FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN E PËRJAVSHME ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha denoncoi lidhjet e grupeve kriminale me Ramën duke iu referuar përgjimeve të telefonave të dekriptuar nga agjncitë partnere në dosjen “Metamorfoza”.
Në konferencën e përjavshme të mbajtur me gazetarët në selinë e PD, Berisha deklaroi se në këto biseda është interceptuar edhe Rama dhe se opozita do të bëjë gjithçka për të zbardhur këto biseda të Ramës me krerët e grupeve kriminale.
Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se nga telefonatat e përgjuara, përmes aplikacionit SKY ECC, një numër i madh i tyre bëheshin nga kryeministria.
Berisha denoncoi zhdukjen e të dhënave të shqiptarëve nga sistemi TIMS duke bërë direkt përgjegjës për këtë krim Ramën dhe Ballën. Ai iu referua edhe deklaratës publike të të Ngarkuarit me Punë të SHBA-ve në Tiranë që kërkoi hetim në lidhje me këtë krim.
Për Berishën, Balla plaçkiti të dhënat e TIMS në një nga aktet më kriminale të krimit të organizuar shtetëror që ka si synim manipulimin e dosjeve, fshehjen e të dhënave dhe zhdukjen e provave të inkriminimit.
Kryetari i PD, Sali Berisha vlerësoi si shumë të suksesshëm takimin e përbashkët të 43 deputetëve të opozitës për unifikimin e qënrimeve politike në betejën me regjinin. Ai i konsideroi si shumë të suksesshme vendimet e marra që kanë tronditur establishmentin e drogës, krimin dhe korrupsionin.
Berisha tha se ekziston vullneti i plotë që ato takime të vazhdojnë dhe të jenë gjithnjë e më të frytshme në mënyrë që të rivitalizohet roli i opozitës në parlament dhe të mbrohen në parlament me vendosmërinë më të madhe interesat e popullit opozitar.
Në lidhje me zgjedhjen e Kryetarit të ri të grupit parlametar të PD, Berisha deklaroi se ai do të votohet nga deputetët, duke mirëpritur kandidaturën e Bardhit.
Berisha vlerësoi bashkëpunimin me Partinë e Lirisë dhe deklaroi se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe do të jetë frytdhënës.
Në lidhje me ndryshimet në qeveri, Berisha u shpreh se u larguan disa të korruptuar duke u zëvendësuar me të korruptuar dhe të inkriminuar të tjerë duke ju referuar emërimit si ministër të Maznikut, i cili binjakëzoi Bashkinë e Tiranës me Ndraghetën tek mafia e plehrave.
FJALA E PLOTË
Mirëdita!
Nuk mund të mos e nis me një përshëndetje të zjarrtë për kuqezinjtë në Çeki me një skuadër realisht shumë të fortë. Goli i Bajramit ishte një gol fantastik, i bekuar i cili shpresojmë dhe të urojmë të hapë rrugën për ekipin tonë për vendin që meriton.
Është një formë shumë të veçantë dhe këtu pa diskutim ka trajneri i ri i cili e shoh që është një trajner i mençur, ka studiuar shumë mirë të gjitha potencialet e ekipit dhe në udhëheqjen e tij ekipi kombëtar po jep edhe do të japë më të mirën që mundet. Së dyti gjithnjë një përshëndetje të përzemërt tifozëve kuqezi ju e patë ata ishin zotërit e arenës në entuziazmin e tyre dhe ajo energji pozitive e tyre, që e ka tërbuar gjithnjë Edi Ramën është një frymëzim i madh për lojtarët dhe një energji pozitive për lojtarët në fushë.
Tani rikthehemi tek temat tona.
Java është dominuar padiskutim nga dy zhvillime dramatike në kampin e pseudo mazhorancës. Zhvillimi më dramatik janë publikimet e dosjes ‘Metamorfoza’ në të cilat shqiptarët që i lexojnë kuptojnë se nuk ka më asnjë kufi, asnjë dallim mes Edi Ramës, Taulant Ballës, Pëllum Gjokës, Bahri Bajrit, Behar Bajrit dhe bandës së tyre.
Shef aty nëndrejtori i Policisë së Shkodrës, përgjegjësit të Policisë Kriminale të Shkodrës, shef oficerë të ndershëm të tradhtuar në mënyrën më kriminale nga shefat e tyre. Në këtë autopsi që po i bëhet vetëm në një zonë të Shqipërisë krimit qeveritar, se ky është krim qeveritar i lidhur me Edi Ramën dhe Taulant Ballën. Drekat dhe darkat e Edi Ramës me Pëllumb Gjokën i njeh Shkodra Tirana dhe gjithë Shqipëria.
Por jo vetëm drekat dhe darkat por edhe akordimi i statusit të investitorit strategjik të Pëllumb Gjokës mbi një tokë të marrë me vrasje të grabitur me vrasje, mbi një tokë të rrëmbyer në kundërshtim me të gjitha dokumentet dhe vendimet e gjykatave dhe vetëm e vetëm për shkak të mbështetjes së Edi Ramës.
Shqiptarët kuptojnë tani sepse Taulant krimi Balla u emërua pikërisht pasi erdhën bisedimet pasi ai është një nga personazhet kryesorë në bisedime, j’a u’a them unë me përgjegjësi të plotë, me eksponentë të krimit të organizuar në vende të tjera. Sepse ai u emërua në krye të rendit dhe pse ai plaçkiti të dhënat e TIMS.
Ju keni lexuar se një nga aktet më kriminale të krimit të organizuar shtetëror është manipulimi i dosjeve, fshehja e të dhënave, zhdukja e provave. Ato që bënte Xhevair Lita ato bëhen prore në Skapin e Edi Ramës. Mos harroni një gjë se Behar Bajri ishte i burgosur në Tiranë. Një prokuror e kishte arrestuar atë, një oficer policie e kishte arrestuar atë në Shkodër. Por prokurorët e Skapit me urdhër të Edi Ramës dhe ndërhyrjen e Pëllumb Gjokës e shpallën atë jashtë kompetencave të tyre sepse nuk ishte organizatë kriminale. Nuk kishte gjë më qesharake të turpshme më kriminale të thuash se Bajrit nuk janë organizatë kriminale.
Sot janë botuar të dhëna të tjera për një grup që nuk mbajnë mbiemrin Bajri përveç njërit por të gjithë janë të bandës së Bajrit. Dhe për të gjithë skapistët sepse duhet të rrëmbenin mandatit këta nuk ishin organizatë kriminale dhe duhet të shkonin te Xhevairi që të lironte vrasësit. Pra dosja ‘Metamorfoza’ është maja e ajsbergut, e atij fondi të dhënash që ekzistojnë për qeverinë shqiptare dhe personalisht Edi Ramën.
Dua të përshëndes autoritet franceze për arrestimin e Behar Bajrit, një nga kriminelët më të rrezikshëm të Shqipërisë, i cili u informua dhe iku sepse ai ishte në Shqipëri, mori pjesë aktive në zgjedhje në mbledhjet që organizoi Spiropali me Bajrët Pëllumb Gjokat dhe banditët të tjerë të Shkodrës për mandatin, ndrikulla e krimit.
Mandati i Shkodrës është mandat mbi krimin dhe ky është një akt tmerrësisht i rëndë të cilin qytetarët e Shkodrës nuk do ta pranojnë kurrë. Ai që është instaluar në bashki karrigia e tij qëndron mbi vrasjet e fshehura të Bajrave Pëllumb Gjokës dhe bandave të tjera të fshehura nga pushteti vetëm e vetëm që ata të siguronin mandatin e tij. Falënderoi edhe njëherë autoritetet franceze për arrestimin e tij.
Kjo është e vërteta.
Falënderoj edhe njëherë autoritetet franceze për arrestimin.
E dëgjuat zëdhënësin e krimit se si i mashtroi shqiptarët, policia e shtetit kontribuoi tha, por mençuria e francezëve që nuk u tregoi ku e kishin kapur dhe ky shpalli Parisin se aty e kapi policia shqiptare. Policia franceze ekipi që merret me të kërkuarit e arrestoi në Strasburg.
Po çfarë do që të thotë Balla nuk mund të diskreditohet më shumë seç është por ne do të bëjmë dora dorës ne do bëjmë çfarë të kemi në dorë që bisedat e tij me bandat e krimit të dalin.
Është një nga eksponentët, por nuk është i vetmi. Se ato telefonat në kryeministri kanë pasur dendësinë më të lartë. Dhe statistikat që unë ju them ju del. Kam informuar se shqipja është gjuha e dytë dhe këtë e konfirmon edhe Brukseli, se shqipja është gjuhë e dytë nga bisedat e transkriptuara.
Ju them se ndërtesa e Këshillit të Ministrave ka dendësinë më të lartë të telefonave të kriptuar në Shqipëri të cilët kanë qenë gjithsej 8 mijë dhe 7 mijë në Europë, 15 mijë telefona janë disponuar vetëm nga shqiptarët, tre katër lloje janë.
Tani çfarë ishte kjo asambleja.
Asambleja ishte me disa dimensione. Në një anë Edi Rama paraqitej aty si krimineli që i kanë kallë datën bashkëautorët në krime atij. Nëse e vutë re ai në këtë fjalim, nuk kishte urrejtje për mua, jo. Ai të gjithë urrejtjen e kishte për të vetët. Kujtoni e shiheni edhe njëherë. Ju të tillë e ju të atillë, ju kështu e ju ashtu. Unë i ndershmi ju hajdutët, unë i pastri, ju të tillë.
Duhet të bëni një analizë. Nëse bëni një analizë të fytyrave të asamblesë, ajo tregonte një terror që ai ushtroi ndaj anëtarëve të asamblesë. Aspekti i parë ky. Bashkë kemi vjedhur, por burgu është për ju, e jo për mua. Ky ishte morali.
E dyta, zëvendësimet. U tha shqiptarëve se, jeni të pashpresë nëse nuk merrni në dorë fatin tuaj. Kë solli në qeveri, më thoni pak. Solli përfaqësuesin zyrtar të Ndraghetës në Tiranë, Maznikun. Njeriun që me ‘Eco Tiranën’ ka patur ortak Miljorancin e Veronës, bosin e Ndraghetës sipas autoriteteve italiane.
Çfarë është Arbjan Mazniku? Është ikona më e shëmtuar e zyrtarit të babëzitur që merrte 12 rroga si nënkryetar bashkie. I keni të rreshtuara i kam publikuar të gjitha këto. Është njëri nga ata që në restorantin e Nusretit, bashkë me Belindën kanë porositur dy biftekë 1 mijë dollarësh. Nuk kam qenë aty, por Arben Ahmetaj thotë se këta të dy kanë porositur nga dy biftekë.
Pra, ky erdhi dhe u bë ministër. E bënë ministër djegësit. Në vend që të shkojë, absolutisht në qeli për të gjithë aferën, ky bëhet ministër.
Po ajo tjetra, Koçiu. Ajo është e regjistruar se merr para. Vajza i thotë nënës vet se kësaj duhet ti jap para, se nuk bëhet ndryshe. Dhe skapi i ka të gjitha këto, për të mos thënë problemet e tjera. Ajo bëhet ministre e Edi Ramës.
Edi Rama ka me borxh, po shtrëngon radhë me të gjithë bashkëvjedhësit e tij, nga Bashkia e mbrapa. Sepse kanë punuar bashkë në bashki, kjo Albana Koçiu.
Metaj ishte ‘rifughiu pecatorum’ i mëkatareve të Arben Ahmetaj. Çfarë vidheshin këtu shkonin dhe strehoheshin aty. Ky ka qenë kryetari i Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare. Ka dhe ca pikëpyetje të mëdha të tjera, por janë në hetim e sipër.
Nuk them dot gjë për këtë të jashtmin, se nuk e njoh. Ka qenë diplomat karriere dhe nuk ja njoh begraundin dhe është në natyrën time që për ata që nuk i njoh, nuk mund të flas. Por natyrisht ka bërë një gabim fatal që ka pranuar ti shërbejë në atë funksion një njeriu që nuk ka asnjë interes publik dhe kombëtar, përveç interesave të tij personale.
Se të bëhesh Ministër i Jashtëm i njeriu më të diskredituar në rajon, më të pa karakter në rajon, njeriu që mandati i të cilit qëndron mbi krimin, drogën dhe vjedhjet, merr përsipër të ndëshkosh veten tënde gjithë jetën. Dhe nuk kam të qartë, nuk e njoh, nuk mund të flas, por fakti që ka pranuar të marrë Ministrinë e Jashtme nën Edi Ramën, flet shumë për të.
Kështu që ndryshimet e qeverisë pra ishin, ikën mëkatarët, erdhën mëkatarët. Ikën të korruptuarit, erdhën të korruptuarit.
Por çfarë ishte fjala tjetër e Edi Ramës. Thashë, e para ishte urrejtja ndaj të vetëve sepse pretendonte se ata ia paskan nxirë fytyrën atij, por pse ja paskan nxirë këta fytyrën atij kur ky ia ka nxirë me sistemin që ka vendosur.
Aspekti në të cilin Edi Rama u dëshmoi shqiptarëve se ka vendosur në kontroll të plotë dhe total Prokurorinë Speciale. Ju lutem nxirruani shqiptarëve fjalët që ai ka thënë para dy vitesh për SPAK që mos e dhëntë zoti që është krijesë e PS dhe dëgjoni fjalën e fundit që ishte një apoteozë lavdie se amnistoi Erion Velinë, një nga personat më qendror në vjedhjen e shekullit me djegësin e Tiranës. Që amnistoi me urdhër të Ramës, Ilir Beqajn duke dëshmuar me këto amnisti se një aleancë e tmerrshme krimi një kontroll i plotë mbi Skapin është vendosur dhe kjo prokurori është tashmë një degë e ekzekutivit të qeverisë së krimit të Edi Ramës.
Por duhet të jemi realist, java nuk kishte vetëm lajme të zeza. Jo.
Kishte një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv. Kishte një takim të përbashkët të 43 deputetëve të opozitës. Të cilët u mblodhën në një takim shumë të rëndësishëm dhe morën vendime të cilat e kanë tronditur thellë establishmetin e drogës, krimit dhe korrupsionit.
Ju lutem qytetarë të dashur, për të kuptuar dallgët e tronditjes, lexoni pak titujt e medieve të qeverisë. Ato flasin shumë më tepër seç mund të flas unë sot për tronditjen e qeverisë.
Duke përshëndetur edhe njëherë të gjithë deputetët pjesëmarrës në atë takim, vendimet që mori, dua të ju informoj se ekziston vullneti i plotë që ato takime të vazhdojnë dhe të jenë gjithnjë e më të frytshme në mënyrë që të rivitalizohet roli i opozitës në parlament dhe të mbrohen në parlament me vendosmërinë më të madhe interesat e popullit opozitar.
Siç e patë dhe vetë patëm një takim sot në mëngjes të frytshëm me kryetarin e PL-së, zotin Ilir Meta dhe zotin Petrit Vasili me të cilët diskutuam të gjitha problemet e opozitarizmit të sotëm parlamentar dhe jo parlamentar dhe ramë në ujdi që të bashkërendojmë përpjekjet tona në interesin më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Unë këto kisha, tani fjalën e keni ju!
PYETJE- PËRGJIGJE
Ardit Hoxha, Euronews: Unë kam dy pyetje fillimisht dhe do ndalem te PD e brendshme, në një nga këto aktivitetet që ju e cekët më parë. Çfarë ka ndryshuar, ose çfarë i ofroi Gazment Bardhi Sali Berishës, që nga deklaratat ku ai cilësohej përgjegjës për vrasjet në Elbasan, apo si pjesë e klanit Basha-Bardhi, pra një nga armiqtë më të betuar të Sali Berishës brenda opozitës, të ulet dhe të diskutojnë për të ardhmen e opozitës shqiptare?
Berisha: Ardit, ti je i ri. Të ma kishte bërë këtë pyetje mua ndonjë moshatar i imi, do t’i thoja vizitohu për alzhemier, në kuptimin që pyet për gjëra që mezi mbahen mend, dhe harron deklaratat e mia të përsëritura para teje këtu dhe jush që, Gazment Bardhi është i ftuar dhe me të gjithë deputetët të cilët mbështetën haptas Primaret, dhe këtu ishte një ndryshim themelor, sepse kishim të bënim me një qendrim ndaj një procesi fondamental në PD. Unë e kam thënë këtu disa herë para jush, dhe e kam shprehur në mënyrën më të përsëritur publikisht para jush, por edhe privatisht e kam dërguar këtë mesazh, që Gazment Bardhi dhe deputetë të tjerë janë të mirëpritur të votohet edhe për kryetar të grupit parlamentar të PD.
Pra, në këtë kontekst ata janë deputet të PD. Ai ka një grup deputetësh që janë të PD që e mbështesin, dhe ata janë të mirëpritur, dhe natyrisht, absolutisht e kam theksuar këtu, të hapur për negociata, të hapur për propozime, kemi qenë dhe jemi. Ky qendrim nuk është i tanishëm, por ky qendrim është qëkur ata kanë shprehur se respektojnë Primaret.
Të respektosh Primaret, do të thotë të respektosh PD, rikthimin e saj te vota e lirë, dhe nuk mund të lidhet me qendrimin ndaj Sali Berishës. Të harrojë kush se unë ngatërroj parimet e mëdha me problemet e tjera. Ato janë orientuese. Kështu që unë nuk po them asgjë nga ato, po i përsëris këtu. Ke harruar ti, është puna jote.
Ardit Hoxha, Euronews: Ka disa lajme që qarkullojnë që arsyeja e vërtetë që Sali Berisha ka ulur në tryezë, ose ka pranuar Gazment Bardhin dhe përveç ofertës për të drejtuar grupin parlamentar, është edhe mundësia që Sali Berisha i ka lënë Gazment Bardhit që për zgjedhjet e 2025 ky i fundit, ose të jetë kandidati për kryeministër.
Berisha: Tani, të gjitha hipotezat mund të ngrihen, por Sali Berisha kurrë nuk do të frenojë njeri, as Gazment Bardhin dhe cilido tjetër të marrë pjesë në cilindo garë të hapur te PD. Për këtë të garantoj. Cilido, ky është qendrim i pandryshueshëm i Sali Berishën.
Unë kam risjellë në këtë parti garën e vërtetë. Cilido eksponent i PD ka të drejtë të garojë për çdo post, i cili votohet. Shiko, ka një ndryshim si dita me natën, midis PD sot dhe PS, ku votohet asnjë zyrtar, ku vetëm komunikohen. Absolutisht, as në PPSH, nuk ka ndodhur kjo. Sigurisht, pesha e Enver Hoxhës ishte e padiskutueshme, por votime në plenume, votime në byro, qoftë edhe formalisht, bëheshin. Kurse këtu nuk bëhet asnjë votim.
Edi Rama ka përjashtuar totalisht votën nga partia e tij.
Osman Stafa, News24: Në fakt po t’i referohemi deklaratave publike të bëra nga Gazment Bardhi ai deklaron se, nuk ka ndryshuar qendrim në lidhje me atë çfarë mendon për Sali Berishën, duke iu referuar edhe etiketimit Non Grata që juve ju ka dhënë Amerika. Z.Berisha, në takimin që ju keni zhvilluar me 43 deputetë sëbashku, e keni njohur Gazment Bardhin si kryetar grupi në Parlamentin e Shqipërisë, e njihni, apo votimi që thoni ku mund të bëhet dhe si do bëhet?
Berisha: Tani, Gazment Bardhi kryeson një grup deputetësh, dhe kjo është një realitet, apo nuk është kështu. Dhe ky grup deputetësh, bashkë me deputetë të tjerë do kenë mundësi të zgjedhin kryetarin e grupit të bashkuar parlamentar, i cili mund të jetë pa asnjë hezitim Gazment Bardhi, apo cilindo që do votojnë deputetët. Kjo është e tëra.
Dhe, ai takim siç e patë ju, nuk u zhvillua më the e të thashë, kështu ke thënë ti, kështu ka thënë ai. Ai u zhvilluar për çështje kryesore të parlamentit. Çfarë duhet, ku duhet të përqendrohet opozita në betejën parlamentare?
U përcaktua reforma zgjedhore si një objektiv kryesor, sepse Edi Rama do ta bëjë me Alibashën reformën. Kurse 48 deputetë, se aty nja katër a pesë mungonin për arsye të njohura, mendonin që reforma të jetë një reformë e vërtetë dhe jo spurje.
U diskutua për komisionet hetimore parlamentare. U vendos TIMS-i dhe patronazhistët, si një komision. A e dini ju që grabitja, vjedhja e të dhënave të TIMS-it nga Taulant Balla është bërë me qëllimet kriminale vetëm e vetëm për të manipuluar dosjet që vijnë nga Eurojust, apo Europol.
Duhet ta keni të qartë ju, TIMS-i ka gjurmët e çdo krimi, duke filluar nga krimet e Taulant Ballës, bisedat dhe lëvizjet e tij 53 herë me Begon, duke vazhduar me lëvizjet e të gjitha bandave pasi kanë kryer krimet. Me Olsi Ramën, që të paktën 6 herë ka kaluar kufirin me makinën e Xibrakës, me makinën e hakmarrjes për drejtësi të adaptuar për transport droge, dhe thuhet njëherë edhe me Genti Xhixhën. Po, po, për të mos pastaj charterat e pafund të Edi Ramës. Nuk u mor kot TIMS-i. TIMS-i është marrë vetëm për të shkatërruar provat e krimeve.
Dhe ju vutë re një moment. I ngarkuari me punë në atë kohë, se tani ka ardhur një tjetër në ambasadë, i SHBA-ve publikisht paraqiti shqetësimin e tij para Taulant Ballës. Cila ishte specifika? Specifika ishte përgjigja identike që Balla dhe Rama kanë dhënë zyrtarisht.
Balla doli dhe tha: Jo, tha, hetimi është bërë. Është bërë hetimi tha, nuk ka ndonjë gjë. Të njëjtën gjë tha Rama, hetimi është bërë, po po.
Pra, është e gjitha në përgjegjësinë e opozitës për të bërë transparencën maksiomale. Patronazhistët, do zbërthehen patronazhistët.
Konflikti i interesit. Po kur Olta bën burrin strateg në para, si mund të mos merremi me të. Apo ajo tjetra, Krifca e fut burrin ortak me tjetrin.
Nuk ka parë bota shkelmime të konfliktit të interesit si këtu. Pra, këto janë.
Osman Stafa, News24: Z.Berisha, në takimin që u zhvillua, në takim ishte ftuar edhe Lulzim Basha dhe 10 deputetët që ai përfaqëson, dhe që ka pas tij. Në qoftë se vjen Lulzim Basha, a është kusht ky që ju të qendroni?
Berisha: Epo, nuk e la Balla të vinte. Unë të them që ai nuk erdhi se nuk e la Balla, sepse Rama ka ngarkuar Ballën tani të gjithëfuqishëm për këtë.
A e dëgjove ti, që doli Linda e Parlamentit, ka ndodh tha kjo, sikur ishte zëdhënëse e Bravës ajo.
Osman Stafa, News24: Përmendët në fillim të fjalës suaj suksesin, barazimin e Kombëtares, dhe komplimetuat edhe trajnerin, Silvinjon për zgjedhjet e tij. Në vitin 2025 juve z.Berisha, si një person me një eksperiencë të gjatë në politikën shqiptare, do të vendosni vet që të jeni kandidat për kryeministër, do të ketë një proces, do të ketë një person që do të zgjidhet si kandidat dhe ju të qendroni në vijën e dytë, ekziston si mundësi?
Berisha: Të mos i ngatërrojmë gjërat. Silvinjo, po, një gjë e përbashkët, njerëz të suksesit, këtu e kape ti, mirë e bëre ti. Aty ke të drejtë. Po i uroj edhe më shumë suksese.
Kjo tjetra tani është e përcaktuar, e zgjidh çdo gjë vota. Unë jam i vetmi kryetar partie në Europë dhe në botë që kam deklaruar që pas fitores së zgjedhjeve nuk do të thotë automatikisht kryeministër, jo. Do të thotë një garë e dytë me kandidatë të tjerë për kryeministër, anëtar ekipi, sigurisht, se nuk mund të them.
– Pse nuk ndodh para zgjedhjeve kjo z.Berisha?
Berisha: Më mirë pas zgjedhjeve, sepse pas zgjedhjeve. Para zgjedhjeve po të bëhet, që të gjithë do votojnë Sali Berishën. Pas zgjedhjeve jo. Pas zgjedhjeve mund të ketë njerëz që thonë, doktori e solli deri këtu, tani preferojmë ndryshim, dhe ia jap të drejtën që të votojnë si duan.
Po krahason të pakrahasueshmen.
Ermal Rizaj, Syri Tv: Sa i takon takimit që ju mbajtët me deputetët e tjerë pak ditë më parë, por jo dhe asaj që ka ndodhur në selinë blu, ku u publikua libri sa i takon “Farsës Elektorale të 14 majit”, ashtu siç deklaroni ju. Nuk ka ende një datë për votëbesimin e Sali Berishës pas zgjedhjeve të datës 14 maj. Po priste Sali Berisha këtë moment të ulej me deputetët dhe ta çojë partinë në zgjedhje dhe të përfshijë edhe deputetët që nuk kanë qenë të përfshirë në këtë proces, pra do të kemi zgjedhje në të gjitha strukturat, apo vetëm në çështjen e votëbesimit?
Berisha: Jo, do të respektohet statuti. Statuti respektohet. Në zgjedhjet lokale unë mund të jem i vetmi kryetar partie që do votëbesohem. E ka shkruar statuti, unë do votëbesohem. Po do mblidhet kryesia ta përcaktojë. Por këtu ka një gjë. Shkoi pak më gjatë se sa mund ta kishim parashikuar, sepse, ai libri i zi i zgjedhjeve që botohet pas 32 viteve në këto përmasa, është bërë njëherë në 2001, dhe është bërë me efikasitet.
Por libri i zi i zgjedhjeve kërkoi punë shumë, kërkoi punë, dhe nuk mund të shpërqendroheshim me një fjalë, se ai është një dokument sa kombëtar, aq edhe ndërkombëtar.
Përfundoi ai, kemi bërë takimet, ka filluar analiza, do vazhdojmë me analizën, do mblidhet kryesia do përcaktojë datën se kur do votëbesohet kryetari dhe kryetari do votëbesohet. Është e përcaktuar në statut, statuti do zbatohet.
Isa Myzyraj, Ora News: Në një ditë më parë në një intervistë për Ora News, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi tha se, ish aleati juaj, keni bashkëpunuar disa herë, jeni ndarë dhe jeni bashkuar disa herë, tha se: Ai e ka shumë të vështirë të ulet në një tryezë me persona të cilët e mbështesin Fredi Belerin. Duke ditur që Shpëtim Idrizi ka 4 deputetë, mes një person i Fredi Belerit që është kryetar i Bashkisë së Himarës, dhe 4 deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, pse ju po rrezikoni kaq shumë duke e mbështetur Belerin dhe duke mos bërë tentativa për të marrë votat e 4 deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë?
Berisha: Mund të them, edhe në mënyrën më të sinqertë, çështja Fred Beleri është një çështje themelore që prek sa Fred Belerin, secilin prej jush këtu, dhe çdo shqiptar. Shumë i thjeshtë ekuacioni.
Fred Beleri qendron në burg, nuk lejohet të bëjë betimin në kundërshti me precedentin dhe në kundërshtim me ligjin. Ligji dhe precedenti detyroi drejtorin e burgut me roje ta nxjerrë nga qelia, ta çojë të bëjë betimin, dhe ta kthejë në qeli. Sepse është i pafajshëm. Kjo ka ndodhur me deputetët tanë, kur në pushtet ishte Fatos Nano, i cili respektonte ligjin dhe Kushtetutën.
Kjo ka ndodhur në Kosovë me z.Sami Lushtaku, i cili shkoi nga burgu në zyrën e kryetarit të komunës i shoqëruar nga EULEX dhe policia e Kosovës, u betua dhe u kthye përsëri në qeli.
Pra, kemi të bëjmë me mohimin e parimit themelor të prezumimit të pafajësisë. Dhe kjo, të garantoj unë ty që është për çdo qytetar të çdo rrace, të çdo kombësie, të çdo partie, të çdo bindjeje, dhe Edi Rama e shkelmon këtë.
Shkojmë edhe një hap më tutje për ta mbyllur këtë problem. Pse e shkelmon Edi Rama këtë në mënyrë kaq flagrante. Pse e shkelmon, a e di, pse? Po të them një gjë unë ty. Se ai fare mirë mund të bënte betimin, dhe në qoftë se i ka të vërteta dokumentet se Fred Beleri ka blerë vota, atëherë shko çoje, dënoje aty.
Deri sot nuk kam dëgjuar që autoritetet greke të thonë ndërpritet procesi. Jo, ke dokumentet, e ke dosjen e tij ti, i ka blerë ky vërtet votat? Atëherë të betohet, bëja gjyqin dhe të dënohet për votat që ka blerë.
Po ai nuk ka blerë vota. Është e dyta, është dhe faqe më e zezë akoma. Ai nuk ka blerë vota. Ai mbahet në burg mbi bazën e një montimi të Ardi Veliut të tipit të Sigurimit të Shtetit. Dhe ju e patë vet se jeni gazetarë. Ai po hante një pjatë pilaf në 12 të natës, dhe thanë po shpërndante euro, ja flagranca. Dhe ajo që më ka bërë më përshtypje mua. Një nënë me tri fëmijë, nxirret në 2 të natës nga shtrati i fëmijëve të vet dhe çohet në Vlorë, se ke marrë para. Nuk kishte marrë asnjë lek ajo!
Pra, Edi Rama e bën këtë, se Edi Rama e ka dosjen bosh, e unë mee dosje false, unë nuk jam kurrë dakord dhe po të pranoj këtë, pastaj pranoj të mos jem më ai që jam.
Kjo më shtyn mua që unë të qendroj fort pas këti problemi, që nuk ka absolutisht fund e krye, bazë mafioze për Edi Ramën për trojet e Himarës. Sepse Bollano nuk e lejoi, sepse Beleri nuk e lejon, dhe trojet e Himarës ky i ka sulmuar me të gjithë trafikantët e Shqipërisë, do mbledhë tani edhe të Europës t’i çojë aty dhe të ndërtojë parajsën e tij të drogës.
Besoj se isha i qartë, edhe të falënderoj për pyetjen. Është çështje themelore e të drejtave të njeriut. Po ti mor zotëri, në qoftë se e ke bërë, e ke dosjen që ky ka blerë vota. Shumë mirë atëherë, çoje në gjykatë, cili gjykatës nuk e dënon atë, por nuk ka blerë vota, i ka montuar të gjitha Ardi Veliu.
Erneta Shevroja, ABC News: Në KQZ ju jeni duke e ndjekur të gjithë procesin sa i përket zgjedhjeve lokale të 14 majit, keni bërë kontestime dhe ankimime. Gjithashtu, tek përbërja e koalicionit për të mbështetur kandidatin në Kukës shtuar edhe PDSH, edhe pse nga vendimarrjet e 14 majit, KQZ nuk e ka pranuar PDSH e grupimit tuaj. Nga pikëpamja ligjore, pse po i ndërmerrni këto veprime?
Berisha: Nga pikëpamja ligjore, ligji këtu nuk ekziston. Ligji është vullneti i një njeriu që është skllav i krimit dhe i vesit, dhe ky njeri është Edi Rama. Nuk mund të thoni ju kurrë, se këtu merret një vendim nga një institucion në mënyrë të ligjshme.
Por ne, përsëri në respekt të ligjit iu adresohemi institucioneve që shkelmojnë ligjin nga mëngjesi gjer në darkë. Dueht të informoj shqiptarët se një koalicion i institucioneve të kontrolluara totalisht nga partia e krimit e shtetit monist, është sot kundër njerëzve të lirë dhe opozitës, por ne do qendrojmë dhe do fitojmë.
E keni parë ju çfarë tronditje krijoi bashkimi i opozitës, që po ecën procesi i bashkimit. Ju e patë vetë.
13 shkrime bënte zëdhënësi më mjeran i qeverisë nga ky proces. Të gjitha vinin nga zyra e Fugës aty, lëre mos e pyet.
Anesti Bajramemaj, A2CNN: z.Berisha do qendroj pak te Kukësi, të zgjedhjet e 24 shtatorit. Edhe këtë herë ju u regjistruar nën logon e PL, pra Ilir Meta ishte shpëtimi juaj edhe këtë ehrë, por sa do të vijojë kjo, pasi beteja në gjykatë siç thoni ju, është që gjykata dhe drejtësia është e blerë nga Edi Rama dhe nuk keni shpresa që të jeni ju fituesi për të marrë logon dhe vulën e PD. Sa do të vijohet me këtë procedurë që Ilir Meta të jetë shpëtimi juaj, dhe a ka ardhur për një logo të re?
Berisha: Beteja me Edi Ramën vazhdon deri në shpartallmin e regjimit të tij, dhe ne jemi shumë optimistë. Edi Rama është bërë sot personi më i përçmuar, më i urryer në Shqipëri, më i përçmuari në rajon.
I ra çdo cipë kallai, doli siç është, ndaj edhe durim. Por ne vendin do ia tregojmë atij, të siguroj.
– Keni menduar për një logo të re që të regjistroheni si PD në këto zgjedhje?
Berisha: Objektivi ynë është çmontimi i këtij sistemi, dhe ne do e çmontojmë atë pa asnjë dyshim.
Ju falënderoj edhe fundjavë të mbarë!