FJALA E KREUT TË PD-së, SALI BERISHA GJATË KONFERENCËS ME GAZETARËT
Protesta e ditës së nesërme, thirrja e saj ka një impakt të jashtëzakonshëm tek qytetarët shqiptarë dhe pritet me një interes të madh në mbarë botë.
Mund tu them se kjo është protesta, në të gjithë memorien time që ka zgjuar interesin më të gjallë, jo vetëm në Shqipëri, ku në të gjitha qytetet, fshatrat, rrugicat, rrugët, kafenetë, klubet, restorantet nuk flitet për gjë tjetër veç se për këtë protestë, por interes të madh në mbarë botën, veçanërisht në SHBA dhe vendet e Europës.
Kjo është një protestë me të cilën shqiptarët i përgjigjen flakë për flakë, ‘Ëatergatit’ të shekullit të 21, njërit prej skandaleve më të mëdha të kohërave, reagojnë për largimin e kryeministrit i cili për karrigen e tij nuk ngurroi të korruptojë dhe ta përdorë si vrasës me pagesë, zbuluesin, ndoshta më të rëndësishëm të planetit.
Përmasat e aferës e shumëfishojnë çdo ditë interesin për protestën e shqiptarëve, sikundër theksoj këtu se Edi Rama është absolutisht i pashpresë. Ai ka fshehur krimin para drejtësisë shqiptare dhe asaj të SHBA. Ai është në hetim të thellë në SHBA dhe ai hetim është shterrues për të gjithë veprimtarinë e tij kriminale ndaj vendit partner, aleat, udhëheqës kryesorë i NATO-s, dhe sigurisë në botë.
Por Edi Rama ka konsumuar vepër penale, duke fshehur krimin në Shqipëri. Ai ka dërguar dëshmitarë në Nju Jork, për të hetuar dhe manipuluar komplotin kundër opozitës, ndërkohë nuk ka paraqitur asnjë dëshmitar të vetëm, nuk i ka paraqitur ata para drejtësisë shqiptare.
Fshehja e krimit përbën një vepër të rëndë penale. Kemi të bëjmë praktikisht me një njeri mbi të cilin rëndojnë vepra të rënda penale.
Me një njeri i cili me veprimet e tij, ka kërcënuar rëndë sigurinë e SHBA-së.
Me një njeri i cili me veprimet e tij, është përpjekur të përmbysë pluralizmin politik në Shqipëri, pra një krim monstruoz antikushtetues, por edhe një seri krimesh të kësaj afere.
Edi Rama ka një alternativë, të japë dorëheqjen menjëherë dhe të parevokueshme.
Tani dimension tjetër i aferës McGonigal, ky mashtrues ordiner, ky mashtrues amoral që u tha shqiptarëve se, sa e kam pritur një herë në zyrë dhe më dërgoi një sms dhe ishte një shoqërues me të, ky së pari e ka angazhuar këtë për Tom Doshin dhe Vangjush Dakon.
Ka angazhuar ministrat e tij dhe së bashku me Tom Doshin, ose Vangjush Dakon, por Toma ka qenë në Vjenë, ai kundër dëshirës së saj, ka urdhëruar dhe ka nisur Etilda Gjonin, ministre të Drejtësisë. E sigurtë, në një aktivitet kryekëput në shkelje të vendit dhe ligjeve të SHBA.
Etilda Gjoni nuk është as hetuese, as prokurore, as gjykatëse. Ajo nuk kishte asnjë motiv që të nisej, sepse Toma paguante 5 milionë euro për hetim, McGonigalit, për të hetuar gjoja atentatin që gjoja i kishin organizuar.
Pra hetimi në Vjenë, nuk u organizua nga Toma, por u organizua nga qeveria për Tomën, me qëllimin që njeriun që kishte zgjedhur për president, ta akuzonte për vrasës. E keni parasysh se çfarë i thoshte Durim Bami, Tomës, që më ka thirrur Ilir Meta dhe më ka bërë këto e këto.
Pra edhe në këtë aspekt, Edi Rama ka kryer një krim të shëmtuar. Nuk ka dashur të shkojë ministrja, të jemi të hapur këtu. Përkundrazi i ka bërë të qartë që kjo nuk është detyra e ministrit. Të dërgojmë prokurorë, por Edi Rama ka dërguar ministren.
A ka marrë pjesë në pyetje ministrja, a ka marrë pjesë në proces, kjo është histori e turpshme, ky është shteti i bandave, i banditëve.
Edi Rama ka urdhëruar shpalljen e tij ‘Qytetar Nderi’ në Tropojë për ti shpërblyer angazhimin që ai ka bërë kundër meje. Dhe ky është një akt tjetër primitiv i tij. Të shpallësh ‘Qytetar Nderi’ në Tropojë, një trevë atdhetare, një agjent rus, apo një tradhtar të vendit të vet, tregon një akt papërgjegjshmërie të plotë.
Së treti, McGonigal, Erion Veliaj, ministra, kanë bërë orgjira, absolutisht po, në klube nate dhe në lokale gjysëm errësire të Tiranës. Janë të fotografuar. Fatmirësisht janë me foto. A publikohen fotot apo jo, por kjo është e sigurtë, kjo që them.
Ka një hetim kombëtar, ndërkombëtar, ka një hetim dhe hetimi ka rregullat e veta. Ne do ta japim kontributin tonë, pa asnjë diskutim në këtë hetim. Prandaj Edi Rama mendon se do të bllokojë komisionin. Jo, komisioni do të hetojë çdo akt, të gjitha takimet e McGonigal me Edi Ramën, Belinda Ballukun, Erion Veliajn, çdo takim të tij.
Ai është sjellë këtu si një njeri i cili përpiqej të imponohej me detyrën e tij, ka rekrutuar mes tyre apo jo për llogari të rusëve, këtë e thonë të tjerë. Unë nuk mund ta them këtë. Ju e dini se atje ka një hetim, një pjesë të mbidheshme e një pjesë të nëndheshme. Por tani rrethanat tregojnë, provojnë qartë se vetëm kanë qenë budallenjtë rusë, ose Deripaska nuk ka qenë një strofull zbulimi rus, se ndryshe ky nuk kishte si të mos jetë, dhe nuk ka si të mos jetë një agjent i atij vendi.
Këto rrethana janë të reja.
Po përpiqen tani të stisin variantin se paratë i ka paguar Duçka. Sipas këtij varianti, nëpërmjet një shtetasi turk.
E kuptoni vetë tani, përpjekje nga më të ndryshme bëhen për të shpëtuar nga rryma që po i merr, dhe ky shtetas turk thuhet se ja paska dhënë Agron Nezës, për të ja dhënë në emër të Duçkës, paratë me porosi të Edi Ramës, sepse ai është njeriu më i besuar i Edi Ramës, ndaj dhe po të keni parasysh Neza thoshte, do vijnë, do vijnë, sepse i priste nga Duçka ato para.
Duçka është një nga kokat më mafioze më kryesore sot dhe është një njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm.
PYETJE-PËRGJIGJE
Osman Stafa, News 24: Në protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme do të udhëhiqeni, apo do ta udhëhiqni ju protestën?
Berisha: Të gjitha variantet janë të mundshme. Është e hapur. Është sipari i një revolucioni që fillon me protestën e nesërme dhe vazhdon deri në triumfin. Do këtë protesta të fuqishme si e nesërmja, do ketë protesta të vogla, do ketë veprimtari ndaj atij kontigjenti që ne e quajmë Name and Shame “Emëroje dhe Turpëroje”.
Se ju e shihni që këta hajdutë që banojnë midis qytetarëve, këtyre të paktën një tabelë te shtepia do t’ju vihet në mure. Atyre të cilët SKAP-i i partisë i mbron. Të banosh afër një krimineli elektoral dhe të mos ia vësh etiketën si të tillë, sepse e mbron SKAP-i bëhesh bashkëfajtor. Tani do ketë betejë të përgjithshme. Natyrisht, kurrë nuk do të etiketohet njeri i ndershëm, dhe njeri i paimplikuar, pavarësisht nga bindjet politike.
Po këta si Erion Veliaj, si puna e kësaj, drejtoresha famoze e AKSHI-t, që ka shpenzuar për mbrojtje kibernetike 200 milionë euro false. 200 milionë euro tendera sekrete ministrat.
A e morët vesh ju historinë e fundit Rama-Balluku?
Shpallet tenderi për pistën e garës së makinave në Elbasan. Shpallet sot, ndiqen procedurat ligjore siç janë, pas tre ditësh Edi Rama shpall konkursin, veten kryetar të jurisë, shpall fituesin.
4 kompani botërore, duke punuar, duke paraqitur oferta, duke paraqitur çdo gjë. Dhe e zeron këtë dhe thotë këtë garë e fitoi tenderi, kur tenderi do edhe 5 javë për t’u mbyllur, por shpall fituesin tre ditë pas shpalljes së tenderit.
Këta kanë humbur çdo lloj sensi. Në këtë rast do të fillojë praktika Name and Shame “Emëroje dhe Turpëroje”. Emërimi është vetëm një. Hajdut ke vjedhur.
Ta dinë qyetarët se kalojnë rreth një banese ku ka një hajdut të madh. Është një gjë popullore kjo, por është e dobishme.
Almer Toska, Timoni.al: Z.Berisha ju deklaruat pak më parë që z.McGonigal e ka shpërblyer Rama me qytetar nderi në Tropojë për punën që ka kryer ndaj jush. Ndërkohë ne na rezulton me informacione të sigurta që përsonat që kanë punuar për shpalljen tuaj në non grata janë Lulzim Basha dhe Victoria Nuland, mendoni se po e fajësoni më shumë se duhet për këtë pjesë?
Berisha: Që Lulzim Basha ka punuar në lidhje me këtë, e kam thënë dhe e kam theksuar, pa diskutim. Që Victoria Nuland të ketë punuar, për këtë nuk kam asnjë të dhënë. Se unë e njoh atë zonjë, ka qenë ambasadore dhe në NATO kur unë e kam njohur, dhe nuk kam një të dhënë konkrete.
Unë di që kjo është vepër e George Sorosit. Di që materialet e përdorura që s’i nxjerrin dot se është një turp historik, se e kanë gjetur që janë absolute shpifje të gjitha. Janë të shkruara nga organet e Sorosit. I kam të faktuara këto.
Di që Yuri Kim ka pjesën e saj, pra nuk kam asnjë të dhënë se zonja Nuland, që është e implikuar në këtë aferë.
– Në rast se në protestën e nesërme do të ketë incident nga qytetarët, a do të ndihet përgjegjëse PD në këtë rast?
Berisha: Në protestën e nesërme paralajmëroj policinë të mbaje qendrimin më korrekt. Çdo protestues i lënduar do të konsiderohet i persekutuar politik, dhe persekutori i tij do të përgjigjet edhe pas 30 vitesh. Paralajmëroj punonjësit e SHIK-ut të kenë shumë kujdës, madje të mos futen fare në këtë, sepse në SHIK po ndodh që dhe atje do të ketë Name and Shame.
Ai po shkatërron institucionin. Ky këshilltari i Edi Ramës që shkon aty po e shpërbën intitucionin. Në këtë institucion, ndër grupet, departamentet më kryesore janë antiterrori, por edhe antidroga dhe e vërteta është që nga viti 1998, ku në oborrin e këtij institucioni u kap automjeti me 28 kg heroinë nga Antidroga e policisë, të dhëna të tjera pas largimit të Fatos Klosit që ky institucion të ketë implikime për drogën, unë nuk kam dëgjuar.
Por ky zotëria, një nga aktet e para ka shpërbërë njësinë Antidrogë dhe ka transferuar oficerin krysor të antiterrorit në konflikt të hapur interesi. Bashkëshortja e tij ka patur një kushërirën e parë ushtar të Al Bagdadit, gjë për të cilën as bashkëshortja as ky nuk mund të them se kanë një përgjegjësi, ai nuk ka marrë mendimin e tyre.
Por problemi është se njeriu që ka ndjekur problemin, dhe me sukses ç’është e vërteta, se duhet të dini që në ndjekjen e grupit të atyre që shkuan të luftojnë për ISIS në çmontimin e tyre, Shërbimi Informativ ka meritë të padiskutueshme. Kjo është e sigurtë.
Nuk mund të them rastin konkret të këtij që ka kryesuar, ka ky në këtë aferë apo jo, po në tërësi di mirë shumë që shërbimi ka meritat e tij aty.
Ky tani e merr dhe e transferon këtë në një rreth krejtësisht, pra e lë në mëshirë të fatit. Dhe ky është një akt hakmarrës. Hakmarrës, merr dhe terrorizon dy tre oficere punonjëse të cilat kishin klikuar dhe ishin interesuar se kush është vjehrri i ti, pasi kanë marrë vesh historinë ëe këtij kushëririt të parë të të shoqes. Dhe ky është tërbuar pse keni bërë ju ‘search’ për vjehrrin tim. E merrni vesh çfarë shefi ka dërguar, apo jo?
Iu bë mbledhje oficerëve, përdor dhe fjalë vulgare ndaj atyre zonjave. Ky po shndërron në një repart, dhe është jashtëzakonisht e dëmshme, se është institucion shumë i rëndësishëm për sigurinë kombëtare, dhe të gjithë rëndësinë ua them unë ju.
E ka në saj të bashkëpunimit që ka me vendet partnere. Dhe terrorizmi nuk është një gjë fiktive, por është kërcënim madhor për paqen dhe stabilitetin dhe rendin e vendeve të lira.
Ky tani i shpërbën ata, një njeri që nuk ka punuar një ditë. Rama e largoi Bendon, i cili ishte njeri profesionist. Ai ra në gjurmë të McGonigal-it dhe natyrisht bëri detyrën e vet. Atij i jap një paralajmërim të fortë, që po vazhdove të shkelësh ligjin, do të kesh probleme shumë serioze me opozitën. Opozita kërkon që Shërbimi Informativ Kombëtar të qëndrojë tërësisht siç përcakton ligji, përndryshe i çojmë protestat edhe atje, nuk përtojmë.
Tani kemi të bëjmë me institucione të inkriminuara.
Ju e dni që Ardi Veliu është një nga manipulatorët, dhe ky është një nga njerëzit që ka takuar më shumë McGonigalin. Kjo është e sigurtë, shumë e sigurtë. McGonigal në kërkesë të Ramës ka bërë gjah për prokurorë të caktuar që ti nxjerri nga sistemi. Prokurorë që janë marrë me çështjen e Saimir Tahirit. Janë nxjerrë nga sistemi, sepse ky u hiqej si njeriu që dinte gjithçka dhe që duhej marrë fjala e tij parasysh.
Deri këtu ka arritur degradimi i Vettingut nga Edi Rama.
Danjela Maloku, Report Tv: Përgjatë këtyre ditëve janë një pjesë e deputetëve të Grupit Parlamentar të PD që kanë deklaruar për herë të parë që do të jenë në protestat e thirrura prej jush. A e shihni çështjen McGonigal, apo këtë shenjë si një shenjë që PD në rast se do të jetë në grupime, apo në rast se do të vijojë retorikën e dy grupeve të ndara njëra shumicë e tjetra pakicë, nuk do të jetë e fortë në kauzat e saj përballë Ramës.
Pyetja e dytë është, ju në fakt fakt flisni për takimet e zyrtarëve shqiptarë me McGonigal, por nuk flisni për takime që politikanë shqiptarë kanë bërë më z.Neza ditën e djeshme, apo në disa emisione, apo në disa media ditën e djeshme është publikuar një foto ku ish-Presidenti Meta, aleati juaj kryesor ka qenë ka qenë në një takim me z.Neza. Keni pyetur për aleatin tuaj se çfarë ka diskutuar me të?
Berisha: Po, ju sqaroj unë këtu. Nqs është problemi për të takuar opozitën, opozita nuk ka patur asnjë pushtet dhe gjër akonkrete nuk i ka kërkuar dhe nuk mund t’i kërkonte McGonigalit.
Tani vijmë te Agron Neza. Gjersa ka shpërthyer skandali për të gjithë ata që e kanë njohur, Agron neza ishte një shqiptaro-amerikan i cili thuhet se u thoshte njerzve që jam punonjës i FBI, dhe nqs Ilir Meta ka drekuar dhe darkuar me të, dhe jo vetëm Ilir Meta, nuk më çudit kjo, do thuash ti pse.
Ai ka patur një vëlla gazetar, si ju. Ai ka qenë një njeri serioz, i cili ka qenë zëdhënës në disa, edhe tek ne edhe tek LSI. I ndjeri Agim Neza ka qenë njeri me reputacion të mirë, nuk kam dëgjuar asnjëherë se ishte i implikuar në këtë apo atë aferë. A takua me arsye tjetër, e flet vetë Ilir Meta. Por mos u çudit që po të kish kërkuar takim te Sali Berisha, unë mund ta kisha pritur atë, se unë nuk dija asgjë, as e thotë jam i FBI, as se nuk jam i FBI. Po të më thoni që filani kërkon takim, unë po të kisha patur kohë, unë do ta kisha pritur.
Natyrisht, kur më kanë thënë se ka deklaruar që jam marrë me çështjen e marrjes non grata të Sali Berishës me drejtorin tim, unë nuk e kam besuar. Pse? Sepse nuk më shkonte mendja që drejtori i tij të ishte shefi i kundërzbulimit, po ta kisha ditur se është nuk do ta kisha hehdur poshtë kaq kollaj.
Jo nuk ka grupe, janë dy vetë për llogaritë e Edi Ramës. Deputetë të tjerë të PD nuk punojnë për Edi Ramën. Punojnë Lulzim Brava dhe Alibasha. Këta punojnë për Edi Ramën. Dhe absolutisht, është një veprimtari të cilën përpiqen me çdo kusht t’i japin oksigjen Edi Ramës me veprimet e tyre, po e kanë të kotë.
Kontribuojnë në një klimë të pafavorshme, por Edi Rama është Edi Ramë. Nuk e bëjnë ata as më shumë dhe as më pak të ligë sesa ëhstë ai.
ABC TV: Z.Berisha, protesta që do të nisë nesër lindi për çështjen McGonigal. Sipas jush nuk është Soros tashmë, por janë segmente të FBI të cilët po komplotojnë kundër PD me nxitjen e Edi Ramës. Ndërkohë që në zyrën tuaj çështjen Muzin juve ua solli ish-ambasadori Lu, ku ju thatë që ajo dosje mban edhe firmën e Bashës, dhe ju thatë se do të nisni një auditim për sa i përket asaj dosje. Rezultate të cilat ju nuk i keni bërë publike. Ndërkohë kur ra teza e Soros, dhe gjithashtu edhe ajo e tradhëtisë së Lulzim Bashës, njerëzit mund të pyesin pse kauza e PD ndryshon kaq shpesh?
Berisha: Po ta marrim dhe po ta quajmë superskndal, ky është superskandali i shekullit. E marrim variantin më të thjeshtë.
Kryeministri ynë, i një vendi anëtar të NATO-s, i një vendi që SHBA ka bërë më shumë se kushdo tjetër për ne i korrupton, i kompromenton një nga njerëzit absolutë më të rëndësisëhm për sigurinë e tij. Ky është një akt i mirëfilltë armiqësor. Këtë mund ta bënte vetëm Lukashenko, ose ndonjë fuqi tjetër. Madje as Lukashenko jo, ndoshta, por ndonjë fuqi strikte armiqësore ndaj SHBA, por kurrë një vend partner.
Detyra e parë e Edi Ramës kur ai i erdhi në zyrë dhe sigurisht që e priti nuk asnjë gjë, ishte që të thërriste shefin e shërbimeve dhe t’i kërkonte atij të njoftonte stacionin këtu të agjencisë së zbulimit mbi të gjithë dyshimet e tij. Sepse ai i erdhi i pashoqëruar, shef i kundërzbulimit që i vjen i pashoqëruar nga asnjë zyrtar. Nuk ndodh kurrë. Kam pritur unë, shefa shumë rë rëndësishëm, të CIA-s ta zëmë, apo të Intelligence Service, por kanë ardhur absolutisht të shoqëruar, dhe unë i shoqëruar. Nuk mund të ndodhë ajo kurrë.
Po Edi Rama në vend që të njoftojë vendin partner dhe mik, bën skemën sesi të marrë peng Lulzim Bashen, si të shkatërrojë opozitën. Çon dëshmitarë, çon të dhëna nga zyra dhe përveç të dhënave çon dëshmitarë me Dorian Duçkën në Nju Jork pëe të dëshmuar. Po këto janë veprime armiqësore të mirëifllta ku një kryeministër e shndërron FBI në një agjenci private. S’mund ta bënte kurrë! Dhe ky e dinte që po bënte këtë punë.
Edi Ramën mund ta mbrojë imuniteti diplomatik, por të paktën 20 vjet burg me aktet që ka kryer me SHBA i meriton dhe në ishull. Imuniteti diplomatik është punë tjetër kam thënë. Se çfarë mund të ndodhë atë nuk mund ta them.
Enkel Xhangoli, Klan News: Z.Berisha ju thatë që do të ndjek një praktikë Name and Shame ‘Emëroje dhe Turpëroje’ për persona që ju i cilësoni të korruptuar. Emërimin e tyre e kuptuam hajdutë, të korruptuar, tradhëtarë etj. Por turpërimi i tyre si do të bëhet, me çfarë aktesh, dhe a përfshihet Luzim Basha te ky grup personash që ju do t’i turpëroni?
Berisha: Jo, mo jo, atë e ka Edi Rama. Persona janë këta name and shame ministrat e inceneratorëve. Po këto janë evidente. Po nuk është name and shame kryetari i Bashkisë së Tiranës që vjedh në çdo ton plehra 18 euro? Dhe që i çon të gjitha në offshore. Janë bërë tani 54 milionë?
Jo nesër. Ai do të ketë ditën e vetëm, mos ki merak ti.
Do të jetë diversitet, do të jetë koreografi e bukur. Hajdut si ai s’ka Shqipëria, s’ka Tirana.
Kontrata thotë që për këto plehra do të paguhen 11 euro, dhe ai u merr qytetarëve 29 euro. Ka reaguar ndonjëherë ai për këtë lidhje iraniane, apo jo? E keni dëgjuar të bëjë ndonjë përgënjeshtrim? Çfarë del tani që ta mësoni ju?
Del një ortak i holandezit që i çojnë paratë këta për offshore, është një italian i cili është i filmuar i dokumentuar në marrëveshje me një kompani iraniane. I kam denoncuar në mënyrë të përsëritur para shqiptarëve lidhjen e tij iraniane.
Sepse ne na thanë shërbimet që ky në mënyrë të habitshme bën udhëtime periodike në Teheran, dhe kjo ishte nga shërbime shumë serioze. Shkon njeriu njëherë ta zëmë, por ky shkon periodikisht.
Çfarë e shtyu këtë të shkojë në Teheran? Nuk merrem me thashetheme aspak. Fakti që del ky i inceneratorëve tani ku fshehin paratë këta, i lidhur me kompani iraniane, kjo do të hetohet
A nuk mund të jetë Name And Shame Kryetari i Bashkisë së Fierit?, që i ka vënë të gjitha firmat për transformimin e tokës dhe vjen puna arrëstohen punonjësit e thjeshtë dhe këtë e mbron SKAP-i. Jo, do të jetë name and shame ai.Padiskutim.
Do zgjidhen ata të cilët kanë kryer krime evidente, por i mbron SKAP-i i partisë atje do të jetë gjykatësi popullor, do të jetë prokurori popullor, qytetari, që të paktën t’ju tregojë që këtu kemi një hajdur. Kujdes se kemi një hajdut!
– Z.Berisha një ditë para protestës, a mund të na zbuloni elementë të skenarit të kësaj protestë dhe a do të jetë ajo paqësore?
Berisha: Natyrisht, protestat tona janë paqësore, por gjithnjë kanë potencialin e përdorimit të të gjitha mjeteve të mosbindjes civile.
– Z.Berisha protesta juaj ka në fokus vetëm çështjen McGonigal, apo ka edhe arsye të tjera?
Berisha: Jo, më vjen keq. Protesta jonë ka faktin e pluralizmit. Protesta jonë ka faktin e pluralizmit. Sepse tani, shumë thjeshtë.
Është e vërtetë që ajo që thashë për turpërimin, për aktin armiqësor që është bërë ndaj SHBA, por unë u garantoj që përgjigje për atë do ju japin SHBA, kjo nuk ka diskutim. Do të dinë dhe dinë t’i përgjigjen.
Protesta motivin e ka te përpjekja e Edi Ramës për shkatërrimin e opozitës. Sigurisht, edhe e para është, por përqendrohemi se, nqs ju e vështroni këtë problem në tërësinë e tij, çfarë gjeni ju? Viktimë më kryesore në dosjen shqiptare, se ka dy dosje. Është dosja Nju Jorkut, është dhe dosja e Tiranës.
Në dosjen e Tiranës viktimë kryesore është opozita shqiptare. U nis afera Basha-Muzin. Basha u akuzua nga Prokuroria e Tiranës me të drejtë. E them unë me të drejtë. Pse?
Sepse Prokuroria gjeti dokumente jashtë të një shume që ky nuk tregonte origjinën, dhe nqs ti gjindesh me 500 mijë, apo 600 mijë, apo 50 mijë euro dhe nuk tregon origjinën, dhe kuptohet që shkon në para të pista, për larje të pista.
Por kjo vazhdoi. Se nga u mor kjo e dhënë? Kjo e dhënë u mor nga Nik Muzin. Është Nik Muzin që ka deklaruar se nga PD e Shqipërisë ka marrë 720 mijë dollarë. Dhe kjo e bëri prokurorinë këtu të hetojë.
Hetoi Lulzim Basha. E shpëtoi nga burgu Edi Rama. Por Lulzim Basha që në momentin që bëri marrëveshje me Edi Ramën duhet të jepte dorëheqjen, ose duhet të shkonte në burg, por jo të rrinte kallp opozitar dhe të shkonte të bënte veprimet që kreu, ndaj opozitës, ndaj meje e me radhë e me radhë.
Kështu që ishte opozita ajo që u shkatërrua.
Marrim etapën e dytë. Në këte kontekst, pasi e futën Bashën në thes, tani kishin një person tjetër që nuk kishte asnjë pushtet ekzekutiv, por kishte pushtet moral. Dhe ai u shpall non grata. S’kemi nevojë të flasim për të.
Por pas shpalljes non grata, ambasadorja vazhdoi veprën e McGonigal për shndërrimin me çdo kusht të opozitës në një fasadë të Edi Rsmës. Për t’ja emëruar ajo kryetarin.
Thërriste një nga një në Ambasadë deputetët, në mënyrë të turpshme, thërriste gazetarët dhe u thoshte duke shkelmuar Kushtetutën e vet: Censuroni Sali Berishën. Thërriste biznesmenë për listën që i kishte dhënë Lul Basha, që ua them në mënyrë absolute që asnjërit prej tyre s’ua kisha kërkuar, dhe nuk kishte dhënë asnjë qindarkë.
Unë ju kam treguar juve për shpenzimet. Të gjitha sallat, përveçse në një rast që ishte private në atë qytet i kanë ofruar bashkitë, sepse kjo është një traditë. Edhe më parpara kur i kishim ne, bëheshin takime me socialistët dhe nuk u mirrte kurrë gjë.
Faza e tretë, Edi Rama kërkon tëpengojë regjistrimin e PD në zgjedhje. Pra, është në një armiqësi të plotë të egër. Do i përgjigjemi me të gjitha mjetet. Ndaj dhe unë kam berë fjalë për revolucion.
Dakord. Ai mendon se mund ta pengojë. Ne mendojmë se nuk do ta lejojmë kurrë këtë.
Ermal Rizai, Syri Tv: Duke iu referuar protestave që keni mbajtur vitin e shkuar, deputetë të opozitës të PD, jo të gjithë kanë qenë pjesë e kësaj proteste. Ndërsa mbrëmjen e djeshme z.Bardhi deklaroi se kanë marrë një vendim që të gjithë kolegët, pra ai së bashku me deputetë të tjerë që kanë mbajtur qendrime kundër jush do të jenë në këtë protestë. Sie shikoni këtë vendim dhe a keni ndonjë ftesë që ndonjë prej këtyre deputetëve të flasë në podium në protestë?
Berisha: Nqs kanë dëshirë padiskutim. E përshëndes vendimin e tyre, janë të mirëpritur. Ata janë deputetë të PD jam shprehur. Përveç Bravës dhe Alibashës të tjerët janë të mirëpritur.
– Z.Berisha për t’u rikthyer te Basha, mendoni se ka qenë një marrëveshje e tij me kryeministrin Rama bojkoti i zgjedhjeve lokale, djegia e mandateve për çështjen e dosjes Muzin?
Berisha: E kam pak të vështirë të shprehem, sepse edhe mundet nuk përjashtohet mundësia. Një gjë është e sigurt që atë në dosje e mori peng Edi Rama, kjo dihet 100%. Se nuk çoi dosje në Gjykatë të Lartë. Shkeli ligjin.
Faleminderit. Dhe ju ftoj në protestë nesër. Kryefjala e Shqipërisë, e Ballkanit dhe Europës është protesta e Tiranës.