Të dashur miq, kënaqësi të prisja Këshillin Koordinues të Diasporës, kryetarin e këtij Këshilli, z. Mark Gjonaj dhe:
- Znj. Anxhela Paparizo – nënkryetare
- Znj. Ira Londo – sekretare
- Znj. Anila Smorgrav
- Znj. Brijena Muharremi
- Znj. Rosario Petta
- Z. Besmir Rrjolli
- Znj. Drita Gjongecaj
- Znj. Emina Çunmulaj
- Z. Ermal Sulaj
- Znj. Mirela Mezani.
Në takim në selinë e Partisë Demokratike shkëmbyem gjerësisht mendime mbi situatën në vend dhe rolin jetik të diasporës shqiptare për mbarë hapësirën kombëtare shqiptare.
Nën drejtimin e Mark Gjonaj, të cilin e falënderoj për investimin ndër vite në shërbim të kauzës sonë kombëtare, anëtarët e Këshillit u informuan mbi angazhimin e plotë të Partisë Demokratike në mbështetje të votës së diasporës, jo vetëm si një e drejtë e garantuar tanimë, por mbi të gjitha si një vullnet i cili duhet të jetë i mbrojtur nga ndërhyrjet e krimit zgjedhor.
Këshilli u informua mbi represionin dhe gjyqet politike ndaj përfaqësuesve të opozitës të cilët e kanë renditur Shqipërinë në nivelin e autokracive si Tunizia apo Bjellorusia, ashtu siç konfirmohet dhe nga tre rezolutat e grupimeve më të mëdha ndërkombëtare të partive të qendrës së djathtë IDU, EPP dhe CDI.
Një grusht shteti ky ndaj opozitës, i cili i shërben interesave kriminale të bandave ndërkombëtare të drogës, por dhe korrupsionit transnacional të lidhur me rrjetet e fondacionit Soros. Në këtë drejtim, diaspora duhet të vijojë të luajë një rol aktiv në mbrojtjen dhe promovimin e standardeve më të larta demokratike e qeverisëse perëndimore, por dhe në mbrojtje të interesit kombëtar duke garantuar sovranitetin e plotë të shtetit të Kosovës.
I garantova anëtarët e Këshillit se Partia Demokratike do të angazhohet plotësisht në krijimin e kushteve që diaspora shqiptare të ketë mundësi të investojë kapitalin e saj ekonomik, teknik dhe njerëzor në vendlindje, duke krijuar regjimin e taksave më konkurrues në rajonin e Ballkanit. Gjithashtu, si pjesë e angazhimeve tona qeverisëse, PD do të sigurohet që në administratën tonë të ketë pozicione të garantuara për çdo shqiptar që kërkon të kontribuojë në administratën e vendit.
Por për këto dhe të tjera, duhet pikësëpari që vota e diasporës të garantohet maksimalisht edhe nga një qeveri teknike, e cila mund të shkruhet në Kushtetutë si një garanci për çdo zgjedhje të ardhshme, pavarësisht kahut politik në qeveri.
U shpreh mirënjohjen më të thellë Këshillit dhe mbarë diasporës sonë për çdo kontribut të vyer që japin për vendin, duke besuar thellësisht se roli i saj në betejën e lirive dhe të çështjes sonë kombëtare, ashtu dhe në zhvillimin ekonomik e demokratik të vendit, do të mbetet jetik!
Në takim merrnin pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PD, z. Flamur Noka, dhe drejtues e deputetë të PD-së: znj. Jozefina Topalli, znj. Ina Zhupa, z. Akil Kraja, z. Enri Çeno, znj. Ilda Zhulali.