KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët, është shprehur se, Mali i Zi e ka pasur pensionin 30% më të ulët se Shqipëria, ndërsa tani pas 12 vitesh i ka 280% më të larta se në vendin tonë. E kjo sipas kryetarit të PD-së, ka ndodhur për shkak të politikave të qeverisë së Malit të Zi, ndaj pensionistëve.
Kryedemokrati gjatë një konference shtypi tha se nën qeverisjen e PD do te vendoset me urgjencë karta e konsumatorit. ‘Jam sot para jush për të informuar qytetarët se do vendoset me urgjencë karta e konsumatorit, me të cilën do rimbursohet 100 përqind TVSH-ja e produkteve bazë të shportës për çdo pensionist, për çdo familje në minimumin jetik, për çdo invalid, pa përjashtim’, theksoi Sali Berisha gjatë fjalës së tij.
Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se, do të rishikohen edhe faturat e energjisë dhe ujit për pensionistët dhe shtresat në nevojë. ‘Kam kërkuar nga ekspertët dhe do përgatisin pagesën, çmimin proporcional të energjisë dhe ujit që këta do paguajnë’, nënvizoi kreu i PD-së, Sali Berisha.
I pyetur nga gazetarët për propozimin e qeverisë së Edi Ramës, për shtyrjen e ligjit të investimeve strategjike, Berisha tha se, sado që ta shtyjnë, me ardhjen e qeverisë së Partisë Demokratike në pushtet, të gjitha këto investime do të anulohen. Sipas kryedemokratit Sali Berisha, nuk mund të jepen me 1 euro, toka e prona që kushtojnë nga 150-200 euro metri.
FJALA E PLOTE
Jam para jush për të ftuar çdo qytetar shqiptar të shtrojë sot këtë pyetje vetes së tij: Si ka mundësi që një pensionist në Malin e Zi, i cili paguhej në vitin 2013, të paktën 20-30 përqind më pak se pensionisti në Shqipëri, merr sot 450 euro pension mesatar apo 280 përqind më shumë se një pensionist në Shqipëri.
Një pensionist në Serbi me të njëjtat kushte në vitin 2013, merr sot 440 euro pension mesatar, 270 përqind më shumë se pensionisti shqiptar.
Një pensionist në Maqedoninë e Veriut që merrte 20-30 përqind më pak se pensionisti shqiptar, merr sot 405 euro apo 250 përqind më shumë se pensionisti shqiptar si pension mesatar.
Shqipëria ka një pension mesatar 160 mijë lekë.
Bosnje-Hercegovina merr sot një pension mesatar pensionisti prej 340 euro apo 210 përqind më shumë se pensionisti në Shqipëri.
Kosova e kishte pensionin mesatar 190 euro dhe e rriti para një muaji me 20 përqind këtë pension.
Një mijë herë po të shtrosh këtë pyetje, po të kesh parasysh pasuritë e pakrahasueshme të Shqipërisë me këto vende, po të kesh parasysh faktin se në Shqipëri paguheshin në vitin 2013, 20 deri në 30 përqind më shumë se në këto vende pensionet, atëherë e kupton se kemi të bëjmë me një diskriminim të pafalshëm, çnjerëzor të kësaj shtrese, e cila ka shkrirë të gjitha energjitë e vet gjer në moshën e pensionist, ka krijuar të gjithë të mirat materiale të vendit gjer në atë moshë, pas kësaj trajtohet me pensionin që qeveria gjermane u akordoi qenve që mbahen në familjet gjermane, 130 euro. Dhe 90 ose 100 euro për macet, e vërtetë kjo.
Pra, sa më shumë të shtrojmë këtë pyetje, do arrijmë të kuptojmë abuzimin e çmendur të kësaj qeverie me të ardhurat kombëtare.
Të mendosh se në një buxhet 8.2 miliardë euro lë vetëm 16 milionë euro për këtë shtresë, pa t’u dridhur dora, ti nuk bën gjë tjetër veçse vendos me qëllim t’i lësh ata në mëshirë të fatit, pa ilaçe se nuk mund t’i blejnë, por edhe pa kafshatën e gojës.
Unë kam paraqitur këtu para jush paketën e emergjencës të minimumit jetik mbi 200 euro dhe llogaritjes së pensioneve mbi këtë minimum, pagën minimale 500 euro, por këto përsëri nuk mjaftojnë.
Pse nuk mjaftojnë? Sepse nga këto pensione, tre pensione u merren me TVSH-në, që ata paguajnë në çdo kafshatë ushqim.
A mund ta imagjinoni ju, paguan pensionisti 500 euro TVSH për ushqimet që përdor në muaj, paguan njëlloj sa presidenti i Republikës që merr mbi 5 mijë euro apo Edi Rama që i afrohet aty, për të mos thënë Dumani me 7 mijë euro.
A ka më çnjerëzore se kjo?
Po në kuadrin e programit tonë për të përmbysur shpërndarjen e të ardhurave kombëtare, për të ngushtuar sadopak këtë hendek të frikshëm të krijuar në shoqërinë shqiptare, dal sot para jush për të informuar qytetarët se do vendoset me urgjencë karta e konsumatorit, me të cilën do rimbursohet 100 përqind TVSH-ja e produkteve bazë të shportës për çdo pensionist, për çdo familje në minimumin jetik, për çdo invalid, pa përjashtim.
Karta ka dy rrugë për të proceduar, ka një rrugë për të ulur TVSH-në ose për të hequr TVSH-në për ushqimet, por kjo përsëri barazon ata që nuk mund t’i barazosh.
Nuk mund të barazosh ti atë që merr 7 mijë euro për të fjetur mbi dosjet e krimit çdo natë, e plus sa merr nga krimi, me këtë që numëron kafshatat me 160 mijë euro.
Ndaj për të mos krijuar këtë barazi, jo, ekspertët sugjerojnë që të mbetet TVSH siç është dhe të gjithë këta, 780 mijë pensionistë, të gjitha familjet në ndihmë ekonomike, etj, se edhe ata paguajnë TVSH, TVSH-ja e produkteve bazë t’u rimbursohet 100 përqind.
Ekspertët e ekonomisë dhe fushës dixhitale kanë një skemë të shkëlqyer për të shmangur çdo lloj evazioni, pasi çdo faturë e atyre që paraqesin këtë kartë, do depozitohet në një server dhe në krye të 6 muajve do bëhet bilanci, 20-30 ditë mbrapa dhe poseduesi i kartës do marrë të gjithë pagesat që ka bërë për TVSH-në.
Pra, nuk ka bonuse, nuk ka nevojë për bonuse dhe mëshirë pensionisti, pensionisti ka nevojë të bësh një hap drejt ngushtimit të hendekut të tmerrshëm që ke krijuar.
Ky është hapi tjetër i madh që ne ndërmarrim për të lehtësuar jetën e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm pensionistëve, por edhe familjeve në nevojë, të papunëve dhe me radhë.
Nuk janë këto të vetme.
Kam kërkuar nga ekspertët dhe do përgatisin pagesën, çmimin proporcional të energjisë dhe ujit që këta do paguajnë.
Mos harroni një gjë ju, Edi Rama në vitin 2014 rriti çmimin e energjisë me 20 përqind, e çoi nga 70 në 95 kilovatin për të gjithë.
Dhe vetëm në Tiranë, Erion Veliaj ka rritur çmimin e ujit me 40 përqind, pa pyetur ku i marrin këta, nga se paguajnë këta.
Edhe kjo do marrë fund, por kjo është paketa e tretë, të cilën unë do e paraqes sapo specialistët të kenë bërë të gjitha përllogaritjet ndaj kësaj shtrese.
Ne konsiderojmë varfërinë armikun absolut numër 1 të shqiptarëve dhe ne do përballemi me të në mënyrën më të vendosur.
PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET
Isa Myzyraj, OraNews: Kam dy pyetje që lidhen me organizimin e PD për zgjedhjet. E para. Kur pritet për të nisur procesi i primareve në PD? A ekziston ende që çdo kandidat do kalojë primaret dhe drejteusit politikë, do jenë pjesë e primareve, apo do të kalojnë automatikisht prej peshës që kanë në organzimin e qarqeve?
Sali Berisha: Vendimet për tu marrë me të ardhmen, sapo do të merren, do të ua komunikojmë, medieve të parën.
Isa Myzyraj, OraNews: Ju keni caktuar znj. Jozefina Topalli si drejtuese e diasporës. Por ne, për hir të së vërtetës përkundrejt kundërshtarit tuaj nuk kemi parë një aktivitet ose aktivitete të shumta siç bën PS. Ku është mungesa, apo e ka administruar PD llogarinë bankare që ka patur z.Basha deri para pak muajsh. Pra, është çështje fondesh, çështje organizimi? Ku po çalon puna me diasporën?
Sali Berisha: PD-ja ka organizuar një seri takimesh, por problemi është se mediat qeveritare ja censurojnë. Ne realisht kemi organizuar takime në vende të ndryshme, në SHBA, Itali, Greqi, Britaninë e Madhe. Natyrisht që nuk e mohoj se mundësitë tona financiare janë modeste, por këto nuk do të na pengojnë, dhe nuk mund të na pengojnë ne pa takuar diasporën në mënyrat më intensive.
Ndërkohë po përgatiten takime të tjera për të tërhequr mendimet e tyre, për të ftuar ata të marrin pjesë dhe po bëjmë një përpjekje të madhe për identifikimin e shqiptarëve jashtë vendit dhe për ti ftuar ata të marrin pjesë në procesin e votimit.
Mariglen Kume, MCNTV: Z.Berisha, pak vite më parë qeveria miratoi një ligj që supozohet do të favorizonte, ose do të shërbente për të përthithur bizneset e huaja në brandet ndërkombëtare. Pra, ligji për investime strategjike. Është shtyrë disa herë nga ana e qeverisë, dhe një nismë për ta shtyrë sërish me një vit është depozituar në parlamentin e Shqipërisë. Ndërkohë, sipas Eurostat kanë dalë disa të dhëna që Shqipëria renditet e 4-ta në Ballkanin Perëndimor për përthithjen e investimeve të huaja. Cili është qëllimi sipas jush i shtyrjes edhe me një vit, dhe a është i nevojshëm shtyrja e ligjit për investime strategjike?
Sali Berisha: Është një shtyrje vetëm për bosët e krimit dhe trafikantët. Ju besoj e keni marrë vesh, Edi Rama ka marrëveshje për të garantuar sasitë kolosale të parave të drogës dhe krimit, që të investohen në Shqipëri.
Unë do ta pyes këtu para jush, Edi Ramës. Në Aruba çfarë u diskutua dhe kë takove në Aruba. Nëse jo, thuaju shqiptarëve që nuk ke qenë, thuaju shkove me avionin me ‘Ismailin’, apo me ndonjë çarter tjetër. Por Aruba është bërë tashmë e njohur edhe në mediat ndërkombëtare.
Aruba që ta dinë shqiptarët, është një ish-koloni holandeze, në Karaibe apo se ku është.
Së dyti, ka një denoncim shumë të freskët, do të thosha të gazetarit më të informuar, ç’është e vërteta përsa i përket labirinteve të krimit në Shqipëri, që është Artan Hoxha. Po i informuar, atë nuk mund të ia mohojë njeri, e ka informacionin.
Artan Hoxha informoi shqiptarët se në Dubai, Edi Rama pat një takim të veçantë me bosët shqiptarë të drogës dhe krimit. Në atë takim është diskutuar angazhimi i shumave kolosale të tyre, në Portin e Durrësit. Ai me këtë dëshmi në televizion bëri një qartësim shumë të madh, sepse në Portin e Durrësit janë parashikuar të ndërtohen 12 mijë apartamente, 6 hotele luksoze me pishina, marina më e madhe në Mesdhe, etj., etj., në një kohë kur arabi i Edi Ramës, Alalabari është i zotuar për 70 milionë investim.
Atëherë nga do të vijnë miliardat e investimit aty. Doli e qartë, gazetari Artan Hoxha në dëshminë e tij, rrëfimin e tij në intervistën televizive ju tha shqiptarëve, se Edi Rama është takuar me bosët e krimit në Dubai në një sallë të veçantë.
Ditën e dytë të qëndrimit të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe. Që është takuar me bosët e Sinaloas, aty është i filmuar dhe nuk e mohoi. Por ky tani, kësaj here shkon e i takon atje ku janë.
Kështu që investitorët e huaj janë të përjashtuar me procedurë.
Tani do të ju tregoj një gjë personale.
Para shumë vitesh, shifja që këmbë, njeri, investim të huaj në Tiranë, nuk kishte, asnjë. Vinin investonin në Kamzë, investonin Vorë, por brenda kryeqytetit, asnjë njeri. Mendoja të jem i sinqertë me ju, që Koço Kokëdhima që ishte një me të, mendoja se ky duhet të jetë njeriu që e bind këtë, se të huaj nuk kanë punë në Shqipëri. Se kjo më çudiste, mbetesha i habitur. Tani mua më duhet ti kërkoj të falur Koços. Nuk ishte Koçoja, ishte ky vetë, sepse ky tani edhe pasi sikterisi Koçon, ky ndjek të njëjtën.
Bëhen tendera, zotëri. Ju thuhet se, paraqisni dokumentet, mirëpo procedura në e-Albania kërkon 38 ditë, tenderi përfundon në 34 ditë. Asnjë kompani përveç se, kompanitë që donte vetë, siç ishte tuneli i Llogarasë, që u gjet një emër, por në fakt e ndërtoi Gjoka, dhe që ndanë 50 milionë çmimi, tmerr.
Ishte një kompani Sllovene me 130 mln, ishte Gjoka me 140 mln euro. E anuluan tenderin për të ardhur, ‘x’ kompani turke, pasi shkuan në Ankara, pasi u takuan me të, pasi publikuan dhe thanë se, diskutuan për projekte për zhvillimin e vendit, erdhi dhe e fitoi tenderin me 180 dhe më shumë se, po shkon 200-220 aty se vazhdojnë punimet, kanë përcaktuar në buxhet prap shuma të tjera.
Pra të huaj janë të përzënë. Por si ka mundësi, për ata që po na ndjekin, të shtrojnë pyetjen, si ka mundësi, që aksi Han i Hotit-Shkodër nga një kompani Italiane.
Si ka mundësi që Rruga e Kombit u ndërtua me gjigantin, një nga 2-3 kompanitë më të mëdha në botë që ishte Bechtel, bashkë me Enkën.
Si ka mundësi që rruga Farkë-Elbasan u ndërtua nga Actor.
Si ka mundësi që rruga Levan-Tepelenë u ndërtua nga italiani Todini.
Si ka mundësi që të gjitha këto rrugë u ndërtuan nga kompanitë më të mëdha evropiane. Sepse sillnin çmimet më të ulëta. Ju garantoj se në rastin e Elbasanit, diferenca mes Bechtel dhe Actor ishte 40 milionë dollarë dhe e fitoi Actor.
Këta i përjashtojnë këto. Janë 5 kompani, Salillari, ky, ai dhe ndajnë paratë, ndajnë lotet, ndajnë para. Kjo është gjithçka. Po e shtyjnë ligjin sepse kanë mbetur ministra të tjerë pa marrë dhe do ti marrin ata. Siç mori Olta, nuk është vetëm Olta aty, janë dhe të tjerë aty. Nuk ka më të huaj, se edhe Olta gjeti një kunatë, Olta gjeti një kunatë amerikane. Gjeti një qytetare amerikane i vuri emrin aty dhe kjo është bashkëpronare.
Është gjithçka për të vjedhur deri në minutën e fundit, por në mënyrë absolute le ta zgjasin 10 herë, që të gjitha do të anulohen, nuk ka diskutim.
Merr tokën me një euro aty ku kushton 150-200 euro, mbetet edhe 8 vite pa taksa dhe paguan pensionisti. Paguan pensionisti TVSH-në, 450-500 euro në vit. Këto marrin fund, ndaj dhe kemi ecur në këtë mënyrë ne.
U ndërtua, nuk u pengua asnjë ndërtim, por nuk kishte lote, siç bën kjo, me 13 kilometra në 14 kontrata. Nuk mund të ndodhë kurrë. Nuk ka hajdutë më të shpifur se këta, tajkalojnë çdo lloj standardi.
Olta Blaceri, Vizion+: Këtë muaj mbyllet procesi i Vetingut në Shkallën e Parë, pas 7 vitesh që të gjithë magjistratët, prokurorët dhe gjyqtarët kaluan procesin e Vetingut. Në vlerësimin tuaja ishte gabim ky proces, a ishte i duhuri, a e ndihmoi sistemin e Drejtësisë në Shqipëri?
Sali Berisha: Në bindjen time më të thellë, ky është një nga proceset më të korruptuara që historia ka njohur në Europë dhe në botë. Dhe më lejoni t’u paraqes argumente. Vetingu filloi me lista, 100 përqind e sigurt kjo, të formulara në komitetet e PS-së, gjykatësit dhe prokurorët armiqësorë ndaj saj që duhet të largoheshin.
Dhe vetingu i largoi ata me shpejtësi të rrufeshme. Kjo është e vërteta. Janë larguar nga sistemi gjyqësor, gjyqtarë për garsioneren dhuratë e të atit.
Janë larguar nga sistemi gjyqësor, gjyqtare, e cila kishte jetuar në shtëpi me të atin, dhe pasi martohet, gjatë periudhës që ka jetuar para martesës, ka dorëzuar rrogën në familje. I ati, rrogën ia ka vendosur mënjanë, një traditë eprore e prindërve në Shqipëri dhe me rastin e martesës i ka dhënë të gjithë paratë e rrogës të kursyera për të ndihmuar vajzën e vet.
Dhe kësaj, nga këta vetorë, i është quajtur burim i paqartë dhe është nxjerrë nga sistemi.
Vetingu në Shqipëri është bërë nga persona të inkriminuar, ish-bashkëshorte e Hakmarrjes për Drejtësi, si Valbona Sanxhaktari.
Dhe duhet ta dini mirë se të gjitha të dhënat nga SHISH dhe DSIK nuk i dorëzoheshin komisionit, i dorëzoheshin vetëm një personi, dhe ishte ky person, Valbona me një tjetër, që përcillte çfarë do nxirrte ose jo.
Vetingu u bë mbi baza krahinore, u bë mbi baza fetare dhe është procesi më i korruptuar, më i kompromentuar që mund të jetë bërë ndonjëherë.
Vetingu pati pasoja dramatike. U hoqi qytetarëve shqiptarë të drejtën për një proces ligjor të drejtë, duke krijuar një vakum vetëm e vetëm që drejtësia të vendosej nën kontroll.
Ky vakum shkon në 14 vite për çështje civile dhe 10 vite për çështje penale.
Vetingu krijoi organizatën kriminale të Skapit të partisë, një organizatë të vërtetë kriminale, e cila bën gjahun e opozitës.
Por ju mund të më thoni me të drejtë, po ja komuniteti ndërkombëtar, po ja që tre rezoluta të partive politike më serioze të planetit, të cilat përbëjnë shumicën dërrmuese të forcave politike në Europë, SHBA dhe botë, e damkosën drejtësinë shqiptare si një armë në duart e ekzekutivit.
Jo vetëm unë, por edhe mediat, analistët dhe politikanë të tjerë jemi përpjekur t’u themi shqiptarëve se kjo është një drejtësi totalisht degë e ekzekutivit më të korruptuar të kohës.
Tani, fatmirësisht, sado me vonesë, e konfirmojnë organizatat më të mëdha të partive politike të qendrës së djathtë në botë.
Kemi një damkosje përfundimtare të kësaj reforme.
Më pyetët për investitorët e huaj. Me këtë drejtësi, nuk ka investitorë të huaj që të vijë. Nuk mund të presë ai 14 vite për procesin civil.
Kjo ishte reforma e Xhorxh Sorosit, një monstër e njerëzimit.
Kjo ishte historia më e turpshme, atentati më i rëndë që iu demokracisë së një vendi, me të cilën ai donte që Edit të tij t’i dhuronte drejtësinë. Mos harro skenën në parlament të Donald Lu me Romana Vlahutin. Mbaje dhe shihe, kujto drejtësinë e tyre pastaj. Që të dy ushtarë të korruptuar të Xhorxh Sorosit. Por e vërteta mund të vonojë, por kurrë nuk mund të fshihet përfundimisht. Rikthehet dhe do dalë në dritë.
Olta Blaceri, Vizion+: Z.Berisha, nga 1 janari, SPAK dhe drejtuesi, Altin Dumani, do të marrin kompetencat e komisionerit publik, dhe kanë të drejtë të çojnë në Kolegjin e Apelimit çdo rast të Vetingut të Shkallës së Parë. Po këtë si e shihni, është parashikim ligjor?
Sali Berisha: Përbën një zhvillim tjetër jashtëzakonisht negativ. Kreu i një organizate kriminale, që unë shumë shpejt do nxjerr dokumentet këtu, merr në dorë për të verifikuar të tjerët, në një kohë kur ai për veprimtarinë e tij duhet të jetë në qeli.
Ai fle mbi krimin, fsheh krimin. Ai është pronari i tre shtëpive me rrogë shteti, që të garantoj se nuk ka qytetar shqiptar që ka punuar në shtet me ndershmëri, nga president republike e poshtë, që mund të blejë jo tre, por asnjë banesë të vetme pa kredi. Unë që po flas këtu, e shita atë që kisha, e cila ishte nja 40 metra më e vogël se kjo që mora. Pra unë bleva 40 metra. Antony Blinken e shpalli kampion se ishte autor i grushtit të shtetit që ndërmori vetë zoti Blinken kundër opozitës shqiptare.
Dhe unë këtë e kam thënë me kohë dhe nuk ka asgjë të re. Ajo që bëri zoti Blinken dhe Xhorxh Soros ishte një grusht shteti ndaj demokracisë, ndaj opozitë shqiptare. Altin Dumani hyri në lojë me urdhër po të diplomatëve amerikanë dhe të Edi Ramës në një kohë kur ata dështuan me forma të tjera, me formën e gostitjes më bar të demokratëve etj.
Kështu që ajo nuk më habit fare, madje m’u duk e vonuar. Mos harro edhe Dvoranin, është edhe Dvorani në atë listë.
Ermal Rizaj, SYRI TV: Ju, ditën e shtunë në Elbasan deklaruat se, në programin ekonomik të PD do të jetë çështja e ndërtimit të banesave sociale. Sot denoncuat pastrimin e parave të drogës në ndërtim. Po në këtë drejtim, cili është plani i opozitës dhe çfarë hapash do të marrë edhe për frenimin e parave e korrupsionit në fushën e ndërtimit?
Sali Berisha: Plani i opozitës është zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, zero tolerancë. Fatmirësisht për ata që kanë memorie ne e kemi faktuar. Bosët e krimit dhe ushtarët e bandave, rreth 1050 të tillë në 18 muaj u vendosën para ligjit, kudo që ishin.
Një numër i tyre morën dënime përjetë, të cilët Edi Rama pas 2013 i nxori një e nga një nga burgjet. I garantoj nuk jam unë i taktikës, kokën të hanë, sepse kjo është nxitja më e fuqishme e krimit, hakmarrjes dhe vrasjeve. Jo. Qëndrimi ynë është, kudo që të jenë, do ti arrestojmë do ti vendosim para ligjit në Shqipëri. E kemi provuar ne këtë.
Herën e parë i kemi mbledhur nga Suedia, Ankaraja, SHBA, kudo që kanë qenë, kanë ardhur dhe do të vijnë, dhe ne do ti mbledhim nga të gjitha anët. Nuk mundet, sepse i kanë bërë dëme të tmerrshme Shqipërisë. Urdhëro çmimet e apartamenteve, nuk i prek kush dot.
Këtu çmimet janë më të shtrenjta se në Bruksel, më të shtrenjta se në një mori qytetesh evropiane.
Po si ka mundësi? Ka mundësi sepse ata vijnë dhe blejnë kate. Këto kullat që shifni ju, këto janë të gjitha pronë e tyre, shumica dërrmuese, nuk mund të them të gjitha, por në përqindjen dërrmuese dhe çmimet shkojnë në stratosferë.
Tani, po dëgjoja sot po bëhej gati të rritej dhe kafeja. Si ka mundësi që Shqipëria të ketë çmime 10 deri në 250 përqind më të larta të shportës, se në vendet e BE-së.
Droga, droga dhe vetëm droga.
Ndaj dhe ata janë një armik i egër, paraja e tyre është toksike, ata krijuan narkoeuron. Për të gjitha këto do të kenë përgjegjësi ligjore.
Sigurisht ne nuk jemi të praktikës, kokën ti hanë njëri-tjetrit. Ato i bën Edi Rama dhe Rama implikohet direkt në banditizmin e dënuar me ligj, por nuk është ky kapitulli tani.