Berisha: Duhet lëvizje paqësore e shoqëruar me mosbindje civile. Zgjedhjet e lira i kthejnë vetëm ata që betohen të përballen me këtë monstër!

BASHKËBISEDIMI NË FACEBOOK I KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA ME QYTETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim live në rrjetin social Facebook me qytetarët, ku iu është përgjigjur pyetjeve që i kanë drejtuar ata. Berisha gjatë bashkëbisedimit iu përgjigj pyetjeve të drejtuara rreth analizës së përgjithshme të situatës zgjedhore në Shqipëri, manipulimet e kryera, si edhe tregoi rreth denoncimeve të shumta që vijnë.

Kryedemokrati u shpreh se, Tom Doshi ishte në aleancë me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për blerjen e votave.

Berisha tha se: “Shpërndarja nën dorë, makineria mafioze e blerjes së votës, duke dhënë nën dorë edhe gjer në 600 euro për votë, duke u ofruar komisionerëve 10 mijë euro, edhe 20 milionë lekë, ishte në proporcionet më të paimagjinueshme.”

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh për qytetarët se, nëse nuk qëndrojmë ndaj krimit monstruoz elektoral, shanset e këtij vendi për zgjedhje janë inekzistente. Berisha tha se, ndonëse të gjitha pollet e nxirrnin fitimtar Bardh Spahinë, rezultatin që doli e pamë të gjithë.

Në një prej pyetjeve të drejtuara, Berisha u përgjigj se, Partia Demokratike ka nevojë të hapet pa diskutim, por opozita shqiptare duhet të përballet për të garantuar votën e lirë.

Gjithashtu, lideri i opozitës, Sali Berisha vuri theksin duke thënë se, me Ramën nuk ka zgjedhje, ndaj duhet një lëvizje paqësore e shoqëruar me mosbindje civile.

Berisha tha se, votimi i detyrueshëm do e bëjë të pavlefshme blerjen e votës.

BASHKËBISEDIMI I PLOTË

Mirëdita dhe ndjesë për këtë vonesë për shkaqe teknike. Së pari dëshiroj të ju falënderoj me shumë mirënjohje të gjithë ju, mbështetësit e fuqishëm në rrjetet sociale, por edhe të gjithë qytetarët që mbështetën opozitën dhe PD në këto zgjedhje.

Mirënjohje të pakufijshme!

Jam i vetëdijshëm për brengën që ndjenjë sot për shkak se rezultati i këtyre zgjedhjeve, është krejtësisht tjetër nga ai që ju me të drejtë keni pritur. Ndaj dhe jam sot para jush për të ju përgjigjur çdo pyetje, shqetësimi që ju keni.

Le të fillojmë pra këtë bisedë së bashku në rrjetet sociale.

Pyetje: Pasi keni deklaruar që janë të përjashtuar Basha dhe Alibeaj, specifikisht vetëm këta të dy. A nuk mendoni se edhe Bardhi dhe disa emra të tjerë i kanë shërbyer Ramës?

Berisha: Mendoj se zgjedhjet janë një provë, një test në çdo forcë politike në botë. Debatet brenda një partie janë një gjë e tolerueshme, konstante, normale. Kurse zgjedhjet janë një provë krejtësisht themelore që dallon njerëzit ose i bashkon njerëzit. Përveç Bashës dhe Alibravës, unë nuk di deputetë tjetër që të mos kenë mbështetur kandidatët e primareve. Në këtë kontekst ata kanë qëndruar brenda parimeve të statutit dhe të PD-së.

Pyetje: A do të ketë protesta të fuqishme deri në rrëzimin e autokratit Edi Rama?

Berisha: Ne po bëjnë një analizë me përgjegjësi të plotë të dramës së këtyre zgjedhjeve. Unë kuptoj dhe mirëkuptoj plotësisht çdo kërkesë nga mbështetësit tanë, por edhe jo mbështetësit që PD të bëjë një analizë transparente dhe i garantoj ata se do ta bëjë patjetër. Por ne jemi të angazhuar non stop për të identifikuar dhe vërtetuar, gjithçka bëri këto zgjedhje më të dhunuara në historinë e Shqipërisë. Analiza e deritanishme tregon në mënyrë të qartë si kristali se në një seri bashkishë, nga veriu në jug, koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ i janë marrë përdhunshëm mandatet. I janë marrë mandate nga veriu, me përqendrim maksimal, në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Sarandë, Korçë dhe një seri bashkishë të tjera. Janë marrë mandate me makinerinë gjigante të blerjes së votës e cila për herë të parë në historinë e këtij vendi në këto zgjedhje ajo doli haptas.

Bonusi  duke shpërndarë 50 mijë lek, bonuset për 670 mijë pensionistë duke rritur dhe premtuar rritjen e rrogave për mbi 200 mijë e ca rrogëtarë në Shqipëri, pa përmendur këtu qindra e mijëra leje legalizime e akte të tjera të gjitha të ndaluara me ligj në fushatë elektorale. Zgjedhjet u blenë haptas sepse mbi 100 mln euro u shpërndarë për asfalte, zhavorre dhe rindërtime.

Pra, kemi të bëjmë me një fenomen që nuk ka ekzistuar, përveç asfalteve. Rrogat dhe pensionet nuk janë rritur kurrë dhe nuk janë përdorur kurrë për fushatë elektorale. Ndërkohë, shpërndarja nën dorë, makineria mafioze e blerjes së votës, duke dhënë nën dorë edhe gjer në 600 euro për votë, duke u ofruar komisionerëve 10 mijë euro, edhe 20 milionë lekë, ishte në proporcionet më të paimagjinueshme.

Sigurisht që blerësi kryesor i këtyre votave është Edi Rama dhe makineria e tij e narkoshtetit.

Por kemi një fakt kësaj herë. Dushkun Doshi. Tek po vija këtu, një aktiviste më shkruan nga Peshkopia, se këtu në rrethin tonë, një parti pa seli, pa kryetar dhe pa anëtar, pa emër, ka fituar 6 këshilltarë me faktin e vetëm se Doshi ka sjellë thasët me para dhe ka shpërnda para.

Partia e blerjes, aleatja më e ngushtë e Edi Ramës nuk e nuk e ka bërë këtë vetëm në Peshkopi. Në këto zgjedhje ai ka marrë mbi 200 mijë vota, pa mbajtur njëherë të vetme një fjalim, pa bërë një herë të vetme një takim, pa paraqitur kurrë në jetën e tij një program, përveç aleancës me Edi Ramën dhe Lulzim Bravën, i cili i dha me firmë të njerëzve të tij, komisionerët dhe numëruesin në një shumicë bashkish të vendit.

Këto zgjedhje u karakterizuan nga përjashtimi me skemat e ngjashme të vitit 2001-2003 të 180 mijë zgjedhësve të identifikuar si zgjedhës të djathtë dhe për motive politike. Ne disponojmë dokumente se qendra votimi, me dhjetëra e dhjetëra votues figurojnë se kanë votuar në atë qendër ndërkohë që ata janë në Itali, Gjermani apo SHBA.

Pra Erges, ne po bëjmë një analizë shumë serioze në zotimin tonë se do të mbrojmë votën e shqiptarëve dhe në mënyrë absolute do marrim të gjithë vendimet sepse kjo dëshmon se këtu zgjedhje të vërteta përveçse farsë, nuk ka.

Pyetje: Zoti Berisha, mjaft u kapët pas logos, reformoni partinë dhe hapeni sa më shpejt.

Berisha: Zonja Dinoshi, ju falënderoj shumë për sugjerimin. E konsideroj shumë të drejtë kërkesën tuaj. Nuk ka patur asnjë pengesë zyrtare, legale për hapjen, por përpjeke shumë më të mëdha do të bëhen për hapjen e kësaj partie ndaj vlerave më të mira të shoqërisë.

Pyetje: Çfarë kanë me ty doktor, pse nuk merren me Tom Doshin.

Berisha: Unë nuk kam paguar kurrë dhe nuk paguaj njeri.

Pyetje: Pse nuk pati asnjë ndihmë ekonomike nga opozita e bashkuar për kandidatët e bashkive.

Berisha: Shumë e drejtë pyetja juaj, sepse opozita e bashkua, siç e dini mori zero lekë nga qeveria dhe në këtë kontekst ajo me ato pak fonde që kishte përballoi disa shpenzime që ishin më të domosdoshme, por shumë modeste. E vërteta është se PD-ja nuk mori asnjë qindarkë, përkundrazi përveç 2 milionë eurove që mori Brava-Alibasha në fillim, mori edhe nja 220 mijë euro tani në fund dhe dha dorëheqjen.

Pyetje: The se do të na kthesh në pushtet në një mënyrë apo një  tjetër, kjo është ajo që duam, kjo është ajo që na premtove. Ne nuk duam të humbësh kohë me votëbesim me demokratët, por duhet të bësh një ekip fitues, duke bërë edhe radioskopinë e humbjes së zgjedhjeve.

Berisha: Ju siguroj se radioskopia do bëhet e plotë. Votëbesimi është i domosdoshëm se është ligj i statutit. Por ne jemi forcë politike serioze. Në rast se kthehemi në prill të vitit 2021, dy ditë pas zgjedhjeve unë kam bërë një artikull, titulli i tij është se; vota vdiq pa hyrë në kuti. Dhe kam thënë një të vërtetë. Por kam kërkuar që të bëhet çdo qëmtim, çdo hetim, çdo përpjekje për të identifikuar gjithçka pësoi vota në ato zgjedhje.

Gjatë kësaj fushate, unë u kam premtuar shqiptarëve se PD do mbrojë votën, duke theksuar se nuk e mbron me armë, se mbrojtja e votës është një proces. Dhe për momentin, unë ju kuptoj ju, por e konsideroj jetike sepse do ishte gjëja më e pandershme nëse ne do vinim në diskutim një rezultat pa fakte, pa dokumente të pakundërshtueshme.

Kur them se në këto zgjedhje janë marrë mandate, ne disponojmë fakte të pakundërshtueshme. Arjan, Shkodra ka njohur në ditën e votimit, terrorin e bashkimit të të gjitha bandave, të cilat edhe pse ishin në vrasje, rivalitet njëra me tjetër u bashkuan nga Edi Rama dhe ministrat e tij, u bashkuan për të vendosur Shkodrën nën terror të votës. Ndonëse të gjitha pollet e nxirrnin fitimtar Bardh Spahinë, ju e patë rezultatin që doli.

Autokolona e bandave me makina të blinduara kalonte nga qendra në qendër. Sepse Velipoja u vendos në pushtim të plotë nga Pëllumb Gjokës, i cili ka një motel seç ka, dhe Edi Rama dhe Olsi i japin licencë për kazino edhe pse ligji thotë duhet hotel me pesë yje. Pra nëse nuk qëndrojmë ndaj këtij krimi monstruoz, shanset e këtij vendi për zgjedhje janë inekzistente. Ose nëse nuk qëndrojmë ndaj terrorit që është ushtruar në Bulqizë nga bandat e Belinda Ballukut. Ju duhet ta dini se kjo administratë është sjellë kësaj here në mënyrën më absolute si një polici politike. Me mijëra votues, mbështetës tanë janë kërcënuar nga format më të ndryshme nga punonjësit e administratës që të mos bëheshin komisionerë. Thirreshin prej tyre dhe kërkonin pse takove ti kandidatin. Telefonoheshin dhe thonin, pse shkove në takim. Njerëzit nuk i dinë këto, nuk i kanë të qarta sa duhet. Por nëse një administratë shndërrohet në një polici politike siç ka ndodhur. Nëse ministrat marrin banda nga Tirana, Berati dhe i çojnë në Sarandë, siç ka ndodhur, zgjedhje nuk ka dhe nuk mund të ketë. Por ne jemi në analizë. Këto janë vetëm të dhënat paraprake. Nëse përjashtohen politikisht 180 mijë votues për faktin dhe marrëzinë e vetme të atij që ishte këtu se bojkotoi zgjedhjet e 2019 dhe u tregoi socialistëve me emër dhe mbiemër se cilët janë votuesit tanë, atëherë zgjedhje me këto rregulla nuk ka. Por më mirë se kushdo tjetër këtë e shprehu vetë Edi Rama, i cili deklaroi se Kodi Zgjedhor për atë ishte një kinezëri. Ndaj dhe edhe ajo që thoni ju, janë të drejta, por i dashur Arjan, themelore është të gjejmë të vërtetën dhe mbrojmë të vërtetën. 

Pyetje: Kur do t’i jepet përparësi të rinjve dhe partia nuk do të bëhet kafene, siç ndodh rëndomë në Bulqizë.

Berisha: Disa nga kandidatët tanë ishin të rinj dhe kanë fituar. Kanë fituar në Mirditë, Fushë Arrëz, Kavajë dhe unë mund të ju them se përveç inkurajimit, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë pengesë. Por meqë më thua për Bulqizën, unë njerëzisht u kërkoj të ndaleni pak në terrorin që është ushtruar pikërisht në Bulqizë nga banda të qeverisë.

Pyet në komunitetin tënd, sa njerëzve iu janë bërë presion që të mos pranojnë të jenë komisionerë, sa qytetarëve iu janë marrë kartat e identitetit, sa invalidëve iu janë mbledhur kartat e identitetit vetëm për të mos votuar?

Kandidati i Bulqizës është zgjedhur me primare dhe në këtë kontekst çdo i ri është i ftuar. Nuk pretendoj asnjëherë të mos ketë patur të meta dhe dobësi, por këto nuk mund të pa pengojnë ne të përballemi me më të keqen.

I dashur mik! E kam thënë para disa ditësh dhe e them prap, dy ishin dhunuesit më madhorë të këtyre zgjedhjeve, makineria gjigante e blerjes së votës, pronë e qeverisë dhe mafies shqiptare. E dyta ishte frika. Zgjedhjet ishin të stilit putinist. Të garantoj se frika nga punonjësit e administratës, të cilët merreshin me luftë klasash, të cilët i thonin biznesmenit, porosia e shefit tim është që ti dhe punëtorët e tu të mos dalësh në votime se do kesh pasoja. Dhe unë po e përcjell këtë porosi i thoshte punonjësi i tatimeve apo doganave. 

Drejtoresha e institucioneve qendrore ka kërkuar që punonjësit të fotografojnë dhe t’i tregojnë votën. Kurse në Bulqizë, këto presione, natën dhe ditën kanë qenë më të mëdha. Ndaj dhe të themi të vërtetën, PD ka nevojë të hapet, të hapet, të hapet pa diskutim. Por nëse PD dhe opozita shqiptare, nuk përballet për të garantuar votën e lirë, të garantoj se zgjedhjet nuk do mbetet element, asnjë lloj shansi për të pasur opozita ndonjë mandat në parlamentin që vjen.

Pyetje: Kryesia e PD nuk doli në fushatë për emigrantët. Duhet të kishin vajtur në çdo qytet të Europës sepse atje janë votuesit e PD.

Berisha: Shumë e drejtë. Kryesia e PD u përqendrua e tëra në vend. PD ndodhej në disa situata të vështirësisë serioze ekonomike të cilat janë bënë asaj të pamundur që të prenotonte bileta udhëtimesh. Kurse votimi i emigrantëve siç përcakton kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një domosdoshmëri që duhet ta vendosim në Shqipëri, këtë votë Edi Rama nuk e do. Ju siguroj se ky standard nuk mund të rivendoset sa të jetë Edi Rama në pushtet.

Pyetje: Mendoj 3 pika për rrëzimin e regjimit. Votimi i emigrantëve, numërimi aty ku votohet, maksimalizimi i dënimit për tregtarët e votave.

Berisha: Jeni absolutisht i saktë me propozimet. Mund të shtoj edhe një tjetër nga ana ligjore. Votimi i detyrueshëm. Votimi i detyrueshëm do të bëjë të pavlefshëm blerjen e të drejtës së votës. Sepse blerjet janë dy llojesh sot. Njëra anë është blerja e të drejtës së votës, merr këto para e mos dil në votim. Dhe ai nuk del se ka shitur të drejtën e votës. Dhe ana tjetër është merr këto para dhe dil e voto për mua. Kjo e dyta nëse vihet votim me detyrim, siç e ka Greqia, Australia dhe miqtë të mi në Australi është se një shkaqet kryesore që vendosëm këtë ligj  ishte pikërisht për ti dhënë fund blerjes së të drejtës së votës, por këto sugjerime të drejta që ju dhatë, Edi Rama nuk i pranon, sepse Edi Rama e quan kinezëri kodin zgjedhor dhe ai pranon vetëm standarde që i lejojnë atij të manipulojë dhe të kontrollojë sa më shumë votën e shqiptarëve.

Pyetje: A i lexon sms që u dërgojnë demokratët dhe a i merr parasysh mendimet e tyre. A do të shkoni të festoni me Kavajësit dhe bashkitë e tjera fituese për ti falenderuar ata. A mund ti bësh një ftesë publike grupit të Alibashës për bashkim.

Berisha: Të garantoj që i lexoj me të gjithë mundësitë e mia mesazhet e demokratëve dhe jo demokratëve. Unë komunikoj shumë, por natyrisht në këtë mori të pafundme mesazhes që marrë marr në Facebook, sms, ëhatassap, signal, në rrjetet sociale edhe ka që më shpëtojnë për arsye të ndryshme. Unë nuk lë asnjë mesazh pa i kthyer përgjigje, përveç ato mesazhe që nuk arrij ti lexoj në kohë.

E dyta, unë e kam bërë dhe e bëj prap publike ftesën time. Janë të mirëpritur. E thashë edhe më parë që deputetët me të cilët kundërshtitë kanë qenë evidente, gjatë kësaj fushate në tërësi, përveç dyve, kanë mbështetur ose nuk kanë kundërshtuar kandidatët e primareve, akt të cilin unë e vlerësoj se ai është një investim i tyre. Janë të mirëpritur. I ftoj të negociojmë, bashkohemi në interesin më të madh të demokracisë shqiptare.

Sigurisht që do të shkoj ti falënderoj, uroj, sapo të lirohem pak. Dhe ata kanë shumë merita. Janë disa bashki. Janë të tjera që u kanë marrë haptas mandatin, qartësisht. I ati i kandidatit të Rrogozhinës merr në zarf votat e të burgosurve ku është përgjegjës ai dhe rrëzon kandidatin tonë me 20 vota. Gjëra të paimagjinueshme. Kështu ka ndodhur në Belsh. E sigurtë edhe Lezha e tillë është. Në Lezhë Arben Ndoka me bandën e tij dhe banditë të tjerë kanë dalë natën e votimit, kanë kaluar nga një zonë në tjetrën dhe janë të filmuar, duke ndarë para dhe ushtruar presion në zona të ndryshme. Po kështu në Kurbin. Në Mamurras ka shkuar deri në 600 euro vota. Përveç kërcënimeve, goditjeve të komisionerëve. Pra janë një seri problemesh që presin që demokratët  ti japin përgjigje.

Pyetje: Po shkojmë nga humbja në humbje dhe arsyet dihen. Vendi ka nevojë të padiskutueshme për ndryshim. Kam bindjen se reformimi i brendshëm me përzierjen e parazitëve dhe sorosianëve janë shkatërrimtare.

Berisha: Tani zoti Vigan, para këtyre zgjedhjeve të themi të vërtetën, jo vetëm unë dhe të tjerë nuk kam gjetur ndonjë njeri që të thotë se Edi Rama bën zgjedhje të lira. Që të themi se Edi Rama dhunon zgjedhjet, nuk themi asgjë të re. Por natyrisht dokumentimi i këtij dhunimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Vendimet bazuar në këtë dokumentim janë edhe më të rëndësishme. Nga ana tjetër ju keni një mendim, por unë mendoj se një front i gjerë opozitar kundër kësaj të keqeje, është domosdoshmëri e madhe. Dhe ne do të punojmë për një front sa më të gjerë opozitar, natyrisht e them dhe tani, e them me bindje siç e kam thënë edhe para zgjedhjeve, me Edi Ramën zgjedhje nuk ka.

Pyetje: Doktor po nuk votoi mërgata, harrojeni përmbysjen e këtij sistemi monist. Kjo klikë fiton vetëm me administratë dhe njerëz të varfër. Çdo shqiptari anembanë botës nuk duhet t’i mohohet e drejta e votës.

Berisha: Keni shumë të drejtë dhe jam plotësisht dakord. Problemi është, Edi Rama nuk e pranon këtë. Ky kryeministër nuk e pranon këtë. Nuk e ka pranuar në 2013, kur u çova ligjin në Parlament për votën e diasporës dhe emigracionit, ai bëri të qartë se do bojkotonte zgjedhjet. Jam i sigurt që ai nuk e pranon, ndaj edhe teza me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Nuk duhet të jemi iluziv, nuk ka zgjedhje me Edi Ramën.

Pyetje: Z.Berisha, të gjitha këto që thoni dihen botërisht. A do t’u thuash shqiptarëve formën sesi do të rrëzohet regjimi?

Berisha: Forma e vetme me të cilën mund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme është ajo formë e përdorur nga të gjitha vendet kundër monizmit, dhe ajo është lëvizja paqësore demokratike gjer në realizimin në realizimin e qëllimit të saj.

Kjo është bindja ime më e thellë. Pa këtë lëvizje, pa mosbindjen civile, siç e ka quajtur Mahatma Gandi, si element të shenjtë të kësaj lëvizje, këtu zgjedhje dhe votime nuk ka.

Pyetje: Pse nuk merrni komisionerë nga Kosova?

Berisha: Ligji përcakton, por Kosova ka një kulturë tjetër. Kosova nuk ka një kryeminstër që bën gjithçka për të rrëmbyer zgjedhjet. Kosova nuk ka një kryeministër që vendos në mes të fushatës të shpërndajë para për 670 mijë votues publikisht. Kosova nuk ka jë kryeministër që takohet, që angazhon bandat kundër votës. Kështu që, nuk është problemi i komisionerëve, është problemi i qeverisë këtu.

Pyetje: Po në Kukës, pse kjo disfatë doktor?

Berisha: Blerje dhe vetëm blerje. Të garantoj, se ajo është vetëm blerje. Safet Gjici që ta dini ju, mund të ketë fituar nga Edi Rama. Është një mga përfituesit më të mëdhenj të tenderave nga qeveria e Edi Ramës. Ato tendera i ka fituar ai vetëm me një kusht që të blejë votat për të mbajtur Kukësin. Ne vota nuk blejmë. Kjo është.

Por është e faktuar, tani të thuash ti se ofron alternativë Safet Gjici përveç vjedhjes dhe blerjes së votës, alternativë tjetër nuk ka ai, nuk lodhet.

Pyetje: Përshëndetje doktor Berisha, duhet hapje sa më shumë me elementë të rinj.

Berisha: Absoltuisht, shumë dakord. Të jeni të sigurtë që kjo do të ndodhë, por përsëri kërkoj mirëkuptimin. Kjo është e domosdoshme. Shqiptarët nuk mund t’i mashtrojmë, me Edi Ramën zgjedhje nuk ka.

Pyetje: Përshëndetje doktor, e mira e partisë dhe demokratëve të zbatohet statuti i miratuar nga ju.

Berisha: Pikë për pikë do të miratohet. Nuk mund të devijohet kurrë. I qendroj dhe do t’i qendroj plotësisht.

Pyetje: Doktor, a mendoni që votimi duhet të jetë i detyruar?

Berisha: Unë besoj se po. Votimi i detyruar ekziston në disa vende. Në shumicën jo. Por ka vende që e kanë në të gjitha kontinentet.  Edhe në Europë, edhe në Amerikë e ka Argjentina, e ka Australia. Pra ka vende demokratike. Unë po flas siaps miqve të mi australianë, të cilët më kanë dëshmuar se vendosja e atij ligji ka qenë i dobishëm për Australinë.

Pyetje: Bëj partinë tënde doktor se PD nuk ta jep Rama.

Berisha: Faleminderit, kam ndërmend të bëj betejën time.

Pyetje: Më vjen keq doktor që nuk e kupton dhe nuk do ta kuptosh që në ekipin tënd ka defekte shumë të mëdha dhe nuk po merr masa për këtë gjë, saod banda të ketë Tropojë, Kukës, Shkodër është përgjegjësia e drejtuesve, përjashto ju.

Berisha: Jo, mua mos më përjashto fare, unë kam përgjegjësitë e mia. Një gjë t’ju them ju. Në qoftë se tjetri vendos shitjen e votës në një varfëri ekstreme që jetojnë njerëzit, aty duhet të jemi më realistë.

Shkoni në zonat ku është blerë votat në Kukës, dihet mirë shumë ku janë, Ku është blerë vota në Tropojë, të themi atë që është, dhe industria e blerjes së votës funksionon me një program shumë të konsoliduar. Natyrisht, kjo industri nuk fuksionoi në Kavajë, ku siç po deklaronte dje një përfaqësues i të përndjekurve në Kavajë, qytetarët e Kavajës refuzuan zarfet.

E vërteta është që nuk funksionoi në Pukë. U përpoqën. Nuk funksionoi në Mirëditë në shkallën që prisnin. Por ajo funksionoi në shumë zona të tjera, dhe ai është një krim monstruoz elektoral. Është një shkelmim i Kushtetutës. Është një përlgj që është bërë nga Edi Rama dhe banda e tij, me dokumente i regjistruar.

Në qoftë se nuk arrijmë të çlirojmë votën, votë nuk do ketë në Shqipëri.

Pyetje: Doktor, duhet ndryshuar Kodi Elektoral në Parlament sa më parë dhe të nxirrni qeverinë hije.

Berisha: Ndryshimi i kodit kërkon votat. Çdo ndryshim do të jetë vetëm në favor të Edi Ramës, sepse ai e quajti atë një dokument pa vlerë, kinezëri, ç’ka do të thotë që ai shkeljen e tij e konsideron gjënë më normale.

Pyetje: A do të ketë padi për këto zgjedhje? A do të ketë padi për deklaratën e Ramës: po nuk votuat kandidatin, harrojeni qeverinë?

Berisha: Për korrektesë, dhe jo se kemi vlerësim, por për korrektesë, gjer sot kemi dorëzuar në SPAK 30 padi. Por ju sigurij, se është njëlloj si t’i dorëzosh në departamentin juridik të PS.

Pyetje: Duhet pjesa proceduriale më parë padi, kur shkon te protesta ke kaluar çdo hallkë institucionale.

Berisha: Unë po ju them edhe njëherë, se deri më tani kemi bërë deri më tani 30 padi dhe do bëjmë. Ne nuk heqim dorë, sepse ne respektojmë procedurën, por kemi këtë bindje.

Pyetje: Përshëndetje z.Berisha, a mendoni se do ta bashkoni PD, qoftë edhe me kosto politike të disa prej krerëve pranë jush?

Berisha: Ne mbetemi plotësisht të hapur për bashkimin e PD. Unë e kam theksuar edhe dje, edhe sot e them. Natyrisht, ështënjë përgjegjësi e secili që e merr, por unë besoj se çdo demokrat për hir të investimit të tij në PD dhe të një situate dramatike në të cilën ndodhet vendi duhet t’i përgjigjet thirrjes së brendshme të ndërgjegjies së tij dhe të bashkohet në këtë përpjekje të tij për çlirimin e Shqipërisë dhe rivendosjen e votës së lirë.

Pyetje: Përshëndetje doktor Berisha, në qoftë se Edi Rama thotë të bashkëpunojmë bashkë, a do të pranonit dhe nëse Lulzim Basha kthehet, a do ta pranoni në parti ose deputet?

Berisha: Asnjë formë bashkëpunimi me Edi Ramën nuk do pranoja, përveç ndryshimit të ligjit elektoral, gjë që ai nuk e pranon. Për sa i përket Lul Bashës, ai është deputet, nuk ka dorëzuar mandatin, është deputet. Ka kryer aktin e rëndë të vetlargimit nga PD, se statuti nuk ka përjashtim, por ai që në fushatë elektorale nxjerr kandidatë kundër partisë së tij, ai konsiderohet i vetlarguar në të gjitha kodet e botës.

Tre bashki i ka humbur PD për shkak të këtyre kandidatëve.

Pyetje: Çfarë mendimi keni për Bashkinë Fushë Arrëz e cila i dha mbështetje të plotë Hil Currit, duke e zgjedhur kryetar me plus 900 vota. Respekte legjendë!

Berisha: Mirënjohje të pakufijshme ndaj banorëve të Fushë Arrëzit, të cilët me gjithë varfërinë në të cilën jetojnë, nuk iu nënshtruan presionit të bandave dhe të parave, por qendruan si guximtarë të vërtetë, dhe urimet më të përzemërta Hil Currit për fitoren e shkëlqyer të tij, Rrok Dodës në Pukë, Albert Mëlyshit në Mirëditë. Mirëdita është e tëra në këmbë, dhe ky është një ogur i bardhë për Shqipërinë.

Pyetje: Z.Berisha, çfarë do të bëni për krijim aleancash me faktorët ndërkombëtarë për të neutralizuar ato të Ramës?

Berisha: Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me faktorë ndërkombëtarë. Nuk mohohet përpjekja dhe kjo situatë ka një shkaqet kryesore ndërhyrjen e mafies së George Sorosit, Edi Ramës, McGonigal, etj., por ne përpiqemi dhe do të forcojmë lidhjet me të gjithë ata që janë për votëne lirë. Janë për një Shqipëri, si çdo vend tjetër të ketë qeveri dhe opozitë sovrane. Koha punon për ne.

Pyetje: Unë besoj doktor, s enuk është bërë aq sa duhet për të mbrojtur votën, duke ditur se me kë kemi të bëjmë.

Berisha: Ne jemi përpjekur, por unë e kam thënë gjithnjë. Ne votë me arme nuk mbrojmë. Ne votë e mbrojmë duke marrë pjesë njëherë në proces, se qendrimi jashtë procesit është ndryshim apriori i votës. Votën e mbrojmë duke vëzhguar me vëmendjen më maksimale çdo ndodhi dhe zhvillim gjatë procesit elektoral. Duke dënuar me guxim, me emër çdo formë presioni, çdo dhunë, çdo bandë, çdo qeveritar.

Ne votëm e mbrojmë, duke nxjerrë të gjithë faktorët me të cilët qeveria kontrolloi votën. Nuk është kjo përfundimtarja. Vota mbrohet, kur ai që dhunoi votën të marrë ndëshkimin e merituar. Pra, është një proces në vazhdim.

Pyetje: Që të binden demokratët duhet mbledhur kryesia, duhen bërë zgjedhje, dhe duhet bindur drejtësia, se vula dhe e drejta është me ju.

Berisha: Po e nis nga kjo e dyta. Në qoftë se mendon se drejtësia nuk kontrollohet nga Edi Rama, besoj se nuk e ke të drejtë. Kjo është një drejtësi, seksion i PS. Mund të të jap 100 fakte, e kontrolluar totalisht nga Edi Rama, dhe për hir të së vërtetës duhet të themi që në vendimin e saj për t’u siguruar për dëmin maksimal ndaj opozitës u implikua me të gjithë peshën e saj ish-Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Këta janë evidente. Kjo është e vërteta. Ndaj edhe shqiptarët kanë një problem madhor me sistemin drejtësisë, i cili ndodhet sot më i kontrolluar se kurrë, përveç kohës së Enver Hoxhës nga partia shtet.

Kryesia padiskutim do mblidhet, por kërkoj durim nga ju. Pse kërkoj durim nga ju? Sepse po merremi me procesin e mbrojtjes së votës. Nuk është i thjeshtë. Është i mundshëm, se me të pamundurën nuk do të merreshim, por kërkon detyrimisht kohën e vet.

Në këtë konstekst, siç theksova, përparësi e parë absolute është mbrojtja e votës. Përparësi tjetër po absolute pas saj është analiza e të gjitha problematikave dhe përgjegjësive të PD nga kryetari i saj te anëtari i thjeshtë.

Pyetje: Përshëndetje nga Bulqiza doktor, arsyet e humbjes janë bandat e Belindës dhe futja në zgjedhje me emrin e Metës, pavarësisht se kandidati i Bulqizës ishte perfekt përballë një kukulle të komnduar nga Belinda. Fitoi paraja doktor, duhet të rithemelojmë PD dhe sa më shumë të rinj në parti.

Berisha: Faleminderit shumë. Kam kënaqësi të them se sot kryetar dege në Bulqizë kemi një të ri, avokati Shaqir Manjani është ndofta jo moshatar i juaji, por prap i ri është, dhe uroj që dëshiroj që ai të afrojë sa më shumë të rinj. Është e vërtetë ajo që thoni ju për bandat, për paratë, por duhet të bëjmë një marrëveshje.

Nuk ka diskutim që në këto zgjedhje ka ndikuar më shumë se çdo gjë tjetër në marrjen e mandateve, frika dhe paraja. Por nuk janë vetëm këto të dyja. Ka edhe faktorë të tjerë që do analizohen.

Unë mendoj se Partia e Lirisë në të gjitha qendrimet e saja ka qenë plotësisht luajale, dhe ajo nuk kishte asnjë interes si parti të bënte koalicion, por këtë koalicion ajo e bëri në mënyrë që opozita të kishte një fuqi më të madhe. Përndryshe siç e patë ju, kandidatët tanë do detyroheshin të regjistroheshin të pavarur, sepse Edi Rama me gjykatësit e tij, ekzekutorë të ligjit në sallën e gjyqit, mori logon dhe vulën e PD.

Ndaj edhe, në këto rrethana, të garantoj që Edi Rama do i kishte bërë shpërblimin më të madh Ilir Metës, nëse ai nuk do pranonte koalicionin me PD. Duhet të kemi gjykim politik, i dashur. Përpjekja ishte një dhe vetëm një: të asgjësohej PD në këtë farsë elektorale.

Kjo përpjekje dështoi. Unë nuk them se PD mori rezultatin që priste. Jo, jo. Por mori 40% të votës së elektoratit, në një kohë kur me kandidatët tanë do kishim një numër votash të tyre, shumë të vogël se tani, sepse kishim një suport, siç dihet. Nuk mund të them për raste të caktuara, por kjo analizë është analizë e vlefshme për të gjithë vendin.

Ne ishim para rrethanës në të cilën Edi Rama dhe jo vetëm ai, kërkonin me çdo kusht që të na zhduknin nga harta elektorale e vendit.

Pyetje: Përshëndetje Dr.Berisha, a mendon se është i domosdoshëm ndryshimi i kryesisë me personalitete të tjera, pasi këta nuk mungojnë?

Berisha: Gjithçka e parashikon statuti. Nëse një parti lëviz pa statut, të garantoj që ajo kompromoneton thellësisht funksionimin e saj si një institucion. Ne kemi statutin dhe do zbatojmë statutin. Në qoftë se përpara, statuti shkelej me dy këmbë, kësaj here statuti do të zbatohet me përpikmëri.

Por kam një gjë, edhe njëherë. Po e përsërish shpesh këtë, dhe nuk më vjen mirë.

Dy vite më parë, kur Edi Rama qartësisht bleu zgjedhjet me para nën dorë. Nuk iu dha para pensionistëve, nuk rriti rroga, por përdori metodë.

Unë deklarova se vota vdiq pa hyrë në kuti, por deklarova gjithashtu se duhet të merremi shumë me mbrojtjen e saj, dhe pastaj me analizën e hollësishme. Në atë kohë ndodhi tjetra. Kësaj here do ndiqet kjo që them. Do mbrohet vota. Është një punë e madhe, shumë voluminoze, ta dini ju këtë. Nuk jemi as në gjysmën e procesit, se procesi është në vazhdim. Janë bërë abuzime të jashtëzakonshme që ne do t’i bëjmë publike ato, por duhet të keni durim që ne të kemi çdo gjë konkrete. Të mos dalim para jush pa fakte dhe dokumente të konfirmuara. Mbledhja e tyre kërkon kohën e duhur.

Pyetje: Përshëndetje z.Sali Berisha, duke parë masakrën zgjedhore dhe rezultatin si përfunduam me vetëm 7 bashki demokrate, si mendoni se mund t’i ndalojmë socialistët në zgjedhjet e tjera që të mos na bëjnë të njëjtën gjë?

Berisha: Të mendosh se mund të ndalosh Edi Ramën pa dhunuar, pa bërë të njëjtën gjë, mendon të pamundurën.

Me Edi Ramën, zgjedhje nuk ka!

Edhe në fillim të kësaj fushate unë jam shprehur publikisht për këtë, por ai përkundrazi dyfishoi. Kaloi në blerje të hapur të zgjedhjeve. Shpërndau para buxheti në xhepat e 870 mijë shqiptarëve, që nuk mund ta bëjë kurrë në kohë zgjedhjesh, ai e bëri, duke e shpallur Kodin Zgjedhor një kinezëri.

Ndaj edhe, zgjedhjet e lira dhe votën do e kthejnë vetëm ata të cilët betohen të përballen me këtë monstër të votës së lirë të shqiptarëve.

Ju falënderoj shumë për pyetjet dhe ju uroj një uikend të mbarë!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale