FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN PËR SHTYP ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e sotme tha se, Edi Rama bllokoi sërish çeljen e negociatave dhe opozita do kërkojë dorëzimin e mandatit të tij.
Berisha tha se, prej një viti e gjysëm nga takimi i Brukselit, negociatat nuk po hapen.
Berisha tha se, ditën kur mblidhej Samiti i Brukselit, prokuroria politike e Edi Ramës rrëmbeu një gazetar. Berisha tha se, cilido që lexon publikimin e guximshëm të gazetarit Elton Qyno, i dërgon atij urimet më të mira për misionin.
Berisha tha se, hapjen e negociatave nuk e ka bllokuar Greqia, por Rama për interesat e tij mafioze, dhe kjo bëhet vetëm e vetëm për pushtimin e Edi Ramës dhe grupeve të tij mafioze të tokave dhe trojeve në Himarë, të cilat Beleri nuk do i lejonte kurrë.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, një manovër e turpshme është ajo e skapistëve të partisë me Shkëlzen Berishën. Berisha tha se, Shkëlzeni ka lënë adresën fizike dhe elektronike, por ata kanë preferuar të bëjnë më shumë politikë sesa ta njoftojnë, pasi thirrja e tij aty është një akt i mirëfilltë politik.
Berisha u pyet sot nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp për përfitimet e mëdha financiare të Rea Xhillarit, falë faktit që Edi Rama është kryeministër.
Berisha u përgjigj se, Edi Rama është pasuruar si familje, ndër të tjera edhe me shkeljen e rëndë të Kushtetutës, pasi anëtari i familjes së Edi Ramës, thjeshtra Rea Xhillari ka fituar me dhjetëra tendera, të cilat janë paraqitur dhe do paraqiten në gjyqin publik kundër Edi Ramës, pasi kjo gjë përbën krim kushtetues dhe humbje mandati.
FJALA E PLOTË
Në deklaratën e liderëve të BE-së të mbledhur në Bruksel me udhëheqjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor rezulton se Shqipëria mbetet në klasë.
Prej një viti e gjysmë nga takimi i Brukselit, negociatat de facto nuk po hapen. Një proces duhet të ndodhte brenda pak muajve nuk ndodhi as për një vit e gjysmë. Pritej pra që në Bruksel të vendosej hapja e shqyrtimit të kapitullit të parë, por kjo u refuzua në unanimitet nga liderë të BE-së.
Edi Rama është shkaku më kryesor i këtij bllokimi de facto të procesit të integrimit nga viti 2013-2023, pra një dekadë me radhë.
Edi Rama ka përkeqësuar për interesa personale të pushtetit të tij demokracinë, gjendjen ekonomike, ka zëvendësuar shtetin ligjor me kodin e mafies dhe narkoshtetit. Ai është sot kreu i qeverisë më i pavlerësuar, më i pabesueshëm në të gjithë qeveritarët e Europës, më konkretisht vendeve që aspirojnë anëtarësimin në BE.
Në kongresin e tij, ai paralajmëroi shqiptarët duke fajësuar njëherë Greqinë dhe njëherë tjetër boshtin europian, se Brukseli nuk do hapë negociata për Shqipërinë, duke aluduar kryesisht për çështjen Beleri.
E vërteta është se, në deklaratën e liderave të BE-së çështja numër një që pengoi hapjen de facto të negociatave me Shqipërinë është mungesa e dialogut për shkak kjo të qendrimeve dhe veprimeve të Edi Ramës, grusht shteti brenda shtetit, duke marrë të gjitha kompetencat e parlamentit, fakt ky i denoncuar në mënyrë të përsëritur gjatë muajit të fundit dy herë nga KE, si në raportin e komisionit, ashtu edhe në deklaratën e zyrës së z.Borrel, si akt që nuk ndodh kund, përveçse në Shqipëri.
Këshilli i Ministrave të BE refuzoi të hapë negociatat për kapitullin e parë, të japë dritën jeshile, sepse Edi Rama në vend të dialogut dhe zgjidhjes me dialog të problematikave të mëdha ka zgjedhur puçin e shtetit brenda shtetit, bllokimin e të drejtave kushtetuese të opozitës dhe përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e veta.
Edi Rama ka zgjedhur bllokimin me çdo çmim dhe duke penalizuar çdo shqiptar që ka ëndërr integrimin europian, bllokimin thashë me çdo çmim të komisioneve hetimore për Edi Ramën, familajrët e tij, për aferat superskandaloze, vjedhjet e mëdha me djegësin e shekullit, me Portin e Durrësit, me sterilizimet, por dhe dhunimin e Kushtetutës nga anëtarë të familjes Rama, për çka PD do të paraqesë kërkesën për dorëzimin e mandatit nga ky hajdut që nuk njeh ligj, moral, as Kushtetutë.
Edi Rama është autor kryesor i bllokimit të hapjes së negociatave me Shqipërinë, sepse Shqipëria është vendi i dhunimit të egër të të drejtave të lirisë së mediave dhe gazetarëve.
Ditën kur mblidhej Samiti i Brukselit, prokuroria politike e Edi Ramës njëlloj sikur të ishte një qelizë terroriste rrëmbeu një gazetar në dhunim të ligjeve të vendit dhe ligjeve ndërkombëtare të mediave, për fajin e vetëm se ai ka publikuar dosjen që ata vetë e kanë shitur me shuma ndoshta miliona euro tek bandat.
Cilido që lexon publikimin e guximshëm të Elton Qynos i dërgon atij urimet të mira për misionin. Se me publikimin Qyno informoi publikun shqiptar dhe ndërkombëtar, se ja cila është dosja që është shitur nga skapistët.
Një gjë është e sigurtë, se Qyno nuk ka hyrë në dhomat e skapistëve për t’ua vjedhur dosjen. Dhe ai ka meritë të veçantë të informojë publikun për tregun kriminal të dosjeve të krimit nga grupe të strukturuara kriminale brenda SPAK-ut. Ditën që në deklaratën e liderëve europianë për Shiqërinë kërkohej nga Shqipëria respektimi i lirisë së mediave, rrëmbehej gazetari pa avokat në zyrat e policisë sekrete të Edi Ramës, SKAP-it të partisë.
Pra, edhe njëherë. Nuk janë problemet që ka Europa, që kanë evendet europiane. Ato kanë qenë, janë dhe do jenë, se gjithmonë krijohen midis vendeve fqinje, mes vendeve të lira, por janë qëndrimet mafioze të narkodiktatorit Edi Rama që nuk lejuan vendimin pozitiv të çeljes së negociatave për kapitujt e parë me Shqipërinë.
Nuk ka diskutim që në këtë vendim një peshë të veçantë ka patur dhe ka qendrimi ndaj minoriteteve. Por ky qendrim i BE është parim themelor që nuk ka lidhje me Shqipërinë në mënyrë specifike, por ka lidhje me çdo vend aty ku jetojnë minoritetet.
Edi Rama mund ta akuzojë Greqinë duke mashtruar shqiptarët, por e vërteta është se shkaku kryesor nuk është Greqia. Thashë pika e parë e tyre është mungesa e dialogut, por shkaku kryesor është dhunimi nga Edi Rama i parimeve më themelore të të drejtave të njeriut të parimeve ndërkombëtare të drejtësisë.
Mosrespektimi i prezumimit të pafajsisë e bën bllokimin e betimit të Fredi Belerit një akt antikushtetues në ligjet shqiptare. Një akt që dhunon në mënyrë flagrante Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Dhe kjo bëhet vetëm e vetëm për pushtimin e grupeve mafioze të Edi Ramës dhe grupeve të tij mafioze të tokave dhe trojeve në Himarë, të cilat Beleri nuk do t’i lejonte kurrë.
Pra, të dashur qytetarë dhe qytetare, shikoni se si për interesa mafioze, për interesa stikt pasurimi u vihet vizë marrëdhënieve me një vend fqinj, i cili pavarësisht nga problematikat e këtyre marrëdhënieve, jo që nuk ka bllokuar, por ka mbështetur të gjithë procesin e integrimit europian dhe euroatlantik të Shqipërisë.
Pra edhe njëherë, është Edi Rama me qendrimet e tij, dhe jo Greqia e cila nuk kërkon asgjë tjetër, vetëm atë që ligjet shqiptare dhe praktika shqiptare dhe botërore përcakton në parimin e pafajësisë dhe atë që praktika shqiptare ka përcaktuar në raste tjera kur kandidatët kanë qenë të etnisë shqiptare.
Problem tjetër madhor që lexohet në dokumentin e Këshillit është problemi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
Emërimi i Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Rendit, person me rekorde ndër më kriminalet në Europë, zbulimi i bisedave të Edi Ramës me telefonat e kriptuar, ka shkaktuar rrëqethje në kabinetet evropiane. Ndaj dhe ata kanë vendosur aty luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si një kusht i pakapërcyeshëm.
Kushtet e tjera lidhen me reformën e pronësisë, regjistrimin dhe kompensimin e pronave në mënyrën më transparente. Luftën kundër falsifikimeve në këtë fushë, pasi trafikantët të llojit Pëllumb Gjoka e të tjerë, kanë pushtuar miliona e milionë metër katrorë tokë të pronarëve legjitimë.
Reformat, thotë deklarata e BE, për integrimin evropian, janë një kusht tjetër. Dhe reformat janë një univers me të cilat Edi Rama nuk ka asnjë lidhje, sepse ai bën reforma vetëm në interesin e tij, siç ishte kjo e sotmja me rregulloren, ku bëhet i pari lider në botë që voton heqje të përkohshme mandatesh për opozitën.
Së fundmi, përsëri miratimi i vendimeve bazuar në ligjin e minoriteteve. Kjo është një detyrim kombëtar dhe ndërkombëtar. Ata të cilët kanë frikë nga minoritetet, ata janë siç thotë Fridih Niçe, horrat në strofullën e fundit të nacionalizmit. Minoritetet janë të pranishme në çdo vend dhe është e mjerë ajo shumicë, nuk është e lirë ajo shumicë që nuk garanton të gjitha liritë dhe të drejtat e minoriteteve.
Nga viti 2017 gjer sot, Edi Rama nuk firmos vendimet e duhura, në përputhje me ligjin që ka votuar në vitin 2017.
Kusht tjetër është edhe censusi, që është marrë vesh se po bëhet thjesht një transpozim i dokumenteve nga gjendja civile te dokumentet e censusit pa asnjë lloj transparence dhe realiteti.
PD, duke dënuar me forcën më të madhe Edi Ramën si përgjegjësin kryesor Edi Ramën për moshapjen e negociatave, kapitullit të parë, garanton partnerët ndërkombëtare dhe BE se ajo ka shpallur dhe shpall si interes, si yll polar të saj, procesin e integrimit të Shqipërisë në Europë dhe është e vendosur që në përputhje me kriteret, normat, reformat të ndërmarrë çdo akt, veprim dhe ligj për një ecuri të pandalshme të Shqipërisë në procesin e plotë të integrimit në BE.
Faleminderit!
PYETJE-PËRGJIGJE
Ermal Rizaj, Syri Tv: Z.Berisha, ju hodhët akuza në drejtim të z.Rama sa i takon çështjes së negociatave, ndërkohë z.Rama po mban një konferencë për media me gazetarët dhe ka deklaruar se vendet anëtare kanë patur një vlerësim shumë pozitiv për progresin e Shqipërisë dhe se këto do të organizojë një takim falenderimi për anëtarët e kësaj skuadre. Si i shikoni këto deklarata të z.Rama?
Berisha: Unë mendoj se ai do shpërndajë dekorata për të bindur shqiptarët se u hapën. Mos harroni ju festën, shpampanjën, fishekzjarret dhe dekoratat që shpërndau në vitin 2017 për hapjen e negocitave. Këto janë komedia e tij, njeri që nuk kontrollon veten që kur bën kllounin duke disgustuar audiencën dhe të gjithë ata që e panë, pra këto janë deklarata që ai përpiqet të mashtrojë opinionin publik njëlloj siç bëri me dekoratat që shpërndau për hapjen e negociatave 5 vjet më parë, akoma s’janë hapur.
Edon Kuqi, Zëri: Shkëlzen Berisha ishte thirrur sot në SPAK për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me dosjen ‘Gërdeci’, por nuk u paraqit. A po i shmanget drejtësisë Shkëlzen Berisha? Për t’u rikthyer te situata në Kuvend, duke qenë se mazhoranca sot votoi dhe ndryshimet. Nëse vazhdohet me bllokimin e seancave rrezikohet që deputetët të përjashtohen deri në dy muaj. Keni menduar një plan B në lidhje me këtë se si mund të vijohet në kushte të tilla?
Berisha: Tani, lidhur me pyetjen e parë. Është thjesht një manovër e turpshme e skapistëve të partisë sepse Shkëlzen Berisha është thirrur për këtë çështje kohë më parë në SKAP, ka dhënë çdo përgjigje, ka lënë aty adresën fizike dhe elektronike. Ka lënë adresën fizike dhe elektronike.
Por ata kanë preferuar të bëjnë më shumë politikë sesa ta njoftojnë pasi thirrja e tij aty është një akt i mirëfilltë politik. Në mënyrë absolute nuk ka asnjë lloj lidhje me asnjë akt, proces, moment të asaj drame që ka ndodhur. Zero lidhje!
Dhe ai ka dhënë shpjegime. Ata e dinë që nuk kanë asnjë lidhje, madje familjarët e kanë kuptuar se këta po bëjnë politikë me hetimet e tyre. E vërteta është se familjarët për politikë nuk janë të interesuar. Ata kanë problemin e tyre, jo politik.
Ka një njoftim që ka bërë Shkëlzen Berisha, në të cilin ai ka sqaruar se nuk është njoftuar se ai të dy adresat, atë fizike dhe atë elektronike nuk i ka ndryshuar dhe i ka lënë në SKAP.
Po ta marrësh për serioz një organ që funksionon në parimet e vjetra të policisë sekrete, funksionon si grupe kriminale të strukturuara, nuk duhet marrë seriozisht.
Pyetja e dytë. Besoj se kuvendi i PD ka qenë i qartë, shumë i qartë. Linja e PD është mosbindje civile dhe betejë. Demokratët në Kuvend këtë linjë votuan. Sali Berisha nga alfa tek omega kësaj radhe përcaktoi para tyre këtë linjë politike, mosbindje civile, betejë pa kthim. Kjo është dhe kësaj i mbetemi pa asnjëlloj lëkundje.
Anisa Kadesha, TVSH: Z.Berisha ju thatë se do të dorëzoni një kërkesë për dorëzimin e mandatit të kryeministrit, do të merrni një iniciativë për votëbesimin e tij në parlament?
Berisha: Jo, Edi Rama është pasuruar si familje, ndër të tjera edhe me shkeljen e rëndë të Kushtetutës, pasi anëtari i familjes së Edi Ramës, thjeshtra, Rea Xhillari, ka fituar me dhjetëra tendera të cilat unë i kam paraqitur dhe do vazhdoj t’i paraqes këtu në gjyqin publik ndaj Edi Ramës.
Në çdo rast kjo përbën krim kushtetues dhe humbje mandati. Edi Rama, kam këtu deklaratën e tij, ku thotë se Rea është vajzë e familjes sonë, se ajo ka hapur një studio private, se ajo po haset me vështirësira, konkurrencë etj. Dhe këtë deklaratë mund të bëni një check up, Rama e ka bërë në Lezhë.
Po pasi unë denoncova këtu tek ju shkeljen e rendë të Kushtetutës dhe ligjit të konfliktit të interesit, Edi Rama doli para shqiptarëve dhe numëroi anëtarët e familjes nga e cila përjashtoi Rean, thjeshtrën e tij, vajzën e të shoqes.
Mirëpo, ligji është ligj. Ligji thotë, se në kuptimin e nenit 24, të konfliktit të interesit: Familje e ngushtë quhet bashkëshorti, bashkëshortja, bashkëjetuesi, bashkëjetuesja, fëmijët dhe prindërit e tyre. Kështu që, vajza është vajzë e familjes Rama aq sa është djali i familjes Rama. Nuk janë pjesëtarët e familjes, sipas qejfit qejfit tënd, por sipas ligjit.
Kështu që, Rama do të duhet të dorëzojë mandatin njësoj si Olta Xhaçka, Koço Kokëdhima, etj.
Anesti Bajramemaj, A2 CNN: Përfaqësues të PD ditën e sotme depozituan një kërkesë në Gjykatë Kushtetuese për interpretimin e nenit 73 dhe për të kuptuar më saktë nëse SPAK kishte të drejtë për vendosjen e masës së sigurisë, detyrim për t’u paraqitur dhe ndalimin për daljen jashtë shteti. Po në Gjykatën e Lartë a do të depozitoni padinë për rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Apelit për këtë çështje, pasi edhe Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi masën e arrestit dhe vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.
Berisha: E shpreha edhe në konferencën e mëparshme.
Unë nuk mund të pranoj që të kalohet në rend parashtetëror, dhe ndonëse kam mbajtur qendrimet e mia daj veprimeve antikushtetuese, natyrisht avoketërit i kam autorizuar të ndjekin procedurat ligjore.
Kurse rasti i Gjykatës Kushtetuese ka patur si qëllim dhe ka si qëllim vendimin e saj kundër grushtit të shtetit brenda shtetit. Kundër marrjes, ose shprehjen e saj për marrjen e pushtetit të parlamentit me urdhër politik nga gjykatës dhe prokurorë. Kjo, për llogari të Edi Ramës.
Ky është akt i paprepecedentë në historinë e Shqipërisë, dhe gjykata duhet të shprehet. Po të dojë ta legjitimojë, po të dojë ta hedhë poshtë. Unë kam ndjekur thjesht rjredhën që duhet të ndiqet në një shtet, pavarësisht se ky është narkoshtet.
Gjykata Kushtetuese është organi më i lartë në Shqipëri, por e drejta dhe Konventa Europiane mbrohen në Strasburg. Kështu që, unë jo për veten time, se nuk kam asnjë lidhje, por për të mbrojtur kushtetuetshmërinë e vendit do të shfrytëzoj të gjitha etapat gjyqësore të mundshme për Shiqipërinë, vend anëtar i Këshillit të Europës.
Bekim Bici, Top Neës: Z.Berisha, më datë 27 dhjetor pritet që të ketë një vendim për çështjen e vulës, cili do të jetë qendrimi juaj nesë Gjykata e Lartë do të lerë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit?
Berisha: Vula është e grabitur nga Edi Rama. Logoja është e grabitur nga Edi Rama, dhe proceset janë krejtësisht të kontrolluara nga Edi Rama. Ky është qendrimi im.
Osman Stafa, Neës 24: Sot z.Berisha përveç aksionit opozitar, pra të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, të disa deputetëve brenda dhe disa jashtë, kishit planifikuar dhe një protestë të disa simpatizantëve të PD jashtë Kuvendit të Shqipërisë që nuk u dakordësua në mbledhjen që zhvilluat me grupin parlamentar.
Berisha: Jo, nuk u la. Ishin të gjitha shoshitje mendimesh, por nuk u mor vendim. Dhe në kohën që nuk u mor vendim vazhdojmë me skenarin që ju e patë. Ishte skenar Kafkian. As në romanet e Kafkës, ose të Oruellit nuk gjen një skenar të tillë. Ajo fliste vetë sa 5 protesta.
– Duke qenë se keni një kohë të gjatë që po artikuloni mosbindje civile dhe protestat e qytetarëve. Këto janë lënë për fillimin e vitit tjetër, do të ketë një prtestë pas heqjes së imunitetit z.Berisha?
Berisha: Jo. Problemi është që do ketë protesta para vitit të ri, do vendoset, nuk mund të them. Por merreni këtë si program të vetëm të PD. PD ka protesta. Tani ka protesta, mosbindjen civile. Edhe të gjitha përpjekjet që bëhen, në qoftë se i keni konstatuar edhe të gjithë mesazhin, thashë edhe njëherë, Kuvendi, takimet, të gjitha kanë këtë synim. Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, dhe ne do vazhdojmë betejën tonë.
Isa Myzyraj, Ora Neës: Duke qenë se javët e fundit artikulimi juaj me publikun ka qenë intensiv, pothuaj çdo ditë konferencë me gazetarët, deklarata për shtyp, por e vërteta është se javën tjetër ndaj jush mund të merret një masë shtrënguese e arrestit në shtëpi. A keni një plan B për të vijuar, ndoshta edhe gjyqin publik ndoshta edhe ndaj kryeministrit që keni shprehur?
Berisha: Asgjë nuk mund të pengojë Sali Berishën për të përmbushur detyrimet e tij ndaj publikut shqiptar. Asgjë! Edi Rama është i pashpresë. Vetë fakti që ai ka zgjedhur këtë rrugë, mercenarë të SKAP-it që shkojnë në parlament për të legalizuar vendimin e tyre të paligjshëm, jo bazuar në dosjen për të kërkuar, por për të legalizuar vendimin e tyre të paligjshëm.
Imagjinoni ju se ç’shkallë kontrolli të pamëshirë ka vendosur Edi Rama mbi SKAP-in dhe ç’tmerr ka ai nga Sali Berisha. Kjo është e vërteta.
Ju përshëndes!