12 mijë e 600 apartamente, 900 njësi akomodomi hoteliere. Do mblidhen këtu mamuthët e Shqipërisë dhe Lindjes së Mesme. Do kenë edhe jahtet përkarshi.
Kurse shqiptarët popull gomonesh, do jenë shërbëtorë ose do largohen në Europë.
Porti i ri kushton 2 miliardë euro. Nga do dalin këto 2 miliardë euro? Nga taksapaguesit e varfër shqiptarë.
Thërrisni arsyes nëse keni ndërgjegje njerëzore. Hidheni poshtë këtë marrëveshje.
Mos u përpiqni ta mbuloni duke shkurtuar kohën e diskutimit. Marrëveshja shkel MSA-në, Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Marrëveshja nuk respekton asnjë rregull dhe asnjë ligj dhe Edi Ramës i është dhënë asnjë garanci që asnjë qeveri të mos mund ta padisë mbrapa.
Edi Rama, i bindur të jesh se te porti i marinës do përfundosh vetë.

Deklaratë për Shtyp
Jurgen Spaho: Edi Rama ik, studentët nuk të takojnë, nuk ka dialog pa dorëheqje
Deklarata e kryetarit të Grupit Rinor Universitar Demokrat, Jurgen Spaho: Ajo që Edi Rama provoi dje të shesë si dialog me studentët protestues, nuk ishte

