Berisha: Çdo kandidat për deputet, duke filluar nga dita e sotme të ketë si detyrë të regjistrojë 300 emigrantë!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË MBLEDHJEN ME KRYESINË E PD

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë mbledhjes së zhvilluar me Kryesinë ditën e sotme, theksoi angazhimin e PD-së për të përfshirë diasporën në zgjedhje. Lideri demokrat përgëzoi rolin e diasporës në sigurimin e të drejtës për të votuar, duke përmendur ndërhyrjet ndërkombëtare dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Berisha kritikoi ashpër emërimin e Taulant Ballës si koordinator fushate dhe sugjeron që çdo kandidat si deputet në PD të regjistrojë 300 emigrantë për të kontribuar në fushatën zgjedhore.

Berisha iu tha kandidatëve të përdorin metoda të ndryshme për regjistrimin e emigrantëve, duke përfshirë blloqet dhe lagjet, dhe të sigurojnë regjistrimin e 300 emigrantëve për të garantuar fitore

Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua kryeminsitrit Rama dhe qeverinë, duke e cilësuar gjestin e tij të sotëm të përplasjes së grushtit mbi tavolinë pas arrestimit të Veliajt ditëne  djeshme, si një simbol të frikës dhe dështimit përballë disfatës.

Berisha akuzoi Edi Ramën dhe qeverinë për lidhje me Xhorxh Sorosin dhe doktrinën e tij, duke i cilësuar ata si “armikun e brendshëm” të Shqipërisë, duke përdorur referenca nga fjalimi i Donald Trump mbi kërcënimin e brendshëm për SHBA. Ai thekson se Soros dhe ekstremistët e majtë kanë ndikuar në Shqipëri, duke krijuar një luftë kundër familjes dhe identitetit gjinor, duke manipuluar drejtësinë dhe duke përhapur korrupsion. Sipas tij, kjo është një formë e “shkallmimit” të shoqërisë dhe e shkatërrimit të opozitës, me përkrahjen e drejtësisë politike të Edi Ramës.

Kryedmokrati, Sali Berisha ka risjellë në vëmendje edhe njëherë vizitën e Chris LaCivita, bashkëarkitektit të fushatës së Donald Trump, i cili solli mesazhe të qarta për Shqipërinë. Berisha u shpreh se LaCivita e cilësoi kryeministrin aktual, Edi Ramën, si “kukull të Sorosit”. Gjithashtu, Berisha kritikoi vizitën e sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, duke theksuar ndryshimin e qasjes mes vizitës së vitit 1991, kur SHBA mbështeste opozitën, dhe vizitës së Blinken, që ai e sheh si mbështetje për Sorosin. Berisha premton se do të bëjnë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga ndikimi i Sorosit dhe për të rikthyer zhvillimin dhe sundimin e ligjit në vend.

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zbardhur një bisedë me një delegacion parlamentarësh gjermanë, ku theksoi vështirësitë që ka Shqipëria dhe ndikimin e politikës vendore në sistemin e drejtësisë. Ai foli për kontrollin që Rama ka mbi SPAK-un dhe prokurorinë, duke përmendur se ligji nuk lejon përgjumjen e gjykatësve, por që ata janë të kontrolluar nga Rama. Gjatë takimit, një parlamentar gjerman i shprehu shqetësimin se kjo situatë ishte “e tmerrshme”, duke e cilësuar realitetin e përshkruar nga Berisha si të pabesueshëm. Berisha gjithashtu përmendi se ndihmat që SHBA i ka ndërprerë këtij grupi, tani nuk ka asnjë kontroll mbi to, pasi sipas tij, Rama është ai që kontrollon gjithçka.

Kryedemokrati, Sali Berisha theksoi gjatë mbledhjes së Kryesisë se fushata e PD do të përqendrohet në rritjen e rrogave, pensioneve dhe shërbimeve për qytetarët. Ai akuzoi qeverinë për korrupsion dhe luks personal, duke krahasuar atë me regjime autoritare. Berisha premtoi se opozita do të fitojë betejën, duke e konsideruar korrupsionin ndërkombëtar si një mjet për shtypjen e opozitës.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se programi i Partisë Demokratike do të fokusohet në rikthimin e parave të vjedhura nga qeveria dhe përdorimin e tyre për përmirësimin e jetesës së shqiptarëve, përmes rrogave, pensioneve, shërbimeve dhe infrastrukturës. Berisha premtoi një rritje të rrogës minimale në 500 euro dhe të rrogës mesatare në 1200 euro, si dhe një ulje të taksave dhe çmimeve të energjisë. Berisha akuzoi qeverinë aktuale për korrupsion dhe shpenzime luksi, duke kërkuar një auditim të veçantë për të konfiskuar pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme.

FJALA E PLOTË

Mirëdita!

Së pari, dua të përshëndes të gjithë drejtuesit, anëtarët e Kryesisë, deputetët që janë angazhuar në një fushatë intensive elektorale, kryesisht me shqiptarët jashtë vendi.

Duke qenë se do ndodhte, ose do ndodhë për herë të parë në këto zgjedhje, natyrisht, nuk them se ishim të pregatitur për një fushatë në Shqipëri dhe planetare, por gjykoj se, ambientimi me kërkesat e fushatës u bë në shpejtësi.

E vërteta është se, si promotorë të këtij procesi që kemi qenë që nga viti 2013, shqiptarët jashtë vendit po faktojnë çdo ditë se besimin e tyre e kanë te PD.

Edi Rama, njeriu që refuzoi në mënyrë konstante në vite të drejtën kushtetuese të shqiptarëve për të ushtruar votën e tyre, më në fund, u detyrua të pranojë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndërhyrjeve të fuqishme ndërkombëtare, lëvizja e diasporës ka meritat e veta të padiskutueshme në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për sanksionimin e kësaj të drejte që iu mohohej nga qeveria shqiptare që, si asnjë qeveri tjetër në rajon, apo më gjerë.

Ashtu siç pritej, koordinatorët për fushatën elektorale me shqiptarët jashtë vendi u ngarkuan. Eksponent kryesor i krimit të organizuar, adash i bandës së Elbasanit, bandës së Shkodrës dhe bandës së Fushë Krujës, Taulant Balla. Me këtë emërim që bëri, Edi Rama u tregoi shqiptarëve se vota e tyre do jetë për çunat e krimit, larjen e parave të tyre, dhe jo për familjarët e tyre, për veten e tyre.

Mund të them se, fushata e qeverisë, e ambasadave, e konsullatave është pothuajse e fikur. Shqiptarët nuk duan të takohen me përfaqësuesit e Edi Ramës, dhe refuzojnë në mënyrë të rëndomë, refuzojnë takimet, u kërkojnë që të mos organizojnë takime, kanë organizuar dhe demonstrata kundër tyre, i kanë përzëzë, dhe ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Në Shqipëri është kuptuar qartë se dhe emigracioni dhe diaspora është me PD në tërësi, sigurisht, nuk mund të them këtë gjë, por në shumicë dërrmuese.

Tani, jemi në fazën pothuaj përfundimtare të këtij procesi në emigracion dhe diasporë.

Ndaj dhe sot që koincidon dhe me miratimin e të gjithë procedurave të kandidatëve për deputetë, mendoj që në këtë udhëzim që kemi, që do diskutojmë, të shtohet kërkesa që çdo kandidat për deputet, duke filluar nga dita e sotme të ketë si detyrë të regjistrojë 300 emigrantë, dhe ta dokumentojnë këtë me skrinshotet e regjistrimit të tyre që paraqesin për regjistrimin e këtyre emigrantëve, shqiptarëve jashtë vendit.

Kanditatët janë të udhëzuar të përdorin të gjitha mundësitë që kanë, por një këshillë e imja është, në arsyetimin tim është që rruga më e sigurtë për regjistrimin e tyre është puna në blloqe dhe lagjet e qyteteve dhe fshatrave tona. Gjetja e tyre, lidhja telefonike, inkurajimi i tyre, nuk përjashtohen fare takimet jashtë.

Secili kandidat tani, ka të drejtë të zgjedhë vet formën më të sigurtë dhe më të suksesshme. Por çdo kandidat duhet të bëjë gjithçka për garantimin e 300 emigrantëve të regjistruar.

Kjo, do të ishte një investim shumë i madh nga ana e kandidatit dhe e partisë për fitoren e ardhshme.

Zonja dhe zotërinj, ne shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve në një situatë të ndryshme, në kuptimin e mbështetjes së madhe për PD dhe në kuptimin e programit të saj.

Ju, e patë se çfarë po ndodh në krahun tjetër. Ai gjesti që Edi Rama sot tregon, është simbol i shkallmimit dhe i tmerrit të tyre para disfatës. Prapëseprap, fat i madh që nuk kishte aty ndonjë ministër, apo ndonjë zonjë, se do të hante ajo grushtin në vend të tavolinës. Seç ishte një hije aty, e pashë dhe unë, po fat i madh që nuk e kapi grushti, shkoi në tavolinë.

Ndaj dhe, situata e tyre është situata e nëj organizate kriminale, tipike. Ajo që ndodhi dje, sigurisht që ai është numri 2 i partisë, por krimet e Edi Ramës dhe veprat e tij janë disa kate më lart se të Erion Velisë, duhet të themi të vërtetën, ndonëse ai i meriton të gjitha, Erion Veliaj, po Edi Rama nuk ka të krahasuar. Edi Rama me aferën e Portit të Durrësit, regjistroi një aferë përreth 4 mld euro. Është afera korruptive ndër më të mëdhatë në të gjithë Europën dhe më gjerë.

Edi Rama me koncensionet regjistron qindra e qindra milionë euro të vjedhura, të grabitura. Unë prap ju rikujtoj këtu, vetëm me CEZ-in, Edi Rama ka ndarë të paktën 600 milionë euro për të cilat CEZ-i me fatura i detyrohej palës shqiptare. Dhe jo vetëm që i fshiu këto, por i dha nga buxheti 100 milionë euro të tjera.

Po të shkojmë nga viti 2014 gjer sot, ju garantoj që bëhen miliarda e miliarda. Dhe të gjitha këto i dënuan me varfëri dhe dënim qytetarët shqiptarë. Po ta dëgjonit sot ju, asnjëlloj përgjegjësie për largimin e 45% të shqiptarëve nga Shqipëria, asnjëlloj lidhje. Përkundrazi, dëshira e tij e madhe që ata të largohen.

Çfarë ishte kjo e Erion Veliajt? Litari në shtëpinë e të varurit, kështu ta quajmë. Belind, dakord. Litari në shtëpinë e të varurit.

Po, ajo që e shkallmoi Edi Ramën, por në fakt dhe që e prangosi edhe Erion Veliajn, ditën e djeshme, dy orë pas deklaratave historike të kryetarit të Komitetit Kombëtar të partisë më të fuqishme të botës, Partisë Republikane, Chris LaCivita, njërit nga dy arkitektët e fushatës elektorale të fitores së Donald Trump, fitore e cila shënoi rikthimin më të fuqishëm dhe më të jashtëzakonshëm të njerëzimit me votë.

Zonja dhe zotërinj, në fjalën e tij të gjithëve ju kujtohet kur, Presidenti Donald Trump deklaroi se, armiku më i rrezikshëm i Amerikës është armiku i brendshëm. Në fakt, kjo është e vërteta më e madhe.

Fuqia e Amerikës, pasuria e saj, potencialet e saj të gjithëanshme janë të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër. Megjithatë, në këtë vend që udhëheqte me liritë, ky armik i brendshëm doli me flamurin e censurës, me flamurin e agresionit ndaj identitetit gjinor, agresionit të familjes, me flamurin e ‘kulturës uoke’, pseudokulturën njerëzore.

U përdorën triliona dollarë për ëktë agjendë e cila ishte marksiste dhe post-marksiste. Cilido që njeh manifestin dhe nuk ia këshilloj askujt të merret me të, aty gjen komunizmin, një rend pa shtete, pa kufij. Një rend që njerëzit punojnë aq sa duan e marrin, aq sa dëshirojnë, etj. me radhë, ama aty nuk ka nëj rresht të vetëm kundër identitetit gjinor. Ndaj dhe, përtej Marksit, Xhorxh Sorosi dhe ekstremistë të tjerë të majtë radikalë, dolën edhe me agresionin ndaj identitetit gjinor. Dolën dhe me agresionin kundër familjes, me numeritimin e prindërve, dolëm me krijimin e fermave të prodhimit të fëmijëve, pa atësi, në një platformë absolutisht të degradimit të plotë të shoqërisë njerëzore, krijimin e shoqërisë së re.

Ndaj dhe, Donald Trump u shpreh se armiku më i rrezikshëm për SHBA-të është armiku i brendshëm. Ky armik i brendshëm në SHBA ndërhyri fuqishëm dhe rrezatoi ndofta më shumë se në çdo vend tjetër, në Shqipëri. Sepse, në Shqipëri, në pushtet ishte një grup sorosianësh që mishëronin të gjitha aspektet e doktrinës së Xorxh Sorosit.

Në Shqipëri, filloi lufta kundër familjes, prindërve, u soll ligji për fermat e grave. Në Shqipëri, Drejtësia u kthye në krah politik njëlloj si në SHBA, dhe nën pretekstin e luftës së korrupsionit, ata që përhapën korrupsionin nga mëngjesi gjer në darkë, që vidhnin dhe shpërdoronin taksat e taksapaguesve amerikanë, krijuan repartet politike të drejtësisë.

Mjafton të rikujtojmë këtu, se duhet t’i themi gjërat. Në vizitën e tij, siç u tha të paguar, unë nuk e di, nuk kam të dhëna, por u tha se ke paguar, Antoni Blinken nuk takoi njëri të vetëm nga opozita, sepse ai ishte për një Shqipëri pa opozitë, por takoi persekutorin e opozitës, Altin Dumani. Për atë gjeti kohë. Duke treguar publikisht se misioni i tij ishte Shqipëria pa opozitë, dhe instrument i krijimit të saj ishte Drejtësia politike e Edi Ramës. Nuk e tha kot kurrë Donald Trump, se armiku më i rrezkshëm, është armiku i brendshëm. Dhe ky armik i brendshëm, më kryesori ishte Xhorxh Soros dhe Aleksis Soros.

U ndala në këtë ekspoze, sepse dje ne kishim këtu Chris LaCivita, bashkëarkitektin e fushatës fitimtare të Donald Trump. Ai solli mesazhet më të kristalta, në zbërthim të direktivës së presidentit Trump.

Ai u tha shqiptarëve haptas se kryeministri aktual është ‘kukull e Soros’ dhe se SHBA ka këtu një partner dhe mik tjetër, dhe ky është Sali Berisha.

E shprehur publikisht. Pse? Sepse ai dhe grupi i tij kishin studiuar të gjithë represionin, përpjekjet dhe agresionin e administratës Biden për të zhdukur PD-në dhe opozitën për një

Shqipëri moniste.

Jo më kot, atë ditë në vizitë me shumë keqardhje, por në mbrojtje të vendit tim, u detyrova të shkruara një artikull dy orë pasi erdhi: Mirë se erdhe në Shqipërinë moniste z. Sekretar!

Në një kohë kur sekretari i parë i shtetit që erdhi në vizitën historike qershor 1991, iu tha shqiptarëve, ne ishim në opozitë, unë erdha në Shqipëri me ftesë të Sali Berishës, në parlament, për të treguar se SHBA ishin me opozitën demokratike.

Imagjinoje se çfarë ndryshimi mes një sekretari Shteti që përafqësonte kombin e tij dhe një tjetri që përfaqësonte Sorosin, të cilit Presidenti Trump ia mbylli të gjitha dyert e ndërtesave federale dhe uroj të përballet me drejtësinë amerikane për falsifikimin, mashtrimin që ka bërë një dokumenti shumë të rëndësishëm në fushatë elektorale kundër Trump, për laptopin që Hunter Biden nuk ka pasur kurrë laptop dhe është rus.

Por jam i bindur se drejtësia në SHBA dhe kudo, vonon po nuk harron.

Pse u ndala në këtë analizë?

Do ju shpreh një mendim.

Një nga vështirësitë tona më të mëdha qëndron në faktin se zhvillimet e këtushme anë të pabesueshme dhe unë këtë e kam konstatuar në shumicën e bisedave me miqtë e të huaj.

Dhe tani do të ju them takimin e fundit.

Para 3 ditësh këtu kishim një delegacion prej 19 personalitetesh të Saksonisë në Gjermani. Miqve gjermanë që në fillim u thashë se, ju do të dëgjoni një realitet as nuk do të mund ta imagjinoni dhe ndoshta as nuk e keni dëgjuar dhe e keni vështirë ta besoni, por unë ama jam i detyruar të ua them për të mos përshkruani një realitet që nuk ekziston. Ju gjykojeni vetë, çdo problem ju mund të kërkoi sqarime.

Çfarë ndodhi? Kryetari i tyre në mënyrë të përsëritur thoshte: e tmerrshme! Sepse ato që thoja ishin aq të argumentuara sa nuk kishte nevojë për prova, por ai në prani të të gjithëve, thoshte e tmerrshme. Erdhi në fund e më tha; e tmerrshme.

Mes tyre një parlamentar, avokat i njohur më pyetur mua: si janë raportet e Prokurorisë me Gjykatën? Po i thashë, se si e kontrollojnë, ky Prokurori Special ka të drejtë të regjistrojë gjykatësit, dhe çfarë bën ky, ligji i thotë se nuk do merresh me problemet intime në telefonata, por ky merret me ato dhe i mban peng.

Pse tha, ky i kontrollon gjykatësit? Dhe kur ne e shtrojmë thotë se, e kanë pranuar vetë gjykatësit. Po ai mund të pranojë të vrasë veten, por nuk lejohet.

Pyetja e dytë, po ata kush i gjykon? Nuk ka gjykim për ta, nuk ka hetim. A ju kujtohet atij afërmendshit që thoshte; ne kemi kontroll shumë të rreptë dhe aludonte se kishte kontroll nga OPDATI, etj. A ju kujtohet dëshmia e tij në KLP, ne kemi kontroll shumë të rreptë, kontroll qiellor, kontroll me individë që shpërdorojnë taksa të qytetarëve të vet.

3 trilionë dollarë.

Po tani që ikën ata, se presidenti u ka prerë ndihmat, kush i kontrollon ata? Askush nuk i kontrollon, i kontrollon Rama.

Dhe në fund kryetari i delegacionit erdhi në fund e më tha; z. Berisha kjo që dëgjova unë është e tmerrshme.

Po ju them ju, se këtë me çdo njeri që kam diskutuar të huaj, se ndodhin gjëra të pabesueshme.

U ndala për të kuptuar dimensionin e deklaratave të djeshme të Kryetarit të Komitetit Kombëtar të Partisë Republikane, Chris LaCivita.

Pra ai erdhi me një axhendë për të ndihmuar shpëtimin e Shqipërisë nga Republika e Xhorxh Sorosit, kjo është e vërteta.

Dhe ne do të bëjmë gjithçka të përfitojmë maksimumin nga mbështetja, konsulta dhe mendimet, orientimet që këtë fushatë në 11 maj Shqipëria të kthehet në republikën e shqiptarëve, të kushtetutës, ligjit, rrugën e zhvillimit.

Dje ne diskutuam edhe për projektet e mëdha të ardhshme për të cilat ka nevojë Shqipëria, se kanë qenë vite shumë të rënda për këtë vend. Ju e dëgjuat, asnjë rumor, asnjë keqardhje për 45% të shqiptarëve që i përzunë nga Shqipëria gjatë këtyre viteve.

Kur i fal shpirtin krimit, hajnisë, natyrisht që për njerëzit nuk të mbetet gjë. Kjo është.

Tani fushata jonë do të bazohet në programin tonë, në programin i cili merr përsipër të përmbysë shpërndarjen e të ardhurave në Shqipëri.

Merr përsipër se këto të ardhura të marrin për bazë para së gjithash, rrogat, pensionet, shërbimet ndaj qytetarëve.

Pensionet në 2013 ishin më të larta, sot Mali i Zi, Serbia e ka pensionin 3 herë më të lartë se Shqipëria, Maqedonia 2.8 herë, Kosova, e ka pothuajse 100% më të lartë.

Po sigurisht, po rri ti e bën doktrinë, dëgjon ata që vjedhin, se këta kaq kanë. Këtu është një evolucion i madh. Shqipërinë këta e bënë, këta që marrin tani thërrime e bënë Shqipërinë gjer këtu. Këta janë aksionerë.

Sigurisht nuk mund vazhdohet me rroga, por ti do të ndash me ta, do u japësh atyre nga buxheti. Falimenton thotë, pse nuk falimentuam ne në vitin 2005-2013, nga buxheti i morëm ne. Asnjë njeri të mos ndikohet nga mashtrimet e tyre, ne i merrnim nga buxheti dhe i kalonim tek pensionet.

Ne merrnim nga buxheti dhe i kalonim tek rrogat. I dyfishuam. Çfarë falimentimi. 62 përqind borxhin dhe në kulmin e krizës financiare evropiane.

Por këta sigurisht se kur vjedh dhe blen 1 mln euro garderobën. Thua e ka 1 mln euro vilën, e ka apo nuk  e ka, por të thuash 1 milionë euro veshje të brendshme e të jashtme. Dhe po ta thonim ne, nuk e besonte njeri, por tani që i kanë numëruar faturat nuk mund ta kundërshtojë njeri.

Kjo është e vërteta.

Këta kanë humbur çdo sens të realitetit shqiptar.

Po ti mund të jesh shumë i apasionuar pas verës, por verë RomaneConte 33600 euro nuk mund ta hapësh ti. Nuk ke të drejtë.

Kur e kam lexuar për herë të parë, nga një gazetar, thashë ky e ka thënë për ta ilustruar, se nuk mu besua. Por kur nxorën shishen, kur vendos dhe blen 5 mln euro instilacionin në oborr që e sheh vetëm vetë, ti i ke mohuar qytetarët dhe rri e bërtet nga mëngjesi në darkë, aq më shumë i vjedhim, aq më shumë na votojnë.

Ti ke vjedhë dhe votat, por tani po të vjen fundi.

Me korrupsion ndërkombëtar, transnacional, arrite të burgosësh opozitën, faqezi, njëlloj si Llukashenko, njëlloj si diktatori i Tunizisë.

Por tani, gjarprit ju pre koka. Ka tentakula prap, por ne kur nuk na impresionojë koka, tentakulat nuk na impresionojnë.

Këtë betejë do e fitojmë ne!

Këtë betejë do e fitojmë me mund, me djersë me ndershmëri, me përkushtim dhe me një program që do i japi përgjigjen më të mirë problemeve të shqiptarëve.

Unë fola për rrogat, për pensionet.

A e dini ju që sot 56% e pensioneve janë jo të plota. Jo të plota, çfarë do të thotë? Do të thotë 1/3, 2/3. Me një fjalë janë jo të plota. Nuk kapin mesataren e 160 eurove. Jo mor, nuk ka njeri që nuk do të marrë më pak se 200 euro në Shqipëri, nuk ka njeri.

Kushtojnë ilaçet. Në fakt, të jemi realistë, kushtojnë shumë. Por në mënyrë absolute, sado që të kushtojnë, ato blihen dhe nuk do të mungojnë kurrë.

Jo, sigurisht! Po pse Shqipëria është vend që të mos blejë ilaçet për të shpëtuar jetën e njerëzve dhe për të zgjatur jetën e tyre. Se ajo, është një makabritet po t’i lësh pa ilaçe ata.

Po pse nuk kishte probleme më përpara, kur ishim ne në pushtet? Absolutisht jo! Ua them unë ju. Edhe i blinim më lirë. I blinim më lirë, ishin kompanitë. Se ato kanë specifikat e veta ilaçet e Onkologjikut, por kompanitë ishin këtu. Dhe kompanitë e kishin treg Shqipërinë. Sigurisht që, ofronin oferta më të arsyeshme, pavarësisht nga sasia që blihej se kishin tregëti me të tjera. Ne nuk kishim probleme.

Një herë kanë ardhur, një herë të vetme më kanë shkruar 3 vajza, më thonë që, ne rrimë me shiringa në abdomen për shkak të talasemisë dhe na duhet një ilaç që na i heq ato. Ilaçi ishte shumë i kushtueshëm, e blemë menjëherë.

Kishte vende të pasura që nuk e blinin, por ne e blemë. Unë isha mjeku, si mund të lija të sëmurët pa ilaç? Ekzade quhej ilaçi, sa erdhën e hoqën Mirëpo, shoqëria që të lejë anëtarët e vet, kur ti le një anëtar tëndin pa ilaç, pa mjekuar, pastaj ti je shumë keq. Sepse, në fund të fundit ai është përfaqsuesi yt dhe qendrimi yt në ato momente është përcaktues se çfarë je ti.

Pra, merr fund kjo!

Arsimi, nuk mund të jetë kurrë ky që është. Poshtë e më poshtë. Rrënim.

Shëndetësia, ajo që thamë. Jo, këto do të jenë përparësi absolute.

Biznesi. Thotë, biznesi i vogël pa taksë është. Mirë, vitet e fundit vërtetë nuk ka taksë qendrore, po ka 10-fishim  të taksave lokale. E sigurtë kjo që ju them! 10-fishim të taksave lokale. Energjinë e blejnë, e paguaj 18 gjer në 24 lekë, kundër 7 lekë që ishte, do bëhet 6 lekë. Energjia do bëhet 6 lekë.

Dhe ta dijë çdo shqiptar se, Shqipëria ka shumë mundësi të shesë energji me çmim më të ulët sepse kostoja e prodhimit të saj në kaskadë është më e ulëta dhe e ka shlyer veten me dhjetëra herë. Ajo kosto, 6 lekshi, tani mos gaboj është tek 2.8 lekë, por mbi 6 lek asnjë qindarkë nuk do u shitet bizneseve.

Qiratë, stratosferike. Taksat që folëm më parë, fillimisht do përgjysmohen gjersa të shkojnë në 1/5 e këtyre që janë sot.

Çfarë kanë bërë me taksat këta?

Këta 5D kanë bërë me taksat. Ajo bën 5B, ky bën 5D. Po, pse kujtoni ju se Erioni është izoluar? Po, hajdute si ajo e Durrësit nuk ka patur Durrësi në shekuj.

Po, Beci? Do ta marrin vesh shkodranët çfarë hajduti është Beci shumë shpejt. Këta janë një klan, një klub. Prandaj zhduken?

Jo, jo! Do u mbeten atyre taksat. Ne do shkojmë të takojmë çdo biznesmen dhe do t’i themi: ore zotëri, kaq do e blesh energjinë. Këto taksa që i kanë vënë do vehet ligji, sepse ligji nuk e lejon kurrë të vësh më shumë se 1/3 e taksës qendrore. Ky ka hequr taksën qendrore dhe ka 10-fishuar taksat që kanë patur përpara.

Pra, a keni vënë re ju? Nuk janë ngopur me paratë e taksave, kanë vjedhur paratë e taksapaguesve amerikanë. Po, 1 milionë kjo Delina e Çuçit. 1 milionë rrogat. Po, jo nuk ka qenë më pak e rëndësishme Linda në fondacionin Soros.

Pra, këta kanë vjedhur edhe taksat e taksapaguesve amerikanë. Uroj që një audit i veçantë të vijë për Shqipërinë dhe t’ua konfiskojë të gjitha pasuritë e krimit që kanë vendosur në këtë shpërdorim të madh. Për ato që iu kanë vjedhur shqiptarëve, absolutisht do konfiskohen çdo gjë.

Pra, do shkojmë tek çdo qytetar me programin tonë, ku rrogë minimale nuk do ketë nën 500 euro, ku rroga mesatare do të rritet në 1200 euro. Ne do iu rikthejmë paratë shqiptarëve. Absolutisht, nuk do të mbetet punë publike pa kryer.

Sa shpenzonte, e dëgjuat ju, kunati i Lindës? Kunati i Lindës investonte 7 mijë dhe fitonte 12-13 herë më shumë. Po, po. Kjo është dhe në rrugë dhe kudo. Ndaj dhe paratë do u kthehen qyetarëve me rroga, pensione, shërbime, infrastrukturë. Ky është i gjithë programi ynë.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale