EKSTRAKT
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha për mediat se, opozita do të vazhdojë protestën e saj. Teksa u bëri thirrje deputetëve të PS-së që të mos bëhen provokatorë, kryedemokrati Sali Berisha tha se, Edi Rama ka vendosur të mbyllë parlamentin.
‘Edi Rama, po ua them unë ju, ka zgjedhur taktikë që të mbyllë parlamentin, në mënyrë që ta bëjë të paqenë parlamentin. Do të ketë një datë në datën 2 nëntor dhe seancën tjetër e ka vendosur për ta bërë në datën 22’, tha gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha.
I pyetur nga gazetarët rreth përplasjes së të hënës në parlament, kryetari i PD-së u shpreh: Z. ‘Sina nuk mund të merrte fjalën, në një kohë kur e tërë opozita ishte në protestë. Të tjera u ekzagjeruan nga mediat, sepse unë kam qenë aty, dhe ai nuk u godit. Ti marrim me radhë pak, ai nuk u godit. Pati përplasje fizike se ai u sul drejt tij, ky jo vetëm që e shkeli njëherë, moralisht e ligjërisht’.
FJALA E PLOTE
U diskutua gjerësisht se si ti përgjigjemi dhëmbë për dhëmb, përpjekjeve të Edi Ramës për të vazhduar me mohimin e të drejtave Kushtetuese të deputetëve në parlament.
Së pari, dënon çdo provokim që bëhet në kohën që ne jemi në protestë në parlament. Unë ju kërkoj deputetëve socialistë mos merrni rolin e provokatorit. Nëse ne protestojmë për të drejtat kushtetuese të deputetit, minimumi është të respektoni protestën.
Të mos ndodhë si dje, ne protestonim dhe ata merrnin fjalën se si e si, të zhurmonin protestën tonë. Kjo situatë i turpëron ata.
Ne po protestojmë për problemet më të drejta për ekzistencën e parlamentit dhe pluralizmit.
Kjo është thirrja ime për ta.
Përgjigja, ju do ta ndiqni sepse asgjë sekret nuk kemi ne, dhe do të jetë publike.
Edi Rama, po ua them unë ju, ka zgjedhur taktikë që të mbyllë parlamentin, në mënyrë që ta bëjë të paqenë parlamentin.
Do të ketë një datë në datën 2 nëntor dhe seancën tjetër e ka vendosur për ta bërë në datën 22.
Ne nuk pranojmë asnjë praktikë të tillë, ne vazhdojmë betejën.
Ne si parlamentar jemi të betuar që do të rivendosim të drejtat tona Kushtetuese.
Jo me dhunë. Dhunën e filloi ai tjetri, i cili për të thyer protestën tonë, iu nënshtrua kryetares, çfarë kryetare, se nuk është kryetare ajo, të parlamentit, që e mbushi me gardistë parlamentin dhe kërkonte tu kundërvihej protestës tonë, duke ja dhënë fjalën këtij dhe ati.
Z. Sina nuk mund të merrte fjalën, në një kohë kur e tërë opozita ishte në protestë. Të tjera u ekzagjeruan nga mediat, sepse unë kam qenë aty, dhe ai nuk u godit.
Ti marrim me radhë pak, ai nuk u godit. Pati përplasje fizike se ai u sul drejt tij, ky jo vetëm që e shkeli njëherë, moralisht e ligjërisht. Ne në protestë, ky mori fjalën për të prishur protestën.
Ky nuk është polic aty, por deputet dhe nuk mund të prishë protestën.
Pyetje: Çfarë duhet të bëjnë deputetët e mazhorancës përballë bllokimit të njëpasnjëshëm?
Sali Berisha: Ne pse po e bllokojmë. Deputetët e mazhorancës duhet të vendosin të respektojnë të drejtat e opozitës në parlament, nëse duan që parlamenti të funksionojë. Kaq e thjeshtë është.
Pyetje: Ju thoni se do të vijoni betejën dhe do të protestoni në parlament, Rama nga ana tjetër refuzon të përballet me opozitën. Si i shikoni këto refuzim që Rama u bën në seancat parlamentare.
Sali Berisha: Rama ka një tmerr këto kohë, është i tmerruar, i frikësuar shumë. Po ta shikoni ju, ai lëviz me batalione policësh dhe ushtarësh mbrapa. Por këto janë punët e tij, nuk më intereson mua seç ka ai. Mua më intereson se ne jemi të vendosur, absolutisht deputetët e opozitës janë të vendosur të shkojnë gjer në qëndresën ekstreme për të rifituar të drejtat e tyre kushtetuese.
Pyetje: Ditën e sotme grupi parlamentar i PS-së ka kërkuar përjashtimin e 7 deputetëve. A do ti njihni këto vendime.
Sali Berisha: Ky është një vendim i urdhëruar nga Edi Rama, i turpshëm dhe do të marrë përgjigje. Çdo vendim i tyre që nuk përfill protestën e drejtë të deputetëve të opozitës do të marrë përgjigje prej tyre. Ju ftoj të jeni aty në 3.30.
Pyetje: Z. Berisha, kur thoni protestë ekstreme, është grevë urie?
Sali Berisha: Ju do ti shikoni. Ju ndiqeni këtë protestë, nuk mund të ndalet. Nuk ka mjet me të cilin ai do ta shuajë këtë protestë.
Pyetje: Z. Berisha, ju jeni në kontakt me bazën, si është pritur nga ana e anëtarëve të PD-së, ky aksion i deputetëve në parlament. Është i vonuar, duhej të niste më herët, çfarë komunikimesh keni?
Sali Berisha: Në fakt baza mezi po e pret, mezi e ka pritur. Është i vonuar të themi të vërtetën. Qenkan 8 komisione hetimore të mohuara. Nuk mund të ketë parlament.
Pyetje: Z. Berisha kur do të nisë aksioni opozitar jashtë dyerve të parlamentit? A keni garanci që do të ju mbështesin edhe ata deputetë që nuk janë pjesë e juaja.
Sali Berisha: Bravo. Ne jemi deputetë të opozitës siç e shihni ju dhe po ecën shumë mirë. Ne kemi garanci, por ama ne kemi zgjedhur me ndërgjegje të plotë që të jemi ne vetë protestuesit edhe protagonistët e këtij veprimi. E kemi zgjedhur me dëshirë, se fare mirë mund të thonim në shesh dhe të vazhdojmë protestën. Edhe ajo do të vijë. Por ne njëherë do të protestojmë vetë. Është një zgjidhje e jona dhe e kemi zgjedhur vetë, është një zgjidhje e jona dhe është një përgjigje e drejtë.
Pyetje: Ju bëni përplasje dhe betejë me mazhorancën në parlament, nga ana tjetër Basha, duke ju referuar një video virale, bën takim dhe konsumon byrekë në një zonë të Shqipërisë.
Sali Berisha: Po çfarë mund të komentosh për bravën, më thuaj mua. Leje mos e pyet.