FJALA E PLOTE E KRYETARIT TE PD-se, SALI BERISHA, NE TUBIMIN QYTETAR
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, akuzoi Edi Ramën dhe qeverinë e tij, se plaçkit pasurinë e shqiptarëve. Sipas tij, ‘qindra tendera kanë marrë baxhanaku dhe thjeshtra e tij’.
Lideri i opozitës ka hedhur akuza ndaj sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit, Engjell Agaçi. ‘Don Agaçio, hajduti që bën dhurata 30-hektarësh, firmos mbi procedura të ndaluara me ligj vetëm e vetëm për të vjedhur’, theksoi gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha.
Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar zyrtarët e Veliajt se kanë vjedhur miliona e miliona euro nga bashkia e Tiranës. ‘Klani mafioz i Arben Malokut ka vjedhur 40 milionë euro nga bashkia juaj. Dhe 50 të tjera nga famozët Qefalia’, tha gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës, Sali Berisha.
Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi Altin Dumanin si armikun më të egër të qytetarëve shqiptarë. ‘Dumanin e kemi armikun më të egër, le ta lavdërojë kush të dojë’, tha Berisha. Gjatë fjalës së tij, ai e vuri theksin edhe tek skandali i sistemit TIMS. Sipas Berishës, ‘Malaveci i mori të dhënat e TIMS-it nga Taulant Krimi’.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se e mbushi takimin e tij në Athinë, me administratë që të justifikojë pronat në bregdet të Olsit dhe klaneve të tij mafioze.
FJALA E PLOTE:
Të dashur qëndrestarë dhe qendrestare, misonarë të vërtetë të kauzës së madhe të shqiptarëve, të kauzës së shpëtimit, lirisë dhe dinjitetit.
Të dashur miq!
Çdo orë dhe çdo ditë bëhet e qartë si drita e diellit se sot qytetari shqiptar në çdo zyrtar të lartë ka një armik të egër të qenies së tij.
Se sot tek kreu i qeverisë shqiptarët kanë armikun më të egër që kanë njohur në historinë e tyre.
Kanë hajdutin që gjatë kohës si kryetar bashkie u akuzua zyrtarisht në raportin e OSBE-së se ka fshehur 200 milionë euro në bankat offshore.
Se ndërtoi sarajet e Surrelit me themelet 57 metra të gjata dhe oborr-park 5 mijë metra, në një kohë kur kishte të deklaruar gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë në ILDKP.
Tek kreu i qeverisë shqiptarët kanë armikun e egër të qenies së tyre, sepse për të vjedhur 100 përqind paratë e inceneratorit të Tiranës me Erion Veliajn, firmos, i jep bonusin 8 përqind kompanisë së tij pa pronar, pa seli, pa bilanc, pa administrator dhe pa regjistruar askund tjetër veçse në mendjen e tij si hajdut.
Shqiptarët që i thonë vjedhësit armik i qenies së tyre, kanë te Edi Rama armikun më të egër të kohërave, njeriun që portin shekullor, portin e Durrësit po e shndërron në Dubai City-n e tij për sojin dhe sorollopin me arabin e vet, si e si t’u vjedhë shqiptarëve vetëm tokë publike truall rreth 4 miliardë euro vlerë.
Miqtë e mi!
Sot zyrat e regjimit janë të mbushura me armiq të egër tuaj.
Tek Edi Rama ju keni armikun, i cili me sojin dhe sorollopin e tij familjar, plaçkit dhe grabit pasuritë publike të shqiptarëve.
Qindra tendera baxhanaku i tij i pangopur ka marrë nga paratë publike të shqiptarëve.
Me dhjetëra e dhjetëra tendera merr thjeshtra e tij në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.
Miqtë e mi!
Armik si ky që po zhbin Shqipërinë nga shqiptarët, nuk ka ekzistuar ndonjëherë.
Sot po lexoja treguesin e lindshmërisë në të gjitha vendet e Europës.
Shqipëria, nga pesë vendet e para që qëndronte në vitin 2013, ishte rrokullisur në 4 vendet e fundit për lindshmërinë.
Miqtë e mi!
Ju në çdo zyrë të keni kujdes se gjeni një kriminel apo armik tuajin.
Po çfarë është Sekretari i Përgjithshëm, Don Agaçio, hajduti që bën dhurata 30-hektarësh, hajduti që firmos mbi procedura të ndaluara me ligj, vetëm e vetëm për të vjedhur.
Hajduti i pamëshirë që firmos procedura për dhënie 8 pikësh kompanive që nuk ekzistojnë.
Qytetarë dhe qytetare, këta që i shihni në televizione, këta që i shihni në lukse dhe pompozë në takime, këta janë armiqtë tuaj të shpërfytyruar.
Këta kanë ndërtuar lustrën e tyre me vjedhjen që u bëjnë ju, me përzënien që u bëjnë ju.
Pa hidhuni një sy ministrave të Rilindjes, hajdutë si ata nuk ka parë toka.
Është bërë famoz Lefter Koka, por ju garantoj se Lefteri krahasuar me ministrat e tjerë, është thjesht hajduti i dobishëm i qeverisë, i përdorur për të vjedhur nga të gjithë të tjerët.
Të dashur miq!
Prej dy muajsh Tirana dhe Shqipëria zien për vjedhjet e 5D-ve dhe Erion Veliajt, për zhdukjen e 135 milionë eurove të djegësit të Tiranës.
