FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR
EKSTRAKT
Kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha në tubimin qytetar që zhvillohet kundër arrestimit politik të tij është shprehur përpara qytetarëve se Rruga e Shpresës do të jetë rruga më e sigurtë e fitores së opozitës shqiptare e fitores së Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha i ka bërë sërish pyetje gjyqtares Irena Gjoka nëse ka mbajtur ndonjëherë mbiemrin Spata dhe a është larguar ndonjëherë nga një vend i bE-së.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në protestën që po zhvillohet kundër arrestimit politik të tij është shprehur përpara qytetarëve se kreu i SPAK, Dumani është një mashtrues kriminel që korrupton kishë dhe çdo gjë dhe të ta korruptuar Edi Rama.
Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i PD-së, Sali Berisha është shprehur se ambasadori i SHBA-së ju përgjigj Rashiçit, një eksponent të Listës Serbe, harroje ndonjëherë atë konferencën ndërkombëtarë sepse Kosova është dhe do të jetë përjetësisht e pavarur.
FJALA E PLOTË:
Të dashur misionarë dhe misionare, luftëtarë të lirisë.
Përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të thellë në ditën e 60 të qëndrimit tuaj të pamposhtur, të luftës dhe betejës tuaj pa kthim kundër të keqes së madhe që ka pushtuar Shqipërinë dhe qenien shqiptare.
Një mirënjohje të pakufishme ju që mblidheni çdo natë dhe bëheni zëri i të vërtetave të mëdha të shqiptarëve.
Një mirënjohje të pakufishme oratorëve që shndërruan këtë platformë, në parlamentin e vërtetë të shqiptarëve, në parlamentin e vërtetë të fjalës së lirë.
Rruga e Shpresës u bë rruga e kthesës së madhe.
Rruga e Shpresës u bë bulevardi i shpresës.
Rruga e Shpresës do të jetë rruga më e sigurtë e fitores së opozitës shqiptare e fitores së Shqipërisë.
Beteja juaj është një betejë sa tokësore, aq dhe hyjnore.
Kjo betejë përballet me një regjim që nuk ka asnjë normë, asnjë ligj, asnjë moral. Me një kalbësisë dhe llum njerëzor që tejkalon çdo imagjinatë.
Në 60 ditë ju arritët të ngrinit në këmbë Shqipërinë.
Në 60 ditë ju arritët nga një grup njerëzish të paraqitni para shqiptarëve, Shqipërisë dhe mbarë botës si shumica më e fuqishme politike e Shqipërisë.
Si shumica numerike më e madhe, si shumica fitimtare e saj në 20 shkurt.
Ka qenë betejë e vështirë dhe e tillë mbetet sepse përballja me krimin, përballja me njerëz të zhveshur nga çdo moral, përballja me kreun e organizatës kriminale që quhet qeveri shqiptare, sigurisht që është e vështirë, është me pasoja, por është jetike dhe vendimtare për të ardhmen e këtij vendi.
Edi Rama këto dy muaj, këto 60 ditë të tuaja, ka dalë në pah para çdo shqiptari, ka nxirë para çdo atdhetari, para çdo atdhetari të lirë në Europë, si figura politika më karikaturë.
Si një diktator i llojit të Musolinit, i Ajatollahëve, të Llukashenkos që ka frikë dhe tmerr nga kundërshtari politik dhe që përdor çdo mjet të paligjshëm, dhunon kushtetutë dhe ligje për ta mbajtur atë në arrest shtëpie.
Përdor llume njerëzore të llojit Dumanrë dhe Manekër, njerëz që kanë për moral krimin, apo Kraja dhe Millonaj.
Këtu para jush i kam shtruar një pyetje asaj turp gjykatëses, apo ti themi haptas llum gjykatëses.
I kam shtruar një pyetje; a je përzënë ndonjëherë nga ndonjë vend për punëra llumi? Nuk ka kthyer përgjigje.
Sonte do ta pyes në emrin tuaj dhe mbarë shqiptarëve, këtë llum gjykatëse; ke përdorur ndonjëherë mbiemrin Spata se të është dashur. Irena Spata e ke quajtur ndonjëherë veten ti?
Nuk te turp ti moj, ti je një hajdute ordinere, e paftyrë, pa pamoral, pa asgjë, që mbahesh aty si skllave e krimeve tua.
Sonte i them këto në emër të betejës tuaj të përnatshme.
Çfarë mund ti thuhet Dumanit të partisë, këtij të ndershmi, siç gabojnë verbërisht disa, që në 2016 do të deklaronte 3 apartamente, pa asnjë të ardhur tjetër përveç rrogës së shtetit dhe disa parave me përkthime nga e shoqja.
Nga 3 apartamentet, Dumani i ndershmi i Edi Ramës, deklaron se njërin ja ka fal kisha.
Do të ju bëj një pyetje ju, do të ju bëj një pyetje: A ka kishë në botë, xhami në botë, teqe në botë që mund ti fal atij që ka strehë dhe apartament, një apartament tjetër.
Por Zoti vesh çdo kishë, çdo xhami, çdo teqe nëse vepron në këtë mënyrë.
Daman-zaman je një mashtrues kriminel që korrupton kishë dhe çdo gjë dhe të ta korruptuar Edi Rama.
Si bëhesh ti me tre apartamente, me rrogë. Pyeteni veten shqiptarë, cili rrogëtar i shtetit mund të behët me 3 apartamente pa pasuri të tjera.
Asnjë i vetëm, përveç Dumanit.
Dumani është i vetmi zyrtar që i pjell rroga apartamente, sepse fsheh të ardhurat dhe ryshfetet që merr.
E gjithë historia me atë që përballeni ju o luftëtarë të vërtetë, njerëz të të vërtetës, është histori krimi, histori turpi.
Kjo është drejtësia e re.
Po atëherë a mund të pyesni pak; çfarë është drejtësia e re?
A nuk është drejtësia e re, drejtësi e krimit. A nuk është drejtësia e re, strofulla e kriminelëve.
Unë e di se aty ka njerëz të ndershëm, burra e gra të ndershëm.
Por problemi është se në atë gjykatë nuk ka dy, por është një kryetare dhe kjo është Irena Spata, Irena me tre mbiemra.
Pra ajo çfarë është ajo? Ajo është gjykata speciale e shtetit.
Po çfarë shteti është ai që vendos Irena Spatën në krye të gjykatës speciale? Ky është shteti i horrave, i banditëve, shteti i kriminelëve.
Mos keni iluzione.
Ky është shteti i skllevërve të marrë peng nga krimi i Edi Ramës.
Vështirësitë në këtë betejë i kemi të mëdha.
Kemi një mur të tmerrshëm krimi përpara. Kemi një shtet të inkriminuar në trup, në kokë të tij dhe gjymtyrë të tij.
Por kjo nuk do të thotë se fitorja jonë është e pamundur. Nuk humbasin kurrë ata që nuk dorëzohen.
Fitorja u takon dhe e gëzojnë vetëm ata që guxojnë, që i besojnë dhe ju të tillë jeni.
Çdo ditë Edi Rama lëshon urdhra dhe udhëzime që në çdo qelizë të këtij shteti të vendosë patronazhistë dhe horra.
E ka mbushur SHIK-un këto kohë me të ashtuquajtur reformë, në të gjitha postet drejtuese janë vendosur patronazhistë të deklaruar.
Pra ai mendon se duke konsoliduar shtetin monist, shtetin partiak do të mund të konsolidojë pushtetin e tij.
Por kjo është e dështuar.
Asgjë vrullin tuaj nuk mund ta ndalë, asgjë forcën tonë nuk mund ta ndalë.
Kemi përballë një armik me të cilin mezi presim të përballemi. Kemi përballë një tradhtar të kombit.
Të dashur miq!
U zhvillua dje takimi i 6 vendeve të Ballkanit.
Kosova nuk dërgoi përfaqësi.
Dy muaj më parë ky takim u zhvillua në Shkup, ku Kosova u përfaqësua nga kryeministri.
Në Tiranë preferoi karrigen bosh dhe të mos vijë.
Por dje po lexoja një lajm se ambasadori i SHBA-së ju përgjigj Rashiçit, një eksponent të Listës Serbe, harroje ndonjëherë atë konferencën ndërkombëtarë sepse Kosova është dhe do të jetë përjetësisht e pavarur.
Miq!
A ju kujtohet ju, thirrja periodike e Pashiqit të Tiranës, e këtij tradhtari të kombit shqiptar, që të mblidhet konferencë ndërkombëtare për Kosovën.
Besoj se nuk e keni harruar.
Të njëjtën gjë kërkonte Beogradi, Moska. Por çfarë ndërkombëtare do të mblidhet për Kosovën. Ishin mbledhur konferencat.
E ka njohur gjykata e OKB-së për pavarësinë e saj, e kanë njohur 115 shtete.
Çfarë e donte serbomadhi i Beogradit dhe Pashiqi i Tiranës konferencën, e donin vetëm për të ndarë Kosovën. Këta armiq të saj, por armiq të paqes dhe stabilitetit të rajonit.
Kjo ishte arsyeja se pse dje ambasadori i SHBA-së i dha përgjigje kërkesës për konferencë ndërkombëtare, një kërkesë sa e Moskës, aq e Beogradit dhe aq e Tiranës, e këtij vasali të shpifur të Vuçiç.
Sa kohë do e durojmë ne këtë njeri.
Edhe sa kohë do të poshtërojë me tutje këtë vend ky njeri.
Edhe sa kohë do të nëpërkëmbë interesat kombëtare ky njeri.
Njerëz të të vërtetës ju, njerëz të betejës për të vërtetat.
A ka të vërteta më të hidhura se vjedhja e tmerrshme që Edi Rama u bën shqiptarëve. Sikur të ishte një qenie mitologjike, u gllabëron portin mijëravjeçarë, trashëgimi e qindra e qindra gjeneratave të shqiptarëve, për ta shndërruar në Dubain City të tij.
Çfarë mund ti bëjë Shqipërisë më shumë ky njeri.
Çfarë mund ti bëjë shqiptarëve ky njeri.
A duhet ta durojmë më tej ne këtë person.
A duhet të përballemi ne me të, dhëmb për dhëmb dhe ti tregojmë vendin.
Çfarë kërkojmë ne? Ne kërkojmë qeveri teknike sepse me këtë njeri nuk ka zgjedhje, sepse është armik i egër i votës tonë, i opozitës, i lirive, i dinjitetit të shqiptarëve.
Çështja për ne është ‘të jemi apo të mos jemi’.
Nëse ne nuk shkojmë drejt zgjedhjeve të lira, ne na pret shkatërrimi kombëtar. Ne na pret zbrazja totale e Shqipërisë dhe Shqipëria shndërrohet gjithçka në parajsën e krimit, të drogës, të bajlozëve të krimit dhe drogës.
Ndaj si shqiptarë le ti lëmë të gjitha bindjet politike, por geni ynë është geni atdhetar.
Le ti thërrasim ne këtij geni, të bashkohemi.
Për çfarë të bashkohemi? Që secili prej nesh pavarësisht nga bindjet politike të votojë i lirë, me dinjitet, për atë që do, të mos pranojë ndërhyrjen e askujt, të zgjedhë vetë njerëzit që do, si njeri i qytetëruar.
A do të pranojmë ne kryeministër njeriun që korrupton udhëheqësit të NATO-s, partnerit strategjik, kryezbuluesin dhe ai futet në burg, kurse ky dërdëllis se mbrohet nga mafia e Sorosit dhe mafiat e tjera.
Jo more jo, do të përgjigjet para nesh ai.
Ndaj dhe në këtë 60 ditor le tu bëjmë thirrje së bashku mbarë shqiptarëve, të ngrihemi kudo që jemi, në çdo rreth, në çdo qark, të përballemi me këtë armik të qenies tonë, të dinjitetit tonë, të votës tonë, të interesit kombëtar, të lirive tona.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore.