, shtylla e turpit e Erion Veliajt.
Ata artistë të vërtetë, teatrin do ndërtojë, por edhe aty një shtyllë të zezë afër, që brezat të mos të harrojnë, pervers njeri.
Bastard! Më mirë të mos prish gojën me ty se nuk ndalet dot.
Ke shkatërruar qytetin, i ke shkatërruar të gjitha institucionet e kulturës bashkë me Edi Ramën.
Tirana sot është qytet pa teatër, pa bibliotekë, pa galeri, pa teatër të fëmijëve.
Të gjitha, droga, droga dhe vetëm droga.
Erion, sot ti kur pe Oltën se si e mbrojti Edi Rama, se si kryehajduti i qeverisë shkelmoi mbi Kushtetutën e Shqipërisë.
Edi Rama, çfarë do t’i thuash ti Koço Kokëdhimës që e përjashtove nga parlamenti, i more mandatin, kurse Olta Xhaçkën e mbrojte?
Po çfarë dallimi kishin këta të dy?
Ua them unë dallimin, e kam thënë këtu me dhjetëra herë, në çdo investim strategjik, Edi Rama ka 30 përqind.
Ndaj dhe Olta sot shkelmoi mbi Kushtetutën, mbi parlamentin, mbi gjykatën, mbi çdo gjë.
Ka vjedhur tokën me dokumente, me falsifikime.
Tokën publike e ka marrë bashkë me të shoqin dhe Edi Ramën dhe Olsi Ramën për të ndërtuar parajsën e tyre.
Dhe asaj nuk i hiqet imuniteti, nuk i hiqet mandati.
Edi Rama, drejtësinë për ty do e bëjnë shqiptarët.
Pas Erion Veliajt, radhën e ke ti.
Forcë në botë që të shpëton ty nga verdikti i qytetarëve të zemëruar të Shqipërisë nuk ka.
Nuk ka kryeministër më hajdut.
Nuk ka kryeministër më të inkriminuar se ti në Europë dhe në botë.
Edi Rama, largohu sa më parë.
Qytetarë dhe qytetare, ju e shihni se si shkelmoheni dhe poshtëroheni nga këta pushtetarë pa moral, pa ligj, pa norma, pa asgjë tjetër.
Çfarë u mbetet ju?
U mbetet të merrni në dorë fatin tuaj.
U mbetet të merrni në dorë fatin tonë.
Kur qeveria dhe qeveritarët vjedhin natën dhe ditën, vjedhin në çdo kohë.
Kur drejtësia i mbron me fanatizëm hajdutët kryesorë dhe dënon sa për sy e faqe ushtarët e tyre, u mbetet qytetarëve të marrin fatin në duart e tyre.
Të marrin fatin e Shqipërisë në duart e tyre.
Të krijojmë qeveri teknike.
Qeveri teknike, zgjedhje të lira.
Fitore e opozitës!
Ju bëj thirrje, gjatë kësaj jave të trokasim në çdo zemër, në çdo derë të Tiranës, të këtij qyteti
që është zemra dhe truri i kombit.
Ta shndërrojmë të premten në ditën e triumfit qytetar.
Në ditën e fitores.
Në ditën e përzënies përfundimtare të hajdutit të shpërfytyruar nga shtëpia e parë e kryeqytetit, nga bashkia.
Erion, numëroj orët, numëroj ditët.
E premtja po vjen. E premtja është ditë e Tiranës. Është dita e qytetarëve, është dita e fitores.
Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.