Por vetëm dy ditë e fundit, Belind Këlliçi dhe gazetarët investigativë kanë dëshmuar se klani mafioz i Arben Malokut ka vjedhur vetëm ai 40 milionë euro nga bashkia juaj.
Dhe 50 të tjerët, famozët Qefalia.
Çfarë ndodh me ju sot të dashur qytetarë?
Të gjithë pasuritë tuaja vidhen nga klanet qeveritare.
Kurse ju varfëroheni, varfëroheni dhe vetëm varfëroheni.
Miqtë e mi!
Unë kam në memorie Tiranën e diktaturës.
Ju garantoj ju se midis Tiranës dhe Shqipërisë tjetër, midis Tiranës dhe Shqipërisë rurale, dallimi ishte si dita me natën.
Mjerimi në Shqipërinë tjetër ishte varfëri, sëmundje, uri dhe vdekje.
Po sot, shkoni pak në fshatrat e këtij vendi, do gjeni një varfëri të tmerrshme.
Do gjeni një mjerim të papërshkrueshëm.
Të gjitha këto se qindarkat, se pasuritë, se paratë, vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen nga qeveritarët.
Qytetarë dhe qytetare, dëgjoni çdo ditë se Zamani dhe Dumani lëshojnë fletë-arresti kallp, lëshojnë fletë-arresti pasi njofton ata për të cilët lëshohet fletë-arresti, t’ia mbathin në të katër anët.
Nuk kishte akt më të turpshëm, më të shpifur se të njoftojë se lëshoi 50 fletë-arresti, në një kohë kur asnjë nga kriminelët nuk u arrestua.
Sepse fletë-arrestin Zamani i krimit e lëshoi pasi ata u larguan, u larguan, u njoftuan, ikën, e paguan e kështu me radhë.
Tallet me një komb të tërë ky faqezi që nuk ka nder as dinjitet.
Kujt ia bën këto ky?
Po e kemi armikun më të egër atë, le ta lavdërojë kush të dojë, është armik i shqiptarëve, armik i Shqipërisë.
Si ka mundësi qytetarë të dashur, që jeta juaj të kontrollohet nga kriminelë dhe trafikantë që Malaveci, ky kriminel i damkosur të ketë kontroll të plotë pa asnjë lidhje përveç krimit, mbi sistemin më sekret të të dhënave, TIMS-in?
Po pse kjo, kush ia dha? Ia dha Edi Rama, ia dha Taulant Krimi, ia dha Met Katrori, ia dhanë faqezinjtë e krimit, ia dhanë balozët e krimit, ia dha Ulsi Manja që mbajnë në punë këtë kriminel.
Miqtë e mi!
Zyrat e këtij regjimi janë me armiqtë tuaj, me kriminelë të egër.
Si ka mundësi, që në postet më nevralgjike të drejtorisë së policisë, Bledar Çuçi, i nipi i kriminelit, xhelatit Gafurr, Edi Rama, Met Katrori punësoi 11 vetë pa certifikatë sigurie, pa asnjë kriter.
Kriteri i vetëm, lidhjet me krimin.
Që t’u kontrollojnë ju, që të mbajnë peng qytetarët e ndershëm, që t’u vjedhin pasuritë e tyre.
Ndodh kjo në botë përveçse në Shqipëri?
Ju në çdo zyrë keni armiq.
Po miq, si mundet balozi i krimit, si mundet Taulant Balla i lidhur me disa trafikante, nga Bajrët tek Çelët, tek Dervishët, tek Avdylët, me radhë e me radhë, si mundet ky të dalë ministër rendi?
Miqtë e mi!
Krimi ju ka rrethuar në të gjitha anët ndaj dhe në këmbë, dhëmb për dhëmb, me zemërim, me guxim, t’i përmbysim, t’i nxjerrim nga zyrat, t’i flakim aty ku e meritojnë.
Zgjohuni qytetarë, zgjohuni shqiptarë se Edi Rama ka mision shfarosjen tuaj!
Ju e patë se si për pronat e Olta Xhaçkës dhe Olsi Ramës, për pronat e klaneve mafioze që kanë pushtuar bregun, çfarë bëri?
Çoi administratën në Athinë për të shfrytëzuar lirinë e një vendi të lirë me mesazhet e horrit që përdor nacionalizmin si strofullën e tij të fundit.
Po ku ke ti patriotizëm mor? Po ti je një armik i kombit.
Ti që shkon dhe flet, thua gjëra që nuk i ke thënë kurrë më parë, po tani që të ka ardhur veza te prapanica, nuk shpëton dot.
Po ty të njeh çdo shqiptar, se çfarë u përpoqe t’i bësh Kosovës, ta ndash, ta copëtosh Kosovën me Vuçiçin.
Ty të njeh çdo shqiptar se me Ballkanin e Hapur vendose hegjemoninë ekonomike serbe, se politike po e po mbi Shqipërinë.
Ty të njeh çdo shqiptar se ti vetëm shqiptar nuk je, po je armik i këtij kombi dhe meriton çdo ndëshkim.
Miqtë e mi, koha na thërret, koha fton çdo qytetar, durim nuk ka më.
Ka vetëm betejë, ka vetëm zemërim, ka vetëm mosbindje civile.
Ka vetëm fitore, fitore!
Ditën e martë, e gjithë Tirana te bashkia për të nxjerrë për zverku armikun e qytetit, hajdutin 100 përqind të parave të shqiptarëve.
Monstrën e shpifur të njeriut që turpëron çdo njeri.
Të shpëtojmë bashkinë, të ecim drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!