Berisha denocon Ramën për daljen nga arbitrazhi: Fatura e proceseve shkon së paku 600 milionë euro!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN E PËRJAVSHME ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Sali Berisha paraqiti sot të dhëna të reja mbi skandalin e aferës së Inceneratorit të Tiranës dhe lidhjet me një nga eksponentët kryesorë të Gardës Revolucionare të Iranit, një organizatë nën sanksione ndërkombëtare. Berisha tha se të dhëna të qarta lidhin djegësin e Tiranës, Erion Veliajn me Bruno Presecin dhe Ali Aliabadin, ish-komandantin e Pasdaran, tani sipërmarrës i madh në Iran, nën sanksione ekonomike të BE dhe SHBA.

Të dhëna të qarta lidhin djegësin e Tiranës, Erion Veliajn me Bruno Presecin dhe Ali Aliabadin, ish-komandantin e Pasdaran, tani sipërmarrës i madh në Iran, nën sanksione ekonomike të BE dhe SHBA. Berisha paraqiti një sërë fotosh që provojnë lidhjet mes Bruno Presecit, që është një nga aksionerët kryesorë të inceneratorit të Tiranës, me ish-komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Aliabadin.

Berisha kërkoi një hetim ndërkombëtar të kësaj afere sepse kemi të bëjmë me falangat mafioze jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të dy kontinenteve. Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi po ashtu sot deklaratën e Ramës për largimin e Shqipërisë nga juridksioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit.  Arbitrazhi i kësaj organizate është i detyrueshëm për të gjithë anëtarët, për të gjithë vendet anëtare të BB dhe OKB.

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi edhe një herë ndërhyrjen flagrantë të ambasadores Yuri Kim. “Kjo ka përdorur pushtetin që i jep përfaqësimi i SHBA si ambasadore, kundër opozitës demokratike, pro-perëndimore të një vendi anëtar të NATO-s”, tha  Berisha.

FJALA E PLOTË

Së pari, përshëndetjet më të përzemërta demokrateve dhe demokratëve, mbështetësve të PD për startin e jashtëzakonshëm të fushatës elektorale, fushatës së fitores.

Siç e shihni ju, sallat, sheshet ushtojnë nga entuziazmi i fitores së opozitës shqiptare në këto aktivitete paraelektorale.

Një përpjekje e turpshme, primitive për të goditur, parandaluar rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, po merr përgjigjen më të fuqishme nga burrat, gratë, dhe qytetarët shqiptarë në mbarë vendin.

Këto flasin për një rikthim të paprecedentë të Sali Berishës dhe PD, dhe ky fenomen ka tmerruar Edi Ramën. Edi Rama e ndjen se urrejtja popullore ndaj pushtetit të tij monist ka kufi vetëm qiellin. Edi Rama e ndien se me shpopullimin e kalkuluar, pra gjenocidin që kryen ndaj shqiptarëve ai në tërësi konsiderohet një nga armiqtë më të rrezikshëm në histori të këtij kombi. Edi Rama e ndjen se me vjedhjet e mëdha që iu bën shqiptarëve, është i pashpresë.

Shqitarët presin me padurim 14 majin. Presin për të votuar si qytetarë të parë kandidatët e Primareve. Njëherazi për të rivendosur pluralizmin politik në Shqipëri, dhe për të firmosur ndryshimin e madh i cili ka si synim më kryesor më kryesor mëkëmbjen ekonomike të shqiptarëve. Mëkëmbjen e biznesit në Shqipëri, mëkëmbjen e fermerëve shqiptarë, shpresën tek mbarë shqiptarët se ky vend bëhet, mbështetjen e të rinjve shqiptarë në hapat e tyre të para për ndërtimin e ëndrrës së tyre në Shqipëri.

Ajo që shihni ju në ekranet televizive, me gjithë përpjekjet e tmerrshme që bëjnë për të na censuruar, por sërish nuk është një përpjekje kaq e suksesshme, në kuptimin që mediat përsëri i japin dhe mediat sociale janë pa censurë, kështu që kjo dukuri, ky fenomen, mund të themi se kjo është pranvera e madhe e shpresës së shqiptarëve. Pushteti po dridhet, është në përpëlitjet e tij. Pra, shpresa vjen me opozitën. Ndryshimi vjen me opozitën.

Ndaj edhe njëherë një mirënjohje të pakufijshme demokrateve dhe demokratëve në të katërta anët, mbështetës të PD dhe opozitës që kanë krijuar një atmosferë, kanë krijuar një frymë fitoreje që nuk mbahet mend prej shumë vitesh. Një frymë që po shkon drejt paralelizimit. Me atë frymë që shpërtheu në vitin 1992. Unë e kuptoj që jo të gjithë e kanë në memorie atë frymë, por ajo frymë përmbysi monizmin e parë, kjo frymë do të përmbysë monizmin e dytë.

Unë këtë kisha përzgjedhur si kryetemë, por natyrisht çështje tjera janë shumë të rëndësishme.

Të dhëna të qarta lidhin djegësin e Tiranës, Erion Veliajn me Bruno Presecin dhe Ali AliAbadin, sipërmarrësh i madh në Iran nën sanksionet ekonomike të BE dhe SHBA.

Unë e kam denoncuar këtë lidhjen me Iranin të Erion Veliajt, siç jeni ju dëshmitarë, e kam denoncuar në mënyrë të përsëritur para gazetarëve. Erion Veliaj nuk ka guxuar kurrë të përgënjeshtrojë qoftë edhe njëherë të vetme denoncimin e kësaj lidhje të rrezikshme për Shqipërinë.

Lidhja e Erion Veliajt me Teheranin nuk është e re. Daton 15-20 vjet më parë. Udhëtimet e tij të shpeshta janë denoncuar zyrtarisht nga shërbime të vendeve partnere. Dhe unë i kam ato denoncuar ato publikisht. Tani rezulton se pronar kryesor në dokumente i kompanisë së inceneratorit të Tiranës është Bruno Preseci, i cili në fakt ka për ortak një kompani për të cilën thuhet se është po e tij. Pra, në dokumente ai figuron ortak me 43%, por duke pasur parasysh se kompania tjetër italiane, thuhet se është po e tij, ai shkon në 80% aksioner i kompanisë së Erion Veliajt.

Italiani që u hetua këtu, Gabriele, u arrestua, u dënua dy vite duke i thënë se dënohesh pa faj. Dhe ajo që është kulmore është se, Gabrielit i bënë një espuls, 5 vite nuk ka të drejtë të futet në Shqipëri. Se Gabrieli është dëshmitari i të gjithë aktivitetit të mafies së tmerrshme Rama-Veliaj-Preseci. Gabriele di çdo gjë, siç di shoferi i tij, Miliad Lopa. Miliadi në fakt është konfident i Brunos. Miliadi është një qytetar shqiptar që udhëton disa herë në muaj në Teheran. Miliadi është fluent në farsi dhe është inxhinier elektronik. Por, ka bërë shoferin e Gabrieles.

Mafia funksionon si një organizatë me rregulla shumë të veçanta. Miliadi me Ersin kishin një shtëpi bari gjigante dhe janë të gjithë dokumentet për këtë, për shtëpinë e barit. Të gjitha këto u mbyllën, duke përzënë Gabrielen nga Shqipëria. Por, Gabriele di shumë. Inceneratori i çmontuar në Konstancë dhe i sjellë në Shqipëri, njëlloj si i Elbasanit, që tani është hekurishte dhe nuk punon më, hapën tender për 4 milionë euro sërish. Tani del që këtë tjetrin e fshehin për shkak të Gabrieles. Nuk tregojnë se ku është.

Pra, Erion Veliaj merr në kundërshtim flagrant me kontratën, me 29 euro një ton pleh, taton qytetarët e Tiranës, në një kohë kur kjo tarifë është për djegien e tyre. Nuk digjet as edhe një ton i vetëm, paratë i ndan me Bruno Presecin dhe iranianët. Por ekzistojnë dyshime shumë të forta se Erion Veliaj, Miliad Lopa dhe Bruno Preseci riciklojnë paratë e Pasdaran dhe të kompanisë së Gardës Revolucionare të Iranit. Pasi Ali Aliabadi është një ish-komandant i Gardës Revolucionare dhe tani sipërmarrës i madh në Iran, që e ka të gjithë partneritetin publik me qeverinë.

Pra, ju e shihni që mafia e plehrave me të cilin është i zhytur Edi Rama, Engjëll Agaçi. Keni dëgjuar më të flitet për Engjëll Agaçin? Këtu është ai, e ka një mburojë ai. Do dalë edhe mburoja e tij pse e ka. Pra, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj është një aferë nga më të rrezikshmet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Hetimi ndërkombëtar i kësaj afere është një domosdoshmëri, jo vetëm pse kemi të bëjmë me falangat mafioze të Shqipërisë, por edhe të dy kontinenteve.

Xhuzepe Kafaljone me Miliad Lopën, duke nënshkruar marrëveshjen në një vend afrikan. Shtëpia e barit e Eris Lopës, është i vëllai i Miliad Lopës. Krenarë me shtepinë e barit. Bruno Preseci me Ali Aliabadin, presidentin e kompanisë nën sanksione europiane dhe amerikane. Momente nga aksidente. Ja kjo fot është më qartë, e kumbarës së Erion Veliajt me kumbarin tjetër Bruno Preseci me Ali Aliabadi, ish gjenerali i Pasdaran, komandant. Miliad Lopa me djalin e këtij, komandantit. I apasionuar pas armëve Miliadi. Këta janë miqtë e Erion Veliajt. Duhet edhe ky bari i Edi Ramës, e ka medicial.

Ky është gjenerali iranian Ali Aliabadi. Alberto Preseci me Ali Aliabadin. MAPNA quhet kompania e Ali Aliabadit. Pronarët që i mungojnë kreut të SKAP-it, Xhuzepe Kafaljone, Salvatore Ruseli, Albeto Preseci. Në fakt, Alberto është kryesori. Kjo është lista që MAPNA është e listuar në kompanitë e sanksionuara nga BE dhe SHBA.

MAPNA duket që riciklon para në Sharrë. Me avion privat duket ky këtu, Miliad Lopa. Fluent në farsi, inxhinier elektronik. Me pasion të madh shumë gjëra. Këtu jaë informacione të tjera për ta. Por kjo përbën një rrezik të vërtetë për vendin, dhe Erion Veliaj duhet të bëjë publike lidhjet e tij të denoncuara nga unë, edhe si kryeministër, edhe më vonë. Me Iranin lidhje shumë obskure konkretizohen qartë në lidhje me pronarin inceneratorit e Tiranës, të ish dokumentet e Pasdaran, dhe tani president i MAPNA, kompani kryesore. Kam këtu shumë të dhëna për këta personazhe, por natyrisht duhet të jenë objekti i një hetimi shumë serioz, dhe mafia e djegësave, mafia e plehrave gjithmonë dimë që është kryesore si mafie. Këtu në Tiranë implikon direkt kryeministrin, kryetarin e bashkisë, sekretarin e përgjithshëm dhe një rrjet të tërë zyrtarësh.

Sikundër dënoj me forcën më të madhe, deklaratën prej zuzari të Edi Ramës, i cili sot është shprehur se mund të dalim nga juridiksioni i gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar. Arbitrazhi Ndërkombëtar që ta dini ju, është nën ombrellën e Bankës Botërore, rrjedhimisht të OKB-së. Kjo pasi institucionet e Bretton Ëoods, BB, FMN dhe IFC, janë institucione të OKB-së. Arbitrazhi i kësaj organizate është i detyrueshëm për të gjithë anëtarët, për të gjithë vendet anëtare të BB dhe OKB.

Edi Rama, për shkak të korrupsionit të tij të tmerrshëm, kërkon të ndëshkojë Shqipërinë, tani jo vetëm 110 milionë euro sa është gjoba, por në shumë e shumëfishin e saj, për të mos thënë 100-fishin e saj. Unë iu them shqiptarëve se, po në këtë arbirtazh, edhe në arbitrazhe ë tjera janë një seri procesesh të cilat shkojnë më së paku, 600 milionë euro.  300 milionë euro, shqiptarët duhet ta dijnë se shkon vetëm arbitrazhi për licencën e naftës që iu hoq një kompanie ruse për t’iu dhënë një kompanie ruse të Duçkës, Agron Nezës dhe McGonigal. Asaj iu hoq licensa në kundërshti me të gjitha rregullat komerciale. Ajo ka shkuar në arbitrazh, dhe pretendimi është 300 milionë euro.

Arbitrazhi i terminalit të Portit të Durrësit është në përfundim e sipër, dhe ai shkon një ndëshkim shumë i madh financiar, pasi Edi Rama në mënyrën më korruptive ka përzënë për interesa strikt korruptive, kompaninë që kishte marrë konform të gjitha rregullave, kalatat e mallrave. Shkon në shuma shumë të mëdha arbitrazhi po me Becchetin për Vjosën. Edi Rama, në një vendim mirëfilltë korruptiv, ndërhyn në një problem midis dy kompanive private, i paftuar. Dhe ajo që nuk ndodh kurrë, përze një kompani, përzen Beçhetin nga urrejtja që kishte. Ndërkohë që kompania tjetër nuk kishte asnjë ankesë për Becchetin, dhe kompania tjetër nuk ishte dosido, por ishte Deutsche Bank.

Është në proces dhe së shpejti përfundon edhe gjyqi me Aktor-in, ndaj të cilit janë sjellë në mënyrë banditeske. Pasi janë korruptuar plotësisht, u prishën në pazare dhe i përzunë në kundërshtim me rregullat tregtare. Aktor e ka të sigurt, sipas informatave që kam unë, sepse prishja ka qenë absolutisht në dhunim të kontratës. Ajo që ndodh është se në disa nga këto arbitrazhe, bashkëshortja ka qenë Avokate e Shtetit, bashkëshorti ka qenë avokat i të paditurit. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër.

Mos u habisni nëse këto gjoba i pagujanë qindarkë për qindarkë shqiptarët e varfër, të jenë gjithashtu një ndarje parash mes paditësve dhe të paditurve. Por një gjë është e sigurt: se në qoftë se për Agon Channel u paguan 100 milionë, faturë e tmerrshme do vijë për Ora News. Po! Konfiskohet televizioni me dokumente të falsifikuara, me dokumente që nuk mund t’i marrë për bazë asnjë gjykatë.  Nuk do jetë më pak e kripur fatura që do vijë për resortin Prestige, eksplodimi i së cilës ushtoi në të gjithë Europën në kundërshtim me çdo rregull dhe ligj.

Pra, janë një seri aktesh tjera antiligjore për të cilat shqiptarët do të paguajnë minimumi shumën e të gjitha rrogave të tyre të një viti. Minimumi ky. Nuk ka aktivitet më flagrant antiligjor, dhe në kndërshti me interesat e qytetarëve sesa ky aktivitet i kësaj qeverie. E dënoj me ashpërsinë më të madhe. Asnjë konfiskim i Edi Ramës, mënyra sesi procedon duke paskaluar një ligj asntikushtetues në Parlament, nu kqendron para ligjit ndërkombëtar. Nuk ka vend kund që kryeministri të konfiskojë gjykatat, sekuestrojnë takimet policia kriminale. Nuk kanë konfiskim këto. Konfiskim e ka gjykata dhe vetëm gjykata.

Kurse, kryegjykatës dhe kryeprokurorë bëhet njeriu që gjobit vendin në arenën ndërkombëtare në mënyrë të tmerrshme. Çdo konfiskim i tij do të jetë një gjobë e rëndë për taksapaguesit shqiptarë. Unë këto kisha.

PYETJE-PËRGJIGJE

Osman Stafa, News 24: Për t’u ndalur te zgjedhjet. Këto ditë në Tiranë është shefja e vëzhguesve të ODIHR, Glover, e cila vjen për të pestën herë në Shqipëri, duke nisur që nga viti 1996, ku jeni keni patur edhe përplasje për raportin e atëhershëm që ajo ka përpiluar, ndërkohë vjen përsëri në Shqipëri. A keni besim ju z.Berisha te Glover për një raport të drejtë te zgjedhjet e 14 majit?

Berisha: Tani, nuk ka as dashuri, as armiqësi të përjetshme. Në këtë kontekst, ato që kam patur për zgjedhjet e 1996 i afrohen tani 28 viteve. Se Audrey Glover në zgjedhjet e fundit ka bërë një raport shumë profesional, dhe unë e kam vlerësuar raportin. Në qoftë se, raporti i znj.Glover do të merrej me seriozitetin më të madh nga qeveria dhe Komuniteti Ndërkombëtar, Shqipëria nuk do të ishte kurrë në këtë gjendje. Por raporti i saj u injorua nga opozita, e cila duhet ta kishte atë raport bazë kryesore për të gjithë transformimin e kuadrit ligjor.

Ai raport u shpërfill në mënyrë të tmerrshme nga eksponentë të caktuar. Nga qeveria po e po, u bë i paqenë dhe eksponentë të caktuar të Komunitetit Ndërkombëtar. Raportin e saj për zgjedhjet ju ftoj që ta lexoni është raporti më profesional që mund të e jetë shkruar ndonjëherë për procesin zgjedhor, i cil iështë gjithnjë sa kombëtar, aq edhe ndërkombëtar. Ky është komenti im për zonjën Glover.

Anisa Kadesha, TVSH: Z.Berisha, ndërkohë edhe këtë javë keni patur replika në distancë me ambasadoren amerikane, Yuri Kim. Akuzave të saj i jeni përgjigjur me kundërakuza për afera korruptive që sipas jush janë publike, por keni lënë të nënkuptuar edhe afera të tjera. Për çfarë e keni fjalën z.Berisha?

Berisha: Ajo që mund të them unë është se përpjekjet e guvernatores për asgjësimin e PD, për emërimin në krye të kësaj partie të eksponentëve të lidhur gjer në palcë me krimin, të eksponentëve të financuar, sipas burimeve amerikane, nga rusët dhe të tjera prapa të lidhur me krimin, nuk janë asgjë tjetër, veçse dëshmi se kjo ka funksionuar si anëtare e ekipit McGonigal, apo si McGonigal me fustan. Se kjo ka përdorur pushtetin që i jep përfaqësimi i SHBA si ambasadore, kundër opozitës demokratike, pro-perëndimore të një vendi anëtar të NATO-s.

Dhe unë këtu nuk po them asgjë të re, se këto i kam thënë të gjitha.

Përsa i përket deklaratës së fundit, unë i dhashë përgjigjen që gjykova se ishte e nevojshme, por tani më duhet të them se kam vetëm një shtesë. Njerëzit që përdorin gjuhë piromani, me zjarrvënës e kështu, ata kanë probleme me veten e tyre. Pra, zakonisht, një fjalor i tillë është për njerëz në ethe, kur të kapin ethe të forta, atëherë njeriut i turbullohet mendja. Se çfarë ethesh e kanë kapur guvernatoren, pyeteni guvernatoren, jo mua. Por një fjalor i tillë është i papranueshëm.

Pyeta disa herë edhe Chat GTP se çfarë do të thotë ky fjalor dhe në të gjitha variantet më dha këtë përgjigje. Unë jam edhe mjek, por thashë të bëj edhe një kontroll, se njohuritë e mia mjekësore janë shumë të hershme. Kaq dua të them për të.

PD po ecën e sigurt në fitore. I them një gjë dhe e mbyll. E paralajmëroj se ndërhyrja në fushatë elektorale është krim elektoral. Edhe në ligjet e vendit të saj, edhe në ligjet e vendit tim. Tani unë e kuptoj që mund të dalë ndonjë deklaratë nga KQZ: nuk është fushatë. Për mua është fushatë. Unë jam në fushatë. Ndërhyrje në fushatë nuk pranohen , megjithatë unë do konsideroj ligjin edhe ligjin shqiptar, edhe ligjin amerikan për këtë çështje.

Bekim Bici, Top News: Z.Berisha do të ndalesha pak tek hyrja që bëtë ju për sa i përket entuziazmit dhe frymës së fitores që u shprehët që hasni në çdo takim tuajin. Nëse do t’i referohemi kësaj, a keni ju një pritshmëri sesa bashki do të fitojë PD e drejtuar prej jush. Dhe së dyti, nëse kjo pritshmëri nuk do të plotësohet, cila do të jetë përgjegjësia juaj?

Berisha: Po e marrim në këtë formë. A di ti ndonjë bashki do të thuash në të cilën nuk ndihem fitimtar? Unë nuk di asnjë bashki të vetme që koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nuk ndjehet fitimtar. Sot bashkë me përfaqësuesit e PL bëmë një bilanc dhe i morëm nga Konispoli deri në Tropojë. Bashki pas bashkie. Në të gjitha pa përjashtim, një optimizëm i paparë dhe epërsi morale e padiskutueshme e forcave opozitare. Pra, mund të bëhet fjalë si një pranverë në 1992. Kjo është përgjigja ime për të dyja pyetjet.

Ermal Rizai, Syri Tv: Sa i takon fakteve që ju nxorrët në lidhje me z.Veliaj, dhe bëtë me dije se do të ketë një hetim. Ju do t’i dorëzoni në SPAK, do të ndërmerrni nisma të tjera, pasi i referohemi deklaratës së bërë mbrëmjen e djeshme nga z.Veliaj në një emision televiziv ku tha se nuk shoqërohet me persona problematikë.

Berisha: Kush tha? Erion Veliaj?! Po i jap fotografi të tjera sa të dojë. Po drejtori i Policisë së Bashkisë, ai ka qenë i tillë, si Miliadi, si këta. Me atë dorë rri ai, me ata rri gjithë kohën. Po çfarë do ky që shkon te ai rang, më thuaj pak? Nuk ka dhënë njëherë një përgjigje. Pse del tani Alberto Preseci? Del në ortakëri me MAPNA-n e gjeneral Ali Aliabadit. Burime thonë se këtu bëhet riciklim i parave të gardës revolucionare midis tjerash.

Por një gjë është e sigurt. Lidhja iraniane e Erion Veliajt nuk është një zbulim i shërbimeve shqiptare, por i shërbimeve partnere.

Këto janë prova të reja.

Z.Veliaj ka qenë në Iran 100% se ato që na i kanë thënë, na i kanë thënë zyrtarisht ne dhe nuk mundet kurrë që të shpiknin. Ka shkuar edhe Edi Rama, dhe Edi Rama mesa mora vesh pastaj, se u interesova sigurisht, shkoi në internacionalen socialiste sepse Ahmedin Axhadi, famëziu ishte anëtar i internacionles dhe kishte organizuar një aktivitet të internacionales në Teheran. Nuk di që të ketë shkuar më shumë së një herë apo dy Edi Rama. Kurse për Erion Veliajn, Irani është kryeqyteti që ka vizituar shpesh, kaq mund të them.

Pista iraniane e akuzon se ky është një person me këto lidhje. Miliadi di më shumë. Për këtë ju siguroj që Miliadi di më shumë për këtë problem. Por, se ku e mësoi Miliadi farsinë, ajo është një diçka tjetër, gjë që nuk do të thotë asgjë. Ti mund të kesh pasion për persishten, për farsishten. Por Miliadi dhe Erioni janë miq.

Ju falënderoj!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale