Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë në Jalë, për 54 mijë euro. Shitësi i pronës tek Isa Aliu mbetet anonim, shitësi i vërtetë është kreu i Meduzës

KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën e zhvilluar ditën e sotme ka denoncuar atë që e cilësoi si një nga aferat më të rënda të grabitjes së pronave dhe pastrimit të parave në Shqipëri, duke lidhur aktivitetin e grupit kriminal të Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Shpëtim Aliut me investime multimilionëshe në bregdetin e Jalës. Berisha deklaroi se goditja e fundit ndaj këtij grupi kriminal ka nxjerrë në dritë një rrjet kompanish ndërtimi dhe turizmi që, sipas tij, janë përdorur për pastrimin e parave të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Sipas kryedemokratit Sali Berisha, figura qendrore e skemës së pastrimit të parave ka qenë Isa Aliu, vëllai i Shpëtim Aliut, i cili sipas akuzave të ngritura nga autoritetet ndërkombëtare lidhet me grupin përgjegjës për trafikimin e rreth 50 tonëve kokainë gjatë viteve 2020-2021. ‘Por habinë më të madhe e përbën mënyra sesi janë përfituar pronat në Jalë. Kemi të bëjmë me një rast unik, ku ekziston blerësi, por nuk ekziston shitësi’, deklaroi Berisha.

Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës Sali Berisha paraqiti dokumente që, sipas tij, tregojnë se tre parcela me sipërfaqe totale rreth 15 mijë metra katrorë në Jalë janë blerë nga Isa Aliu për vetëm 6 milionë lekë të reja, ose rreth 54 mijë euro. ‘Praktikisht toka është blerë me 3 deri në 4 euro metri katror në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar. Ky është një çmim qesharak që ngre dyshime serioze mbi origjinën dhe mënyrën e përfitimit të pronës,’ u shpreh ai. prona ndodhet në një zonë ku po projektohej ndërtimi i hotelit luksoz ‘Zig-Zag’, një resort me pesë yje dhe mbi 200 dhoma, i cili do të zhvillohej nga kompania ‘Seavieë Development’.

Një nga akuzat më të rënda të kreut të PD-së Sali Berisha, lidhet me mungesën e identitetit të shitësit në dokumentacionin kadastral. ‘Është hera e parë në jetën time që lexoj për një blerje toke pa u ditur pronari. Në kartelat e pronësisë mungon emri i shitësit, mungon mënyra e përfitimit të pronës dhe mungojnë të dhënat bazë që duhet të përmbajë çdo dokument pronësie. Ky është shteti piramidë i falsifikimit,’ deklaroi ai.  Berisha u shpreh se, për tre vite prona ka qenë e bllokuar nga strukturat e kadastrës për mungesë dokumentacioni, ndërsa më pas kufizimet janë hequr në rrethana që sipas tij kërkojnë hetim të plotë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ngriti gjithashtu dyshime se parcelat ku po planifikohej investimi ndodhen pranë zonave të pretenduara si prona nga familjarë të Edi Rama. ‘Pozicioni i tokës lë shumë vend për dyshime. Ajo ndodhet ngjitur me pronat që pretendohet se lidhen me familjen Rama. Ne nuk kemi mundur të gjejmë shitësit. Nuk ekzistojnë. Kjo është arsyeja pse dyshimi mbetet i fortë,’ theksoi Berisha. Sipas tij, dokumentet tregojnë gjithashtu se toka shkëmbore pranë bregdetit është regjistruar si ‘pemëtore’, një klasifikim që sipas tij ka shërbyer për të justifikuar përfitimin e saj në kundërshtim me ligjin.

Gjatë konferencës për mediat, lidëri i opozitës u shpreh se, raportet e vlerësimit të tokës janë hartuar para se të ekzistonin kontratat e shitblerjes, duke ngritur pikëpyetje mbi vlefshmërinë e të gjithë procedurës. ‘Raporti i vlerësimit mban datën 15 shtator 2021, ndërsa kontrata e shitblerjes është firmosur më 23 shtator. Pra është bërë vlerësim për një pronë që blerësi ende nuk e kishte blerë. Kjo është një skemë që nuk qëndron juridikisht,’ deklaroi Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, kërkoi që çështja të hetohet në tërësi nga institucionet e drejtësisë, duke e cilësuar rastin si një provë të funksionimit të një ‘narkoshteti’ dhe të një sistemi të ngritur mbi falsifikime pronash në zonat më të shtrenjta të bregdetit shqiptar. ‘Shikoni ku ndërtohen resortet dhe si ndërtohen. Kur një tokë blihet pa shitës, kur dokumentet janë të paplota dhe kur prona shkëmbore shpallet pemëtore, kemi të bëjmë me një skemë që meriton hetim të plotë. Kjo aferë nuk mund të mbetet pa përgjigje,’ gjatë konferencës kryedemokrati Sali Berisha.

FJALA E PLOTE:

Goditja e fundit ndaj grupit Dritan Gjika, Eldi Dizdari, Shpëtim Aliu, ka çuar në konfiskimin e një mori asetesh dhe kompanish, kryesisht nëfushën e ndërtimit dhe turizmit, që përdoreshin për pastrimin e parave të drogës.

Në krye të pastrimit të parave qëndronte Isa Aliu, vëllai i Salvadorit, Shpëtimit, figura qendrore që furnizonte grupin Dizdari-Gjika, përgjegjës për trafikimin e 50 tonë kokainë vetëm përgjatë vitit 2020-2021.

Por ju tani do njiheni me habinë e re të narkoshtetit të Edi Ramës.

Në pronat e sekuestruara mes të tjerash bie në sy edhe sekuestroja që i bëhet pronave të një ndërtimi që po zhvillohej në zonën e Vunoit.

E keni parasysh Vunoin ju, nuk është gjë Surreli se ç’është Vunoi, ose të themi fshati i Edvinit dhe dajë Kolekës.

Të gjitha të drejtat reale për pasuritë e paluajtshme që përfitohen nga subjekti Seavieë Development dhe Aliu Road House nëpërmjet aktit noterial kryerje punimesh për ndërtimin e hotelit Zig-Zag, me pesë yjë dhe mbi 200 dhoma, në Jalë, Himarë për të cilin shoqëria Navalno Group ka marrë përsipër bashkëfinancimin në masën 40 përqind dhe lejen e ndërtimit nga AZHT, thuhet në njoftimin që ka bërë SPAK për këtë hotel.

Nga hulumtimet tona rezulton se Seavieë Development është bijë e kompanisë Aliu Road House dhe ka aplikuar për leje ndërtimi në AZHT në 29 prill të këtij viti dhe ishte i 41-ti në listën e diskutimeve.

Leje ndërtimi për objektin hotel Iberostar Resort me pesë yje, me një, dy, tre dhe katër kate mbi tokë dhe një gjer në pesë kate mbi tokë, me vendndodhje në Jalë, Bashkia e Himarës me objekt zhvillues shoqërinë Seavieë Development.

Por ajo që bie në sy është se toka që Isa Aliu ka blerë në breg të detit në Jalë është me çmime jashtëzakonisht të ulëta, qesharake.

Këtë zonë në tokën kadastrale me një sipërfaqe prej 15 mijë metër katrorë, Isa Aliu e ka blerë me vetëm 6 milionë lekë të reja ose me kursin e kohës e ka blerë gjithsej me 54 mijë euro.

I bie 3-4 euro metri katror.

Përkatësisht, pasuria me numër 3614, 4400 metër katrorë, zona kadastrale 3844 është blerë me 1 milion e 760 mijë lekë.

Pasuria numër 33615, 4200 metër katrorë, zona kadastrale 3844 është blerë me 1 milion e 680 mijë lekë.

Pasuria numër 33616, 6600 metër katrorë, zona kadastrale 3844 është blerë me 2 milion e 560 mijë lekë.

Pra, siç e shikoni, pranë gjithsej 15 mijë metër katrorë tokë të blera vetëm për 400 letër metri katrorë apo 3.2 euro metri katror.

Shiheni ku toka është blerë me 3.2 euro.

Nga dokumentet rezulton se prona ishte bllokuar nga ASHK për mungesë dokumentacioni si raporti i vlerësimit dhe kontratat e shitjes.

Dhe për tre vite nga blerja, rezulton e tillë.

Për t’ua thjeshtuar pak që në fillim, se nuk mund ta imagjinoni.

Toka nuk ka shitës.

Nuk ka.

Unë e kuptoj se si ka mundësi, në republikën e kolonel Buendias të Gabriel Markez funksionon vetëm fantazia.

Toka nuk ka shitës pra.

Ky është narko-shteti i Edi Ramës.

Por Isa Aliu është kujtuar të çojë një kërkesë në ASHK për heqjen e kufizimeve në fund të vitit 2024.

Pra, ASHK e ka bllokuar sepse nuk ka shitës dhe këtë Isa Aliu alias Isa Rama e kërkon heqjen e kufizimeve në fund të vitit 2024.

Ndërkohë, i ndjeri Artan Lame u shkarkua në mars të vitit 2023 vetëm pesë ditë pasi publikoi në Klan Neës hartën e tokave të Vunoit.

Kjo tërboi kreun e Meduzës, pronarin fiktiv falso Edi Rama.

Dhe e shkarkoi.

Pse? Se publikoi hartën.

Armand, tani kërkoj pak ndihmën tënde që t’ua shpjegosh hartën.

Sali Berisha: Armand, tani të kërkoj pak ndihmën tënde t’ia shpjegosh.

Armand Maho: Këtu është harta e Vunoit. Ne e kemi bërë publike që në vitin e kaluar në mars.

Armand Maho: Toka që pretendohet ndodhet këtu. Hoteli Zigzag.

Sali Berisha: Po, hoteli Zigzag është aty.

Armand Maho: Ngjitur me këtë, po ta vini re mirë, është prona 3/613. Ndërkohë blloku i pronave ku do të ngrihet hoteli është 3/614, 3/615 dhe 3/616. Pra janë tre blloqe pronash që bëjnë 15 mijë metra katrorë, që i përkasin, jo këtyre numrave që janë deklaruar në certifikatë pronësie, po këtij numrit këtu, 3/552, e cila, sipas tyre është lënë tokë publike.

Sali Berisha: Pa pronar!

Armand Maho: Pra, informacionet tona është që Rama e ka tokën këtu. Vetë domethënë ka folur për majën e Kolekës. Ja ku është gryka. Ktheje dhe një herë te harta.

Sali Berisha: Koleka që skanë asnjë lidhje me Kolekën e tij.

Armand Maho: Ja ku është gryka dhe maja e Kolekëve është këtu. Pra është në të njëjtën, në të njëjtën zonë, në të njëjtën parcelë, me të cilën ata kanë përfituar tokën. Dhe thotë domethënë vendimi thotë, bishti i Vishës së Vogël. Bishti i Vishës së Vogël i bie këtu. Po deri këtu, nga ky këtu, deri këtu e kap bashkia Himarë. Pastaj këtej vazhdon njësia administrative Vuno.

Kthehemi prapë te hoteli se duhet ta shohin shqiptarët se si ndërtohet parajsa, shihni fantazinë e tij.

Pra, për tre vite Isa Aliu bashkë me noterin nuk e kanë ditur se për regjistrimin në ASHK duhet kontrata e shitblerjes dhe raporti i vlerësimit…

Por pozicioni ku është blerë toka lë shumë për të dyshuar. Disa gjëra që janë të sigurta janë fakti se toka ndodhet në kufi me tokën e pretenduar nga Edi Rama.

Ndërsa dyshimi i fortë mbetet se kjo tokë është brenda kufijve për të cilën Edi Rama, e ndjera Aneta Rama dhe Olsi Rama pretendojnë bashkë me gjithë fisin Koleka.

Ne nuk kemi mundur të gjejmë shitësit. Nuk ekzistojnë. As mënyrën se si e kanë përfituar shitësit këtë tokë. Është rasti i parë në histori kur ka blerës pa shitës.

Se ky Aliu ose është nga Kavaja ose nga Elbasani… Ky këmbë njeriu të vetin në Vuno nuk ka.

E kuptoni çfarë ndodh në shtetin e mafies?

Në certifikatën e regjistrimit, zëri kadastral është shënuar pemëtore.

Është shënuar pemëtore në një vend që ka pasur absolutisht vetëm shkurre, më vjen keq… shiheni, a mund ta imagjinoni ju tani, shikoni është plot shkurre.

Nga na dolën bahçe këtu ku kudo ka shkurre.

Dhe dihet që ai që ka bërë projektin ai i ka prerë shkurret. Pemëtore… na doli pemëtore tani.

Pra në rast se nuk do ishte shënuar e tillë, çdo lloj forme përfitimi, qoftë me AMTP, qoftë me trashëgimi do ishte e pamundur të posedohej, pasi në Vuno janë ndarë me ligjin 7501 vetëm ullishtat.

Ndërsa për pronat e tjera që janë në proces gjyqësor, ose nuk kanë mundur të provojnë pronësinë, pasi kullotat nuk kanë qenë në pronësi të askujt.

Tani duhet të jemi pak të vërtetë, kullotat kanë qenë komunale. Në ligjin e perandorisë, toka, ajri dhe deti i përkisnin perandorit.  Ai ua jepte ato me qira për mirëqenien e qytetarëve. Kjo është e vërteta absolute e Perandorisë Otomane.

Në kuadrin e saj, sigurisht në shkallën e një autonomie siç thotë Stavro Skëndi për Republikat e Alpeve, që thotë se ishin pothuajse si republika autonome, kishte një treg, megjithëse perandori e ushtronte edhe aty pushtetin. Por kishte disa lehtësira, një treg toke, por pastaj pjesa tjetër ishte gjithçka e perandorit.

Komunale.

Hajde në Alpe ju të çoj nga të gjitha bjeshkët janë vetëm dy-tre individuale, të gjitha të tjerat janë komunale.

Sepse perandori i kishte përcaktuar komunale. Që të hyjmë në të vërtetat siç janë. Do të thotë janë në përdorim.

Më 9 shtator 2024, famozi Isa Aliu, që tani po merr rreze dielli në Dubai, me vendim të asamblesë, ku është i vetmi, vendosi të kalojë asetet e kompanisë ‘Aliu Road House’ kompanisë bijë krijuar vetëm dy muaj më parë.

Tre parcelat të zonës kadastrale 3844 Vuno ia kalon kompanisë bijë.

Por aty vihet re se prona ka qenë e bllokuar, ose kishte kufizim pronën nga ASHK-ja të vendosur me datën 21.07.2022 me pretendimin se nuk ka dërguar pranë këtij institucioni raportin e vlerësimit.

Nga ana e ‘Aliu Road House’ i kërkohet ASHK-së heqja e kufizimeve të pronës pasi nuk ka qenë njoftuar nga noteri se për regjistrimin apo rivlerësimin janë nevojitur raporti i rivlerësimit dhe certifikata e pronësisë.

Mashtrime të mirëfillta!

Bashkëngjitur shkresës dorëzohet dhe raporti i vlerësimit për tre pronat dhe certifikatat e pronësisë.

Dëgjoni tani.

Por duket se edhe këtu ka mangësi që të bëjnë të dyshosh shumë.

E para sepse raporti i vlerësimit shprehet se kërkesa është bërë nga pronari Isa Aliu në vitin 2021 dhe vlerësuesi ka mbërritur në Vuno me datën 12 shtator ku ka vlerësuar se kjo tokë në pronësi të Isa Aliut nga Elbasani kishte një vlerë nga 3 deri në 1 mijë lekë dhe për këtë janë pyetur pronarë përreth.

Dëgjoni tani çfarë falsitetesh.

Por dhe në këtë raport ka diçka që nuk shkon. Kjo sepse në momentin që është bërë vlerësimi i një toke të ndarë në tre parcela ngjitur, Aliu nuk kishte firmosur kontratën e blerjes.

Dëgjoni pra, këta shkojnë bëjnë vlerësim toke pa blerje.

Ai që i nisi këta, shteti që i nisi këta, nuk kishte kontratën e blerjes nga Aliu. Dhe natyrisht zero pretendime se ky ishte pronari i tokës.

Raporti mban datën e përpilimit 15 shtator 2021, ndërsa kontrata e shitblerjes mban datën e firmosjes një javë mbrapa, 23 shtator 2021.

Pra u bë vlerësimi pa kontratë shitblerje.

Në praktikë vlerësimin e kërkon shitësi, po shitësi është anonim. Sepse shitësi është kreu i Meduzës. Dhe jo blerësi, kurse në këtë rast vlerësimin e kërkon blerësi.

Dhe e dyta, s’mund të jetë pronar një individ që endes s’ka firmosur kontratën e shitblerjes.

Pra Isa Aliu nuk mund të jetë pronar.

Më tej, bashkëngjitur janë dhe tre certifikata pronësie të lëshuar nga Kadastra e Vlorës me datën 28.12.2023, të cilat janë firmosur elektronikisht nga famozja e Partisë Socialiste, Ina Luçi.

Ina Luçi, në mos gabohem është një gjithashtu akraba, po do ta verifikoj, e Hakmarrjes për Drejtësi.

Më duket, po tani do ta bëj një check-up, dhe në qoftë se nuk është, do t’ju informoj, se më kujtohen ca udhëtime që bënte me Gjonajn ose Ramën, me atë si quhej ajo vajza tjetër, me radhë e me radhë, po më duket se kjo është, po do ta verifikoj këtë nuk mund të them.

Por edhe këtu toka cilësohet pemëtore, shikoni çfarë është pemëtorja ë?

Pse pemëtore tani? Pse pemëtore? Sepse ullishtat u ndanë me 7501-shin.

Dhe për ta bërë këtë të ndashme me 7501-shin shpallën pyllin ullishte.

Ja shifeni sa ullishte është. Që të shkoni atje dhe të gërmoni ju garantoj se 1 metër në thellësi s’do të gjeni një kokërr ulli. Një farë ulliri, një bërthamë ulliri s’mund të gjeni aty.

Nga ana tjetër, ASHK e Vlorës duket se në lëshimin e certifikatës së pronësisë nuk ka plotësuar një tjetër detyrim ligjor, duke qenë se certifikata është lëshuar nga sistemi elektronik dhe firmosur prej vetë drejtoreshës Ina famoze, duhej të shoqërohej dhe me kartelën e pronësisë, e cila përmban të dhënat e pasurisë, të dhënat e titullit të pasurisë, të dhënat e regjistrimit paraprak, të drejtat reale, kufizimet e tjera të pronësisë, si dhe informacione të tjera të pronës.

Ky dokument në certifikatën e lëshuar nga sistemi nuk ekziston. Pra, ekziston vetëm certifikata dhe një hartë topografike që nuk thotë asgjë.

Kartela ose kartelat e pronësisë do lëshoheshin vetëm 5 muaj më vonë me datën 16.05.2024 me firmën e drejtorit të sektorit, Odise Seferaj.

Por sërish, nga ajo që vihet re është fakti se në këto kartela nuk është pasqyruar emri i shitësit.

A mund të imagjinoni një shtet që ka kartela pronësie të blera, por shitësin e ka eterik. E ka anonim. Është kryeministri, ky është gjithçka. Ky është gjithçka.

Nuk është pasqyruar mënyra e përfitimit të pronës me AMTP apo vendim gjykate.

Pra, të gjitha ato që duhet të përmbajë një kartelë pronësie, në të cilat më pas bëhet regjistrimi, kartela nuk i ka.

Të tre kartelat e pronësisë janë identike. Pra jepen të dhënat e pasurisë, numri i kontratës, të cilave u ndryshon vetëm numri fundor, data të tria me datën 23.09.2021 dhe data e regjistrimit në të njëjtën ditë 21.07.2022.

Pra ditën që është bërë dhe kufizimi i pronës që famozi Isa Aliu,  por mungojnë tre seksionet e rëndësishme, si të dhënat e regjistrimit paraprak, pra në emër të kujt ka qenë e regjistruar më parë prona dhe si është përfituar, të drejtat reale dhe çdo përshkrim tjetër i pronës.

Ky është shteti piramidë i falsifikimit.

Shikoni ku ndërton hotele Edi Rama, si i ndërton hotelet. Turp e faqe e zezë.

Pra, çfarë ka qenë në kohën e kooperativave nuk thuhet, çfarë është shndërruar nuk thuhet, kujt i është dhënë nuk thuhet dhe se po flasim për pemëtore apo jo, nuk thuhen më.

Hartat e publikuara nga Artan Lame, dhe ne i kemi marrë ato në kronikën televizive të datës 4 mars 2023 në Klan Neës, provojnë të qartë për falsitetin e këtyre dokumenteve.

Vetëm 5 ditë pas publikimit të tyre, i ndjeri Artan Lame shkarkohet nga detyra me firmë të vetë Edi Ramës.

I pamëshirë!

Nga hulumtimi që kemi bërë rreth këtyre dokumenteve shohim se prona ku do zhvillohet resorti i Isa dhe Shpëtim Aliut … Salvator Aliu e ka këtu, nuk ishte regjistruar ende si parcelë kadastrale.

Madje, as numrat e parcelës nuk kanë ekzistuar.

Kemi identifikuar parcelën me numër 6613 që është ngjitur me parcelën kadastrale ku do ndërtohet resorti 3537 në kufi me këtë pronë dhe disa të tjera që janë të paqarta, por pikërisht tre prona në një sipërfaqe 17 mijë metra katrorë kanë qenë të paidentifikuara ende.

Prona në fjalë është inkorporuar brenda parcelës 3552 që është disa qindra hektarë, por që duket qartazi që janë kullota.

Në këtë pronë e inkorporuar ka qenë edhe ajo për të cilën pretendon Edi Rama, e ndjera Aneta Koleka, mamaja e tij, vëllai i tij Olsi Rama, si pasuri në vendin e quajtur Maja e Kolekëve. Edhe njëherë, Maja e Kolekëve ka të bëjë me krahun tjetër të Kolekëve… ai ka qenë ministër, ai ka qenë zyrtari i lartë në perandori, ata kanë qenë degë e fisit Koleka, por ofiqarë të lartë në perandori dhe pas shembjes së perandorisë.

Ai është ministër që ka udhëhequr shqiptarët në luftën e Vlorës, është një figurë e ndritur e historisë kombëtare dhe absolutisht nuk është kurrë e Spiros, Petros dhe e këtyre që kishin gjithsej shtatë dhi dhe një gomar dhe jetonin në varfëri të plotë.

Pra, siç e shihni, deri në momentin që Lame ka qenë në këtë detyrë, nuk ka pranuar kurrë të regjistrojë apo identifikojë as pronën e Aliajve, as të Ramajve.

Jo, s’e ka bërë këtë ai.

Por pse ne dyshojmë se shitësi i kësaj prone ose është ndonjë prestanome, ose është ose është vëllai i kryeministrit.

Për këtë do t’i rikthehemi vendit të hartave ku Rama dhe fisi Koleka pretendojnë se janë pronarë të 224 mijë metra katrorë.

Të pamëshirë!

Kanë futur aty dhe kanionin e Gjipesë.

Pasuria në vendin e quajtur Bishti i Vishës së Vogël e zotit Petro dhe Spiro Koleka në një sipërfaqe prej, kjo është tjetër, kjo 1.7 hektarë, prona ndodhet në pjesën fundore të fshatit Vuno me këto kufizime: kisha, rruga automobilistike, përrua, përrua. Prona ndodhet mbi rrugën nacionale Vlorë-Himarë.

Brenda kufijve të kësaj prone nuk ka ndërtime dhe godina apo pronësi të tjera. Gjendja juridike e pronës është e papërcaktuar pasi është zonë e pamenaxhuar nga ana topografike, zëri kadastral është kullotë dhe s’ka asnjë lidhje me Kolekët e Edi Ramës.

Kjo pjesë ndodhet në Bashkinë e Himarës dhe njësinë administrative Vuno.

Bishti fundor i saj shtrihet pikërisht buzë detit, ndërsa Himara sipas sistemit ASIG ka kryesisht pjesën shkëmbore të saj.

Toka s’ka kufizime me pronarë dhe përshkrimi i saj nga specialistët që kanë hartuar verifikimin, lë shumë për të dëshiruar.

Me ato koordinata që jep ajo, mund të ishte kudo.

Ia kanë futur kot pra, kot!

Edhe toka ku mendohet se ndërtohet resorti është pikërisht në vendin fundor dhe buzë detit të saj, që specialistët e dërguar nga gjykata e kanë quajtur Bishti i Vishës.

E dyta, do të duhej një forcë shumë e madhe që në shkelje të hapur të ligjit, një tokë shkëmbore ku me zor rriten shkurre detare të regjistrohej si pemëtore.

Kjo sepse kullotat në fshatin Vuno kanë qenë të përbashkëta dhe nuk janë përfituar as me AMTP, as me ligjin 7501, por as me trashëgimi. Kryesisht janë ndarë ullishtat.

Ka përfituar ndonjë trashëgimtar ku të parët e tij kanë përdorur tokën buzë plazheve për gjueti, peshku apo kontrabandë në kohën e hershme, por kullotat jo.

Ndërrimi i destinacionit ka qenë një argument për të marrë këtë tokë në mënyrë të paligjshme.

Tre, nga sa shohim bëhet fjalë për një sipërfaqe 15 mijë metër katrorë në bllok e ndarë në tre parcela.

Parcela e tokës që pretendon Rama me fisin e tij është 1.7 hektarë në bllok, apo 17 mijë metër.

Parcelat janë koordinuar në mënyrë të tillë që të dalin fiks 15 mijë metër.

Ky është një hajdut i pamëshirë ky.

Katër, ndërtesa do ishte hotel prej 30 mijë metër katrorë. Hoteli i hajdutëve!

Ndërtesa do ishte hotel prej 30 mijë metër katrorë dhe kërkon infrastrukturë të cilën vetëm shteti mund t’ia japë garanci se mund ta çojë deri atje. Vendi është pa rrugë. Projekti kërkon që të ketë furnizim të mirë me ujë, energji elektrike dhe kalon shifrën 5 milionë dollarë që kërkon për investimin strategjik. Se e ka investim strategjik vetë në atë Edi Rama.

Dhe Edi Rama këtu ka shpallur veten investitor strategjik. Sipas informacioneve që kemi marrë nga terreni, Olsi Rama është omniprezent, është i gjithëpranishëm.

Sidomos në aksin Livadh-Jalë. Dhe asgjë nuk bëhet në atë vend pa miratimin e tij.

Jo më të vinte një individ Aliu nga Kavaja apo nga Elbasani dhe të blinte 15 mijë metër katrorë tokë fqinj me të që ai pretendon, dhe ai apo vëllezërit e Ramës, krahu i tij, të mos ketë dijeni.

Në kartelat e pasurisë fshihen nga hipoteka shitësit.

Kemi një fenomen këtu.

Kalojmë pak tek dosja e Arubës. Altin Dumani fsheh qeveritarët në mënyrën më kriminale. Prania e qeveritarëve në Aruba është dëshmia më flagrante e narkoshtetit shqiptar.

Por duke qenë se aty përmendet Olsi Rama dhe Engjëll Agaçi, duke qenë se në dosjen e Brukselit përmendet ora 600 mijë euro e atyre që ishin në Aruba për Edi Ramën, mercenar Dumani e trajton dosjen si hetim privat për të mbrojtur padronin e tij.

E njëjta gjë ndodh këtu.

Në botë, unë hera e parë që unë lexoj në të gjithë jetën time, në dokumente zyrtare apo në romane, se blihet një copë tokë pa u ditur pronari, duke u fshehur pronari.

Por fshehja flet shumë herë më tepër për autorësinë, për pronësinë e vërtetë.

Shtatë, Artan Lame, ashtu si në rastin e tokës së fisit Koleka, nuk ka pranuar ta regjistrojë. I ndjeri Artan Lame!

Kjo është bërë e mundur vetëm pas ikjes së tij sipas dokumenteve, madje me vendim të ASHK në Vlorë, prona është bllokuar në korrik të vitit 2022.

Gjithashtu, sërish pavarësisht të tjerash një gjë është e ditur. Të gjithë duke filluar nga Edi Rama, vëllai i tij, organet qendrore dhe lokale kanë qenë në dijeni se kush po kërkonte të blinte toka në Vuno dhe kush kishte qëllim për ta zhvilluar atë.

Isa Aliu nuk është pronar në Vuno denbabaden siç thotë ai, ashtu siç mundohej ta paraqiste Edi Rama dhe Artu Shehun në Zvërnec, i cili na nxjerr dokument të vitit 1380.

Nuk ka mashtrim më të madh, i them Artur Shehut atje ku është.

E para në atë kohë nuk ka pasur sundim otoman. Po dhe në qoftë se do kishte sundim otoman, dhe në qoftë se vërtet ajo familje e ka ruajtur mbiemrin 700 vjet, ajo ka qenë përdorim.

Ka qenë në ligjin e perandorit. Toka, ajri, deti, uji, janë pronë e perandorit. U jepen shtetasve me qira për mirëqenie, për të rritur mirëqenien.

Ky tani na nxjerr dokumentin e vitit 1300, shkon paguan atje ndonjë… ç’t’i thuash, e cila pastaj thotë në gjykatë se kjo fjala mund të jetë kujdesje, jetë kështu, mund të jetë ashtu. Urdhëroni! Piramidë mashtrimi.

Tani të gjitha këto, SPAK-u do i hetojë apo s’do i hetojë, do ta shohim. Po unë i bëra publike pikërisht në emër të interesit publik.

Thuhet se këta Aliajt kanë lidhje dhe me Ballën, nuk kam ndonjë dokument, po ajo që është e vërtetë, dhe unë do vij herë tjetër këtu para jush për të paraqitur mashtrimet e Ardit Bidos, i cili pasi kreu si Ponc Pilati porositë e Edi Ramës, që s’i zbatoi kurrë Artan Lame, u bë deputet.

Dhe tani ka një dosje të madhe në SPAK, dhe e garantoj që kurrë kjo aferë e pasqaruar nuk do mbetet.

Unë herë tjetër do sjell para jush të gjitha çfarë ka bërë ai kur drejtonte Arkivin e Shtetit.

Këto ishin, ishte pak i zgjatur materiali, por ishte një ngjarje që as në letërsinë fantastike të Amerikës Latine, të shkrimtarëve të mëdhenj, absolutisht nuk e gjen.

Nuk e gjen!

Nuk e gjen tek Markesi, tek Borgesi apo tek të tjerë, blerje pa shitës!

Hajde gjeje ku!

Të gjitha në Shqipëri!

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET

Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, dje në Parlament socialistët votuan amnistinë penale me 84 vota, një projektligj që në fakt kërkonte shumicë të cilësuar, por Partia Socialiste nuk e kishte, çfarë e detyroi të shtynte votimin dhe detyroi edhe kreun e qeverisë Edi Rama të shkonte pas shumë kohësh në Kuvend, në kushtet e mungesës së Belinda Ballukut dhe Mariana Koçekut. Si e shihni situatën brenda Partisë Socialiste dhe zërat që qarkullojnë për një fletë arresti ndaj ish-zëvendëskryeministres.

Sali Berisha: Tani, amnistia është një e drejtë kushtetuese e parlamentit e cila duhet të ushtrohet jashtë çdo abuziviteti.

Edi Rama ka kthyer amnistinë në një rit të përvitshëm, me të cilin ai shumëfishon kriminalitetin, me të cilin godet rëndë drejtësinë. Amnistitë bëhen kurrë çdo vit. Bëhen periodike.

Gjatë periudhës që kemi qenë në pushtet, ne kemi votuar amnisti në 100-vjetorin e pavarësisë së vendit dhe 75-vjetorin e çlirimit të vendit. Këto kanë qenë amnistitë.

Së pari, pra, ne nuk jemi kurrë dakord me një proces të përvitshëm.

Së dyti, sa për dijeni, ata sollën amendamentin, por natyrisht ne s’e kemi mbështetur kurrë, me të cilin donin të ndërprisnin proceset gjyqësore. Gjë e cila kishte të qartë Lubi Ballukun e të tjerë. Ne atë nuk e pranojmë kurrë, kurrë.

Së treti, specialistët tanë, ekspertët tanë, parlamentarët tanë dhe specialistë shumë të mirë të fushës, konstatuan se ligji që kanë hartuar këta, i detyron shumicën e atyre që gjoja përfitojnë, të kalojnë nga Gjykata e Apelit.

Kjo, për qëllime të mbrapshta shumë, e bën amnistinë, ishte pika e parë që ne nuk jemi për amnisti të përvitshme, jo, jo nuk jemi. Po kjo e bën amnistinë, e shndërron në një proces gjobe universale për ata të cilët janë të dënuar.

Dhe kjo ishte arsyeja, ne kemi votuar një herë me ta dhe ata në pabesi të plotë morën dhe futën edhe njerëz të cilët ishin të dënuar për korrupsion e të tjerë e të tjerë me radhë.

Ndaj dhe ne vendosëm që nuk e votojmë atë ligj, nuk e votuam. Kjo është…

Absolutisht, Edi Rama me këtë ka votuar në favor të krimit, në favor të mbështetjes së fuqishme të krimit. Ç’do të thotë ajo? Ta heqim drejtësinë fare, të bëjmë me këshilla popullore që t’i futim një vit, ta nxjerrim…

Kjo është marrëzi këtë nuk e bën asnjë shtet në botë, asnjë shtet serioz, po ky s’është shtet.

Anisa Kadesha, RTSH: Zoti Berisha, a keni një qëndrim për faktin që dje protesta e qytetarëve u zhvendos para selisë së Partisë Demokratike, a gjykoni se ka një përpjekje për të sulmuar dhe defaktorizuar Partinë Demokratike?

Sali Berisha: Tani, ai ishte një akt, një provokacion i vogël, por ne kemi thënë dhe unë prapë u them demokratëve se gjethet, degëzat nuk duhet të na pengojnë të shohim trungun madhështor të kësaj proteste rinore qytetare.

Natyrisht thirrjet, përpjekja për të krahasuar Ramën me Berishën, janë që të gjitha, lidhen me opozitën e opozitës, vegël e qeverisë.

Janë dhe të disa individëve, grupeve të vogla të paguara nga armiku i përjetshëm i saj i lirisë Xhorxh Soros dhe fondacioni i tij.

Kështu që thirrja ime për demokratët është të marrin pjesë masivisht në këtë protestë, të mos harrojnë se ata janë fibra më e fuqishme opozitare e vendit. Ata qëndruan dhe qëndrojnë si opozitë e pamposhtur dhe kanë dalë pas zgjedhjeve, kanë bërë punë të jashtëzakonshme për t’i faktuar botës mungesën e legjitimitetit të Edi Ramës dhe të mandatit të tij të katërt.

Dhe ja kanë dalë.

Me 8 protesta të mëdha kombëtare kanë kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira të ndershme.

Mos harrojnë, çdo demokrat nuk duhet të harrojë se protesta aktuale, përfaqësuesit e saj, kanë  5 kërkesa të cilat nuk ka anëtar, simpatizant apo mbështetës i Partisë Demokratike që nuk i firmos.

Kanë largimin e menjëhershëm të Edi Ramës.

Kanë anulimin e ligjeve të mbrojtjes së mjedisit, të zonave të mbrojtura dhe korporatës së investimeve strategjike, kundër të cilave Partia Demokratike ka luftuar me vendosmërinë më të madhe në komisionet parlamentare, në parlament dhe në gjykatë.

Pra, edhe një herë demokratë e demokrate, krenarë për qëndrimet e pamposhtur, mbështeteni me të gjithë forcën tuaj këtë protestë jashtë çdo konotacioni partiak, mbasi është e pavarësisht se opozita e opozitës, vegël e qeverisë përpiqet ta përvetësojë, po s’përvetëson dot kurrë, as me një megafon as me pesë megafona, absolutisht jo.

Janë, e kam thënë, janë ta përsëris prapë, deletidron, janë si ajo miza, që i ngjitet kalit apo buallit dhe kujton se po tërheq karrocën.

Kjo nuk duhet të pengojë demokratët, pa një mbështetje të fuqishme, pa gjetur një triumfin e plotë të kësaj lëvizje rinore qytetare.

Faleminderit.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale