FJALA E KRYETARIT SALI BERISHA ME GRUPET E PUNES SE PD, LEZHE
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me grupet e punës së PD, Lezhë në kuadër të përgatitjeve për fushatën e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. ‘Faktikisht ne nisim fushatën e fitores, fushatën elektorale e cila është e një rëndësie vendimtare për Shqipërinë, për të ardhmen dhe stabilitetin e saj’, tha Berisha duke krahasuar narkoshtetin e Ramës me regjimin e Asad në Siri.
Gjatë takimit me grupet e punës së PD, Lezhë, kreu i PD Sali Berisha tha se, ‘pensionisti sot në mënyrë absolute, merr të paktën 35% më pak, si fuqi blerëse se në vitin 2013. Sepse sot buka, qumështi, është dyfish. Prodhimet bazë bujqësore, janë 2-3 fishuar çmimi, me shifra reale’.
‘Një narkoshtet është një rrezik i madh serioz, për sigurinë e fqinjëve, vendeve përreth’. ‘Është një shkrirje e plotë siç e thotë rezoluta, e shtetit me krimin dhe një sipërmarrje e përbashkët kriminale shtet-krim, që mbrojnë, mbështesin njëra-tjetrën’, tha Berisha gjatë një takimi në selinë e PD.
Përgatitja për fushatën e vitit të ardhshëm ka qenë temë e takimit të kreut demokrat Berisha me grupin e punës në Lezhë. ‘Ne fitojmë se kemi programin tonë, premtimet tona, të cilat në mënyrë absolute me shpejtësi shumë më të madhe, siç mund të imagjinojmë e përmbysin këtë situatë. E përmbysin plotësisht këtë situatë’, tha lideri i opozitës.
FJALA E PLOTE:
Një përshëndetje të përzemërt ju, dhe të gjithë drejtuesve, demokrateve, demokratëve të qarkut demokratik të Lezhës, qarkun e fitores.
Kam shumë kënaqësi të ju takoj. Ju keni ardhur këtu, por unë do të vij të ju takoj kudo atje, në qytete dhe fshatra.
Faktikisht ne nisim fushatën e fitores, fushatën elektorale e cila është e një rëndësie vendimtare për Shqipërinë, për të ardhmen dhe stabilitetin e saj.
Shqiptarët e panë me rastin e Assadit se çfarë ndodh kur grabiten çdo katër vite, siç ndodhte në diktaturë, mandatet e qytetarëve.
Nuk them se janë të njëjta, jo, por diktatura ngjasin. Të bësh çtë duash, atyre ngjashmëritë nuk ua heq.
Duke ardhur këtu, po lexoja se i vëllai i Assadit, identik si Olsi Rama, akuzohej se lëvizte tonelatat e drogës, siç akuzohet, Olsi Rama, si një nga kapot kryesorë të bandës së Xibrakës, dhe që mbrohet nga Skrapi i partisë, sepse nga Olsi shkohet tek Edi.
Thashë dhe njëherë, krahasimet nuk janë të njëjta, por ngjashmëritë diktaturat i kanë të pashmangshme.
Edi Rama del me tezën se do të marrë mandatin e 4-të, në një kohë kur ka sjellë një rrënim të qenies shqiptare, të cilin nuk e ka regjistruar asnjë pushtim para tij. Ka larguar, për hapësirën e Shengenit, 1 milionë e 99 mijë shqiptarë, gjer dy muaj më parë të vitit 2024. Statistika e Eurostatit.
Po të marrim sa janë larguar në të gjithë botën, unë ju garantoj se, shkojnë mbi 40% të të gjithë popullatës.
Por sigurisht ky është aspekti më dramatik, sepse të humbasësh, 40-45% të kombit në një hark të shkurtër, sa asnjë luftë civile kund në botë, apo luftë globale, kjo është një fatkeqësi e madhe kombëtare.
Por problemi më i madh akoma bëhet, kur këta që jetojnë këtu, ky i ka zhytur në një varfëri lemeritëse, lemeritëse. Me një varfëri në rritje, me të gjithë treguesit.
Në kushtet më normale, tregu krijon pasuri e cila shpërndahet, thotë Adam Smith, që nga ajo kohë. Në Shqipëri tregu ka krijuar varfëri në rritje si në asnjë vend tjetër, për shkak të vjedhjeve masive të fondeve dhe pasurive publike.
E riktheksoj edhe njëherë, në Rumani që nga viti 2013 gjer sot janë 5-fishuar rrogat. Janë 5 herë më të mëdha seç ishin në vitin 2013. Rumania në vitin 2013 e kishte qartësisht të paktën 20% më të ulët rrogën se Shqipëria.
Ne e kemi pasur rrogën më të lartë se 6 vende të Ballkanit+Rumaninë dhe Bullgarinë. Dhe ky në mënyrë më të pamëshirë i ngriu rrogat. Dhe tani që i rriti, para disa muajsh sërish jemi të fundit ne, nuk i afrohemi asnjëri prej vendeve të tjera.
Jo, se i bllokoi në një kohë kur, nuk po them ti 5-fishonte, por të paktë ti 3-fishonte në 12 vite.
Pensionisti sot në mënyrë absolute, merr të paktën 35% më pak, si fuqi blerëse se në vitin 2013. Sepse sot buka, qumështi, është dyfish. Prodhimet bazë bujqësore, janë 2-3 fishuar çmimi, me shifra reale.
Sepse sot këto çmime kanë tejkaluar Greqinë, po e po, por kanë tejkaluar Gjermaninë, Italinë. Dhe këtij i duhet të jetojë me 150, 120, ose 180 euro. Duhet të marrë dhe ilaçet, por po mori ilaçet nuk merr një vakt buk, ose lë pa marrë ilaçet. E vërteta.
I dënoi edhe më shumë, sepse një pjesë e madhe e pensionistëve jetonin me ato remitanca. Krijoi narkoeuron këtu, narkoeuro ua zhvlerësoi remitancat rreth 40%. Rriti çmimet.
Pra ka krijuar një situatë që në shumë aspekte tejkalon imagjinatën.
Kërkon mandat të katërt në një kohë kur është në rreth të kuq.
Rezolutat e votuara muajin e fundit, atë dhe regjimin e tij, e fusin në rreth të kuq. Komplet, narkoshtet. Por Europa nuk është Amerika latine.
Një narkoshtet është një rrezik i madh serioz, për sigurinë e fqinjëve, vendeve përreth. Është një shkrirje e plotë siç e thotë rezoluta, e shtetit me krimin dhe një sipërmarrje e përbashkët kriminale shtet-krim, që mbrojnë, mbështesin njëra-tjetrën.
Ju e dëgjuat, shkuan të kontrollojnë Erion Veliajn, i la 1 orë e gjysëm tek dera. Në një kohë kur kryetarin e partisë së dytë më të madhe opozitare, e morën pa mandat arresti. Nuk është e vërtetë, nuk i kanë paraqitur asnjë mandat. E rrëmbyen, e zvarritën, e goditën vetëm për të terrorizuar qytetarët.
Aty pritën 1 orë e gjysëm, 2 gjer sa Velica u hapi derën dhe çfarë thanë? I morëm telefonin. Shkoi aty, e kam thënë dhe e them prap, shkoi eksponenti i klanit të Xibrakës dhe i tha Edi Ramës, se të gjithë dokumentet që ekzistojnë për pjesëmarrjen e Olsi Ramës, në klanin e Xibrakës, do të publikohen nëse nuk tërhiqesh.
Dhe Edi Rama u tërhoq.
Kanë shkuar në Harabel, në galerinë e saj. Thasë me euro. 220 e sa mijë euro. Salla sa kjo për masazhe, galeri arti. Për masazhe, tajlandezë. Absolutisht po. Galeria duhet të ishte e artit gjoja.
Por tani çfarë po bëjnë? Në këtë moment që po flas me ju, po bëjnë çdo përpjekje që 220 mijëshin ta shkruajnë 20 mijë. Kjo është e vërteta, janë mbledhur anëtarët e organizatës kriminale të Skapit dhe tani duan të ndryshojnë dokumentet. Në një kohë kur, u numëruan, u regjistruan 220 mijë dhe tani duan ti bëjnë 20 mijë.
U ndala jo për të shuar kuriozitetin e qytetarëve, por për të treguar se çfarë tensionesh ka mes tyre, çfarë beteje kriminale ka midis tyre.
Çfarë kemi ne përpara, ne kemi një kalbësirë. Një ngrehinë të kalbur, e cila siç ja mbathi Assadi që dukej i stërfuqishëm, ja mbath dhe ky që në momentin që ne të vendosim të ecim drejt fitores.
Nuk ka asnjë shans, nuk ka asnjë mundësi, secili prej tyre është më i kalbur se shoku.
Merr ti ç’bën kjo e rrugëve. Kjo ështe e pashoqe kund.
Nga mëngjesi deri në darkë flet, loti, loti, loti. Tani do ta quajmë Lubi Loti, i kam thënë Lubi Balluku do ti them Lubi Loti. Çfarë janë ato. Ato janë copëzime të rrugës për të vjedhur më shumë. Nuk ndalen.
Si mund ta ndash ti 13 kilometra në 14 kontrata. Apo rrugën Elbasan-Librazhd kush e merr sa.
Ka sjellë modelin e vjedhjeve në bashki, që kishte ky me lejet e ndërtimit dhe ai është bërë model universal.
Por ne nuk fitojmë vetëm për këto arsye.
Ne fitojmë se kemi programin tonë, premtimet tona, të cilat në mënyrë absolute me shpejtësi shumë më të madhe, siç mund të imagjinojmë e përmbysin këtë situatë. E përmbysin plotësisht këtë situatë.
Një buxhet 8 miliardë nga i cili nga i cili rrogat janë vetëm 800 milionë, e kuptoni ju se çfarë disporpocioni i paimagjinueshëm është investimi tek njeriu, me investimi aty ku vjedhin, investimi kapital që e quajnë këta, investimi ku vjedhin. Sepse ndërtojnë me çmime 10-herë më të larta se Kroacia.
Pyetja se ku do i mirrni paratë? Paratë janë për të gjitha që kemi premtuar ne, dhe çdo të bëjmë.
Që në 3 muaj e parë, ne do të vendosim minimumin jetik 200 euro, ne pensionet do ti llogarisim mbi minimumin jetik.
Ne do të vendosim rrogën minimale 500 euro.
Ne do të vendosim rrogën mesatare 1200 euro.
Ne do të vendosim proporcion rrogë, pagesa për energji, pagesa për ujin.
Si mund të paguajë një fshatar me 3 dynym tokë, njëlloj si Altin Dumani me 7 mijë euro rrogën, apo Bajram Begaj me 5500 apo sa e ka rrogën. Paguajnë të njëjtin çmim që kanë për energjinë.
Nuk ka vend në botë që e bënë këtë.
Se këta nuk është se qëndruar indiferent ndaj rrogave, jo. Rrogat e veta i rritën dhe u them unë shqiptarëve se ato janë rrogat më të larta në rajon, absolutisht.
Ata marrin më shumë se sa në Slloveni, që është vendi ndër më të lartat edhe në BE. Por ka një proporcion, nuk çmendet njeriu. Të caktojë një rrogë 7 mijë euro dhe pensioni 100 euro, 150 euro. Nuk e bën kush këtë.
Presidenti i SHBA-së merr 4-fish të rrogës mesatare. Sepse ata 4 punonjës me pagë mesatare kanë familje për të mbajtur, edhe presidenti ka, por edhe këta kanë. Por nuk merr kurrë 10 rroga mesatare presidenti SHBA-së, as kancelari gjerman dhe asnjë tjetër.
Ndaj dhe ne e kemi modelin gati.
Modeli ynë është përmbysja e modelit të shpërndarjes së të ardhurave dhe pasurive publike.
Kjo përmbysje do të thotë; ne nisim startin e rritjes së rrogave, me premtimin absolut, gjersa të dalim më krye të rajonit.
Vrap i vështirë, se ai që ka qenë ndën ne, i ka rritur 5 herë ndër vit. Hajde tani dil krahas tij. Por ne do e bëjmë, do e bëjmë se janë të gjitha mundësitë që të përparësojë investimi te qytetarët.
40% e popullit shqiptar jeton në fshat dhe kanë lënë gjithsej, 44 milionë euro buxhet. Këta do ti ndihmosh që jetojnë aty, ose shkuli që andej. Jo le të qëndrojnë në punën e tyre.
800 mijë pensionistë kanë lënë për vitin që vjen, 18 milionë euro. Për tu tallë me ta. Doli që inflacioni i këtyre produkteve që blejnë të gjithë, që pensionistit i duhen njëlloj siç na duhen edhe ne të tjerëve, është rritur 4 herë më shumë se inflacioni i përgjithshëm, ai nuk i blen dot. Nuk mund ti blejë.
Nuk na shërben shumë e shkuara, por për një gjë po; ne ato që i kemi premtuar i kemi mbajtur dhe për këtë nuk mund të thotë njeri gjë.
Kemi premtuar dyfishim të rrogave, i kemi mbidyfishuar.
Ne kemi premtuar dyfishim të pensioneve të ulëta, i kemi mbidyfishuar.
Ne kemi premtuar rritjen e pensioneve të tjera, ato janë rritur deri në 60 deri në 80%. Ne u qëndrojmë dhe i kemi zbatuar.
Ne i përmbushim plotësisht.
Ne këtë trashëgimni e kemi, të mbajtjes së premtimeve. Do të ju thonë, jo po a do ti mbani. Këta nuk janë premtime, por zotime solemne ndaj çdo shqiptari. Betojuni në çdo formë, në Bibël e Kuran dhe si të doni, se këto do të bëhen. E keni të garantuar betimin.
Nuk dalim ne të ju thomi njerëzve për të mos zbatuar këto që themi. Kështu do ta ndryshojmë Shqipërinë, nuk e ndryshojmë dot ndryshe.
Shqipëria po shuhet, por ikin.
Në rrafshin ndërkombëtar.
Sot ju e keni të qartë. Nuk them se, bota rrotullohet rreth PD, kurrën e kurrës, por e vërteta është se bota këtë muaj, ka mbështetur këtë parti, më shumë se çdo parti tjetër në histori, me tre rezoluta nga më të fuqishmet, nga më seriozet nga më të rëndësishmet.
Ishte dhe duhet të zbërthejmë mirë me anëtarët dhe mbështetësit tanë.
Ishte pothuaj hyjnore, fitorja e Donald Trump.
Ajo rrymë që kërcënonte të vinte në pushtet, ajo ishte ekstremi i ekstremit të majtë. Absolutisht ishte ekstremi i ekstremit të majtë, e cila në emër të këtij ekstremi gjeti të merrej me identitetin njerëzor.
Tani fuqia do të përdorej për të ndryshuar identitetin e njeriut.
Krijimi i njeriut të ri u tejkalua, tani duhej krijuar biologjikisht njeriu i ri. Dhe a pat pasqyrim? Shumë të madh, e sollën ligjin në parlament për fermat e fëmijëve. Ngritën klinikat, u bën të gatshme klinikat. Por ata morë një goditje të jashtëzakonshme, të merituar dhe perandoria globale e Xhorxh Sorosit mori një goditje fatale.
Çdo anëtar, çdo simpatizant, çdo mbështetës i yni duhet të ndihet i lehtësuar, duhet të ndihet mirë me veten se i qëndruam kësaj perandorie, nuk u përkulëm, pavarësisht nga çmimi dhe çmimet. Por të keqes duhet ti qëndrosh. Dhe ky ishte mendoj unë, vendimi më i drejtë që morëm.
Tani ky kapitull mbyllet përfundimisht. Ne e përkrahëm.
Në rastin e parë. Në ekzistencën tonë, ne e përkrahëm publikisht, nuk mund të mos e përkrahnim ne, kur shifnim atë valë të ekstremit të majtë që premtonte tatimin e jashtëzakonshëm.
Do vendosnin tatimin mbi fitimin e munguar. Çfarë ajo, tatim i jashtëzakonshëm i 1946, si të kesh hapur librat e 46-së në Shqipëri. Bëmë shumë mirë që u shprehëm haptas dhe duhej ta bënim patjetër.
Ne për këto jemi, jemi për familjen, për vlerat themelore, patriotizmin, dinjitetin njerëzor. Këto janë shtyllat e programit tonë, iniciativa e lirë, respektimi i iniciativës, konkurrenca. Ato po merrnin fund.
Çdo anëtar, çdo simpatizantë duhet tani të jetë një protagonist në vendin ku është i fitores tonë të ardhshme.
PD i qëndroi dhe rezistoi një kalvari të paparë, por sot është forcë politike që ecën drejt fitores dhe në mënyrë absolute është në dorën tonë, në dorën e anëtarëve dhe simpatizantëve tanë, fitorja. Nuk ka gjë në botë që mund ta ndalë, përveç vetes tonë.
Jo, kjo është e vërteta.
Ndaj dhe unë shpresoj të dashur grup drejtues i fushatës elektorale, që këto mesazhe ti përcillni në çdo seksion, dhe mbështetës i ynë me frymën e bashkimit, me frymën e bashkimit, ua them dhe njëherë.
Pse ne themi se jemi demokrat? Ua them unë ju, thelbi është toleranca, ta dimë këtë.
Kjo diktaturë, kjo plotëson çdo kriter për tu luftuar, ose me armë, ose me mosbindje civile. Kjo burgos, plaçkit, nuk respekton kushtetutë, nuk respekton zgjedhje, por ne nuk jemi për armë.
Pse nuk jemi për armë? Sepse jemi forcë demokratike. Nuk lëvizim ne nga ky parim. Ne jemi forcë demokratike dhe u qëndrojmë parimeve demokratike.
Duhet të qartësojmë çdo njeri. Kjo është ajo që na dallon. Ne nuk vijmë nga e majta, ne jemi forcë e këtyre parimeve, ndaj dhe një frymë bashkimi me të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe mbështetësit e tjerë, që në fakt populli i qarkut tuaj e ka. Se ka mençurinë. Ka mencurrinë.
Nuk e njoh sa ju, por diçka njoh edhe unë, popullatën e zonave tuaja. Zona të mençura, njerëz të mençur. Njerëz guximtar, ndaj dhe kërkohet që të bëjmë gjithçka për të takuar qytetarin.
Ditë e natë në takime, bisedë, sqarime. Ka plot që kanë një zinxhir vërejtjesh, të ulemi me ta.
E kam thënë disa herë, këtë bashkimin në diversitet. Miq të mi, kjo veç na forcon, mos të trembet njeri prej saj. Kjo veç na forcon.
Se kjo prodhon forcë brenda nesh.
Shiko çfarë ndodh atje në krahun tjetër ku nuk pipëtin asgjë, thika dhe pyka çdo natë kundër njëri-tjetrit.
Kush ja çoi Erion Veliajt ato, se thotë mi çoi Berisha. Shiko çfarë denatyrimi njerëzor. Edhe ja ka quar, pa vendim dhe thotë ma bëri Berisha.
Pra kur nuk ka debat, shkëmbim mendimesh, liri mendimi, pikëpamjesh, sigurisht atëherë shkohet në këto skema, në këtë model.
Ndaj dhe duhet të ulemi ti dëgjojë, duhet të luftojmë për çdo votë, për çdo votë.
Dua të ju them një gjë këtu, kurrë nuk duhet thënë se nuk më duhet vota e tij. Hiqeni nga mendja, nuk ka antifushatë më të qartë se, nuk ta dua votën. Jemi në fushatë, në përpjekje për fitore, çdo votë e duam ne. Ata që duan të na votojnë ne i mirëpresim, i vlerësojmë, i respektojmë.
Mos harroni një gjë. Ju jeni njerëz politikë.
Drama jonë, ishte një teatër botëror, sepse ju them ju, se Xhorxh Sorosi në mënyrë absolute përveç Kinës, Rusisë e disa vendeve të tjera, ai ishte njeriu më i fuqishëm se kushdo tjetër.
Po, e tha Donald Trump, ai tha kishte pushtuar Shtëpinë e Bardhë, e ka thënë para 4 ditësh.
Ishte njeriu më i fuqishëm.
Ju e shihnit se si i rreshtonte Aleks Soros, që nuk kishte asnjë mandat. As nuk përfaqësonte një vend, as përfaqësonte një institucion ndërkombëtar, përfaqësonte paratë e tij. I rreshtonte kryeministrat e Serbisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe vetë u rrinte si me qenë oficer, u bënte rreshtore.
Ne e patëm këtë fat jo të mirë, që të agresoheshim. Por ne fituam, ne dolëm, e përballuam atë.
Tani shqiptarët presin nga ne fitoren. Dhe kjo fitore arrihet plotësisht duke u ra borive të optimizmit. Duke bërë thirrje për përgjegjësinë e secilit prej nesh për fitoren. Kontributin e çdo njërit prej nesh për fitoren.
Ky grup, keni autoritet ta zgjeroni me plot të tjerë, janë të mirëpritur. Të rinj, me një fjalë ju jeni një grup pune, keni autoritetin e plotë të zgjeroni, të sillni të tjerë me ju, në mënyrë që kjo fushatë të jetë shtëpi në shtëpi.
Kemi thënë shumë herë dhe kështu është, se të gjitha fushatat duhet të jenë shtëpi më shtëpi.
Por fushata e fundit në SHBA, leksionin më të madh e kishte, perandoria më gjigante në botë mediatike ishte kundër Trump.
Absolutisht të gjitha mediat, përveç njërit që rrinte si i maskuar, njëherë këtej e njëherë andej, që të gjitha haptas me të gjithë altorparlantët kundër tij. Imagjinoni çfarë peshe kanë ato në Amerikë dhe në botë.
Ai me takime, ata me takime dhe fituan me takime.
Nuk fitoi as perandoria e medieve, as perandoria e sondazheve. 1.6 miliardë u shpenzuan vetëm me sondazhe për të gënjyer, për të përpunuar opinionet se Kamala po fiton.
Morën fund edhe pollet, edhe mediat, fituan këta që u takuan me qytetarët amerikanë.
E kuptuan se nuk ja dalin me median, e panë qartë se çfarë do që të bënin ato ishin. Doli dhe Hollivudi u bë faktor elektoral, morën përgjigjen që merituan që merituan, që nuk u takonte kurrë.
Fituan republikanët duke u takuar me qytetarët.
1 miliardë Tajlor Suift, fansat, nuk i bënë punë.
Bënë gjithçka, nuk e zëvendëson asgjë takimin me qytetarët, prandaj dhe duhet të vlerësojmë punën tonë, e qytetarët duhet të na vlerësojnë ne, sa bëjmë takime me ta, çfarë bisedojmë me ta.