PRONONCIMI PËR MEDIA I KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA PARA SPAK
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, zhvilloi një deklaratë për mediat pas paraqitjes së tij në SPAK, ku artikuloi një sërë akuzash të ashpra këtij institucioni dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë në vend.
Në fjalën e tij, Berisha sulmoi drejtpërdrejt ish-kreun e SPAK, Altin Dumani për lidhje me elementë kriminalë, manipulim të çështjeve dhe konflikt interesi. Ai theksoi se ekzistojnë prova dhe dokumente zyrtare që implikojnë në veprime të paligjshme, përfshirë mbrojtjen e personave të përfshirë në krime të rënda dhe manipulimin e hetimeve.
Berisha u ndal veçanërisht në një çështje që lidhet me një apartament dhe kontrata të dyshimta pronësie, duke theksuar falsifikim dokumentesh dhe trajtim preferencial nga ana e prokurorëve. Ai gjithashtu përmendi një rast të dënimit të një personi, i identifikuar si Andon Pango, për mashtrim, për të cilin vendimi nuk është dërguar në Apel prej vitesh, me qëllim parashkrimin e çështjes.
Gjatë deklaratës, lideri demokrat theksoi se roli i tij si politikan është të bëjë denoncime publike në mbrojtje të interesit qytetar. Ai bëri të ditur se këto çështje do të depozitohen edhe zyrtarisht në SPAK, megjithëse shprehu skepticizëm për një hetim të paanshëm, duke e cilësuar institucionin në konflikt të thellë interesi.
Në vijim, Berisha komentoi edhe zhvillimet e fundit gjyqësore që e përfshijnë atë dhe përballjet me Edi Ramën dhe zyrtarë të tjerë. Ai hodhi poshtë akuzat ndaj tij për favorizim përmes vendimeve qeveritare, duke i cilësuar ato si shpifje dhe mashtrime.
Ndër të tjera, kryetari i PD, Sali Berisha foli edhe për protestat e opozitës, duke akuzuar policinë për përdorim të mjeteve të ndaluara ndaj protestuesve. Ai paralajmëroi vijimin dhe intensifikimin e protestave, ndërsa shtoi se do të ndërmerren edhe kallëzime penale ndaj zyrtarëve që kanë shkelur ligjin gjatë menaxhimit të tubimeve.
PRONONCIMI I PLOTË
Mirëdita!
Sot, i komunikova Altin Dumanit, Altin Troplinit dhe tre mbiemrat e tij të rinj, që i ka fituar për faqen e tij të zezë.
Altin Hajro. Ju e dini që supervrasësi Hajro është i lirë për shkak të hetimit të Altin Troplinit, ku thuhet se pagoi 700 mijë euro.
Tani ai së fundmi nga drejtësia është dënuar me burgim të përjetshëm.
Është personi që ka sharruar trupin e Jan Prengës, por që jeton i lirë në shtëpinë e tij.
Troplini e mori nga Elvis Doçi, është i lirë Elvis Doçi sepse e njoftoi, e mbajti në xhep nga data 19 shkurt me 25 ose 26 e mbajti Irena me disa mbiemra, pastaj e mori ky deri me datë 21 maj dhe ai krijoi të gjitha bazat dhe jeton gjoja në ilegalitet.
Farruku është Kreshnik Farruku nga Manza, i cili i pagoi një shumë disa milionëshe për t’ia ngatërruar CV-në e tij me të vëllait.
Dhe së fundmi, më e merituara, Gjoka. Irena Gjoka i dhuron një mbiemër Altinit si shpërblim për mashtrimin e turpshëm që ky bëri dhe avokatinë e turpshme që i bëri një delinkuente.
Qytetarë dhe qytetare, duhet ta dini se Altin Troplini, një kriminele që falsifikonte dokumente dhe viza dhe që u kap nga autoritetet greke me falsifikim, një kriminele që u dënua nga drejtësia greke, e mori për ta mbrojtur në hetim, dhe do ua them arsyet, e mori në hetim pa emër.
I hapi dosje pa emër.
Dhe cila ishte çështja që hapi për Irenën?
Do thoni ju ishte për falsifikim?
Jo.
Do thoni ju ishte për mashtrim?
Jo.
I hapi pikërisht për atë që donte ta nxirrte të larë, për shpërdorim detyre.
Që të quash falsifikimin shpërdorim detyre, do të thotë të jesh Altin me pesë mbiemra.
Që të quash falsifikimin, mashtrimin në formular, për të cilin çdo punonjës i këtij shteti është dënuar, ta quash sghpërdorim detyre, do të thotë të kesh moralin e Altin Troplinit, Altin Hajros, Altin Farrukut dhe Altin Gjokës.
Pas këtyre është kjo pra: “Armik i egër i votës së lirë dhe pluralizmit politik, mercenar i Edi Ramës, drejtësia vonon, por nuk harron”.
Aty po hidhnin valle Dumani me Irenën sot, po festonin me një valle popullore të dy.
Tani ka gjëra shumë interesante.
Ju jeni dëshmitarë se kam denoncuar para jush Altinin me katër banesa.
Si e gjora e Edi Ramës, Linda e AKSHI-t me katër prona, që banon me qira.
Jo Linda e Surrelit, Linda e AKSHI-t.
Edhe ky, nëpunës i shtetit, me një rrogë dhe rrogën e zonjës, arrin të bëhet me katër banesa.
U garantoj se kurrë me rrogë të shtetit nuk mund të blesh në 30 vite se një garsionere apo të themi një dhomë e kuzhinë.
Jo, merreni dhe shiheni, bëni hesapet, kaq është.
Por dëgjoni se çfarë thotë Altin Gjoka. Është e fortë shumë kjo.
Deklaron se kemi filluar të banojmë në apartamentin e tyre prej tetorit të vitit 2004.
Dëgjojeni tani, mbajeni mend këtë, prej tetorit të vitit 2004.
Dhe pastaj thotë, po si e sigurova apartamentin tani?
Hyri në apartament në tetor të vitit 2004, por çfarë pagove, çfarë titulli kishe, ku e more?
A bukur shumë, këto vetëm tek ky mund t’i gjesh.
E mora me kontratë porosie për blerje apartamenti. Kontratë porosie është kur ti e porosit në ndërtim, nuk është ndërtuar, ti jep paratë në ndërtim, me sipërfaqe 127 metër katrorë, po me ç’datë thoni ju?
Thotë banoj nga viti 2004, porosinë e ka Altin Gjoka me 18.08.2006.
Pra, e kuptoni ju, në apartamentin që banon nga viti 2004, thotë se e porosita në vitin 2006?
A mund të ketë falsifikim më të paskrupullt?
Pra, kontratë porosie për blerje apartament banimi 127 metër katrorë me datën 18.08.2006
Po kujt ia ka porositur thoni ju?
Dëgjoni pak mashtrimin e madh.
Porosinë e ka bërë tek Andon Pango, delinkuenti Andon Pango.
Është xhaxhai i bashkëshortes së Altin Troplinit.
Prisni tani.
Kjo foto është marrë nga video që do u dërgohet ju.
Në foto është Andon Pango, në apartamentin e të cilit është futur në vitin 2004 dhe e ka porositur në vitin 2006, dhe është badigardi i Altin Troplinit me mbiemër Njemza apo Njomza.
Po pse ka shkuar mbrojtësi, gardisti i Troplinit tek Andon Pango?
Siç do shihni videon, banditi i Altin Troplinit është përdorur për të terrorizuar një çift të moshuarish, të cilëve Andon Pango ua kishte shitur dy herë apartamentin.
Pra, kishin paguar apartamentin ata, Pango e kishte shitur tek një tjetër apartamenti dhe tani Troplini i ligjit i dërgonte banditin për të terrorizuar dy të moshuar që të mos i binin në qafë mashtruesit.
Do e dërgojmë videon të gjithëve.
Prisni se është më tutje.
Pra, badigardi që qeveria e paguan për mbrojtjen fizike të personit të dhënë, përdoret për terror ndaj qytetarëve për të nxjerrë nga apartamenti dy të moshuar që e kishin paguar apartamentin, por që xhaxhai i zonjës Dumani e kishte shitur edhe njëherë.
Për këtë mashtrim të Andon Pangos, gjykata e dënon me 6 vite burg.
Andon Pango ndodhet në SHBA ku mesa duket lan paratë e Dumanit, sepse siç e kanë treguar në video, ai është duke hedhur valle bashkë me dhëndrin e tij, në një klub në Nju Jork.
Ç’ndodh tjetër?
Andon Pangos, Altin Pango, Altin Dumani, Troplini e me radhë, ia mban prej pesë vitesh, nuk dërgon vendimin e gjykatës në Apel, në mënyrë që çështja të parashkruhet.
Është diku në këto gjykatat e faktit.
Prej pesë vitesh është dënuar me 6 vite burg. Është edhe gjykatësi që e ka dënuar.
Konkretisht me datën 5.1.2021, tamam 5 vite, por meqenëse ka dhëndër Altinin, vendimi i tij nuk shkon në Apel, duhet të vdesë në sirtaret e gjykatës së faktit.
Ky është vetëm kapitulli i parë, kapitulli tjetër i Altin Troplinit do e keni radhën që vjen.
Po duhet t’u informoj se nesër zhvillohet një gjyq në gjykatën speciale në të cilën Irena Gjoka është e paditur për falsifikim, është e paditur për mashtrim, është e paditur për të gjitha veprat penale që ka kryer dhe nga të cilat e ekzonoroi në mënyrë të padenjë, në mënyrë antiligjore Altin Troplini.
Pas kësaj do vazhdojë një padi tjetër e Altin Troplinit, i cili ndryshon veprat penale sipas xhepit dhe qejfit dhe e quan falsifikimin, shpërdorim detyre.
Falsifikimi është falsifikimi në çdo legjislacion të botës dhe ka ndëshkimin e vet.
Anila Hoxha, TCH: Zoti Berisha, këto fakte, sipas jush, të pretenduara sipas jush…
Sali Berisha: Jo jo të pretendura jo jo. Janë kështu, dokumente. Vendim gjyqësor, janë të gjitha siç janë këtu. Po, janë të marra nga dokumente zyrtare.
Anila Hoxha, TCH: A do t’i depozitoni në SPAK dhe a do kërkoni hetime, marrë parasysh faktin, marrë parasysh faktin që Altin Dumanit, ju i bëni një veting publik, ndërkohë që ai e ka kaluar procesin e vetingut.
Sali Berisha: Detyra ime si politikan është të bëj denoncimin publik, të mbroj interesin publik. Natyrisht, është dërguar dhe do dërgohet në SPAK, por shpresat që në këtë institucion të bëhet drejtësi ndaj njëri tjetrit janë afër zeros.
Nuk ka institucion tjetër në botë që të jetë në këtë shkallë absolute konflikti i interesi. Ju e dini që ligji parashikon, ligji përcakton që për prokurorët e SPAK-ut duhet të gjykojë prokuroria e Tiranës.
Por këta nëpërmjet një seri interpretimesh absolutisht në konflikt interesi, kanë marrë përsipër të gjykojnë vetë. Kështu që bëhet një veprim donkishotesk, megjithatë, unë ju them se para për atë do paraqiten, siç u paraqitën për Irena Gjokën, edhe për Troplinin do paraqiten paditë përkatëse.
Anila Hoxha, TCH: Edhe për Altim Dumanin ju do e kallëzoni? Jeni duke thënë do ta kallëzoni zotin Dumani?
Sali Berisha: Po sa thashë unë Troplini. Troplini dhe Dumani janë e njëjta gjë tani, më vjen keq që e vë në dyshim këtë punë. E ka marrë vesh gjithë Shqipëria që ky është avokati i Troplinëve, ndaj dhe quhet Altin Troplini.
Arsen Rusta, MCN TV: Ke thënë që do përballesh me Edi Ramën pas disa ditëve, por më 30 prill është përballja e parë. SPAK-u kërkoi dhe gjykata pranoi Taulant Ballën. Do e nisni me atë përballjen pastaj me Ramën? Apo do merreni direkt me Ramën?
Sali Berisha: Tani, Taulant Balla është autori i shpifjes, i trillimit sipas të cilit Sali Berisha i ka dhënë tokë të shpronësuar nga autoritetet pushtuese italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore, të shpronësuar, dhëndrit të tij.
Fletoret zyrtare të vitit 1941-42 dhe kadastra e vitit ’37, faktojnë një: toka ka qenë e familjes Begeja dhe familjeve të tjera aty. Dy, faktojnë se ajo tokë nuk është shpronësuar kurrë. Është rekuizuar, njëherë gjashtë muaj dhe herën e dytë gjashtë muaj, por kanë ikur italianët herën e dytë, dhe pas lufte u është konfiskuar nga ë nga komunistët dhe janë pushkatuar dy anëtarë të asaj familjes. Pra, shpifja e paskrupullt e Taulant Ballës është ndër më të ulëtat dhe ajo po ndiqet në të gjitha format.
Arsen Rusta, MCN TV: Ju personalisht do të përballeni më 30 prill?
Sali Berisha: Unë kam avokatët, të cilët, në qoftë se gjykatësi ose avokati kërkon që unë të jem aty, do të jem pa diskutim, zbatoj urdhrat e autoriteteve kompetente. Kurse Edi Rama, se cilat ishin akuzat që u bënë ndaj meje?
Akuzat që u bënë ishin dy: unë sipas mashtruesve Dumani, Kraja dhe Fetahu, Enkelejda Fetahu, që e ka pas dikur Millonaj po është Fetahu në fakt, Enkelejda Fetahu, unë kam bërë sipas tyre ligje dhe vendime për të favorizuar dhëndrin tim. Mashtrues të turpshëm dhe ordiner.
Nuk kanë guxuar të paraqesin një ligj të vetëm, një vendim të vetëm. Dhe njëherë një vendim që paraqitën mashtruan. Thanë që e anuloi vendimin pas shtatë muajsh, në një kohë kur vendimi edhe sot është në fuqi. Edhe sot. Edhe sot është në fuqi. Nuk u anulua.
Pra, akuzuan, kjo kolonë ra. Nuk kishte asnjë vendim. Nuk dërgojnë dot sepse për të, për të, për të shpallur në konflikt interesi, duhet të vlerësojë sipas ligjeve Gjykata Kushtetuese. Nuk kanë dërguar dot asnjë vendim, asnjë ligj në konflikt interesi të Sali Berishës.
Arsen Rusta: Po kanë marrë një vendim për t’u përballur me Edi Ramën. A do të ketë një përballje?
Sali Berisha: Një minutë. E dyta, akuza e dytë, se unë kam ndryshuar destinacionin e terrenit nga klub sportiv në zonë urbanistike. Mashtrim i turpshëm i pa skrupull. Edi Rama dhe varësit e tij kanë në dokumente të paktën 40 firma me të cilën ata ndryshojnë destinacionin e terrenit nga, 40 firma sepse janë dhe firmat e asaj, Këshillit Teknik. Janë 12 firma nga Këshilli Teknik, me të cilën ata kërkojnë ndryshimin e destinacionit nga klub sportiv në zonë urbane.
Edi Rama, ndryshimin e destinacionit të një pjese të atij terreni e ka bërë, e ka filluar në vitin 2004, imagjinoni ju tani, e ka përfunduar në vitin 2006, pa asnjë kërkesë nga pronarët. Pa asnjë kërkesë. E ka bërë vetë, sepse kishte vendosur me Olsi Ramën dhe një tjetër të ndërtonin një small parajse, Olsi ishte, ishte në trafiqe gjithë jetën. Në trafiqe, gjithë jetën.
Arsen Rusta, MCN TV: Do të përballeni me zotin Rama?
Sali Berisha: Një minutë se duhet, qytetarët duhet t’i dinë gjërat. Pra, Olsi Ramën, donte të ndërtonte qytezën e vet tek ajo pjesë. Pa kërkesën e pronarëve. Imagjinoni dhe, dhe këta prokurorë nën skenar të Edi Ramës, akuzojnë Berishën se ka ndryshuar destinacionin. E kupton?
Tani e dyta. Për të cilën Edi Rama është, është, de facto i dënuar. Edi Rama, pasi i ka dhënë të gjitha lejet, pasi ka filluar ndërtimi nga viti 2010, s’mbaj mend tani kurrë, ka marrë vesh se njëri nga pronarët është Jamarbër Malltezi, dhe ka nisur policinë e vet për ta bllokuar në gropë dhe ka bllokuar gropën.
Pronarët, ndërtuesit, kanë shkuar në gjykatë. Vendimi ishte i marrë, nuk mund të anulohej, dhe kanë vendosur heqjen e bllokimit. Edhe me kaq Edi Rama nuk e ka zbatuar. Ka vazhduar ta bllokojë. Atëherë me vendim të prerë të Gjykatës së Apelit, Edi Rama është gjobitur 320.000 euro, dhe i ka paguar. I ka paguar 320.000 euro. Dhe para tre vitesh Gjykata e Apelit ka konstatuar se Edi Rama ka kryer vepër penale. Ka kryer vepër penale.
Por ka deklaruar se është parashkruar kjo, i ka kaluar afati i dënimit. Pra është delinkuent.
Tani, a do ballafaqohet ai me mua, nuk ka ku të shkojë. Sepse paraqitja në gjykatë si dëshmitar është absolutisht i detyrueshëm dhe shih kodin çfarë thotë. Natyrisht, ai do përpiqet dhe ka filluar që tani ka krijuar një këshill aty në, ka krijuar një këshill mashtruesish në Kryeministri se si ta kapërcejë këtë, por nuk e kapërcen dot dhe ajo do jetë, do jetë përballja e shekullit. Aty do t’u tregoj shqiptarëve…
Arsen Rusta, MCN TV: Do jetë kilometri i fundit?
Sali Berisha: Aty do u tregoj shqiptarëve unë të gjithë korrupsionin e Edi Ramës dhe çfarë qenie të ligë përfaqëson ky njeri. Prandaj i them, bëhu burrë edhe hajde në sallë të gjyqit. Përndryshe, në qoftë se nuk ta mban, urdhëro të zgjidhni studio televizive, jam gati në debat, dhe atëherë të konsideroj tërheqjen e kërkesës për të dëshmitar, përndryshe absolutisht jo, do vijë dëshmitar në sallën e gjyqit.
Do vijë si një delinkuent. E di, vjen si i dënuar. Faktikisht, parashkrimi është parashkrim, por vepra penale thotë aty ka kryer vepër penale thotë gjykatësi.
Arsen Rusta, MCN TV: E po kartela i del e pastër.
Sali Berisha: Kartela i del e pastër. Kartela i del e pastër. Kartela e pastër në qoftë se thotë ke kryer vepër penale, nuk të del kurrë. Ke përfituar nga skadimi i ligjit, po jo.
Anila Hoxha, TCH: Z. Berisha, sot është masa e sigurisë e protestuesve të radhës, të arrestuar për protestën e opozitës. A do të ndryshojë Partia Demokratike strategjinë apo do të vazhdoni me të njëjtën strategji?
Sali Berisha: Kriminelët me uniformë përdorën në protestën e fundit mjetet më të ndaluara dhe antiligjore ndaj protestuesve guximtarë, heronj të vërtetë të ndërgjegjes, mbrojtës të pamposhtur të ndërgjegjes shoqërore të shqiptarëve, të guximit qytetar.
Janë absolutisht që të gjithë pa asnjë provë, pa asnjë fakt, pa asnjë dokument. Përkundrazi, ne do t’i, do t’i padisim që të gjithë ata, sepse kanë përdorur, siç e patë vetë, verbuesin e ariut dhe tani del se akoma më keq se verbuesi i ariut, sepse verbuesi i ariut, që ta dini ju, ka të njëjtën lëndë me atë që përdoret ndaj njerëzve në koncentrim të 10, 11-fishtë.
E njëjta lëndë është, koksocikainë, por përqendrimi i saj është 10 herë më i lartë për ariun. Dhe e përdorur tek njerëzit, mund të shkaktojë bllokim total të frymëmarrjes, bllokim total të zemrës.
Dhe këta ua kapën bombolat se nxorën bombol tjetër. Por tani kanë, tani me atë që duket në dorën e policit, del se bombola përveç lëndës që përdoret në këtë rast, ka pasur okside metalesh shumë, shumë të rrezikshme.
Anila Hoxha, TCH: Do vazhdoni një lloj me protestën?
Sali Berisha: Do vazhdojmë dhe me shumë. Protestat do jenë dhe më të fuqishme.
Protestat Lubi, Edi Rama, dosja Rama-Balluku nuk mbyllet kurrë. Nuk mbyllet. Le të shkojnë në tokë, në qiell, kudo që të shkojë, dosja është e hapur, ajo është një gropë për Edi Ramën dhe Lubi Ballukun.
Prandaj dhe kjo është, kështu që gjykata shpresoj të marrë vendimin e duhur dhe ne do të depozitojmë padi penale për Skënder Ballukun, një kriminel i damkosur, për Sokol Besëprerin, oficeri më i pabesë, i padenjë, jo për oficer, po që meriton 30 vite burg për tradhtinë që i ka bërë Gjergj Mehmetit, dhe dy banditë të tjerë të tyre që kryesuan operacionin kundër opozitës dhe protestës së saj paqësore.
DOKUMENTET E PUBLIKUARA NGA KRYETARI I PD, SALI BERISHA GJATË PRONONCIMIT PËR MEDIA

Nga vendimi i vetingut të Dumanit. Pranon që ka blerë apartament (më pas edhe zyrë) tek Andon Pango në 2006, por nuk ka pasur ndonjë hetim për të.


Vendimi i dënimit me 5 vjet burg për mashtrim të bamiresit të Dumanit që e ka bërë me apartament dhe zyra – njëherësh, kushëri i gruas së Dumanit.

Foto marrë nga video që tregon Andon Pangon bashkë me shoqëruesin e Dumanit duke nxjerrë dy pleq nga apartamenti që i kishte mashtruar.


