FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TAKIMIN PËR MINIMUMIN JETIK
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në takimin për minimumin jetik të organizuar nga Departamenti i e Çështjeve Sociale. Në fjalën e tij, ai u shpreh se, Shqipëria është vendi i vetëm pa përcaktuar minimumin jetik, dhe kjo sjell që qytetarët të përballen me një krizë të rëndë ekonomike, që sipas Berishës vjen dhe si pasojë e korrupsionit. ‘Në Shqipëri nuk ka njohur as dyfishim po të kemi parasysh indeksin e çmimeve. Faktor më themelor i kësaj rrokullisje të madhe të gjendjes së financave, të gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare, është korrupsioni. Është vjedhja e papërmbajtur e pasurive, e fondeve publike dhe pasurive publike në këtë vend’, theksoi Berisha.
Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin për minimumin jetik në selinë e PD, ka deklaruar se hajdutësia dhe korrupsioni në qeverisjen e Edi Ramës kanë sjellë këtë krizë të rëndë ekonomike në vend. ‘Shuma kolosale, qindra e qindra milionë janë vjedhur në vepra të tjera publike, miliarda. Vetëm Lubi Balluku ka disponuar gjatë periudhës së saj si ministre dhe zëvendëskryeministre, 12 miliardë euro. 12 miliardë euro, në mënyrë absolute, në çdo lloj kontrolli, nuk shkojnë kurrë më shumë se 1 miliard investime në publike, të cilat janë shembur njëra pas tjetrës. Janë zhdukur’, deklaroi Berisha.
Gjatë fjalës së mbajtur në takimin e organizuar nga Departamenti i Çështjeve Sociale në PD, lideri i demokratëve Sali Berisha bëri thirrje për vendosjen urgjente të minimumit jetik prej 200 eurosh. Sipas tij, ky minimum jetik duhet që të rritet vit pas viti sipas dinamikës së çmimeve.
‘Vetëm me minimumin jetik, duke garantuar për çdo qytetar të këtij vendi jo më pak se 200 euro, pra një minimum jetik prej 200 eurosh, do mund të krijohet, të ndryshohet situata e dhimbshme në të cilën ndodhemi sot. Nuk ka asnjë pengesë për vendosjen e minimumit jetik. Dhe minimumi jetik nuk mund të jetë përgjigjja e vetme ndaj kësaj situate. Minimumi jetik do shoqërohet me një seri masash të tjera sociale, të cilat garantojnë shqiptarët një jetë në minimumin e saj të mjaftueshëm për ushqimin, veshjet, ilaçet, lëvizjen’, nënvizoi Berisha.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, kërkoi që vendosja e minimumit jetik, duhet të shoqërohet edhe me një rritje të madhe të rrogave dhe pensioneve. Në takimin e organizuar nga Departamenti i Çështjeve Sociale në PD, Berisha theksoi se ‘minimumi jetik i jep një përgjigje gjithashtu përjashtimit real të shqiptarëve nga shoqëria’. Lideri i opozitës theksoi se, PD qëndron e vendosur për të përmbysur këtë shpërndarje të ardhurash. ‘Qëndrojmë të vendosur, e konsiderojmë emergjencë vendosjen e minimumit jetik. Ne nuk besojmë se nëpërmjet indeksimit, përkundrazi, rrogat dhe pensionet duhet të njohin rritje të mëdha të vazhdueshme. 41 përqind është rritur nga viti 2022 deri në vitin 2026 rroga minimale në Greqi. Dhe është rreth 940 euro’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në takimin për minimumin jetik.

FJALA E PLOTE
Ne së bashku debatojmë për një problem i cili intereson jetën e më shumë se 40% të shqiptarëve. intereson kafshatën, shëndetin, e gjysmës së popullatës në këtë vend.
Shqipëria ka një situatë dramatike në raport me shpërndarjen e të ardhurave, ka një situatë dramatike në raportin e rrogave me çmimet, ka një situatë, është vendi i vetëm që nuk ka të përcaktuar një minimum jetik.
Ndërkohë, ndërkohë çmimet në këtë vend janë 10, gjer në 17, 20% më të larta sesa mesatarja e çmimeve në vendet e Bashkimit Europian.
Faktikisht, nuk ka një vend tjetër me jetë të papërballueshme siç është Shqipëria. Zhvillimet e këtyre 12, 13 viteve të fundit i shndërruan shqiptarët nga qytetarët me rrogat dhe pensionet më të larta në rajon, në qytetarët me rrogat dhe pensionet më të ulëta në rajon.
Rrogat dhe pensionet në Shqipëri, përveç se disa kategori, e vërteta është që nuk ndoqën as indeksimin e çmimeve.
Rrogat dhe pensionet, pavarësisht nga ndërhyrjet e shpallura, sot janë më të ulëtat në rajon. Në rast se bëjmë një krahasim gjejmë se në këtë hark kohor ato janë katërfishuar. Ato janë trefishuar sipas vendit.
Kurse në Shqipëri nuk ka njohur as dyfishim po të kemi parasysh indeksin e çmimeve.
Faktor më themelor i kësaj rrokullisje të madhe të gjendjes së financave, të gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare, është korrupsioni.
Është vjedhja e papërmbajtur e pasurive, e fondeve publike dhe pasurive publike në këtë vend.
Shqipëria mund të jetë vendi i vetëm në botë, nuk mund të them me siguri se është, në të cilin investimet publike zhduken nga 90 në 100 përqind të tyre dhe këto janë të dokumentuara.
Pra, plaçkiten nga zyrtarët më të lartë të vendit.
Asgjë nuk mund të mbulojë, nuk mund të mbyllë gropën më të zezë të ekziston në historinë e këtij vendi, në kryeqytetin e vendit, djegësin e Tiranës.
130 milionë euro të zhdukura pa nam dhe nishan.
Të zhdukura nga një kompani e përzgjedhur nga Edi Rama, e cila vetëkuptohet ka marrë vetëm shpërblimin e emrit, se 130 milionë euro i morën ata që i nxorën nga thesari i shtetit dhe i dërguan në bankat offshore.
Për 5 vite, në këtë vepër publike, pavarësisht se nga thesari i vendit disbursoheshin dhjetëra milionë në vit, nuk u hodh një tullë dhe në krye të 6 viteve nuk ka një themel.
Dhe prokuroria nuk ka arritur të gjejë, të rikuperojë as dhe një qindarkë.
Nuk është si shumë në vlerë më i madhi djegësi i Tiranës, por është më i dukshmi, më i qarti.
Shuma kolosale, qindra e qindra milionë janë vjedhur në vepra të tjera publike, miliarda.
Vetëm Lubi Balluku ka disponuar gjatë periudhës së saj si ministre dhe zëvendëskryeministre, 12 miliardë euro.
12 miliardë euro, në mënyrë absolute, në çdo lloj kontrolli, nuk shkojnë kurrë më shumë se 1 miliard investime në publike, të cilat janë shembur njëra pas tjetrës. Janë zhdukur.
Ndërkohë, shqiptarët varfëroheshin dhe varfërohen çdo vit e më shumë.
Shqiptarët sot 760 mijë pensionistë, përveçse një grup i vogël, nuk mund të përballojnë në mënyrë absolute mjekimin me ilaçet e përditshme. Nuk i marrin dot. Me ilaçet, me çmime stratosferike.
60 përqind, shqiptarët janë qytetarët që paguajnë më shumë në Evropë nga xhepi i tyre për shëndetin e tyre.
Kudo paguajnë njerëzit, qytetarët për shëndetin e tyre, por paguajnë një përqindje të caktuar.
Dhe kjo përqindje në Shqipëri iu është rritur dhe është sot më e larta, çka do të thotë se kanë si alternativë pamundësinë e mjekimit, pamundësinë e blerjes së ilaçeve.
Për pensionistët është gjetur një formulë mashtrimi elektoral. 50 euro vota e tyre në zgjedhjet lokale, 100 euro vota e tyre në zgjedhjet e përgjithshme.
Ndërkohë, kontot bankare të qeveritarëve shkojnë qindra milionë dhe miliarda.
Nuk ka njerëz më të keqtrajtuar, më të shpërfillur se pensionistët shqiptarë, gjë të cilën nuk e meritojnë kurrë këtë.
Edhe ata, të cilët jo vetëm që nuk u rriten pensionet, por edhe ata që mbaheshin dhe mbahen me ndihmën e familjarëve të tyre jashtë shtetit, edhe atyre 35 përqind të parave ua mori droga sepse e zhvlerësoi euron.
Euro, në Shqipëri është i vetmi vend në Europë, në të cilin euro ka pësuar një zhvlerësim dramatik prej 35 përqind, ndërkohë që në çdo vend tjetër, euro ka shkuar duke u rritur lehtësisht.
Por baronët e drogës, me eurot që fusin, edhe remitancat pothuaj i përgjysmuan si vlerë.
Vjedhja e fondeve të buxhetit është ligj themelor i këtij shteti.
Në rast se do të respektohej trendi i ndërmarrë në vitet 2005-2013, për rritjen e rrogave dhe pensioneve, ato duhet të ishin sot të paktën tre herë më të mëdha se sa ç’janë.
Duhet të ishin tre herë më të mëdha se sa ç’janë!










Në vendet që kanë ndjekur këtë trend, ato janë tre dhe katër herë më të larta se sa ç’ishin në vitin 2013.
Por kjo rritje në Shqipëri ka ndodhur vetëm me rrogat më të larta, kurse rrogat më të ulëta, në qoftë se proporcionohen me inflacionin, nuk janë as dyfishuar. Jo, shumë më pak se dyfishuar.
Pra, kjo është një situatë ku sirenat e urisë bien në të katër anët e vendit dhe këta qeveritarë kanë një përgjigje: në Shqipëri nuk vuan kush për bukë.
Po t’i dëgjosh, kjo është përgjigja e tyre për ata të cilët e ngrysin ditën me 2 euro apo ata të cilët e ngrysin ditën me m pak se 5 euro.
Në të vërtetë, ata janë në varfëri të thellë, kurse të tjerët janë thellësisht të kërcënuar nga varfëria.
Në këto rrethana, PD ka shpallur dhe qëndron për vendosjen e minimumit jetik.
Minimumi jetik është përgjigjja më minimale, më e domosdoshme, më emergjente ndaj kësaj situate të krijuar këto 13 vite.
Vetëm me minimumin jetik, duke garantuar për çdo qytetar të këtij vendi jo më pak se 200 euro, pra një minimum jetik prej 200 eurosh, do mund të krijohet, të ndryshohet situata e dhimbshme në të cilën ndodhemi sot.
Nuk ka asnjë pengesë për vendosjen e minimumit jetik.
Dhe minimumi jetik nuk mund të jetë përgjigjja e vetme ndaj kësaj situate.
Minimumi jetik do shoqërohet me një seri masash të tjera sociale, të cilat garantojnë shqiptarët një jetë në minimumin e saj të mjaftueshëm për ushqimin, veshjet, ilaçet, lëvizjen.
Pra, është një përgjigje emergjente, e cila duhet të vendoset sa më parë dhe duhet të njohë dinamikën e vet dhe të rritet vit pas viti, të ndjekë të gjithë treguesit në mënyrë që varfëria ekzistuese të marrë një përgjigje përfundimtare.
Nuk mund të ketë Shqipëria kurrsesi varfëri ekstreme.
Varfëria ekstreme është krim shtetëror sot sepse është e tëra një situatë e pranuar nga qeveria.
Dhe të pranosh të lësh qytetarët në varfëri ekstreme, në një kohë kur është çdo mundësi që ajo të mos ekzistojë, sikundër nuk ekziston në vendet e tjera, në shumicën dërrmuese të vendeve të tjera, pra, minimumi jetik i jep përgjigje përfundimtare zhdukjes së varfërisë ekstreme.
Por minimumi jetik do të shoqërohet me një rritje të madhe të rrogave dhe pensioneve.
Kur mendon se janë shpenzuar apo shpenzohen në vit miliarda, miliarda euro për ‘investime’, në fakt që të gjitha, shumica dërrmuese e tyre vidhen, vetëkuptohet që burimet për vendosjen e minimumit jetik, dyfishimin në vazhdim dhe më shumë të rrogave dhe pensioneve. Janë absolutisht reale.
Ndaj dhe e kemi thirrur këtë tryezë për të biseduar për këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme si pjesë e programit tonë.
Për Edi Ramën, nuk ekzistojnë pensionistët në Shqipëri.
I ka vetëm si qytetarë për t’i mashtruar.
Nuk ekzistojnë ata që numërojnë kafshatën.
Kështu që në këtë kuadër, minimumi jetik i jep një përgjigje gjithashtu përjashtimit real të shqiptarëve nga shoqëria.
Ne qëndrojmë të vendosur për të përmbysur këtë shpërndarje të ardhurash.
Qëndrojmë të vendosur, e konsiderojmë emergjencë vendosjen e minimumit jetik.
Ne nuk besojmë se nëpërmjet indeksimit, përkundrazi, rrogat dhe pensionet duhet të njohin rritje të mëdha të vazhdueshme.
41 përqind është rritur nga viti 2022 deri në vitin 2026 rroga minimale në Greqi. Dhe është rreth 940 euro.
Pra, çdo vit e rritin me mbi 10 përqind.
Të tjerë që i kanë pasur më të ulëta, i kanë rritur me 25 përqind.
Vrapi për të dalë nga varfëria është vrapi më i drejtë.
Është detyrim madhor për një qeveri.
Ndaj dhe duke u falënderuar për praninë, le të shkëmbejmë mendime për këtë çështje të dhimbshme, por dhe jetike për qytetarët e këtij vendi.


