Berisha: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve më të mëdha në historinë e këtij vendi! 1 miliard euro janë vjedhur vetëm nga inceneratorët dhe pazari i Ramës me CEZ

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND

EKSTRAKT

Gjatë një seancës së sotme në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, akuzoi me tone të ashpra kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, se është bërë “avokati i vjedhjeve më të mëdha në historinë e Shqipërisë” dhe “armik i egër i votës së lirë”.

Berisha tha se Dumani mbron aferat e kryeministrit Edi Rama dhe nuk heton korrupsionin galopant që i ka kushtuar qytetarëve shqiptarë rreth 1 miliard euro. Ai renditi si shembuj aferat e inceneratorëve (400 milionë euro), aeroportit të Vlorës (140 milionë euro gjobë për qytetarët), tunelit të Llogarasë (50 milionë euro), si dhe shitjen e digave të energjisë, nga e cila janë humbur 300 milionë euro në vetëm një vit.

Lideri demokrat akuzoi gjithashtu Dumanin se ka mbuluar marrëveshjen mes qeverisë dhe kompanisë CEZ, që i ka kushtuar Shqipërisë 630 milionë euro, ndërsa SPAK “nuk ka hetuar kurrë Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij”. Ai e quajti Dumanin “mashtrues ordiner” që po vepron si “avokat i Edi Ramës, kryearkitektit të aferave të inceneratorëve”.

Duke iu referuar aferës ndërkombëtare McGonigal, Berisha tha se “në vendimin e gjykatës së Uashingtonit, emri i Edi Ramës përmendet 13 herë”, por SPAK, “ka pesë vjet që shtiret se po heton”. Kryetari i PD shtoi se as Maduro nuk ka bërë një takim si ai i Arubës, duke e cilësuar atë si takimin më të zi të një qeverie, ku janë përfshirë “bosë të karteleve të drogës”.

Në vijim, Berisha tha se opozita ka një problem të madh personal me Dumanin, sepse ai është armik i egër i votës së lirë dhe mbrojtës i dhunimit të saj. Ai deklaroi se dosjet që lidhen me manipulimet zgjedhore janë amnistuar dhe se Dumanin “do ta konsiderojnë armik deri në fund”.

Duke iu referuar të dhënave ndërkombëtare, kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se Shqipëria ka pësuar përkeqësim drastik në treguesit e shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit dhe të drejtave civile, duke rënë me dhjetëra vende në renditjet e “World Justice Project” dhe “Transparency International” në krahasim me vitin 2015.

Në fund, Berisha lexoi në Kuvend edhe një mesazh qytetari, ku tha se Altin Dumani ka bërë një ujdi prej 5 milionë euro për të ndikuar në çështjen e shtetasit Kreshnik Farruku nga Manza, i përfshirë në hetime për trafik kokaine në Itali. Sipas mesazhit, Dumani ka manipuluar procedurat gjyqësore dhe ka investuar të ardhurat e korrupsionit në gurë të çmuar (diamante) përmes një të afërmi, Anton Pango, me precedent penal.

Në të njëjtin mesazh përmenden edhe emra të tjerë si Eriona Daupaj, Vladi, Ridvan Çela dhe Taulant Balla, për të cilët Berisha tha se janë përfshirë në biseda që flasin për mënyrën se si do të mbyllej dosja dhe për sekuestrimin e pasurisë.

Lideri opozitar, Sali Berisha përfundoi duke theksuar se “SPAK është kthyer në mburojë të korrupsionit qeveritar”, ndërsa Dumanin e quajti “simbol të kapjes politike të drejtësisë dhe njeriun që ka tradhtuar interesin publik për pushtet dhe para”.

FJALA E PLOTË

Të dashur qytetarë dhe qytetare, ishte një rast unik në jetën tuaj për të gjithë ata, në jetën e tyre që ndoqën këtë seancë se si panë grupin e mëkatarëve të strukur, të përulur gjer në dhe.
Se si e panë avokatinë e shpifur që iu bë këtu një sistemi, i cili po penalizon më shumë se cilindo tjetër, qytetarin e thjeshtë.
Ju, avoketërit e Dumanit, të kapurit peng të Edi Ramës, nuk duhet të harroni këtu se për qytetarët shqiptarë që vetëm me CEZ-in kanë humbur 630 milionë euro, fatura të certifikuara nga kompani ndërkombëtare, për shkak të pazarit që Edi Rama ka bërë me kompaninë CEZ, ndërkohë që arbitri ndërkombëtar i shkruante letër dhe i thoshte zoti kryeministër mos bëj marrëveshje sepse qeveria shqiptare është në pozitën e fituesit.
Por këto i mbulon Dumani dhe dumanërit.
Ai që e pëson nga ky qëndrimi i tij dhe i tyre është qytetari shqiptar, i cili pagoi sa qimet e kokës 400 milionë euro për inceneratorët që nuk kanë as nam as nishan sot.
Dhe ai thotë se kam hetim paraprak pas kaq vitesh.
Po nuk mund të bëhet më i shpifur.
Po çfarë hetimi paraprak mo?
Janë 400 milionë euro që nuk ekzistojnë. Janë 140 milionë për djegësin e Tiranës, që nuk ka as gjurmë, që i kanë paguar njerëzit e varfër, dhe ai thotë po vazhdojmë hetim paraprak.
Një mashtrues ordiner që del këtu dhe përpiqet të mbrojë nga flakët e djegësve Edi Ramën, kryeartikektin e tyre.
A e dini ju o qytetarë se kush është dënuar për djegësin e Tiranës?
Është dënuar Arben Ahmetaj që e ka kundërshtuar 5 herë me shkrim.
Dhe u dënua sepse u gjetën pllakat e banjos. Domethënë 140 milionë euro kushtonin sa pllakat e banjos të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt.
A e dini o qytetarë se të marra së bashku këto bëjnë 1 miliard euro?
Se të marra së bashku bëjnë dyfishim pensionesh?
Se të marra së bashku bëjnë dyfishim rrogash.
Nuk i ka vjedhur Altin Dumani këto, por Altin Dumani është bërë avokat i vjedhjeve më të mëdha në historinë e këtij vendi.

Ju flisni për hetime.
A e dini ju që është 50 milionë euro tuneli i Llogarasë?
Që është 140 milionë euro gjoba për qytetarët shqiptarë për aeroportin e Vlorës që do ta marrë tani Lubia me Edi Ramën?
A bëjnë këto së bashku 210 milionë?
A e dini ju se nuk mund të hetohet Edi Rama me 21 milionë euro shpenzime udhëtimi në dy vite se e mbron Altin Troplini?
A e dini ju se nuk lejoi krijimin e komisionit hetimor parlamentar, sepse me avionin e tij, sipas burimeve, transportonte para, narkoeuro ose transportonte drogë dhe nuk pranoi që të pastrohej nga hetimi?
A e dini ju se të gjitha këto janë shpenzime që rëndojnë mbi shpatullat e atyre që numërojnë kafshatën?
A e morët vesh të dhënën e fundit të EUROSTAT se 56 përqind e shqiptarëve mezi mbyllin muajin? Se paratë i marrin lubitë.
A e dini apo jo?
Nuk kemi gjë personale ne… do dal unë tek çështja personale me Dumanin dhe e kam shumë të fortë, por këtë e kam për qytetarët unë.
A e dini ju sa është vjedhur me energjinë elektrike? Vetëm në një vit 300 milionë euro me digat. Shiti digat verës tek sekserët e tyre dhe blije energjinë me 300 euro në vjeshtë.
Dhe këto avokat Dumani nuk i heton.
A e dini ju se afera të mëdha ndërkombëtare, siç është Aruba, nuk kemi dijeni, Antimafia Italiane ka dijeni, prokuroria belge dhe gjykata belge gjykon për dosjen, kurse Dumani nuk ka dijeni…
Për McGonigalin thotë se ka 5 vjet që heton.
Mashtron. Mashtron.
Çfarë ka për të hetuar? Në vendimin e gjykatës së Uashingtonit, emri i Edi Ramës citohet 13 herë. Janë marrë para prej tij.
A e dini ju qytetarë të dashur se McGonigali ndërhyri tek Edi Rama për t’i hequr licencën një kompanie ruse dhe për t’ia dhënë një kompanie tjetër ruse?
Po shqiptarët paguan 40 milionë në arbitrazh, por për Altin Troplinin kjo nuk ka rëndësi se është avokati privat i familjes Rama.
Nuk kemi gjë ne, por të pranosh dhe të mos hetosh takimin zyrtar të qeverisë me kë? Me bosët e karteleve të drogës. Po ky është takimi më i zi. As Maduro nuk ka bërë takim të tillë.
A e dini ju se qytetarëve europianë u vodhi 1.2 miliardë euro Amant Josifi, djali i drejtoreshës së shërbimit civil, i mbrojturi i Olsi Ramës? Dhe pati papërgjegjësinë e plotë të thotë nuk e hetojmë ne atë. Ju kujtohet kur tha nuk e hetojmë Amant Josifin?

Po, të dashur qytetarë, ne kemi një madh personal me të!
Problemi im dhe i gjithë këtyre dhe i gjithë popullit opozitar është se ky është një armik i egër i votës së lirë.
Sepse në qoftë se Edi Rama është dhunues kryesor i votës së lirë, ky është avokat i dhunimit.
Dosjet ndërkombëtare, të publikuara në të gjitha mediat e botës, i amnistoi.
Në atë kohë kam deklaruar publikisht se është armik i egër i opozitës dhe u garantoj se të tillë do e konsiderojmë deri ditën e fundit tonë.
Aty flitej për Ulsiun, flitej për Edi Ramën, për Pjerinin, për të gjithë me radhë.
Dhe që të gjithë janë, nuk kanë kryer asgjë, sepse ia bënë armikut, opozitës.
Dhe do e paraqisni ju atë këtu, bastardë të Arben Rakipit.
Po si mundet kjo?
Rri aty këtu se i kam këtu për ty… do i lexoj për ty tani…
Pra, a e dini ju se ai del dhe mburrem se unë i sekuestrova këtij apo atij apartamentin?
Po 400 milionë euro e djegësave?
A e dini ju se ai vjen këtu dhe mburret se kemi sekuestruar 60 e ca milionë euro? Po vetëm Franc Çopja kishte 6 miliardë mor.
Po ku i gjeti paratë Fatmir Troplini për t’i dhënë leje Edi Rama për 5 kulla dhe 12 ndërtime të tjera në tokë publike?
Ai është avokati më i shëmtuar i korrupsionit.
Doni ju të dini disa tregues se ai foli për tregues këtu sikur po lexonte ndonjë portal.
Indeksi i përgjithshëm i shtetit ligjor, në vitin 2015, Shqipëria renditej e 52-ta në botë. Në vitin 2024, Shqipëria renditet 37 vende më poshtë sipas World Justice Project.
Treguesi i korrupsionit në vitin 2015, Shqipëria renditej e 78-a, në vitin 2025, Shqipëria renditet 29 vende më poshtë.
Për ndërhyrjen e qeverisë, për pavarësinë që flisni ju, në vitin 2015, Shqipëria renditej e 52-ta, në vitin 2024, Shqipëria renditet e 106-a, përkeqësim 100 përqind.
Në zbatimin e ligjit, Shqipëria renditej në vitin 2015 në pozicionin 86, në vitin 2024 në pozicionin 114.
Në të drejtat civile, Shqipëria renditjen në vitin 2015 në vendin e 55, kurse në vitin 2024 renditet në vendin e 101.
Për ndërhyrjen e qeverisë në drejtësinë penale, Shqipëria renditej në vitin 2015 në vendin e 46, renditen në vitin 2024 në vendin e 92, 100 përqind përkeqësim.
Për ndërhyrjen në drejtësinë penale te Skapistët, Shqipëria renditej në vitin 2015 në vendin e 62, kurse në vitin 2024, renditet në vendin 106 apo 44 vende më keq.

Së fundmi, meqenëse ia mbathi, se ju u ka në dorë ai të gjithëve, mëkatarë, tani unë do lexoj mesazhin e një qytetari për të.
‘Doktor, mirëmbrëma. Një burim nga prokuroria më informon sonte në lidhje me një çështje në proces hetimi. Altin Dumani ka bërë një ujdi për 5 milionë euro në lidhje me dosjen e shtetasit Kreshnik Farruku nga Manza, Durrës, mik, bashkëpunëtor i Xhevdet Troplinit dhe Elvis Troplinit.
Ky shtetas ka një procedim në shtetin italian për tre episode. Në Savona, në Gjenoa, në Ankona ku janë kapur sasi të mëdha kokaine.
Për këtë fakt ka dhe procedim penal në shtetin italian dhe gjykata e Durrësit i ka vendosur masë sigurimi për ekstradim.
Më pas, Spaku pas 5 milionëshit, ka filluar procedimin për të njëjtat fakte të ndodhura në shtetin italian dhe i vendos masë sigurimi.
Me datën 11.5.2025, Gjykata e Lartë, kundrejt një shume të lartë parash, ia heq masën e arrestit dhe e le me detyrim paraqitje.
Dumani ka premtuar që t’i kalojë përgjegjësinë vëllait të tij duke i manipuluar telefonatat e kriptuara dhe duke ia atribuuar vëllait të tij.
Shuma e ujdisë do konvertohet në gurë të çmuar, diamante.
Personi ku investon të ardhurat Dumani është daja i bashkëshortes, Anton Pango, person me precedent penal”.
Së fundmi, Eriona Daupaj: Do ta çojë për sekuestrim, nuk do i bëjë nder Ballës. Po e çoi për sekuestrim, komplikohet puna se do ia marrin.
Vladi, Toyota Yaris gjithmonë: Mirëmbrëma o shoku, ku e paskan sjellë?
Ridvan Çela: Ka këto ditë, po më pyet, do jetë prapë Balla apo thjesht ti?
Vladi: Okej se flas unë, por të na tregojë mënyrën si do e mbyllë. (Për Ballën e ka fjalën)
Ridvan Çela: Nga Tao, Tao, dhe thotë se i ka në rregull letrat.
Daupaj: Kishtë të drejtë ajo bundra.
(Ajo është shoqja e tij, jo bashkëshortja. Mos më bëj ta them emrin këtu. Se ia them emrin, e di unë kush është ajo).
Nuk duhej toleruar që në fillim. Ajo ku do shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë.
Ridvan Çela: Se bundra luan edhe me Taon. (Bundra, e di vetë ti kush është).

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale