Berisha: Denoncoj sulmin e Edi Ramës ndaj pronave të Hysenbelliut, hakmarrje primitive.

Denoncoj me forcën më të madhe, aktin kriminal, hakmarrjen primitive, të turpshme, antiligjore, antikushtetuese të Edi Rramës ndaj pronave të biznesmenit Irfan Hysenbelliu, që është njëkohësisht pronar mediash.

Ju garantoj se kjo që shihni aty, nuk ka asnjë lidhje tjetër,përveç hakmarrjen e egër dhe primitive të Edi Ramës, për qëndrimin që këto media kanë mbajtur në informacionin e qytetarëve shqiptarë.

Unë kam këtu shkresën në të cilën IKMT në vitin 2017, merr përgjigje se resorti po ndërtohet mbi bazën e një vendimi të Këshillit të Ministrave. Pra, ka leje dhe çdo gjë, pas kontrolleve.

Ky akt i shëmtuar i një njeriu të shfazuar nga fakultetet mendore, i një njeriu që përfaqëson errësirën, përfaqëson arkaizmin më të thellë njerëzor në hakmarrje, është kjo që ndodh sot, në një ditë si kjo, e cila është një ditë e veçantë, se një burrështetas i një vendi të madh viziton vendin, ndërkohë që fadromat e hakmarrësit primitiv të verbër i futen një resorti ku PS ka zhvilluar dhjetëra e dhjetëra aktivitete elektorale. Por këta janë një kategori njerëzish, të cilët meritojnë çdo fjalë, por njeriu nuk duhet të prishë gojën e tij per t’u thënë fjalët që këta meritojnë.

Një gjë ju siguroj, se do jenë taksapaguesit shqiptarë që do paguajnë urrejtjen e këtij karakteropati, si në rastin e Agonit dhe në raste të tjera.

Këtë herë do i paguajnë një për një, ndonëse jo nga xhepi, ne do bëjmë ligjin që çdo arbitrazh i çdo akti të kushteve jashtëligjore të dëmshpërblehet nga Edi Rama dhe Belinda Balluku. Kjo që ndodhi është dëshmia e shëmtuar. Kjo vjen pas televizionit Ora, që ky i çoi Arapin e zit w piramidave për xhandar.

Ky është një njeri i çmendur nga fobia mediatike, nga kundërshtitë, nga kritikat. Ky jeton i tmerruar për shkak të vjedhjeve që ka bërë. Ka firmosur jo si kryeministër, por si kryetar i një organizate kriminale, për të cilat ju garantoj se kurrë nuk do mund të shpëtojë çfarëdo gjëje që të bëjë.

Të rrafshojë çdo media, le të bëjë gjithçka, opozita shqiptare do e hedhë atë ku e meriton dhe shumë shpejt.

Pyetje: Për protestën e 6 dhjetorit si do të jetë e organizuar ajo dhe, a druheni se liderët europianë do ta keqkuptojnë mesazhin?

Berisha: Madhështore, madhështore! Jo, liderët europianë nuk janë si Edi Rama. Liderët europianë janë liderë të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të tyre, dhe ata e dinë se nga vota e lirë buron shteti ligjor burojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Pyetje: Nëse kordoni i policisë do të vendoset te ura e Lanës, ku do të protestoni?

Berisha:Tani gjithçka është në dorë të protestuesve dhe të organizatorëve. Ato do të vendosen insitu, por ne Bulevardin nuk e lëshojmë.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale