EKSTRAKT
Gjatë një konference për mediat në selinë blu, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën dhe ‘larot e tij skapistë’ siç i cilësoi ai prokurorët e SPAK për krijimin e një dosje pa fakte, por që është thjeshtë një fletërrufe.
Gjatë konferencës për mediat, kryetari i PD-së, theksoi se nuk ka bërë asnjë ligj, apo vendim për të favorizuar ndonjë njeri, e aq më pak dhëndërrin e tij. Për kryedemokratin Berisha, arrestimi i Jamarbër Malltezit është një hakmarrje politike.
Gjatë fjalës së tij para medieve, kryetari i Partisë Demokratike, hodhi poshtë me fakte pretendimet e SPAK në dosjen ndaj tij, ndërsa u shpreh se prokurorët fshehin dokumente ku është firma e Edi Ramës që jep lejet e ndërtimit.
Berisha akuzoi Edi Ramën, se hakmarrja ndaj Argita Malltezit vjen i ka përmendur skandalin e tenderave të thjeshtrës!
DEKLARATA E PLOTË:
Ju përshëndes ju dhe të gjithë qytetarët që do të ndjekin këtë ekspoze, deklaratë dhe bisedë timen me ju.
Pasi u njoha me dokumentin paçavure të Edi Ramës dhe larove të tij skapistë, deklaroj me përgjegjësi të plotë para shqiptarëve, kemi të bëjmë me një ‘daci bao’, fletërrufe për ata që nuk e dinë se çfarë janë, që në çdo paragraf shpreh dufet dhe urrejtjet e përroit psiqik të Edi Ramës, ligësinë e tij shpirtërore dhe të skapistëve që ndajnë të njëjtin moral me të.
Ajo është një kush me gënjeshtra, shpifje të ulëta, manipulime dhe trillime monstruoze, që faktojnë karakterin politik dhe amoral të masave të sigurisë të vendosura ndaj Sali Berishës, dhe Jamarbër Malltezit, këtij të fundit për fajin e vetëm se është dhëndërri im.
Në këtë rast deklaroj se cilido që lexon paçavuren ‘daci bao’ dhe të skapistëve të tij, vetiu arrin në këto konkluzione.
Së pari, në privatizimin e kompleksit të klubit ‘Partizani’ në zinxhirin e pafundme të shpifjeve, pas 3 vitesh hetime bazuar në kallëzimin e rremë politik, Edvini dhe larot e tij nuk janë në gjendje të japin asnjë provë, asnjë fakt, dokument të vetëm se në procedurat e privatizimit të klubit ‘Partizani’ është shkelur në mënyrën më të vogël, ndonjë ligj, normë apo praktikë ligjore e këtij vendi.
Së dyti, në ‘daci baon’ e tyre, Edvini dhe larot e tij skapistë, pas 3 më shumë vitesh hetimesh në qindra e qindra dokumente nuk kanë gjetur asnjë të vetëm që të provojë se toka e kthyer, 64 pronarëve, të 5 familjeve fisnike të Tiranës, njëri prej të cilëve është Jamarbër Malltezi, nuk ka qenë trashëgimni ndër breza, përveç pishinës e cila në të gjitha dokumentet ka qenë pjesë integrale e klubit ‘Partizani’ dhe detyrim ligjor për tu privatizuar, dhe copëzave të tokës përreth, të cilat përsëri ligji detyron çdo pronar që zhvillon pronën, ti blejë me çmim tregu.
Së treti, në hetimin e tyre policesk 3 vjeçar, Edvini dhe larot e tij skapistë, në dhjetëra e dhjetëra dëshmi të ish punonjësve publikë që kanë marrë pjesë në këtë procedurë, nuk kanë gjetur edhe pas 15 vitesh të përfundimit të saj, qoftë edhe një person të vetëm që të pohojë se kemi pasur ndërhyrjen më të vogël, nga Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.
Së katërti, cilido që lexon paçavuren e Edvinit dhe larove të tij skapistë, konstaton se klubi Partizani nuk ishte hequr nga Sali Berisha me asnjë vendim apo porooizim të tij nga plani i përhapjes së Forcave të Armatosura. Ai, bazuar në dokumente zyrtare të firmosura nga komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosur, ky klub nuk ishte në listën e planit të hapjes së ushtrisë.
Së pesti, procesi i privatizimit të klubit Partizani nuk është nisur nga Sali Berisha, por është nisur nga Fatos Nano, mirëpo Edi Rama dhe larot e tij skapistë i fshehin këto dokumenta dhe këtë fakt.
Së gjashti, destinacioni i klubit Partizani nuk e ka ndryshuar Sali Berisha, por Edi Rama, madje edhe dy vite përpara se të përfundonte procesi i privatizimit, për arsye se sipas një dokumenti që mban firmën e tij, ky klub kishte humbur funksionin e tij. SKAP dhe Edi Rama i fshehin këto dokumente.
Së shtati, pas tre viteve hetime policeske të Edvinit dhe larove të tij skapistë, të bazuara në kallëzim të rremë, duke mos gjetur asnjë provë reale për të ngritur akuzë zyrtare penale ndaj meje dhe dhëndrit tim, përfundoi në mjerimin dhe vetëposhtërimin e tyre duke vendosur masa sigurie dhe arrestim person në hetim për dyshime, pasi kanë mashtruar në mënyrë groteske, kanë fshehur dhe manipuluar në amoralitet të plotë dhe pafytyrësi qindra dokumenta.
Në dacibaon e tyre, Edvini dhe laro shkruajnë si fakt kundër meje, se procesi i kthimit të pronave të klubit Partizani ka filluar në vitin 2007.
Ky është një mashtrim publik që përbën vepër penale se bazohet në fshehje të dhjetëra dhe qindra dokumenteve zyrtare të organeve shtetërore, përfshi këtu vendimet e gjykatës.
Këto dokumente faktojnë se procesi i kthimit të pronave ka filluar në vitin 1994 dhe ka përfunduar para vitit 2005.
Po kështu, kthimi i pronave të grabitura nga regjimi i Enver Hoxhës këtyre familjeve, ka filluar në vitin 1995 dhe ata kanë marrë në përputhje me ligjin e kohës, një pjesë të pronave të tyre dhe ka vazhduar në vite deri në vitin 2009 me privatizimin.
Në amoralitet të plotë politik, Edvini dhe larot e tij skapistë, aludojnë ndaj meje në mënyrë groteske se reformën e pronësisë dhe reforma të tjera themelore të programit të PD, amendimin e ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronave, përdorimin e letrave me vlerë, i paskam ndërmarrë për të favorizuar dhëndrin tim pronar, i cili, e vërteta është se nuk ka marrë as 10 përqind të asaj që i takon.
Sipas tyre, për këtë qëllim, unë amendova ligjin e vitit 2004 dhe zgjata me një vit afatin e dorëzimit të dokumenteve të ish-pronarëve, për të kërkuar pronat e tyre.
Këtu mund të përdorja çdo epitet, por po i pyes këta me nder ish-zyrtarë: po Fatos Nano, që para meje kishte zgjatur me dy vite, afatin në këtë ligj, për pronarët, për dorëzimin e dokumenteve të tyre, e bëri këtë për dhëndrin tim?
Sharlatanë mjeranë, jeni turpi i ligjit dhe keni moralin e Edvinit.
Ligji 9533, 17.7.2006, nuk kishte për qëllim vetëm shtyrjen e afateve, por solli shumë risi të tjera në procesin e njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave. Në parim ai ligj synonte të mbronte interesat e shtetit, por synonte njëlloj mbrojtjen e pronësisë private të subjekteve të shpronësuara.
Kështu, u vendos që të mos hetoheshin kërkesa bazuar vetëm në vendime gjyqësore, por të përdoreshin dokumente të gjera për të vërtetuar saktësisht pronësinë dhe origjinën e saj.
Në lidhje me shtyrjen e afatit të pranimit, e kemi bërë këtë sepse kishte shumë pronarë që nuk kishin plotësuar dokumentet. Kjo është bërë edhe në vitin 2008. Një praktikë rutinë pothuaj.
Në këtë reformë u parashikua edhe e drejta për t’iu drejtuar gjykatës, por në çdo rast, për rivendosjen e të drejtës për të kërkuar rivendosjen në afat të të drejtës së pronësisë. Pra,nëse administrata brutalisht ia mohonte atij se iku afati, qytetari shkonte në gjykatë dhe vendoste afatin.
Ligji i ri për kthimin dhe kompensimin e pronave, solli ndryshimin e të drejtës së kompensimit dhe për vendimet e mëparshme të ndërmarra nga komisioni i kthimit dhe kompensimit të pronave me ligjet e vjetra, të shfuqizuara të marra bazuar vetëm në një vendim gjyqësor.
Ky kompensim sipas ligjit të ri do bëhej bazuar në dokumentacionin e parashikuar në ligjin 9533, pra nuk lejohej kompensim për vendime të marra me vendime gjyqësore. Fakti është se pati edhe abuzime.
Kjo reformë solli të drejtën e Avokaturës së Shtetit dhe drejtorit të përgjithshëm të AKKP, për të rishikuar vendimet që ishin në kundërshtim të hapur me ligjin.
Në këtë reformë, u rritën kufizimet në abuzime në krahasim me ligjin e mëparshëm, i cili u njihte në mënyrë absurde të drejtën e kthimit për pasuritë që ishin blerë më parë nga persona të tretë për ndërtime. Pra, mori fund ky absurditet.
Edi Rama dhe larot e tij skapistë përdorën me malinjitet të plotë, me keqësi, si argument kundër meje ndryshimin e modelit të institucioneve të administrimit të pronave, kalimin nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Agjenci të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, model universal në vendet e lira.
Në këtë rast shtoj se ishte ky model që me funksionimin e tij, arriti në dixhitalizimin e kadastrës, proces të cilin pas certifikimit nga Banka Botërore, kjo e fundit vendosi ta rekomandojë edhe për vendet e tjera.
Në këtë kadastër të dixhitalizuar, Artan Lame dhe hajdutët e tij, kanë zhdukur 13 mijë tituj me pretendimin se kishte çrregullime. Fatmirësisht ajo ka një arkivë dhe Artan Lame do të japë llogari për çdo titull që ka vjedhur në regjistrin dixhital.
Po në këtë kuadër, Edi Rama dhe larot e tij skapistë, ndalen me paturpësi te emërimi në krye të AKKP të një zonje të nderuar, Justina Boriçi, të cilën e marrin në pyetje sikur në një stacion të policisë sekret, dhe e pyesin nëse e kishte takuar Sali Berishën para emërimit, nëse e njihje Sali Berishën. Sali Berisha, persona që nuk i njihte, nuk mund t’i emëronte. Sepse ishte i emëruar për shkak të detyrës të kishte CV e tyre, të njihej me integritetin e tyre sipas dokumenteve, të njihte nëse pranonin apo nuk pranon detyrën. Kjo është praktika standarde më normale.
Të njëjtën pyetje u bëjnë Edi Rama dhe larot e tij, personave që zonja Boriçi ka emëruar në AKKP.
Një çështje tjetër, ligji u përmirësua shumë edhe për ushtrinë.
Ligji i vitit 2004 ndalonte kthimin e pronave që shërbejnë për mbrojtje.
Pra, sipas kësaj, edhe klubet sportive shërbenin për mbrojtje. Kjo ndryshoi.
Me ligjin e vitit 2006, në amendimin, thuhet se shërbejnë jo për mbrojtje, por shërbejnë për forcat e armatosura.
Ndryshimi përcakton gjithashtu të drejtën e pronarëve për privatizimin e terreneve sportive, me kusht ruajtjen e funksionit të këtyre terreneve. Ose, nëse pronari nuk e merrte, dhënien e tyre me koncesion.
Është e vërtetë se ligji parashikonte kthimin te pronari të tokave të zëna nga ushtria, pas daljes së tyre nga plani i përhapjes së forcave të armatosura.
Kjo për shkak se pas rënies së diktaturës komuniste, ushtria kishte mbetur mamuthi, pushtuesja e pronës më të madhe në Shqipëri. Nga një ushtri e marrëzisë me 350 mijë anëtarë, rezervistë dhe aktivë, ajo kishte okupuar toka dhe territore pas fermave dhe kooperativave më shumë se çdo institucion tjetër.
Në kuadrin e përbaltjes time, Edi Rama dhe skapistët e tij mjeranë, ndalen gjerësisht në përdorimin e letrave me vlerë në procesin e privatizimit.
Madje këtu, skapistët e pafytyrë, përdorin një fragment, në kundërshtim me Kushtetutën, i cili nuk ka asgjë tjetër, por veç thjesht, siç përdorin videot erotike për të mbuluar horllëqet e tyre, përdorin një dialog timin me Ridvan Boden dhe Genc Rulin, ku unë mbroj linjën programore të përdorimit të letrave me vlerë për blerje nga ish-pronarët, e filluar që në vitin 1994-1995 dhe e shpërndarë në miliarda lekë.
Dhe me këtë, kanë menduar se do mund të ushqejnë etjen e shpifësve të paguar të qeverisë.
Meqenëse e kanë lidhur me blerjen e dhëndrit tim me pronën, informoj shqiptarët se vendimi ka dalë 1 muaj pasi dhëndri im kishte paguar lekët për 90 përqind të detyrimeve që kishte ndaj shtetit nga procesi i parablerjes së privatizimit. 10 përqind që nuk kishte paguar, ligji ia njihte që ta paguante me letra me vlerë.
Letrat janë përdorur për blerje dhe parablerje nga të përndjekurit politikë dhe ish-pronarë. Dhe prapë i garantoj se ato nuk janë anuluar.
Për të gjitha këto, ekzistojnë dokumente të fshehura nga shpifësit skapistë.
Një argument tjetër kundër meje i Edi Ramës dhe skapistëve të tij laro është përdorimi i urdhrit të kontrollit që unë kam firmosur për bllokimin antiligjor të procesit të privatizimit të klubit Partizani nga delinkuentë që shpërbleheshin për këtë bllokim nga mafia e krijuar në klubin Partizani.
Lidhur me këtë pretendim, sqaroj sa vijon: kryeministri i Shqipërisë ka firmosur gjatë viteve 2005-2008, qindra e qindra urdhra kontrolli që i silleshin atij nga departamenti i luftës kundër korrupsionit. Nuk ka refuzuar një të vetëm.
Urdhra të tjera janë firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm dhe drejtori i departamentit.
Por në rastin konkret, sqaroj se departamenti ka nisur kontrollin me urdhër të kryeministrit të datës 16.4.2009, bazuar në ankesën e familjeve pronare të truallit, të cilat akuzonin për korrupsion të madh në bllokimin e procesit.
Departamenti e kishte objekt të punës kontrollin e zbatimit të të drejtave të pronësisë nga administrata. Në konkluzion të kontrolleve, në rast të konstatimit të paligjshmërisë, prona i kthehej shtetit.
Departamenti ka ushtruar kontroll me objekt kontrollin e procedurave të dorëzimit të pronës së privatizuar. Prona ishte e privatizuar.
Shteti shqiptar, këtyre pronarëve, nga viti 2004, deri në ditën e daljes së kontrollit, duhej t’u paguante për 38 mijë metra katrorë, qiranë me vlerën e tregut që paguhej nga të zotët.
Nga kontrolli janë konstatuar faktet për hapat e ndjekur në vite për garantimin e zbatimit të ligjit.
Janë konstatuar një numër akte dhe shkeljesh, duke identifikuar ku ishte bllokuar procedura. Pronarëve iu ishte njohur prona, iu ishte kthyer prona. Kishin paguar paratë e privatizimit, por bllokohej procesi.
Komanda mbështetëse, me drejtues gjeneral Vladimir Qirjazin, ky personalisht ishte bllokuesi kryesor.
Cilido që lexon akuzat e tij, e kupton mirë se ai me ato që thotë vetë, fakton se klubi Partizani, drejtori i tij, kishin përfunduar në tokën e askujt. Në një kohë kur ai ishte përgjegjësi numër një shtetëror për pronësinë e tyre.
Vladimir Qirjazi u rrëfen skapistëve të Edit se dërgova ekipin, kur më kërkuan me forcë, për kontabilizim. Ma përzunë, nuk e lanë të futej.
Po kush? Mafia, e cila ushqente me para. Paguheshin.
Për rreth 3 vjet nga dalja e urdhrit, nga viti 2006 deri në vitin 2009, kjo komandë nuk kishte përfunduar marrjen në dorëzim të pronës dhe regjistrimin në ZRPP. E merrte në dorëzim, ishte apo nuk ishte dakord, kjo është punë tjetër, por zbatimi i urdhrit të ministrit për ta marrë në dorëzim, për ta regjistruar në ZRPP, e them këtë se që nga viti 2000, ishte tokë pa zot. Kurse Ismail Lleshi si ministër u lëshoi urdhër në vitin 200o që ta merrnin në pronësi.
Se kur shkoi komisioni i kontrollit i departamentit tonë, gjeti 40 pushtime. Aty kishte hotele, ata paguanin. Aty kishte ndërtesa të tjera, ishte mbushur plot. Ata paguanin, se kujt, shtetit jo, asnjë lek.
Urdhri për marrjen në dorëzim dhe administrim ka dalë në vitin 2006, ndërsa procedura e privatizimit është çelur nga Ministria e Ekonomisë në vitin 2007.
Pra, urdhri i marrjes në dorëzim nga komanda mbështetëse ishte detyrim, i palidhur me privatizimin.
Qirjazi nuk ka kundërshtuar urdhrin e marrjes së urdhrit në administrim dhe kontabilizim si të paligjshëm, përkundrazi ka ndërmarrë hapa duke kërkuar regjimin në ZRPP, por nuk e ka ndjekur deri në fund regjistrimin, duke u mjaftuar çuditërisht vetëm me konstatimin e mosregjistrimit.
Kjo përgjatë një periudhe 3-vjeçare. Po ashtu Qirjazi ka nxjerrë urdhër në mars të vitit 2009 për lirimin dhe marrjen në dorëzim të objekteve. Grupi ka lënë një muaj afat për lirimin e objekteve.
Pas kalimit të afatit nuk ka ndërmarrë hapa të tjerë për ekzekutimin e urdhrit.
Qirjazi konstaton vetë se SH. A Partizani qëndron pa dokumentacion në objekt. I ka kërkuar klubit praktikën dokumentare, dhe nëse nuk i dorëzohet, duhet të ndërpriste menjëherë përdorimin e ambienteve.
Pra, ka pranuar se duhet të zbatojë urdhrin, por nuk e ka çuar deri në fund.
Dokumenti ka konstatuar këto shkelje dhe se mosvjelja e detyrimeve ndaj shtetit, ka sjellë dëm të konsiderueshëm në formën e fitimit të munguar. Po ashtu, ligji i pronave detyron pagimin e qirasë. Vonesa 3-vjeçare e qirasë së munguar kishte shkaktuar dëm financiar.
Departamenti rekomandon përmbylljen e procedurës së marrjes në dorëzim nga pronari sipas akteve dhe ligjeve në fuqi.
Në atë kohë, Departamenti i Antikorrupsionit kishte vetëm dy inspektorë kontrolli juristë dhe të tjerët ishin ekonomistë.
Përgjithësisht, anëtarët e departamentit vinin nga Kontrolli i Lartë i shtetit me eksperiencë në kontroll dhe audit.
Tani vijmë te rasti i Kadiut, kushëririt të Abi Malltezit.
Është e vërtetë që ka shkuar, por ai që lexon ligjin, ai ka një përcaktim, njeriu në konflikt interesi bën deklaratë që jam në konflikt interesi.
Dhe nëse ka shkelur ligjin, ndaj tij mbahet çdo qëndrim.
Unë nuk kam pasur asnjë dijeni, se natyrisht nuk do shkonte kurrë.
Por nuk ka pasur asnjë pasojë, pasi aty ka qenë edhe inspektori tjetër dhe asnjë nga gjetjet e tyre nuk është kundërshtuar dot.
Përkundrazi, Qirjazi ka bërë çdo gjë që t’i zbatojë ato rekomandime.
Por, Qirjazi që ata e bëjnë personazh në gjysmën e aktpadisë, duhet t’u them se jo nga ne, por nga socialistët është nxjerrë nga shërbimi fill mbrapa.
Në dacibaon e tyre, Edi Rama dhe larot e tij kanë aludime, shpifje dhe trillime nga më banalet.
Për shembull, u amendua ligji për të ndihmuar pronarët, në një kohë kur ligji është amenduar më 17 korrik 2006, kurse Edi Rama në qershor të vitit 2006, ka firmosur kthimin nga terren sportiv, në terren urban. Dy vite para se të përfundonte privatizimi. Dy vite para se të jepeshin lejet e ndërtimit.
Por pse e ka bërë këtë? Ka një dokument që ata e fshehin. Dokumenti thotë, me firmën e Edi Ramës, se ky terren ka humbur funksionin e tij.
Në paçavuren e tyre, rendisin si argument se Sali Berisha, kryetar i Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit, ka firmosur planin e ndërtimit në parcelën e klubit Partizani për 17 pallate.
Sali Berisha nuk ka asnjë firmë te veten për këtë çështje që nuk ka dërguar Edi Rama.
Për dijeni, Edi Rama është jo vetëm autori i genplaneve, i planit të ndërtimit të çdo parcele, por është edhe autori që ka verifikuar pronësinë në përputhje me ligjin e të gjitha parcelave dhe kanë firmën e Bashkisë së Tiranës. Sepse ashtu e kërkon ligji.
Edi Rama fshihet dhe lakejtë e tij shkruajnë: të 17 kullat e ndërtuara në këtë parcelë, në këtë tokë, lejet e tyre janë dhënë nga Edi Rama.
U them këtyre mjeranëve që kanë frikë si Rama nga vetja e tyre, dy leje ndërtimi i ka dhënë Edi Rama. Lejet e sheshndërtimeve i ka dhënë Edi Rama. Dhe janë dokumente që i fshehin këta.
Katër leje ndërtimi ka dhënë Erion Veliaj, për të mos folur më tutje.
Të tjerat i ka dhënë Lulzim Basha.
Pra, këta kalojnë në shpifje banale.
Do më lejoni tani, shkurtimisht, në karakterin familjar që këta i kanë dhënë dacibaos në mënyrën më të turpshme.
Së pari, për të ushqyer mediat proqeveritare, me gënjeshtra dhe mashtrime, Edi Rama dhe larot e tij, përdorin një letër, një korrespondencë të mbesës sime me të atin dhe i bëjnë pyetjen asaj, shikoni cinizmin e tyre, ta pyesim pak këtë vajzë, si u bë babai yt kapitalist me 20 milionë euro, kur nuk ishte bashkëpronar në kompaninë Homeplan.
Tani, për çdo shqiptar, Abi Malltezi është bërë me 20 apo 22, pa qenë në shoqërinë Homeplan por duke qenë ortak i saj me kontratë. Dhe njëherë, kontrata nënkupton përgjegjësi të pakufizuar. Kontratë të regjistruar nga noteri.
Është bërë pronar si vijon:
Së pari, ka qenë pronar toke. Ka pasur parcelën e tokës së tij. Ka blerë parcela nga kushërinjtë e tij, që nuk kanë dashur të ndërtojnë.
Së dyti, ka investuar që në fillim me dokumente zyrtare 60 milionë lekë. I fshehin të gjithë.
Së treti, kanë qindra dokumente se ka shitur në gropë, siç shesin shumica e ndërtuesve. Ka shitur me çmim qartësisht nën tregun se ka qenë parapagim. Dhe për çdo metër katror, ekziston çdo dokument.
Por këta shpifës të paguar, për të hedhur tym, shtrojnë pyetjen se si u bë. Shit në gropë, duke humbur në çdo shitje, se e zgjodhi vetë.
Dhe kanë të vërtetuar në dogana, tatime dhe organin e larjes së parave, çdo qindarkë të tij.
Malinjiteti dhe keqësia e Edi Ramës, hakmarrësit primitiv dhe këtyre larove të tij, kulmon kur në tre ose katër raste shkruajnë se Abi Malltezi mori dividentin dhe Argita Malltezi nuk e deklaroi në të ardhurat e veta në ILDKP.
Tani këtyre individëve që përdhosin ligjin dhe drejtësinë, u them kaq: jeni ose skllevër të Edi Ramës, ose injorantë në ekstrem.
Argita Malltezi ka deklaruar pasuritë e veta edhe dy vite para se ta detyronte ligji, kur i ka deklaruar i ati.
Argita Malltezi ka deklaruar çdo vit, por ligji i ILDKP nuk detyron lidhjen e lidhjes.
Argita Malltezi nuk deklaron pasuritë sepse është funksionare, deklaron pasuritë për shkak të të atit.
Jamarbër Malltezi nuk është subjekt i ILDKP dhe asaj i është thënë nga drejtues të ILDKP se nuk deklarohet lidhja e lidhjes.
Këta përdhosës të ligjit, për të akuzuar vajzën time për llogari të Edi Ramës, nuk i referohen ligjit të ILDKP, por ligjit të bashkësisë familjare, por edhe atë e interpretojnë sipas oreksit të Edi Ramës. Sepse edhe ai ligj e përjashton.
Ai ligj thotë se të gjitha janë bashkë, përveç pasurisë që vjen dhe fitohet nga trashëgimia. Argita Malltezi nuk ka asnjë qindarkë nga trashëgimia e bashkëshortit. Trashëgimia e bashkëshortit ka qenë Begeja, gjyshja e tij.
Tani i kthehem Edi Ramës.
Edi Rama, Argita Malltezi, që nga vitet kur ka marrë rrogën e parë si pedagoge e gjer më sot, nuk ka fituar kurrë si kontraktore apo nënkontraktore nga sektori shtetëror apo publik.
Jo, sepse këtë e ndalon ligji, e ndalon Kushtetuta dhe ajo është njeri i ligjit.
Kurse, si hakmarrje pse unë të kam përmendur thjeshtrën ty, Edit dhe Lindës u them sa merreni me vajzën time, këshillojeni vajzën e shtëpisë.
Sqarojeni se Kushtetuta nuk e lejon të marrë pjesë në tendera as direkt dhe as indirekt. Dhe ajo si shushunjë ka thithur gjakun e të varfërve shqiptarë duke marrë pjesë në dhjetëra e qindra tendera. Duke përdorur pushtetin e thjeshtrit për t’i fituar ato fët e fët.
Ia them këtu Edi Ramës se do lësh pushtetin për shkak të saj. Se mandati yt është djegur dhe se je i pashpresë.
Kurse mamasë së saj i them, vajzën më mirë këshilloje të mos bjerë viktimë e pangopësisë në
para. Po si vajzë e shkolluar të respektojë ligjet e vendit.
PYETJE PERGJIGJET ME GAZETARE:
Mariglen Kume, MCN TV: Ju thatë se një nga akuzat që është adresuar që është fakti i shtyrjes me një vit i afatit të ligjit. Për këtë periudhë a keni informacione ju, ndërsa që kjo shtyrje i ka shërbyer vetëm z. Malltezi për të bërë këtë pjesë të kompensimit, apo sa persona kanë përfituar nga shtyrja e ligjit?
Sali Berisha: Qindra të tjerë. Në gjithë Shqipërinë, qindra e qindra të tjerë, dhe në mos gaboj është shtyrë edhe në 2008. Sepse, po të hysh, ose të jesh pronar, ose po të hysh në komunitetin e tyre ata kanë vështirësi të jashtëzakonshme për dokumentet.
U them unë ju raste të tjera. Ata kanë vështirësi edhe të bien në ujdi njëri me tjetrin. Ata kanë vështirësi edhe të paguajnë proceset, kanë vështirësi të paguajnë proceset, dhe unë di raste konkrete. Unë njoh pronarët që kanë pasuri shumë të madhe dhe nuk u afrohen dot.
Pra, dhe shtytja, unë jam i bindur që ai ligj, ai afat mund të jetë shtyrë edhe nga qeveria e sotme, se nuk kanë rrugë tjetër ato. Do krijosh ti mundësinë.
Në qoftë se ti thua, meqenëse nuk i prure gjer në këtë kohë prevalon masa e regjimit komunist. Atë nuk e thua se nuk është normale ta thuash këtë.
Ti do shtysh, do japësh afatet, do zgjatësh. Do jesh mirëkuptues ndaj tyre. Por ta dish që edhe sot unë njoh pronarët që nuk marrin dot pronat e tyre, pikërisht për këtë faktorin e fundit, sepse nuk i mbledhin dot, historia tjera me pak fjalë. Pra, me qindra e qindra. Në mund të mos gabohem është shtyrë prap në 2008.
-Ndaj jush ka një masë sigurie. A do të pranoni ju të shkoni në gjykatë kur t’ju kërkojnë, dhe çfarë do të ndodhë nëse do të jepet urdhër nga organet e ligjit për t’ju shoqëruar?
Sali Berisha: Në vitin 2012, ju mund të shkoni të merrni propozimet. Propozimi im ka qenë jo vetëm heqja e imunitetit, por heqja e çdo mase kufizuese të organeve të drejtësisë ndaj deputetit. Jam gati sot të shkoj ta votoj, sot prap të shkoj ta votoj. Edi Rama e kundërshtoi me forcën me të madhe, edhe s’e bën dot se duheshin vota. Hoqëm imunitetin por jo këto kufizime. Për sa kohë Kushtetuta nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit. Nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit, e ka në mënyrë taksative neni 73 pika 2 të çfarëdolloj forme. Për sa kohë rreullorja e parlamentit, e tyre nuk lejon një gjë të tillë. Unë jam njeri i ligjit, do zbatoj ligjet e vendit. Dhe Kushtetuta, përveçse për banditët ka epërsi në një rend kushtetues ndaj të gjitha ligjeve të tjera. Në qoftë se sot unë përdor një fjalor ose një etiketim të tillë ndaj këtyre dy larove SKAP-istë të Ramës, i garantoj të gjithë zyrtarët e drejtësisë që të zbatojnë ligjin, se kanë dhe do të kenë vlerësimin tim më të madh dhe mbështetjen më të plotë. Nuk mund të kem unë qendrim tjetër. Dhe këtë që them, e them në mbrojtje të drejtësisë, sepse, ju e keni parë, unë jam njeriu që kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër. Jam një ish-kryetar shteti, jam ish-kryeministër. Pak kush mund të ketë sensin më të madh për ata që zbatojnë ligjin, dhe e kam zbatuar vetë. Dhe pse e kam zbatuar vetë, pikërisht jam ky që jam sot. Tani vijmë këtu. Me urdhër të Ramës këta janë sjellë në mënyrën më të turpshme. Sill policë këtu, sill policë aty. Jo, çoje aty. E garantoj se të gjithë deputetët e opozitës janë dakord. Nuk jemi ne, ne jemi në betejë. Kjo, çfarë është kjo? Kjo është një përpjekje për të na devijuar nga beteja jonë. Ne kemi betejën tonë, nuk kemi ne problem me këtë. Ama, s’më detyron kush mua të thyej ligjin, Kushtetutën kurrë! Jam njeri që e kam filluar karrierën zyrtare politike duke u betuar në Kushtetutë.
-Nëse nuk e çon SPAK një kërkesë të atillë dhe urdhëron policinë që t’ju shoqërojë, do të bëni rezistencë?
Sali Berisha: Unë nuk njoh ligj tjetër mbi Kushtetutën. Kjo është përgjigja që të dhashë.
Isa Myzyraj, Ora News: Ju prej muajsh tanimë keni akuzuar dhe keni hedhur akuza ndaj prokurorisë së posaçme, SPAK, atë po e bëni edhe ditët e fundit. Z.Berisha, a jeni pishman që e keni votuar mbi 140 vota ngritjen e SPAK përmes reformës në drejtësi, dhe nëse do të ishte një propozim sot pasdite, do të votonit pro ngritjes së SPAK apo kundër?
Sali Berisha: Unë kam votuar për një drejtësi të pavarur, dhe nëse do më duhej të votoj përsëri, do votoj gjithë jetën për një drejtësi të pavarur. Ju keni dy momente të them këtu. Në kulmin e akuzave ndaj meje, se unë isha kundërshtar i reformës për drejtësi në një studio televizive e pyesin Donald Lu, dhe menduan se duke ditur marrëdhëniet jo kaq të përzemërta me të, menduan se do të merrnin një deklaratë, por ata u zhgënjyen. Donald Lu sa nuk tha që patë nuk bëhej reforma. Unë nuk mund të mos mbështes reformën në drejtësi. Drejtësia e pavarur është themelore për të drejtat e njeriut. Kaq. Unë kam dalë në politikë si një njeri për të luftuar për të drejtat e njerëzve. Shumë e thjeshtë filozofia ime.
-Z.Berisha, në vitin 2000 ju jeni shoqëruar në komisariatin e policisë. Ato kohë u tha që ishte me urdhër të kryemiinistrit Ilir Meta. Por duke iu kthyer arkivës së asaj kohe, pashë që brenda disa minutash qindra simpatizantë tuaj ishin mbedhur pranë komisariatit. A u zhgënjyet para disa ditësh ku para selisë së PD gjetët në mbështetjen tuaj vetëm pak demokratë në fakt, edhe pse strukturat sipas informacioneve të mia ishin lajmëruar për t’u mbledhur në orën 9.
Berisha: Asnjë zhgënjim fare. Përkundrazi, ata nuk ishin njoftuar fare, erdhën nga lajmet. Asnjë zhgënjim. Në qoftë se do të njoftoheshin të garantoj që mbusheshin ai oborr dhe ai shesh, kur të duan. Por nuk është kjo. Ishin rrethana krejt tjera këto, mos harro. Ishte ndërtesë e rrethuar me tank atje.
Osman Stafa, News24: Për t’ju rikthyer edhe njëherë çështjes së ish-kompleksit Partizani, a ishte kjo pronë e shtetit apo e pronarëve. Pasi thuhet që italianët ua kanë blerë pronarëve.
Berisha: Këtë e thotë Taulant Balla. Taulant Balla ka dorëzuar një dekret të Jakomonit për 5 familje, emrat e të cilëve janë në dekret, po asnjëra nga këto familje nuk ka një metër katror tek Klubi Partizani. Pronarët e këtyre familjeve kanë të gjithë dokumentet e konfiskimit të tokave nga Enver Hoxha. Ato janë, ç’është e vërteta familje pluraliste në përbërjen e tyre, demokratë, socialistë, të paparti, këta të Klubit Partizani. Kurse këta që ka dërguar Taulant Balla janë, sepse Jamarbër Malltezi paditi në SKAP për kallëzim të rremë Taulant Ballën, dhe unë e garantoj Mellonain, se do paguajë ligjërisht aktin e saj të ulët anti-Kushtetues, shkeljen flagrante që kjo i bën Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut për animozitetin, sentimentin apo pagesën që i bën Taulant Balla, këto i di vetë ajo, duke mbajtur të konfiskuar prej tri vitesh dosjen e vendimit të Gjykatës së Lartë, vetëm e vetëm për të mbrojtur Taulant Ballën si mburojë, si parzmore që ajo të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese. I them se ti je turpi me këtë akt, turpi i drejtësisë, turpi i një zyrtareje dhe, dhe ti shkel për interesa, ndjenja, emocione tuat atë Zoti e di, çdo normë, çdo etikë të funksionimit të një shteti. Je punonjëse ligji dhe kurrë nuk mund të ndodhte që ti, ti mohosh një qytetari shqiptar të drejtën kushtetuese dhe të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut për një proces gjyqësor të drejtë.
-Në fakt çështja e privatizimit të Kompleksit Partizani ka qenë një akuzë e hershme e socialistëve ndaj familjes suaj dhe dhëndrit tuaj, ndërkohë që filloi të hetohej nga SPAK në vitin 2020 në momentin që grupi parlamentar i PS dorëzoi padi në SPAK. Juve z.Berisha, herë pas here, por edhe në deklaratat e fundit keni akuzuar kryeministrin Rama që familjarët e tij kanë përfituar tendera dhe thoni që për këtë ka dokumente. Po ashtu, e keni akuzuar kryeministrin Rama për pronën e tij ku ai jeton në Surrel. A do pregatisni ju z.Berisha padi për t’i akuzuar në SPAK për këto dy akuza, sepse në këto 30 vite akuzat kanë qenë të shumta ndaj njërës apo tjetrës palë?
Sali Berisha: Më fal. E para njëherë, ai paditi dhe lexoje në 200 e ca faqe në qoftë se gjen një fakt për shkelje ligjore në procesin e privatizimit, ose një fakt real që ve në dyshim pronësinë e 5 familjeve tiranase në atë territor, përveç pishinës e cila është pjesë integrale e kompleksit Klubi Partizani dhe detyrimisht u përket atyre. Dhe copëzat e tokës që janë të detyruar t’i blejnë me ligj, se devalidizohen nga ndërtimet, zhvlerësohen.
Së dyti, çdo akuzë që i kam bërë Edi Ramës është e vërtetë si drita e diellit. Edi Rama jeton sot në saraje 57 metra të gjata themelet, në një kohë kur ka të deklaruar në ILDKP gjithësej 400 mijë lek dhe 3800 euro. Për sarajet e Edi Ramës, Linda Rama thotë se u ndërtuan me paratë e Kurbanit. Në tatimet e këtij vendi nuk ekziston asnjë faturë.
Edi Rama thotë se i ndërtova me emigracion. Në taksa, tatime, bankat e këtij vendi nuk ekziston asnjë faturë. Truallin thotë ma dhuroi gruaja, e bleu me 2 dollarë, ekzistojnë dokumente të gjithanshme që tregojnë se trualli aty ishte minimumi 25 dollarë. Ekzistojnë dokumente tjera që tregojnë se që të dy kanë shkel ligje në marrjen e asaj tokë, nuk mund ta merrnin, nuk ishte truall. Tjetër. Linda Rama ka ndërtuar pallatin në sheshin e pallateve, tokë të vetën, nuk them, tokë të vetën por në sheshin e pallateve që nuk mund të ndërtohej kurrë.
5 katësh pallati pa asnjë faturë tatimore, doganore, ndërtimore, bankare, apo të çdo lloji. Kur ajo u gjet në këtë situatë, Osman, doli tha: ato ishin para gjaku. Unë nuk kam asnjë aludim për vëllanë e saj, jo asnjë aludim. Por ato që i them atij, ato që thotë motra të implikojnë shumë, se paratë e gjakut janë para tjera pastaj, dihet si janë. Kështu që nuk dha asgjë.
Kur Zana Xhuka nisi hetimin e kësaj situate, ajo në mënyrën më anti-kushtetuese u shkarkua. Unë kam akuzuar Edi Ramën këtu para jush, po mund të akuzjoj unë një vajzë të re? Kurrën e kurrës. Po vajza e re e teproi aq shumë, thjeshtra, tender pas tenderi sjell kompani të ndryshme bëhet ndërkontraktore. Ka arkitektë që thonë të lutem na nxirr emrat, s’bëhet fjalë më. Futet ‘I RIU’, ‘I RIU’ është kompania e saj.
Në vitet 2005, me ligjin në dijeninë time fëmijët e mi nuk mund të krijonin kompani, nuk u lejohej të krijonin kompani biznesi me një amendim që mban ligjin, ndoshta këtë e kanë hequr, mund të bënin konsulenca por jo kompani biznesi, dhe konsulenca jo për shtetin. Kurse këtu, ajo është bërë e tmerrshme, e papërmbajtur në tendera. Kësaj nuk i lejohet fare të marrë pjesë në tendera. Po s’kanë asnjë analogji. Kam ndërtuar tunelin e Elbasanit me 13 milionë dollarë kilometrin, ka ndërtuar 7 kilometrat Ibë-Farkë te TEG me 30 milionë euro kilometrin. Ndërton rrugën 8 metra, apo 9 metra në Kolonjë nga 4 milionë euro 4 km, në 40 milion euro. Po sterilizimet që merr si një injorant, një lukuni e vërtetë. Merr pincën e thyer thotë: ja me se operonin këta. O budall, atë e din kushdo që nuk mund të operojë ajo, e ke marrë në kosh të plehrave dhe gënjen shqiptarët në këtë mënyrë. Po të çmend paraja, Osman. Kështu që, ai nuk e ka nga ne, e ka nga vetja. E çmend paraja, po po.
-Z.Berisha, a do bëni padi për këto akuza që keni në drejtim të kryeministrit Rama në SPAK? Sali Berisha: Në PS e kishe fjalën ti? Edhe kemi çuar akuza në SPAK, kemi çuar sa për dijeni, deri tani mbi 30 e sa akuza, dosje, nuk them se do i ndërpresim, por që të gjitha i marrin i hedhin në kosh nuk, nuk i shqyrtojnë, nuk guxojnë. Po imagjino tani do lexojnë këtë. Berisha thotë si kryetari i Këshillit të firmosë këtë këtë. Po aty vjen çdo gjë nga Edi Rama. Në qoftë se do favorizoja unë ato nuk do ishin aq sa iu ka dhënë Edi Rama lartësi, pa shtuar asnjë kat. Bile mund të kem hequr ndonjë gjë po nuk mbaj mend tani mirë. Kështu që unë kam ligjin, kjo është e gjithë mburoja ime.
Bekim Bici, Top News: A do t’i mblidhni strukturat drejtuese të PD për t’i raportuar apo për t’i vënë në dijeni zyrtarisht mbi gjendjen në të cilën ndodheni ju në këto momente, dhe nëse do të kërkohet distancimi juaj apo i PD nga çështja personale, si do të veproni?
Sali Berisha: Kjo është pjesë e betejës, si do mbledh ata. Ata mblidhen për betejën nuk mblidhen për këtë punë. E thashë unë kjo është një dëshmi tjetër e diktaturës, ne e kishim nisur këtë, ju e dini. Nuk mund të devijohet ajo se qëllimi i tij ky është, që ne ta devijojmë të merremi me këtë pjesë, është ushqim për të dhe është motivi më i madh ër këtë lëvizje. Pse të harxhojmë më kohën kot ne.
-Keni deklaruar dy ditë më herët që tashmë në Shqipëri ka qindra mijë Sali Berishë. Kur do i thërrisni protestat që keni paralajmëruar që do të ndodhin, për aq kohë sa deri më datën 30 nuk mund të jenë në Kuvend dhe 23 deputetë për të vijuar aksionin parlamentar?
Sali Berisha: Tani jemi në diskutime, por prap këtu të kuptohemi, kjo është një dëshmi e tmerrit të Edi Ramës nga lëvizja opozitare. Lëvizja opozitare nuk mund të udhëhiqet nga aktet dhe veprimet e tij antikushtetuese dhe antiligjore. Edi Rama ka marrë atë që meriton nga ne, vendimin që meriton dhe do ecim drejt fundit për drejt saj.
Enkel Xhangolli, KlanNews: SPAK thotë se qeveria juaj, bëri ndryshim dhe për ligjin për sportin. Fillimisht ishte që të jepeshin terrene sportive pa ndryshimin e destinacionit, dhe më pas u shtua një nen që mund të privatizohej nga ish-pronarët, por pa detyrim pa ndryshim destinacioni, por që mbetej për ata që kishin koncesion. A keni dijeni, sa ish-pronarë dhe sa pronarë përfituan nga ky ndryshim në ligjin e sportit.
Sali Berisha: Ky ndryshim në ligjin e sportit synonte që nëse unë kisha një terren sportiv, apo pronën time, atëherë unë këtë të drejtë do të ja njihja pronarit se e kishte në tokë të tij, mos të ishte ti paguante shteti pronarit qeranë, sepse ligjin e ndryshuam për qeranë, me vlerë tregu të zonës. Ligji të detyron të ja paguash. Por kërkon që nëse pronari do ta marrë si terren sportiv dhe ta vazhdojë do ti jepej pronarit. Përndryshe ti që e ke marrë pa asnjë lloj procedure, do detyrohesh të hysh në koncesion dhe ajo të kthehet në rregullat e koncesionit siç janë. Ky ligj ishte i drejtë, sepse edhe pronarin e përfillte, edhe karakterin e ruante nuk e ndryshonte si Edi Rama. unë them se ishte ligj shumë i mirë, shumë i drejtë, edhe sot e votoj një ligji të tillë. Imagjino ti kur gjenerali thotë se, aty ekipin tim e përzunë me dhunë, se çfarë ishte zhvilluar aty. Se shteti është shtet, ti ke policinë ushtarake dhe e merr e arreston, i përzë. Shteti bën ligjin. Ku thotë ai objekt ushtarak, imagjino të tjerat. Çfarë ka Olsi Rama sot. Nuk kam asnjë kundërshtim të ekzistojë klubi ‘Partizani’, çdo klub. Por ka një kusht, ta marrë me tender dhe ne po bënim tender. Ajo etiketë është trashëgimin e shoqërisë shqiptare, jo për tu pasuruar Olsi si shushunjë, të dalë në ankand dhe Olsi ta blejë.
-Përveç 5 familjeve, edhe sa familje të tjera përfituan nga ndryshimi i ligjit të sportit.
Sali Berisha: Ato familje e kishin marrë të gjitha pa ndryshimin e ligjit të sportit. Në vitin 1994 atyre u është kthyer fizikisht në atë territor një pjesë e mirë e tokës. Ky ndryshim ishte për të gjithë. Sepse çdo terren sportiv që shfrytëzohej nga një person që nuk e kishte tokën e vet, ose do ta mirrte me koncesion, ose do ti kthehej pronarit. Ishte shumë i drejtë ligji.
Anesti Bajramaj, A2CNN: Z. Berisha edhe të shtunën edhe sot ju deklaroni se nuk jeni fajtor dhe çdo akuzë që ngrihet nga SPAK është gënjeshtër, trilli,, mashtrim. A jeni i gatshëm të lini mandatin dhe të përballeni si qytetar i thjeshtë që të faktoni këto që thoni, se jeni i pafajshëm.
Sali Berisha: Për fat të keq, që nuk jam fajtor e pranon edhe Edi Rama me larot e tij në dacibaon më të gjatë në histori. Nuk kam shkuar në gjykatë, as si fajtor as si i akuzuar penalisht. Në gjykatë jam dërguar si person nën hetim. Përsa i përket hetimit, unë ua kam thënë kush e di sa herë, unë jam, kam qenë dhe do të jem gjithmonë i hapur.
-Mandatin e deputetit jeni i gatshëm ta lini?
Sali Berisha: Jam i gatshëm të votohet ligjin që kam dërguar në vitin 2012, që të mos ketë asnjë lloj kufizimi për deputetin. Deputeti të konsiderohet me Kushtetutë i barabartë si të gjithë qytetarët e tjerë. Unë këtë ligj e kam dërguar në vitin 2012 në parlament, këtë ligj e kundërshtoi në mënyrë kategorike, Edi Rama dhe u detyrova të heq këtë klauzolë dhe lash hetimin për korrupsionin, mbeti.
Erneta Shevroja, AbcNews: Çfarë dallimi ka për ju, fakti që kërkesa për detyrim paraqitje apo heqje e pasaportës, kalon apo nuk kalon nga Kuvendi i Shqipërisë.
Sali Berisha: Çfarë ndryshimi. Ndryshimi është si nata me ditën, unë jam njeri i ligjit nuk pranoj shkelje të ligjit, asgjë. Nëse me sheh këtu sot, pas 32 vitesh në politikë, ky që jam, asnjë sekret tjetër nuk kam, përveç këtij. Kam zbatuar ligjin. Kaq është gjithë puna. Unë nuk mund të shkel kushtetutën, pse banditë kërkojnë që unë të shkel kushtetutën, pse njerëz që nuk kanë asnjë normë ligjore, morale kërkojnë që unë ta shkel. Jo, unë njoh kushtetutën. Dhashë përgjigje cili është qëndrimi për barazinë e plotë totale, të deputetit me qytetarin në kushtetutë dhe jemi në rregull. Ka vende që e kanë, e ka Britania e Madhe. Unë nuk e nxora nga mendja kur e propozova atë ligj.
Jonida Omeri, FaxNews: Si e komentoni heshtjen e Lulzim Bashës në këtë çështje, për shkak se ky i fundit ka dhënë leje për ndërtimin e kompleksit në vitin 2011.
Sali Berisha: Lejet i ka dhënë i pari Edi Rama. Ti e di se çfarë mund të them unë për Lulzim Bravën. Edi Rama jo vetëm që i ka dhënë lejet, por i ka gjobitur taksapaguesit shqiptarë me 320 mijë euro. Si? Dha sheshin e ndërtimi, dha lejet, filloi u hap gropa. E mori vesh se aty ishte dhe Jamarbër Malltezi, e ta rrethuar me policë e bllokoi 3 vite. Shkoi në të gjithë shkallët e gjykatave, e cila për hirë të së vërtetës e gjobiti, se ke shkelë ligjin. Kishte dhënë leje, nuk kishte asnjë motiv përveç urrejtjes politike. E gjobiti 320 mijë euro, që ishin si të thuash, kurbani i Edi Ramës në themelet e atyre kullave.
-Keni dijeni se cilat janë 25 pronat e sekuestruara ndaj zotit Malltezi?
Sali Berisha: Për mua janë 25 akte politike, të turpshme. Ajo që ka rëndësi është se z. Malltezi ka çdo pasuri legjitime, transparente dhe madje ata pronarë fisnikë të Tiranës dhuruan një tokë, 5 mijë metra për një gjimnaz në një zonë që nuk ka gjimnaz. Atë tokë e grabiti Edi Rama me Bollinon, dhe në end të gjimnazit ndërtuan median e tyre. U garantoj se do të konfiskohet dhe do u kthehet nxënësve si gjimnaz. 50 mijë familje aty, pa gjimnaz. Këta fisnikë e lanë për gjimnaz, shkoi Edi Rama e përvetësoi, ndërtoi mediat e tij edhe tv Bollino. Njëlloj janë ata. Mirëpo nuk ndërtohet lumturia mbi plaçka të vjedhura. Për mediat unë kam gjithnjë respekt për mediat. Nuk është faji i im që Bollino futet në sqetullat e Ramës, tender pas tenderi nuk shkon kjo. Unë kam respekt për punë, por mos i mbro kur gabojnë, asnjerëzit e tu më të afërt mos i mbro.