Berisha deputetit të PS Xhelili: Si shpëtove ti pa shkuar tek Çyrbja? Nga të gjithë ata që ishin nga qarku i Durrësit, mbete i vetmi burrë, je habia në këtë parlament

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, duke iu drejtuar deputetit të PS-së Alban Xhelili, e akuzoi atë për paaftësi dhe përfshirje në një qeverisje që ka shkaktuar rënie dramatike të prodhimit dhe eksporteve. Berisha e ironizoi Xhelilin për të folur për “suksese” në biznes, ndërsa vë në dukje se, në fakt, investitorët e huaj janë larguar nga Shqipëria dhe se ekonomia është në krizë. Ai flet për angazhimin e tij për uljen e taksave dhe mbështetje për bizneset, duke theksuar se Partia Demokratike do të vendosë taksën 10% dhe do të ulë çmimet e energjisë dhe taksën e pronës.

Kryedemokrati, Sali Berisha iu drejtua deputetit të PS, Alban Xhelili, duke i kërkuar shpjegim për arsyen se si ai mbeti i vetmi deputet “burrë” nga qarku i Durrësit në këtë parlament.

FJALA E PLOTË

Mendoni se, të flasim për sukses biznesi, në një kohë kur për 6 semestre prodhimi industrial bie në mënyrë të pandalshme. Të flasësh për sukses biznesi, në një kohë kur, nga vjet gjer sivjet eksportet kanë patur ndër rëniet më dramatike, rreth 32%.

Të flasësh për sukses biznesi, kur prej kaq viteve kur investitorët e huaj prej kaq viteve nuk shkelin në Shqipëri, atëherë cili është metri juaj zotëri që matni suksesin, është shumë e habitshme.

Unë nuk e di, mbase ato bilancet që ke mbajtur ti të bizneseve të qeverisë kanë ecur. Por tregues më dramatik se këto rënie të tmerrshme të prodhimit dhe të investimeve nuk ka dhe nuk mund të ketë. Kjo ishte për biznesin. Biznesin do e zgjidhim ne, sepse ne absolutisht do vendosim taksën 10%. Do të garantoj konkurrencë të lirë dhe të ndershme, do të ulim me 3 herë çmimin e energjisë për biznesin. Do të ulim me 5 herë taksën e pronës, por po e mbyll me këtë fjalë: si e shpjegohet që nga të gjithë ata që ishin nga qarku i Durrësit, mbete i vetmi burrë në këtë parlament? Të tjerët avulluan. Ku shkoi ai, miku yt. Ku shkoi ai deputeti tjetër, e di apo jo, ku e ke? Prandaj dhe, ti je habia e parlamentit. Si shpëtove ti pa shkuar tek Çyrbja, tek ata.

Uroj që të mos kesh, por që je habia e parlamentit, je ti. Se je i vetmi deputet i Durrësit burrë që ke ngel në listë. Them atë që është unë.  Se ikën ata tjerët me radhë njëri pas tjetrit, mbete vetëm ti.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale