Berisha: Do ngremë padi penale ndaj Skapit për amnistitë ndaj Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Do i padisim dhe për Ilir Beqajn!

KONFERENCA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat nga selia blu, është shprehur se do të ngrejë padi penale ndaj dy prokurorëve, Arben Kraja dhe Dritan Premçi, pasi kanë amnistuar në mënyrë të paligjshme Erion Veliaj dhe Edi Ramën.

Berisha theksoi se SKAP-i ka vendosur të amnistojë Veliajn dhe Ramën, edhe pse janë përgjegjësit kryesorë për zhdukjen e 130 milionë eurove të inceneratorit të Tiranës.

Teksa hodhi akuza ndaj prokurorëve, kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se do të padisë SPAK edhe për amnistinë që i kanë bërë Ilir Beqjas në lidhje me çështjen e sterilizimit.

FJALA E PLOTË

Kushtetuta e Shqipërisë ndaj qartë pushtetet.

Amnistinë Kushtetuta ia njeh si të drejtë parlamentit shqiptar dhe këtë të drejtë, ajo ia njeh parlamentit me votim të cilësuar, dmth me tre të pestat e tij.

Por Skapi i partisë ka marrë përsipër të bëjë rolin e parlamentit, të ushtrojë amnisti për krime ndër më të rëndat.

Në një kohë kur falë kësaj drejtësie, të rinj varen në qeli njëri pas tjetrit për një krim minor, të burgosur për një krim minor, zyrtarë si Edi Rama dhe Erion Veliaj diktojnë listën se kush do të dënohet dhe kush nuk do të dënohet në aferat e tyre të mëdha korruptive.

Pas amnistisë për së dyti, që Skapi i partisë i bëri Beqajt, ndodhi edhe amnistia e vjedhjes së shekullit.

Në 110 faqe, prokurorët e Skapit pas hetimeve të tyre të djegësit të Tiranës, lëshuan 15 urdhra arresti, por nuk përmendën njëherë të vetme emrin e kryesorit në këtë aferë, Erion Veliajt.

Ata de facto amnistuan njeriun përgjegjës më kryesor së bashku me Edi Ramën për zhdukjen e 130 milionë eurove të taksapaguesve dhe bizneseve shqiptare për vjedhjen e tyre.

Në këtë kontekst, PD do ngrejë padi penale ndaj skapistëve Kraja, Prençi për këtë akt të pashembullt ndonjëherë në historinë e hetimit.

Në materialin që do paraqesë zoti Këlliçi, ju do të dëgjoni se çfarë diferencash ekzistojnë midis padive të ngritura në grupe të ndryshme, pasi Spaki e zbërtheu çështjen në disa çështje me qëllimin e vetëm të mos flasë për organizatë kriminale.

Arriti deri aty sa të lëshojë 15 urdhra arresti dhe të mos flasë për organizatë kriminale pasi kreu i saj i dilte Edi Rama dhe ndër të, Erion Veliaj.

Prandaj dhe ne do ngremë padi penale për këtë vepër të rëndë të skapistëve të partisë.

Sikundër e njëjta parti do ngrihet për amnistinë që iu bë Ilir Beqës për sterilizimet.

Ngritja e padive penale ndaj Skapit, në pamje të parë është një akt komik.

Të besosh se Skapi do të hetojë veten dhe do të gjykojë veten, është njëlloj si të besosh rrethin katror.

Por, njëra anë është Skapi, anë tjetër është Kushtetuta dhe institucionet e saj.

Ndaj dhe ne nuk do ngurrojmë në një seri padish penale ndaj Skapit, Edi Ramës, Erion Veliajt dhe të gjithë atyre që kanë konsumuar vepra të rënda penale duke shfrytëzuar pushtetin e tyre për pasurim si të pangopur.

PYETJE-PËRGJIGJE

Isa Myzyraj, Ora News: Z.Berisha, ju akuzoni prokurorinë që është e kapur nga Edi Rama, ditën e djeshme Arben Kraja ka thënë ne të jeni të bindur që në çështjen e Berishës nuk ka asgjë politike. Në jetën time nuk jam marrë kurrë me politikë dhe as më shkon mendja.

Pra, jemi në dy deklarata kundër njëra tjetrës.

Berisha: Po, ish-oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës, kandidat deputet i PD, nuk mund të thotë gjë tjetër vetëm mashtrime dhe mashtrime.

Ndaj, dhe a ia vlen të komentojmë ne këtu për një mashtrues të rëndomë që qendorn në detyrë në kundërshtim me ligjin aktual të prokurorisë, që nuk ka ligj, as moral sepse edhe për faktin që është shkarkuar me ligjin e lustracionit, në fakt iniciativë e ish-presidentit Sali Berisha, ai nuk ka tagër të merret me problemet që u mor dje apo në vazhdim.

Ndaj edhe, kjo është edhe përgjigja ime për të, përgjigja e saktë.

Ai del e u thotë ju që nuk jam marrë me politikë. Po nuk është p[olitikë të hysh në listat e kandidatëve. A nuk ishte armë politike sigurimi i shtetit? Ishte arma më politike e PPSH, më e besuara.

Edon Kuçi, Zëri: Duke qendruar të deklarata juaj që PD e ka shpallur SPAK kriminale dhe do ngrini padi kundër tij. I bindeni vendimit të kësaj organizate kriminale siç thoni ju për arresitmin tuaj?

Tashmë nuk ka dyshim që parlamenti për heqjen e imunitetit tuaj nga ajo që u pa në heqjen e madateve. Si do të vijojë PD? Keni menduar një plan me demokratët nëse do ju caktohet masa e arrestit të shtëpisë, ose dhe ekstremi arrest me burg.

Berisha: PD dhe opozita vendoset për motive kryekëput politike në një stiuatë në të cilën ndodhet partia opozitare në Mianmar, Rusi dhe Teheran.

Por siç rezistojnë opozitarët në Rusi, në Mianmar, në Iran do rezistojë edhe PD në Shqipëri, dhe ajo e tëra do angazhohet në betejën pa kthin në përmbysjen e narkodiktaturës.

Unë e kam bërë të qartë që vendimin përsëri nuk e njoh. Sepse ky vendim është një akt i turpshëm, një akt i neveritshëm i komisionit Basha-Brava. Po pse është i tillë?

Unë këtu kam vendimin e gjykatës për Saimir Tahirin, e cila i thotë: nuk mund t’i heqim thotë gjykata, thotë, Tahirit, pa marrë lejen e parlamentit.

Po ajo gjykatëse nuk ishte një vegël e verbër dhe nuk fshihej pas krimit të vet siç fshihet Irena Gjoka, sepse Irena Gjoka në konflikt e shkarkuar nga Sali Berisha. Shkarkimi është i mjaftueshëm që ajo të shkruhej, se jam shkarkuar prej tij dhe nuk mund të shkarkoj çështjen.

Nuk është se emërimi e forcon, po të hyjmë në atë e thellon konfliktin e interesit dhe më tutje. Pra, në këtë kontekst ajo kishte vetëm një rrugë, do thoshte nuk marr dosjen, por ajo kishte marrë përsipër për arsye që do zbërthehen që të gjitha, porosinë e Edi Ramës. Në një kohë që një gjykatëse tjetër, po njeri i Kushtetutës dhe ligjit u thotë prokurorëve që: jo pasaportën nuk mund t’ia marrim pa marrë lejen e parlamentit. Kjo është.

Tani, a do mundet Edi Rama me diktaturën e tij të krimit, drogës, vjedhjes, korrupsionit të qendrojë në pushtet. Unë kam besim absolut që jo. Ai u hodh në këto veprime pikërisht kur opozita u hodh, u ngrit në këmbë kundër tij, dhe ai e di se në këtë mënyrë ai nuk mund ta mbajë pushtetin.

Sigurisht që krijon disa vështirësi të përkohshme, por vala e fuqishme e revoltës, e mosbindjes civile të demokratëve dhe popullit opozitar do t’i japë atij atë vend që meritojnë të gjithë narkodiktatorët në histori.

Ndaj edhe kjo, jo që se dobëson, por e forcon luftën e opozitës.

Olta Blaceri, Vizion Plus: Cilët prokurorë të SPAK-ut do t’i ngrini ju padi penale? Prokurorët që janë marrë me inceneratorin e Tiranës, ata që janë marrë me z.Beqja?

Berisha: Kjo padi penale ngrihet kundër Prençit, Krajës. Kraja ka qenë para dy javësh, sepse Kraja i ka nip e mbesë në dy sqetullat e Erion Veliajt.

Përveç urdhërit politik, mos harroni se këtu vlojnë miliona euro, se janë 130 milionë për të cilët Erion Veliaj nuk kontrolloi një ditë me qëllim që të vidhet zbatimi i projektit, se kishte një projekt.

Në këtë rast për këta të dy, por rast pas rasti ne do ngremë padi për çdo amnisti. Ne besojmë se amnistia është e drejtë e parlamentit, dhe jo kurrë e Prokurorisë.

Ilir Beqja nuk qenka përgjegjës kryesor kur ka kryer hallkë pas hallke veprimet më kryesore për sterilizimin dhe pasi i kthen një gjykatës amnistinë e parë, i japin amnistinë e dytë, duke bërë dudumin, duke thënë se është fajtor, duke thënë se nuk ka zbuluar konfliktin e interesit e këtyre të dyve që nuk ka asnjë detyrim ai të zbulojë atë. Ka në detyrim ata që janë në konflikt interesi të deklarojnë që jam në konflikt interesi, është universale kjo.

Atëherë sigurisht që do shkojnë edhe ata, do paditen se kanë bërë amnistinë e dytë. Pra, do mbrojmë interesin publik që siç tha Edi Rama individi paguhet më shumë se presidenti rajonit . Ky popull nuk i paguan ata në këtë mënyrë për të bërë amnistira, krime të shëmtuara financiare, të padëgjuara, qindra milionshe. I paguan për të zbatuar ligjin, ata duan për të shfrytëzuar amnistinë, për t’u pasuruar vetë.

– Thatë një moment që nuk e njihni vendimin që do të japë gjykata. Pra keni ndryshuar vendim dhe qendrim? Nuk do ta zbatoni, apo do ta zbatoni dhe nuk e njihni nga njëra anë?

Berisha: Vendimin, thashë, është një vendim i paligjshëm, sepse bazohet. Ju i patë punimet e komisionit. Në komision nuk paraqitën asnjë provë, asnjë fakt.

Lexoni pak se çfarë thotë rregullorja e parlamentit për shqyrtimin e kërkesave të Prokurorisë. Nuk plotësohej asnjë kusht. Kishin vetëm një kërkesë, meqënëse nuk kam zbatuar vendimet antikushtetuese të tyre të rëndohet ndëshkimi. Dhe natyrisht, në një vend ku parlamenti, Prokuroria dhe çdo gjë është në duart e një njeriu ndodh, nuk kisha dyshim. Ndodhi që ata zbatuan një urdhër të atyre që kanë marrë pushtetin. Nuk ka gjë më të turpshme, nuk ka gjë më të rrezikshme. E them unë, nuk është puna ime këtu, jo. Po kjo vetëm në diktaturë mund të ndodhte. Në diktaturë po t’i shkonte sigurimi ai përcaktonte.

Kështu që, nuk ka asnjë legjimitet ky vendim i komisionit Basha-Brava. Por votimi i parlamentit, për mua, është heqja është abrogimi që i bëjnë ata nenit 73 pika 2, është problemi i tyre pastaj kjo është në gjykatën kushtetuese, e cila nuk pres ndonjë gjë të madhe, sepse vetëkuptohet se çfarë kontrolli ka mbi të. Por unë për respekt të Kushtetutës e kam çuar edhe në Gjykatë Kushtetuese.

Vendimi i parlamentit merret në një vendim të paligjshëm. Unë nuk mund të pranoj të ligjshëm një vendim që merret mbi bazën e vendimit të paligjshëm. Do këshillohet me avoketërit, por unë denoncoj vendimin se vendimi është i paligjshëm.

Vendimi i marrë pa shqyrtuar asnjë dokument, asnjë dosje, por thjesht për rendim, sepse unë kam refuzuar të pranoj dhunimin e Kushtetutës, kjo është marrëzia më e madhe. Natyrisht, unë kam një, siç e patë ju, avoketërit i dëgjoj sepse me votimin e parlamentit mbyllet një, të themi një cikël i këtij procesi, dhe unë në këshillim me avoketërit e mi do marr vendimet që duhet të marr.

Jo, nuk ka ndryshim qendrimi. Dje pashë që ajo ishte turpi më i madh në historinë e këtij parlamenti. Se unë mendova, dhe çdo njeri që aty do shkojë dosja siç thotë rregulli, siç thotë ligji. Dhe të vetmen pyetje që iu bë që tha, na nxirr pak një dokument për rolin që ka luajtur Berisha në ndryshimin e destinacionit.

Mirëpo, ai nuk kishte guxim ta nxirrte se dilte Edi Rama aty. E kupton? Jo, tha nuk jemi sot këtu për këto. Po nuk shkohet kurrë në parlament prokurori përveçse për këtë. Dhe vetë ligji i parlamentit e thotë se shqyrtohen një nga një dosjet.

Unë në diktaturë pres çdo gjë, por këshilla me avoketërit është një ligj i imi në këto çështje, sepse janë ata njerëzit më kompetentë që njohim, ata kanë bërë një punë të shkëlqyer, kanë denoncuar në çdo moment. Ju e keni parë çfarë denoncimesh kanë bërë ata për shkeljet e kodeve të procedurës dhe të të gjithave.

Kështu që një këshillim me ta është i rëndësishëm për mua për të marrë vendimet e duhura.

Politikisht qendron ajo që kam thënë për ta, por pastaj nga ana tjetër natyrisht vendimi, ose mendimi që do më përcjellin avoketërit ka vlerën e vet të çmuar.

Mirupafshim!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale