Berisha: Duhet rezolutë ku të dënohen qëndrimet e dyshimta të Ramës, që duket se shkon në lidhje të forta familjare më Rusinë

FJALË E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Sali Berisha sot nga Kuvendi u shpreh se, duhet rezolutë ku të dënohen qëndrimet e dyshimta të Ramës, që duket se shkon në lidhje të forta familjare më Rusinë.

Berisha tha se, çdo shqiptar e ka të qartë se Edi Rama nuk i bllokoi turistët rusë që të hynin në Shqipëri, sepse deri në korrik ndoqi projektet e serbomadhisë dhe rusomadhisë.

Berisha e cilësoi gjatë fjalës së tin Ramën si të vetmin kryeministër në Europë i cili vrapoi nga samiti në samit për të justifikuar dhe mbrojtur mosrespektimin e sanksioneve nga Beogradi, qendrimin e Serbisë si një prapavijë direkte e Rusisë.

FJALA E PLOTË

Të diskutosh këtu një çështje kaq të rëndësishme pa praninë e njeriut, ndonëse Shqipëri anëtare e NATO-s, qendroi ambig në qendrimet e tij, është e pandershme dhe e padrejtë.

Për çdo shqiptar është e qartë se Edi Rama fillimisht nuk guxoi të vendosë bllokimin e turistëve rus në Shqipëri, dhe këtu erdhën me qindra dhe mijëra vrasës të fëmijëve, grave, burrave ukrainas për t’u bronzuar në plazhet tona dhe për t’u rikthyer si kasapë në fushëbetejat e vendit që luftonte për liri.

Edi Rama duhet të ishte këtu sot, sepse ndoqi deri në korrik të këtij viti projektet e serbomadhisë dhe rusomadhisë, sepse është i vetmi kryeministër në Europë që vrapoi nga samit në tjetër për të justifikuar dhe mbrojtur mosrespektimin e sanksioneve nga Beogradi, qendrimin e Serbisë si një prapavijë direkte e Rusisë, ç’ka përbënte një rrezik të madh.

Edi Rama promovoi me të gjithë verbërinë e tij politike projektin e serbomadhisë të Ballkanit të Hapur, në këtë kontekst duhet një rezolutë që krahas përcaktimit, qendrimeve të qarta të Shqipërisë ndaj agresionit barbar rus, kundër një vendi të pavarur dhe një populli të pavarur, të lirë.

Agresion i ngjashëm me atë të Adolf Hitlerit në vitin ‘39 kundër Polonisë.

Duhet një rezolutë në të cilën të dënohen të gjitha qëndrimet tepër të dyshimta të Edi Ramës, që për hir të së vërtetës duket se shkon në lidhje të forta familjare me Rusinë.

Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale