Berisha: Deputetët po luftojnë për idealet e popullit opozitar! Vetëm ju mund ta shpëtonin Shqipërinë nga kjo gjëmë

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e Forumit Rinor, ka treguar përjetimet e tij në lidhje me lëvizjen e studentëve të dhjetorit ’90, që solli rrëzimin e diktaturës.

‘Kam përjetuar momente të tjera, por kurora e të gjitha përjetimeve të mia lidhet me përjetimin tim në revolucionin demokratik të viteve ’90, në të cilin luftëtarë, personazhe, autorë, ishin të rinjtë e moshës që keni ju sot’, tha Berisha gjatë fjalës së tij me të rinjtë.

Gjatë bashkëbisedimit më të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar edhe arsyet pse vendosi që ti kundërvihej regjimit të Hoxhës.

Berisha u shpreh se, arsyet ishin dy, ajo e votës së lirë dhe faktit se njerëzit ndryshe flisnin në kolektiv dhe ndryshe në biseda private.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me të rinjtë e Forumit Rinor u shpreh se shqiptarët ikin nga vendi, sepse nuk votojnë dot të lirë.

Sipas kryedemokratit, SKAP-i i partisë në pushtet, i ka liruar kriminelët që të vjedhin votat dhe këtu ai solli rastin e Shkodrës, ku banda e Bajrave në 14 maj shkonte nga një qendër votimi në tjetrën për të ushtruar presion.

FJALA E PLOTË

Së pari, ju falënderoj shumë që jeni sot këtu dhe ju siguroj që e kam pritur me shumë kënaqësi takimin me ju.

Ndjej keqardhje të them se këtë takim detyrohemi ta hapim me skena si ato që patë dhe jo me hitet që ju preferoni.

Por, e vërteta, thelbi është se kriza dhe drama shqiptare, sintetizohet më mirë se në çdo gjë tjetër, në ato skena që ju patë.

Unë sot në këtë bisedë me ju, dua t’ju njoh ju me kujtimin më të fuqishëm të jetës sime.

Natyrisht, çdo njeri në moshën time, ka kujtimin e fuqishëm të diplomimit, të martesës dhe bërjes baba, të bërjes gjysh, nga privilegjet më të mëdha që mund të ketë njeriu.

Por unë kam pasur rastin të udhëheq kombin pas rrëzimit të diktaturës komuniste.

Kam përjetuar momente të tjera, por kurora e të gjitha përjetimeve të mia lidhet me përjetimin tim në revolucionin demokratik të viteve ’90, në të cilin luftëtarë, personazhe, autorë, ishin të rinjtë e moshës që keni ju sot.

Ne kishim mbetur ato vite vendi i fundit, diktaturë komuniste.

Ne kishim qenë diktatura më e egër, e trefishtë në Europë. Diktaturë e luftës së klasave, një kasaphane e vërtetë, ku para skuadrave të pushkatimit, në burgjet dhe kampet e përqendrimit, humbën jetën dhjetëra mijëra vetë. Dhjetëra mijëra të tjerë kaluan jetën në internim dhe burgje.

Por, duhet ta dini se nuk ishte kjo forma më e egër e asaj diktature.

Forma më e egër ishte uria kronike e shqiptarëve. Ishte uria kronike e shqiptarëve nga mosushqyerja. Ishte tirania e mjerimit.

Para disa muajsh po shihja një dokumentar për Korenë e Veriut. Diktatori sot më karikaturial i botës, iu kishte lënë fshatarëve nga 400 metra tokë. Kurse në atë kohë, metri vihej te pragu i derës.

Ajo Shqipëria e atyre viteve vuante nga diktatura e tmerrshme e izolimit. Asnjë vend tjetër nuk kishte izolimin e Shqipërisë, sepse ata komunikonin, qarkullonin me njëri-tjetrin. Nga Kamçatka deri në Berlin ishte një hapësirë për të gjithë popujt e vendeve komuniste.

Kurse Shqipëria ishte e rrethuar me tela me gjemba.

Ua përshkrova këtë se në çfarë situate ndodheshim.

Dhe dua të jem i sinqertë, mediat ndërkombëtare dhe jo vetëm ato, parashikonin Shqipërinë të mbetej si kuba e Adriatikut. Pra, nuk parashikonin ndryshim.

Por ndryshimi ndodhi, ndryshimi erdhi.

Unë isha pedagog në universitet, kisha marrë një vendim që t’i kundërvihesha atij regjimi.

Nga pikëpamja materiale isha në rregull. Unë shëtisja, dilja nëpër botë. Paraqisja punimet e mia në kongreset më të rëndësishme.

Por kishte dy gjëra që e bënin të padurueshme jetën time.

Njëra nga këto ishte dubliciteti. Tjetër flisnim në kolektiv, me infermierët, studentët apo miqtë dhe tjetër flisnim në privati me njëri-tjetrin dhe kjo ishte homo duplex. Njeriu i dyfishtë.

E dyta, ishte vota. Unë nuk kisha përjetuar kurrë se ç’do të thotë votë e lirë. Jo, se nuk kisha votuar ndonjëherë i lirë.

Por problemi është se kur sihja, dilja unë nëpër botë dhe shihja vendet që ishin vite drite para nesh, pyesja veten nga u vjen ky zhvillim, nga u vjen kjo begati.

Nuk kisha njohuri ekonomike, të jem i sinqertë me ju, isha mjek, por mendoja gjithnjë se këta votojnë të lirë, ne nuk votojmë.

Këto të dyja, që vinin më shumë nga nuhatje empirike se njohuritë e mia në atë kohë, më shtynë mua të marr një vendim, t’i kundërvihem regjimit.

Pa asnjë shpresë se regjimi do pësonte dëmin më të vogël nga unë, por se ai do bënte çdo gjë ndaj meje, e sigurt.

Mirëpo ngjarjet rrodhën krejt ndryshe.

Në dhjetor 90, bashkëmoshatarët tuaj dolën në rrugë, të vendosur, shumë të vendosur.

Nuk u mashtruan dot nga çdo përpjekje, por gjithashtu nuk u trembën, nuk u tërhoqën.

I rrahën ditën e parë, para syve të mi, në mënyrën më të egër, i përplasën sikur të ishin cungje në IFA, një batërdi. Kurse ata do mblidhnin forcë dhe do dilnin në darkë te sheshi për t’u përballur me regjimin. I kallën datën.

Çfarë përjetova unë? Fuqinë. Mrekullia më e madhe që kam përjetuar në jetën time është fuqia e atyre të rinjve. Fuqi me të cilën ata qëndruan të pamposhtur.

Jo vetëm qëndruan të pamposhtur, por e gjunjëzuan një diktaturë që vriste bashkëmoshatarët e tyre në kufij, megjithëse kishte hequr ligjin e tradhtisë ndaj vendit, por i vriste me motivin se po shkelin rregulloren e kufirit.

Jo vetëm i vriste, por i merrte trupat e tyre dhe i zvarriste që të tmerronte të tjerët.

Mirëpo këta të rinj në Tiranë u bashkuan dhe krijuan një fuqi të jashtëzakonshme, një fuqi nukleare, me të cilën tronditën ne themele diktaturën.

Erdhën më pas ndryshimet e tjera, shumë nga ëndrrat e tyre u bënë realitet, Shqipëria në NATO u bë realitet, Shqipëria si Europa ishte në rrugë e sipër.

Por të themi atë që është, gjatë viteve në pushtet, PD arriti t’i japë Shqipërisë një infrastrukturë

krejt tjetër. Arriti që një standard tmerrësisht i rëndë për ne, renditja në vitin 1992, në tre vendet më të varfra të planetit.

Nuk e di a ua kam thënë ndonjëherë, e thotë bukur një prift polak, që kalon në 90 nga Greqia në Shqipëri dhe shkon drejt Bosnjës.

Unë kisha vizituar shumë vende, kisha parë vende në Afrikë me varfëri të tejskajshme, por vend si Shqipëria nuk kisha parë ndonjëherë. Se në këto vendet në Afrikë, dyqanet ishin plot, por njerëzit nuk kishin para. Këtu njerëzit nuk kishin para dhe dyqanet ishin bosh.

Pra, ndryshoi gjithçka, u krijua një Shqipëri që në vitin 2008 u rendit në mesin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Shqiptarët u bënë qytetarët më të paguar të rajonit. Se çdo vend tjetër, përfshi dy vende të BE, Bullgarinë dhe Rumaninë.

U anëtarësua në NATO, mori rekomandimin e KE për statusin e vendit kandidatit dhe projekte madhore të një rëndësie të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe Europën, si TAP-i, ishin vepër e asaj qeverie.

Dua t’u informoj se nga heqja e vizave në vitin 2010, deri në vitin 2013, në Republikën Federale të Gjermanisë, kërkuan azil vetëm 430 shqiptarë. Dhe ishte shifra më e ulët.

Pra, kishte një besim. Njerëzit pranë nuk ishin të pasur, por një varfëri në rënie dhe një shpresë

dhe besim te vendi i tyre në rritje.

Tani, çfarë ndodhi?

Nga viti 2013 gjer më sot, në 10 vite, nga Shqipëria sipas statistikave të Eurostat, u larguan në vendet e BE, 1.1 milionë shqiptarë, 80 përqind e tyre të rinj.

80 përqind e tyre nën moshën 40 vjeç.

Të ndalemi pak së bashku.

Të supozojmë për një moment se kyu vend ishte i pushtuar nga një pushtues i huaj. Dhe të mendojmë se gjatë këtij pushtimi, u larguan nga Shqipëria, 34 përqind e popullatës.

A meritonte ky pushtues mallkim dhe urrejtje më të madhe për këtë që u bëri shqiptarëve?

Këtë nuk ua bëri një pushtues shqiptarëve, këtë ua bëri një njeri.

Si e realizoi atë?

E patë! Nëse nuk i lë njerëzit të votojnë të lirë, ti u vret shpresën atyre. Në çdo vend, qeveria ka plus-minuset e saj, por në 4 vjet, qytetarët marrin vendimin e tyre.

Kurse këtu, ajo bandë që patë, ka dhjetëra vrasje të regjistruara. Ndonjëri që ishte aty, ka vrarë të fejuarën 15-vjeçare në gjumë.

Dhe kjo nuk ka ndodhur para 30 vitesh apo 20 vitesh, kjo ka ndodhur para pak vitesh.

Ai vrasës ishte këtu. Një prokuror e arrestoi atë, e solli në Tiranë. E kishte SKAP-i i partisë.

Dhe SKAP-i i partisë pasi mori 1 milion, 2 milionë para droge prej tij, nuk janë organizatë ata, do shkojnë në Shkodër. Në Shkodër ai u lirua, ndaj dhe bënte ligjin në qendrat e votimit.

Autokolona e asaj bande, me 6 vetura të blinduara, e shoqëruar nga policia, bënte në darkë mbledhje me ministren.

Ja pse ikin shqiptarët, sepse pushtetin nuk e ndërrojnë dot me votë, sepse vota e tyre diktohet nga krimi dhe vota e tyre shndërrohet në krim.

Erdhi në pushtet përfaqësuesi i tyre, çfarë bëjnë tani? Janë vërsulur me tërbimin më të madh mbi Shkodër, të shpërblehen me pallate, të shpërblehen me resorte.

Pra, të kthehemi pas në vitet 90. Një studiues, ndër më të mëdhenjtë e kohës, Samulen Huntigton, thotë se midis të gjithë diktaturave, më e keqja, më e kobshmja është diktatura e bandave, është mobokracia.

Është kjo që përjeton sot Shqipëria.

Shikoni, ata kanë shëtitur gjithë ditën në Shkodër, por këta kanë guxuar me dhanë kamerat. Të tjerë nuk kanë guxuar.

E tillë ka qenë situata në Durrës. I kanë sjellë nga Dubai vrasësit. E tillë në Elbasan, e tillë në Korçë.

Në diktaturën komuniste, terrorin e ushtronte policia sekrete, në narkodiktaturë ose mobokraci, terrorin e ushtrojnë ata që kanë bërë me dhjetëra vrasje, që bëjnë mbledhje me ministra në darkë dhe dalin pastaj ushtrojnë atë terror mbi qytetarët.

Pse u ndala unë këtu?

U ndala këtu sepse, ka rastisur ju pas një gjenerate, të jem prapë para një të themi një muri të ri diktatorial.

Pas një gjenerate, po e thotë Ronald Regan, e ka të pavdekshme atë, një demokracie për të

vdekur, nuk i duhet më shumë se një gjeneratë.

Gjenerata e juaj në vitet ’90, përmbysi një diktaturë, përmbushi një mision historik nga më të mëdhenjtë për një komb.

Ajo gjeneratë sot ndodhet para një diktature, e cila sipas Huntington, është forma më e zezë e diktaturës. Nuk ka kampe përqendrimi, nuk ka burgje, por ka pasiguri absolute.

Njëlloj si ajo, të kontrollon vullnetin, të kontrollon qëndrimin.

E thashë, ajo gjeneratë e përmbushi misionin e vet.

Koha ju thërret ju më shumë se cilindo tjetër, të ngriheni në lartësinë e misionit tuaj.

Nuk ka forcë, nuk ka fuqi më të madhe se fuqia dhe forca juaj sot dhe nuk ka asgjë që mund t’i rezistojë asaj.

Asgjë nuk mund t’i rezistojë asaj.

Mos mendoni, ajo bandë dhe ministrat që e mbështesin, do vrapojnë si minj para revoltës suaj.

Do shuhen nga fuqia e revoltës suaj.

Kjo gjeneratë pra, ka një mision të shenjtë për vendin dhe për veten sepse të ardhmen ju e keni përpara. Kjo është e vërteta. Por shpëtimi i vendit është shpëtimi i të ardhmes suaj.

Imagjinoni ju, vetëm skenat e sotme, janë unike në historinë e një vendi. Janë të paimagjinueshme.

Sot, Edi Rama kishte urdhëruar që ata që ju keni votuar, të mos mund të futen, ku? Në zyrat e tyre, në sallën e mbledhjeve të grupit të tyre parlamentar.

Nuk po them në komisione, se kishte përjashtuar disa, por në sallën ku bëhen mbledhje. Aty ata nuk mund të futeshin. A ka akt më ekstrem në një demokraci? A ka atentat më të rëndë se t’i vesh drynin derës së parlamentit për të mos u futur përfaqësuesit e zgjedhur nga opozita në zyrën e tyre. Vetëm në diktaturat më të shëmtuara ndodhin këto.

Ju e patë. Pse ndodhi kjo sot? Kjo ndodhi se urdhëroi Edi Rama.

U them atyre gardistëve, pse bëni kështu? Ai ligji juaj ka një nen, që thotë nuk zbatohen urdhra të paligjshme.

Çfarë bënë? Shkuan dhe ndryshoi shkresën mercenari i Edi Ramës.

Imagjinoni ju kur kjo ndodh në nivel parlamenti, se çfarë ndodh me qytetarin e thjeshtë. Se cilat janë të drejtat, cilat janë garancitë që kanë ata në vendin e tyre.

Shikoni qëndrimin që mbahet ndaj studentëve të mjekësisë. Diktatorial.

A e dini se kemi në Kushtetutë një nen që thotë se qytetari nuk mund të ndalohet të dalë jashtë shtetit. Ai nen aty nuk është kot. Ai është se kushtetuta tjetër nuk të lejonte të dilje jashtë shtetit.

Dhe pas 30 vitesh, del tani Edi Rama dhe thotë nuk lejohet të dalësh jashtë shteti. Po kjo është zgjidhje diktatoriale.

Nëse do që këta mjekë, këta studentë të qëndrojnë, rrit rrogat. Mos dyfisho rrogat e deputetëve, dyfisho rrogat e mjekëve.

Dhe në këtë mënyrë ai sheh që ka një perspektivë të qëndrojë. Dhe në vendet e lira bëhet kjo.

Por situata është krejt ndryshe, nga qytetarët me rrogat më të larta në rajon në vitin 2013, sot kemi rroga 20-30 përqind më të ulëta se Kosova.

Po pse? Nëse përpara Sali Berisha kritikohej se Rruga e Kombit shkoi 1 miliard dollarë dhe që

është shlyer për 4 vite, sot kur flitet 1 miliard, del djegësi i Tiranës që nuk ekziston. Por nga ky miliard, janë vjedhur deri tani 130 milionë.

Kjo është situata.

A do rrimë ne duarkryq?

Në dallim nga viti 1990, nuk kam qenë, duhet të jem i sinqertë me ju, nuk besoja se do përmbytej diktatura, nuk shihja, sidomos pas kryengritjes së 2 korrikut, kur diktatori arriti të rivendosë të gjitha siç i kishte.

Por u gabova, ishin studentët.

Sot është situatë tjetër. Sot ka një PD, e cila kaloi një proces shumë të vështirë, shumë tronditës.

Një parti, e cila mori Shqipërinë nga honet e historisë dhe e nxori anëtare të NATO-s, bëri që shqiptarët të kenë rrogat më të larta në rajon, i dha vendit infrastrukturë, ndërtoi rrugë më shumë se të gjitha vendet e rajonit të marra së bashku, tani duhej të shkatërrohej nga Edi Rama.

Në një hakmarrje primitive.

Hakmarrje atërore.

Kjo parti përmbysi pushtetin e etërve të tij dhe shpëtoi shqiptarët.

Edi Rama edhe sot nuk dënon varjen në litar të Havzi Nelës nga i ati i tij. Nuk e dënon.

Edi Rama edhe sot nuk dënon thirrjet e dajës së tij, t’u fusim tanket studentëve në dhjetorin e vitit 90. Dhe këto janë të gjitha të dokumentuara.

Edi Rama nuk respekton asnjë standard dhe ligj për familjarët e tij, por porosit mercenarët e vet në drejtësi, që të vendosin në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, Sali Berishën në masa kufizimi.

Në një kohë kur Sali Berisha në vitin 2012 kishte dërguar ligjin për të hequr çdo lloj dallimi mes qytetarit dhe pushtetarit në Kushtetutë. Nuk e votoi se u thoshte të huajve, ky na arreston menjëherë.

Unë ja ku jam në opozitë dhe i them se e votoj nesër atë ligj. Por gjersa është në Kushtetutë, ai nen duhet respektuar se pastaj del një prokuror bandit dhe shkruan Kushtetutën në zyrën e tij.

Por kjo është banditokraci, nuk mund të pranohet.

Pra, në këto kushte të një banditokracie, shpresa është PD-ja, e cila në një proces, por i kapërceu. Qëndroi në të drejtën e vet.

I mohoi asaj çdo të drejtë kushtetuese në parlament. I mohoi të drejtën e krijimit të komisioneve hetimore parlamentare që është e detyrueshme në Kushtetutë kur mblidhen 35 firma. I mohoi asaj të drejtën e hartimit të ligjeve dhe diskutimit të këtyre ligjeve në komisionet parlamentare. I mohoi asaj të drejtën për të pasur përfaqësuesit e vet, siç don ajo, jo siç don Edi Rama.

Të gjitha këto shfaqje tipike të një diktature që nuk respekton asnjë ligj.

Megjithatë, PD është në këmbë dhe siç e shihni vazhdon betejën e vet.

Unë duhet t’u them ju se përmbysja e kësaj diktaturë është në duart tuaja.

Një parti e tërë është sot në këmbë.

Ai shesh, kur të duam, mbushet me dhjetëra dhe qindra mijëra.

Por, diktaturën e përmbysni vetëm ju. Këtë mos e harroni.

Diktaturën e përmbysni vetëm ju në misionin e gjeneratës suaj.

30 vite më parë, një gjeneratë shpëtoi Shqipërinë nga diktatura komuniste.

Sot, pas 30 vitesh, gjenerata juaj do shpëtojë Shqipërinë nga diktatura e bandës apo narkodiktatura.

Dhe unë ju garantoj ju se për këtë nuk duhet asgjë tjetër vetëm vendimi juaj.

Se në vendimin e parë që ju të merrni atë vendim që morën studentët në dhjetor 1990, i pari që ia mbath nga Shqipëria është Edi Rama dhe banda e tij. Në Dubai apo kudo që të shkojë.

Në këtë mënyrë, ju keni shpëtuar para se gjithash, të ardhmen tuaj.

Pa të ardhmen tuaj, Shqipëria nuk ka të ardhme.

E ardhmja e Shqipërisë është e ardhmja juaj.

Por jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e kombit shqiptar.

Shikoni se çfarë bën ky me Kosovën? Ndiqni shërbimet që i bën Beogradit.

Është e paimagjinueshme që kryeministri juaj të quhet në botë, Pashiqi shqiptar apo kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiqit.

Po pse kjo? Sepse sapo erdhi në pushtet, si një demon, u vërsul drejt Kosovës me të gjithë skenarin e Beogradit.

Së pari, ta ndajmë! Ç’të ndajë Kosovës? Kosova i ka me gjykatë ndërkombëtare të sanksionuar kufijtë. Me ata kufij, Kosovën e ka njohur 95 përqind e botës së lirë.

Pasi dështoi, nxori projektin e Ballkanit të Hapur, që ishte vendosja e hegjemonisë serbe në rajon. Duhet t’ju qartësoj ju.

Në fillim të shekullit të kaluar, Fuqitë e Mëdha në një gabim historik, besuan se Ballkani i rebelëve qetësohet duke vendosur Serbinë si hegjemon të rajonit.

Ajo i kushtoi rajonit, jo atëherë, por edhe para 10 vitesh, gjakderdhjet më të mëdha në historinë e vet.

Dhe ky tani, shndërrohet në një argat që promovon çdo projekt të Beogradit.

A mund të imagjinoni ju? Erdhi këtu presidenti i nderuar francez, Makron, një nga udhëheqësit kryesorë të BE. Një ngjarje historike për Shqipërinë. Franca ka luajtur rol shumë pozitiv në luftën e NATO-s për çlirimin e Kosovës dhe mbrapa. Ka njohur pavarësinë e Kosovës. Presidenti Zhak Shirak angazhoi fuqinë ushtarake të Francës kundër Beogradit, një aleat i Serbisë prej dekadash dhe shekujsh ndoqi.

Por ndoqi parimet dhe të drejtën ndërkombëtare. Ky shkon dhe i kërkon të deklarojë këtu se Kosovës do i anulohen vizat.

Ose shkon në Nju Jork, takohet me Vuçiçin, lajmërohet për atë që u bë në Banjskë dhe del e nuk ngushëllon as familjen.

Ose së fundmi, ndiqeni, u bë takimi në Bruksel, kryeministri i Kosovës e pranoi propozimin, unë e firmos tha, këtë formë asociacioni unë e firmos tani. Ai e refuzoi dhe ai vetë u tha të tjerëve se Kurti korri një fitore të përkohshme.

Çfarë bëri Pashiqi i shqiptarëve? Pashiqi i shqiptarëve nxori të gjithë mediat një javë mbrapa të thotë se ai projekt i asociacionit ishte i Edi Ramës, i liderit global të 1 prillit.

Natyrisht kjo kishte një qëllim, që Vuçiçi ta kundërshtonte, të thoshte se ky është projekti i Tiranës, nuk kam punë me të. Saqë u detyrua komisioni të ndërhyjë dhe ta tërheqë.

Pra, kemi të bëjmë me një person, një zyrtar që përdor të gjithë pushtetin e shqiptarëve kundër gjysmës së kombit. Që bën gjithçka për të krijuar epërsi të Vuçiçit, i cili u them unë ju se është absolutisht një Millosheviç i ri, por në dallim nga i pari, nuk ka doktrinën komuniste, ka lidhjet me Kremlinin shumë më të forta se Millosheviçi, lidhjet me ekstremin e kishës, shumë më të forta se ai.

Ai kishte sigurimin, ky ka Belivukët. Belivukët janë banditët që merrnin dhe bluanin trupat e kundërshtarëve në brigjet e Danubit. Janë si Bajrët që vrasin nga 13-14, si Pëllumb Gjoka, banda e Durrësit e me radhë.

Të gjitha këto janë një motiv shumë i fortë për çdo të ri, për çdo të re që të nisë misionin.

Ne po bëjmë një betejë në parlament. Një betejë e zgjedhur.

Deputetët kanë zgjedhur të luftojnë vetë.

Dhe kanë bërë zgjidhjen më të mirë.

Por aty, ata po luftojnë vetëm për interesat e popullit opozitar, për idealet e popullit opozitar.

Përndryshe, diktatura është e plotë kur deputetit i mbyllet dera e institucionit, kur ai normalisht futet në çdo institucion, dhe i mbyllet dera e zyrës së tij, kjo është gjëmë. Gjëmë e vërtetë.

Nga kjo gjëmë, vetëm ju me guximin, fuqinë tuaj mund ta shpëtoni Shqipërinë.

Unë kam besim se ju, që keni dhuntinë më shumë se të gjithë të tjerët, më shumë se të gjithë moshat e tjera, të shikoni të bukurën. Që keni guximin.

Ju do luftoni kësaj here, që siç u përmbys një diktaturë 30 vite më parë, të përmbyset kjo diktaturë 30 vite më vonë.

BASHKËBISEDIMI I KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA ME TË RINJTË E FRPD

Klea Vukaj, studente Tiranë: Sot PD definitivisht po kalon ngjarje të vështira dhe përballë jush janë ulur rinia për t’ju mbështetur. Pyetja ime është sie e shikoni ju FRPD dhe kontributin dhe rëndësinë që i japim ne lëvizjes që kemi krijuar para dy vitesh?

Ylvina Ndoj: Ndër shumë situata kritike që po kalon vendi ynë, unë di të doja të përmendja njërën prej tyre që është ikja e rinisë. Fenomeni ikja e rinisë për ata që nuk duan t’ia dinë për atdheun është një fenomen i zakonshëm kur e dëgjojnë, por për shumë familje shqiptare fjala largimi i rinisë do të thotë largimi i fëmijëve ë tyre, e bashkë me fëmijët e tyre largohet edhe një pjesë e shpirtit tyre. Largimi i rinisë është një dramë shoqërore, dhe fatkeqësisht në Shqipëri po humb një brez i tërë duke u larguar. Çdo ditë e më shumë ne kemi më pak të rinj, më pak profesionistë, më pak mjekë dhe Shqipëria nuk mund të bëhet me gjithë këto largime. Doktor, unë do të propozoja që duhet të ketë një strategji kombëtare për zhvillimin e politikave rinore dhe duhet më patjetër të ketë një investim më të madh tek rinia. Faleminderit.

Sali Berisha: Ua them me bindjen më të thellë se unë rolin tuaj në këto momente kritike që kalon Shqipëria e shoh vendimtar për shpëtimin e Shqipërisë. E thashë edhe njëherë më parë, sot PD është në këmbë. Nuk e kontrollon më as qeveria dhe askush tjetër, e kontrollojnë anëtarët e saj. Por përsëri, asnjë forcë tjetër përveç jush nuk mund të përmbysë këtë diktaturë. Këtë faktuar historia e revolucionit demokratik të ’90. Të rinjtë e përmbysën diktaturën, dhe të rinjtë përsëri përmbysin diktaturën. Fuqia e tyre është e pakrahasueshme me të tjerë. Guximi i tyre është i pakrahasueshëm. Dhe ky për mua është roli i FRPD. Nuk ka dramë më të madhe se kjo që po ndodh me ne. 80 përqind e atyre që janë larguar janë nën 40 vjeç. Sie lexoj unë këtë? Unë e lexoj si sirenën më lemeritëse të alarmit që të shpëtojmë këtë vend, të shpëtojmë të ardhmen tuaj. Nuk ka diskutim që së bashku do hartohen politikat dhe programet më të updetuara, më të avancuara për rininë. Por, dua t’u them një gjë këtu. Në fakt në vitin ‘90 nuk dinim, moshatarët tuaj, unë që isha me ta, dinim vetëm një gjë: të çlironim vendin nga diktatura dhe ajo doli për mbarë. Përqendruam gjithë fuqinë tonë për t’u përballur me një regjim mizor dhe e hodhëm në tokë. Në këtë rast dimë shumë më tepër, në këtë rast nuk është ajo, siç ishim në ’90 që nuk dinim, përveç asaj që thashë, sot ne dimë. Sot ne kemi të gjithë potencialet për politikat më të mira. Dhe një ditë e thashë: po si mund t’i vësh ti mjekëve atë gjobë të turpshme. Qëkur u vu, ngrita zërin dhe thashë: ky është shkatërrimi, sepse di, ju njihni më shumë se unë, por edhe unë njoh që u nisën jashtë për të provuar fatin e tyre në universitete tjera, ua mbylli. Pra, a mundet që ju të paguani tarifat më të shtrenjta në Europë përveç dy vendeve, në një kohë kur prindërit tuaj, familjet tuaja kanë të ardhurat më të ulëta në rajon. Ju paguani më shumë se francezi, gjermani, italiani, përveç dy kombeve, përveç anglezëve dhe holandezëve. Tarifa në shkolla. Çfarë ndodhi? Ju keni dëgjuar qeratë në Tiranë janë të tretat më të lartat në Europë. Ju me qera jetoni shumica në universitet, ç’ka do të thotë ndërpre universitetin se nuk e bën dot. Kosova u dha 100 euro vetëm për shkak të qerave. Ky nuk u jep asnjë qindarkë. Ndaj edhe nuk ka diskutim që do bëhet gjithçka për ë përmbysur këtë situatë dhe ajo kërkon një program krejt tjetër për të rinjtë, në qoftë se duam të ndërtojmë të ardhme. Kështu që, një strategji kombëtare do ndërtohet nga ju dhe ne së bashku në epiqendër rininë potenciale dhe të ardhmen e saj.

Oresti Berberi, gjimnazist Durrës: Do doja të thoja tre pika qoftë për forumin rinor, qoftë për PD. Një nga pikat kryesore që duhet që të rinjtë në FRPD të jenë aktiv dhe akoma më me pasion për të rrëzuar Edi Ramën, sepse asnjëri prej nesh këtu nuk e do. As Edi Ramën dhe as bandat që janë aty. Meritokracia në forumin rinor duhet të jetë në nivele shumë të larta, edhe si meritokracia që ndodh nga qeveria Rama, edhe nga meritokracia që mendohet se është e mirë. Pika tjetër, sot siç e tha dhe vajzë të rinjtë po ikin, por do doja t’ju thoja që nëse doni që edhe këta të rinjtë që janë këtu midis nesh, këta të rinj që po flasin sot me ju dhe këta të rinj që dalin në protesta të mos ngrihen nesër, duhet të ngrihemi sot jo me fjalime, jo me deklarata dhe jo me fjalë të bukura për t’i thurur dhe për t’i bërë vargje. Duhet të ngrihemi në protesta, duhet të ngrihemi fuqishëm dhe duhet të bëjmë atë që studentët e ’91 u ngritën duhet ta bëjmë ne prap sot, duke e nisur direkt me vepra pa e ditur sulltani i madh në sarajet e veta. Faleminderit.

Mirëmbrëma doktor Berisha. Përmendët pak më përpara periudhën që keni qenë pedagog dhe dy nga arsyet madhe që vendosët t’i kundërviheshit regjimit që ishte mungesa e lirisë, e drejta e votës. Por di të them që pedagogët e mi sot po ikin, një pjesë e tyre nuk votojnë, mos them që irritohen kur u hap tema politike. Shoqëria ime po ikën, mbase një ditë edhe unë mund të iki, vitet në opozitë po ikin. Në gjykimin tuaj cila mendoni që është përparësia më e madhe e këtij brezi, e kësaj rinie, të rinisë së viteve ’90 kundër të po të njëjtit regjim, përveçse jemi bijtë e tyre dhe kemi një PD. Faleminderit.

Sali Berisha: Përparësia absolute në bindjen time më të thellë është arkivimi i këtij regjimi. Shpëtimi i të ardhmes suaj, shpëtimi i Shqipëria. Shqipëria ka të ardhme në qoftë se ju do keni të ardhme. Shqipëria pa të ardhmen tuaj do shkojë drejt shkretimit të vazhdueshëm të saj.

Ndaj edhe për të qenë shumë i hapur me ju. Ka në biseda që bëj që më thonë: Sali, po ky përqendrim total te Edi Rama, sa shkon? Tani ne në ’90 në atë revolucion fituam se u përqendruam tërësisht te diktatori dhe diktatura. Pasi i dhamë vendin e merituar në ndërtuam, ose së bashku arritëm, shënuam ato ndryshime, por të shmangësh objektivin kryesor në këto momente është t’i japësh atij atë që nuk e meriton kurrë. Të dashur miq, po marr vetëm një moment. Çfarë është përhapur dhe që dëgjoni universalisht? Ju dëgjoni që Edi Rama e vjedh votën, por i fiton zgjedhjet. Nuk ka fatalitet më madh seunë ua them ju. Në qoftë se ai në kundërshtim me çdo ligj shpërndan zarfe 683 pensionistëve në mes të fushatës elektorale. Në qoftë se ai në kundërshtim me çdo ligj i merr logon partisë opozitare dhe ia jep një pengu të tij, në qoftë se ai në kundërshtim me çdo ligj shpall rritjen me 900 euro të rrogës dhe rrit ca rroga për të treguar që i rris mes fushatës elektorale. Në qoftë se ai në kundërshti me çdo ligj shpërndan 60 milionë dëme nga tërmeti, pikërisht në kulmin e fushatës elektorale. Në qoftë se ai në kundërshti me çdo ligj jep me dhjetëra e mijëra leje, legalizime, etj. Në qoftë se ai në në kundërshtim me çdo ligj mobilizon banda vrasësish, siç e patë, më thoni ju mua, a mund të thotë kush që ai fiton? Ai nuk fiton kurrë. Se ai po të fitonte, nuk i bën kurrë ato. Ai po të fitonte, po pikërisht se nuk fiton i bën ato. Prandaj, miqtë e mi koha është për veprim, koha është për përballje me të. Dhe të jeni të bindur, ne jemi gati kur të jeni ju gati. Por të sigurt që ne e fitojmë atë betejë me ju të parët, me ju në ballë. Ju jeni forca, ju jeni fuqia.

Dhe do t’ua them një gjë këtu, nuk kam pse t’ua mbaj sekret ju. E thotë Hofteri, njerëz të librave, e thotë një psikolog i madh. Diktaturën, thotë, e mbështet nomenklatura e tij dhe ata që numëron kafshatën, sepse ai që numëron kafshatën ai është topitur. Ai gjatë gjithë ditës është detyruar të mendojë për kafshatën e fëmijëve të tij. Ua thashë këtë sot këtu për të patur vetëdijen e jashtëzakonshme të rolit që ju keni. Në ballë ju, nuk ka diktaturë kurrë që mund t’ju rezistojë. Shqiptarët do iu ndjekin prapa kujanë dhe ku nuk janë dhe pastaj përgjigja, por ama një gjë, kjo parti ka faktuar se iu ka dhënë gjërave përgjigje. Thashë prapë, në qoftë se më përpara 1 miliardë përmendej Rruga e Kombit, sot 1 miliardë është djegësi i Tiranës që nuk ka nam as nishan. Koha është secili nga ju fibrës së tij politike t’i bëjë apel dhe të ngrihemi. Të punoni me çdo shoqe dhe shok tuajin, me çdo gjimnaziste dhe gjimnazist, të punojmë shumë që të ndërmarrim një betejë të pathyeshme, dhe u garantoj se fitorja është e sigurtë.

Se Edi Rama dhe kjo diktaturë do shembet, do shkërmoqet, do përfundojë ne analet zeza të historisë. Sapo ju të vendosni, sapo shokët dhe shoqet tuaj të vendosin.

Laert Vasili, gjimnazist Tiranë: Kam lindur kur ju keni qenë në pushtet, por fatkeqësisht jam rritur në opozitë, dhe duke u rritur në opozitë shikoj që 2025 po afrohet, dhe të them të vërtetën shikoj vetëm një mënyrë për të fituar, kjo është përmes bashkimit. Duhet të harrojmë z.Berisha mëritë dhe ndryshimet që ne kemi, sepse besoj si unë janë shumë shqiptarë që me një opozitë të përçarë nuk ka shumë shpresë, por me një opozitë të bashkuar, të krijohet një tryzë e përbashkët dhe ky front opozitar të nxjerrë një dokument të unifikuar që të ketë një qëllim: rrëzimin e Edi Ramës. Të nxjerrim një platformë me 5 pika të qarta për të mos e lodhur popullin që ka kaluar 10 vjet duke dëgjuar llafe pas llafesh. Siç thatë edhe ju që fitoren e kemi ne në dorë, është shumë e vërtetë. Fitoren e kemi ne në dorë, por mekanizmat i keni ju. Kështu që si lideri i mazhorancës opozitare duhet të bëni hapin e parë për të bashkuar opozitën. Faleminderit.

Sali Berisha: Të falënderoj për diskutimin dhe për sugjerimet. Ky është një proces dhe ke shumë të drejtë, një front i bashkuar dhe një opozitë e bashkuar është dhe kjo një kusht tjetër për t’iu përgjigjur kësaj diktature. Të garantoj, asgjë nuk pengon bashkimin e kësaj opozite në vlerësimin tim po ndodh. Sot për shembull në këtë përpjekje parlamentare që po bëhet, që është protestë. Kjo është protesta parlamentare më e gjerë. Ka ndodh më parë greva urie në parlament, por kjo është më e gjera. Janë disa forca politike opozitare. A do zgjerohet kjo? Po, do zgjerohet me të gjitha forcat politike të cilat kanë në parim largimin e Edi Ramës dhe jo bashkëpunimin me Edi Ramën. Se të jem i sinqertë, opozita kaloi një proces të vështirë, të pashembullt. Në historinë politike është e vështirë të gjesh atë proces që pësoi PD, dhe aty gjithçka ishte dora e Edi Ramës. Tani PD është në këmbë, do bëjë gjithçka, dhe vetëm me forcat politike, por do bëjë gjithçka për t’u bashkuar me çdo faktor në një front të gjerë në përmbysjen e diktaturës Por sado tavolina të gjera të shikoni, sa dokumente të lexoni të prodhuara nga këto tavolina, një gjë mos harroni, forca që do përmbysë këtë diktaturë jeni ju, para së gjithash ju, për këtë mos kini asnjë dyshim.

Mario Çeça, kryetar i FRPD dega 13: Shpresoj dhe besoj që shumë shpejt që të fillojmë protestat, por a rrëzohet ky regjim totalitar me protesta paqësore?

Sali Berisha: Pyetje shumë e drejtë. Ky regjim totalitar të garantoj që të rinjtë, rinia shqiptare, e mbështetur sigurisht e rrëzon pa asnjë diskutim. Nuk rrëmbyem armët ne, ata tjerët rrëmbyen armët kundra nesh, por ne jo, në vitin ’90. Ne nuk i rrëmbyem armët, ne i qëndruam besnik në parimet që besonim që nuk duhet të ngjallim një luftë vëllavrasje midis shqiptarëve dhe kjo triumfoi. Ju garantoj ju. Është tjetër arma, tjetër mosbindja civile, janë dy gjëra. Mosbindja civile është e domosdoshme. Si sot kam një skenë, nuk e harroj kurrë kur nxënësit e klasave të shtata vunë përpara sampistët tek Pallati i Kulturës. Në fakt ata arritën t’i shmangin një grup studentësh, po këtyre nuk patën ç’tu bëjnë. Nxënësve të klasave të 6-7, dhe unë njihja nja dy prej tyre. Më vjen mirë që je gjimnazist. Gjimnazistët duhet t’i përfshijmë, mos harroni. Ishin gjimnazistët kryesisht ata që e përmbysën për armët kimike. Është kështu, apo jo? Se duhet t’u përcaktojmë secilin vendin. Në fakt gjimnazistëve më shumë se gjithë të tjerëve, qenë edhe studentë por ata ishin luanë të zgjuar.  Duhet të zgjohet luani pa hienat t’ia mbathin, ta keni shumë të qartë. Shqiptarët nuk presin asgjë tjetër veç zgjimin e luanit, dhe luani jeni ju, të jeni të sigurtë për këtë. Tani, në krye të misionit.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale