Duke folur në sallën e parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se, ‘parlamenti sot duhet të vendosë fundin e tij’.
Gjatë fjalës së mbajtur, ai dënoi dhunën dhe brutalitetin e policisë ndaj protestuesve jashtë sallës së parlament.
‘Dënoj brutalitetin e narkopolicisë ndaj protestuesve’, theksoi kreu demokrat.
Fjala e kryetarit të PD, Sali Berisha në parlament:
Dënoj me forcën më të madhe brutalitetin, egërsinë ndaj protestuesve nga narkopolicia, nga falangat e krimit, ndaj djemve dhe vajzave, burrave dhe grave idealistë që nuk u njohin ju për parlament.
Që kërkojnë shkrirjen e parlamentit dhe ju u rezervoni armë kimike, lëndë djegëse, helme toksike, i shpallni terroristë këtu me kryetarin tuaj.
A e kuptoni apo jo? Si mund të përfaqësoni ju qytetarët?
Qytetarët i përfaqësojnë ata, të cilët kërkojnë të ikë Edi Rama, njeriu që ndërtoi në Shqipëri shtetin e drogës.
Njeriun që përzuri nga Shqipëria në 10 vite, me politikat e tij, mbi 47 përqind të shqiptarëve.
Njeriun që krijoi pasuri përrallore për veten dhe familjen e tij. Që vetëm oborrin e ka 9 mijë metër katror, pa le sarajet pastaj.
Njeriun e akuzuar në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë se ka transportuar me 140 udhëtimet e tij me avion taksi tonelata drogë, tonelata euro droge. Se ka transportuar valixhe diplomatike më shumë se të gjitha qeveritë evropiane të marra së bashku.
Ju përfaqësoni Lubi Ballukun.
Edhe ti që fole para, të gjithë ju.
Ju jeni bërë simbol i vjedhjes së shqiptarëve.
Ndaj është kjo urrejtje popullore e papërmbajtur ndaj jush.
Sot parlamenti duhet të vendosë fundin e tij, krijimin e qeverisë kujdestare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Shko ti dhe bëj kafetë e Lubisë ti, se për atë punë je ti, nuk je për gjë tjetër.
Pra, kthehuni në njeri në qoftë se u ka ngelur qoftë një nanogram moral njerëzor.
Nuk keni më të drejtë të qeverisni.
Hiqni dorë nga dhuna ndaj protestuesve.
Plotësoni kërkesat e tyre.
Janë kërkesa legjitime.
Janë kërkesa të drejta.
Janë kërkesa që i mbështesin 96 përqind e shqiptarëve.
Po ju nuk e bëni dot këtë se keni frikë nga vjedhjet që keni bërë.
Keni frikë nga krimet që keni kryer ndaj tyre.
Keni frikë nga urrejtja e papërmbajtur e tyre.
Po më mirë sot se nesër do ta bëni patjetër, por atëherë do t’i bini kokës me grushta.


