Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për gazetarët në protestë, ka akuzuar policinë se ka sulmuar protestuesit paqësor.
Ai u shpreh se, Edi Rama dhe Belinda Balluku nuk kanë vend në këtë tokë, pa shkuar para ligjit.
Prononcimi i kryetarit të PD, Sali Berisha:
Do të marrin përgjigjen e merituar.
Ju e patë, ishim në një marshim paqësor.
Dhe marshimi ynë paqësor, u shkelmua Kushtetuta, u shkelmua çdo gjë, u bllokua rruga.
Dhe këta në mënyrë absolute do marrin përgjigjen e merituar.
Këta kanë kryer një krim të shëmtuar sot sepse ne po bënim marshimin tonë, marshim paqësor në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Por Edi Balluku dhe Lubi Rama vend në këtë tokë nuk kanë pa shkuar para ligjit.
Pyetje: Pse nuk u lejuat para ministrisë së Brendshme?
Sali Berisha: Ne po marshonim, ata bllokuan bulevardin, po ne do përgatitemi për të gjitha format, dhe i garantoj se e kanë të humbur 100 përqind.
Turpe.
Mbrojnë dy kriminelë si Edi Rama dhe Belinda Balluku.
Mbrojnë Linda Ramën dhe Mirlindën e AKSHI-t.
Mbrojnë hajdutë të shpërfytyruar të këtij kombi.
Dhe këtë e bën një mercenar, se do u tregojmë se cili është Skënder Balluku.


