FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT
ESKTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha në konferencën me gazetarët foli mbi rëndësinë e koalicionit të ‘PD dhe Shqipërisë Madhështore’ dhe aleatëve për fitoren e ardhshme politike. Berisha theksoi se ky koalicion, i cili përfshin përfaqësues të 26 deri në 30 partive, është një garanci për shpëtimin e Shqipërisë më 11 maj dhe hapjen e një periudhe të re, të cilën Berisha e quan “Shqipërinë Madhështore”.
Kryedemokrati, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama për përpjekje të dënueshme për të sabotuar koalicionin e PD-së. Berisha tha se Rama është i tmerruar nga ky koalicion dhe që ai e ka sulmuar dhe ironizuar këtë zhvillim, veçanërisht pas deklaratës të Chris LaCivita, i cili e cilësoi Ramën “kukull të Xhorxh Sorosit”.
Berisha gjithashtu theksoi rëndësinë e Chris LaCivita për fitoren e koalicionit të tij, duke e quajtur atë një “forcë madhore” dhe një figurë kyçe për suksesin e planit politik të PD-së. Berisha tha se LaCivita, i njohur për rolin e tij në fushatat e Donald Trump, do të ketë ndikim të madh në suksesin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore.
Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh për media se Rama dështoi në sigurimin e mbështetjes nga Partia Demokratike dhe përpjekjet e tij për të bindur Berishën të bashkëpunojë. Berisha theksoi se Rama po lufton për mbijetesë pas 11 majit dhe ka gabuar në llogaritjet politike. Berisha e refuzoi bashkëpunimin dhe theksoi se asnjë hap i rëndësishëm nuk mund të bëhet pa miratimin e Komisionit të Venecias.
Lideri demokrat, Sali Berisha u shpreh se fjalën për kandidaturat në PD e ka pasur anëtarësia përmes primareve, të cilat janë organizuar nga kryetarët e qarqeve. Ai theksoi se nuk ka pasur ndërhyrje nga ai vetë ose nga ndonjë tjetër në këtë proces. Berisha tha se lista e kandidatëve është formuar nga anëtarët, por do të ketë disa modifikime për të siguruar përfaqësimin e grave, të rinjve dhe komuniteteve që mund të kenë nevojë për përfaqësim më të mirë. Ai shtoi se kryetarët e qarqeve do të japin mendimet e tyre, por asnjë listë e kandidatëve nuk është përfunduar ende, përveç atyre që janë propozuar nga anëtarësia.
Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi se diaspora do të ketë emra në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike, por nuk mund të thotë nëse ata do të jenë në listën e sigurtë, pasi kjo listë ende nuk është përfunduar. Berisha theksoi se koalicioni, që përfaqëson të paktën 26% të zgjedhësve në Shqipëri, do të ketë ndikim të madh në përbërjen e listave, duke siguruar përfaqësim për aleatët në listat e mbyllura. Berisha tha se 8 vende janë të rezervuara për aleatët, për shkak të kontributit të tyre elektoral.
Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi se protesta kundër censurës, e cila është mirëpritur nga të rinjtë, nxënësit dhe studentët, po afrohet. Berisha e sheh mbylljen e Tik Tok-ut si një akt brutal censuror nga Edi Rama, duke theksuar se kjo është një hakmarrje ndaj kritikave që të rinjtë i bëjnë atij. Ai tha se, edhe pse smartfonët mund të kenë ndikim te fëmijët dhe të rinjtë, Tik Toku nuk është problemi, por më shumë një mënyrë për të pasur qasje në informacion dhe shprehje. Berisha tha se të rinjtë nuk e duan Edi Ramën për shkak të arrogancës së tij dhe se mbyllja e Tik Tok-ut është një akt hakmarrës për kritikën ndaj tij. Protesta, sipas Berishës, do të jetë kundër censurës dhe do të lidhet drejtpërdrejt me mbylljen e këtij aplikacioni.
FJALA E PLOTË
Çfarë do që të them sot, nuk mund të mos jetë kushtuar arritjes kryesore të PD-së, koalicionit të saj me përfaqësuesit e 26 partive, por herë-herë edhe 30, është një garanci madhore e shpëtimit të Shqipërisë me 11 maj dhe hapjes së epokës apo kohës së Shqipërisë Madhështore.
Edi Rama ka bërë përpjekje të dënueshme, të jashtëzakonshme për të sabotuar këtë koalicion që e tmerron.
Por ky koalicion sot është realitet dhe mund të quhet me sinonim tjetër, koalicioni i fitores.
Por meqenëse objektivi më madhor i këtij koalicioni është Shqipëria Madhështore, atëherë u vendosë të quhej Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Në paraqitjen time në momentin e shpalljes së këtij koalicioni rreshtova disa faktorë që janë realë dhe të padiskutueshëm.
Por këtu do ndalem dhe në një faktor tjetër.
Arkitekti, kryearkitekti, kryestrategu, bashkëkryestrategu i fitores më të madhe, i rikthimit më vendimtar në historinë e njerëzimit, të Donald Trump, edhe ai përbën në vetvete, Chris LaCivita, një forcë madhore në fitoren e ardhshme të këtij koalicioni.
Edi Rama, sot i tmerruar nga këto zhvillime, ka ironizuar dhe atakuar pikërisht këtë moment me të cilin ai ndjehet i pashpresë.
Nuk jam marrë kurrë me kompanitë konsulente që ai ka kontraktuar se nuk është normale. Kurse ai këto ditë merret.
Merret natyrisht sepse kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan, Chris LaCivita e quajti Edi Ramën siç është, kukulla e Xhorxh Sorosit.
Tani Edi Rama, në vend që të merret me padronin e tij dhe kukull siç është vetë, merret me njeriun që i tha të vërtetën në sy.
Dhe këto janë zgjidhjet e tij e njeriut të pashpresë në këtë garë.
E njeriut që në përzgjedhjen e kandidaturave dëshmoi zero transparencë.
E njeriut që shumëzoi me zero në përzgjedhjen e kandidaturave të gjithë strukturat e partisë së tij, anëtarësinë, komitetet e partisë dhe forumet e tjera.
Pra, përdori praktikat më obskure në nxjerrjen e kandidatëve.
Por kjo nuk pritej ndryshe!
PYETJE-PËRGJIGJE
Anisa Kadesha, TVSH: Z.Berisha, kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar la të kuptohet eshte që mund të mos jetë në listën e kandidatëve për deputet. Kjo e ëbn më të fortë, apo më të lehtë luftën e koalicionit tuaj në 11 maj?
Berisha: Do jetë apo nuk do jetë në listën e kandidatëve, atë e përcakton. Po se ku do të jetë pas 11 majit, atë e përcaktojnë shqiptarët, dhe shqiptarët ia kanë pre biletën atij.
Edi Rama po lufton për mbijetesë pas 11 majit.
Shkaku i burgojes së Erion Veliajt, letra e Nesti Angonit është qeveritare dhe nuk u akuzua për gjërat më evidente publikisht siç është djegësi i Tiranës dhe 5D, sepse aty shkonte tek djegësi shkonte direkt te Rama, hoteli thuhet se është holder edhe Olsi Rama.
Ndaj edhe ai dështoi të sigurojë votat e PD dhe të bindë Sali Berishën për të shkrirë Skapin e partisë. Dështoi, bëri pëprjekje ai, edhe publike, edhe nën rrogoz, por siç kam deklaruar dhe siç jam betuar nuk do i bashkoj kurrë votat me të, pasi asnjë hap nuk do mund të bëhet pa Komisionin e Venecias, i cili nuk do të jetë vetëm arbitri, por do të jetë institucioni që do të trajtojë problemet e Reformës në Drejtësi.
Kjo është e gjitha. Ka hallin shumë të madh ai, sepse ai mendonte meqënëse Sali Berisha është akuzuar padrejtësisht, tani në akt hakmarrjeje do të pranojë të votojë për shkrirjen e Skapit. Por kjo nuk mund të ndodhte, e kalkuloi gabim. I llogariti gabim hesapet, dhe mbeti duarbosh.
Ermal Rizaj, Syri Tv: Z.Berisha, cilat janë përpjekjet që nuk janë parë nëga publiku të z.Rama për shkrirjen e Spak, që ju thatë që ka patur përpjekje nën rrogoz?
Berisha: Në burimet diplomatike dhe në burime të tjera është ngritur kjo çështje të përpjekjeve të tij për të bashkuar votat me PD, dhe kjo nuk mund të ndoshte. Se unë veprimin e kam shpjeguar pse e kam. Nuk kam që të le vendin pa një institucion akuze, kurrë. Për një reformim dhe një institucion akuze për një vend të lirë, siç duhet të jetë një vend i lirë.
Po, e ke parasysh ti, ai tha: po më luten! Unë po i lutesha atij?! Por po t’i lutesha unë, i bënim ato. Unë s’e kam thënë ndonjëherë atë. Ai është lutur, por dështoi.
Ermal Rizaj, Syri Tv: Z.Rama, gjatë kësaj fundjave ka patur takime për sa i takon listës së kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj. Po ju, z.Berisha keni patur takime me drejtuesit politikë gjatë këtyre ditëve dhe kur do e mblidhni kryesinë e PDSH për të garantuar listën përfundimtare për zgjedhjet parlamentare?
Berisha: Të falënderoj për pyetjen. Kësaj radhe, fjalën për kandidaturat e kanë patur, siç e keni parë vet, anëtarësia e PD në primaret e organizuara në përgjegjësinë direkte të udhëheqësit të qarkut. Kjo është e vërteta.
Asnjë kryetar qarku nuk ka patur asnjë ndërhyrje nga Sali Berisha apo kush tjetër, por ka qenë ai udhëheqës fuqiplotë i procesit të primareve mbi bazën e kritereve të caktuara. Kështu që, listat pak a shumë i kanë bërë anëtarët, propozimet.
Natyrisht, e kam theksuar, do ketë këto modifikime: gratë, është përcaktim statutor. Të rinjtë, është përcaktim statutor. Dhe e them këtu, përfaqësime, meqë jemi rajonal, ndonjëherë të komuniteteve, që për ndonjë arsye apo ndonjë tjetër nuk kanë pozicionin e duhur por që meritojnë përfaqësimin. Ata nuk mund të mbeten pa përfaqësim. Komunitetet e mëdha, sepse i krijon qarku këto. Pra, do jenë korrigjime fare të lehta. Do kenë korrigjime, sigurisht, kjo nuk mund të diksutohet, për këto arsye që thashë. Por, nga ana tjetër listat e PD i ka bërë anëtarësia.
Kryetarët e qarqeve do jenë aty, do japin mendimet e tyre. Kryesia do vendosë. Nuk është në mënyrë absolute gjer sot asnjë listë e asnjë qarku e diskutuar apo e përfunduar, përveçse e atyre që ka bërë vet anëtarësia.
Ermal Rizaj, Syri Tv: Duke iu referuar deklaratave tuaja gjatë javëve të fundit, ju keni thënë se ky është viti i diasporës. Diaspora do ketë emra të sigurt në listë? Pra, do ketë përfaqësinë e saj në listat e PD në zgjedhjet parlamentare?
Berisha: Diaspora do ketë emra në listë. Nëse do ketë emra në listën e sigurtë apo jo, këtë unë nuk mund ta them, sepse nuk është përfunduar lista e sigurtë.
Ka një moment që duhet të jemi realistë. Një forcë mazhore që ndërhyn në listë të sigurtë është koalicioni. Koalicioni përfaqëson, e them edhe njëherë, minimumi 26% të zgjedhësve të Shqipërisë. Mundet më shumë, por më pak jo, asnjëherë.
Atëherë, padiskutim që ky koalicion me pothuaj 1/3 e zgjedhësve do ketë përfaqësimin në listat e mbyllura. Dhe ky, pastaj i jep listës së mbyllur një karakter më të veçantë.
Ermal Rizaj, Syri Tv: Z.Berisha, ju sot keni arritur marëveshjen e koalicionit, pra e keni bërë publike dhe mbajtët një deklaratë pak më herët. Nga selia blu keni deklaruar se, aletatët kanë 8 vende të sigurta në listë. Bëhet fjalë për 4 vende PL, një vend z.Mediu, një z.Dule, një z.Idrizi dhe një z.Duka për ta saktësuar?
Berisha: Pak a shumë, kjo është. 8 vende janë për aleatët, sepse aleatët në rekordin elektoral kanë minimumi 26% të zgjedhësve në Shqipëri.
Ermal Rizaj, Syri Tv: Gjatë fudjavë z.Rama e ka sulmuar thirrjen tuaj për protestë. Ditën e shtunë, është caktuar ora e protestës kundër censurës sicc ju e keni deklaruar?
Berisha: Protesta kundër censurës po afron. Është një protestë që është mirëpritur jashtë mase nga nxënësit, studentët dhe të rinjtë, jashtë mase!
Ata, e konsiderojnë censurën një akt brutal direkt kundër tyre. Pra, qendrimi ndaj Tik Tokut është një qendrim censure. Sepse, nuk e mohoj që smartfoni ka një ndikim tek të rinjtë dhe te fëmijët, në kuptimin e konsumimit të kohës më shumë se sa duhet. Por, nuk është Tik Toku si i tillë. Jo!
Të gjithë, ata që kanë fëmijë e dinë se fëmija edhe pa dalë aplikacioni i Tik Tokut, preferonte të navigonte, lundronte në smartfon në google e këto të tjera.
Pra, është një akt hakmarrës i Edi Ramës ndaj kritikave që i bëjnë të rinjtë. Se ta keni një gjë parasysh. I riu, për definicion, nuk mund ta ketë kurrë arrogancën. Kjo ështëa rsyeja që të rinjtë nuk e pëlqejnë Edi Ramën. Nuk e pëlqejnë, nuk e duan, jo. Arrogant thonë. Dhe, pikërisht për këtë arsye ai mbyll Tik Tokun, se atë e kritikojnë, e ironizojnë, e tallin në Tik Tok.
Pra, është një akt censure e tmerrshme, nuk pajtohet njeri me këtë gjë. Kështu që, do jetë një protestë kundër censurës, natyrisht e lidhur me mbylljen e Tik Tokut.
Pyetje: Së bashku me PD, janë 26 parti në total në këtë koalicion. Si do të siguroheni ju që të gjitha partitë do të dëgjohen, dhe kryesorja të mos krijohen përccarjet mes tyre?
Berisha: Ka një histori. Besnikëria është themeli i qendrimeve të mia ndaj aleatëve. Aleatët e dinë që, unë jam besnik ndaj tyre, ndaj kam besim të plotë në besnikërinë e tyre. Pasi, këto u bashkuan me vetëdije të plotë, se e keqja më e madhe e këtij vendi është Edi Rama.
U bashkuan, pikërisht, për të shpëtuar Shqipërinë nga Edi Rama.
Edhe njëherë them këtu. Janë ftuar në këtë aleancë edhe disa të tjera të sapokrijuara, por ato nuk e konsiderojnë Edi Ramën. Për çudi problemin madhor të Shqipërisë, dhe nuk gjetën forca të shpallen parti opozitare. Preferuan pozicionin e opozitës së opozitës. Pozicionin që është kryekëput, çon ujë në mullirin e qeverisë.