FJALA E KREUT TË PD, SALI BERISHA NË BASHKËBISEDIMIN E PËRJAVSHËM ME GAZETARËT
Mirëdita!
Zhvillimi më pozitiv i shoqerisë shqiptare këto ditë ka qenë starti entuziast, i fuqishëm i fushatës elektorale të PD. Ka qenë reagimi i fuqishëm i qytetarëve në mbarë vendin. Ju e patë, Mallakastra dhe Lezha ishin në zenitin e besimit, në zenitin e reagimit, ndaj përpjekjeve primitive, ndaj përpjekjeve të pashembullta në 32 vite të Edi Ramës për të fituar zgjedhjet me fasadë-veglat e tij.
Unë mund t’u them se ekziston një klimë e jashtëzakonshme. Edi Rama sikur të mbledhë Bravat dhe Alibashët e Shqipërisë dhe të Ballkanit, është absolutisht i pashpresë.
Reagimi qytetar është i jashtëzakonshëm. Ajo ç’ka duket është në këtë rast fenomeni i kupës. Me të gjitha aktet e tij, vjedhjet e panumërta, qendrimet antidemokratike, lidhjet me krimin, me drogën. Kupa u derdh me vendimin për të emëruar opozitën që dëshiron, Alibasha-Brava dhe me këtë start, siguroj shqiptarët se kjo do jetë pranvera e ndryshimit të madh.
Ju e dini se veprimet e Edi Ramës ishin veprime inekstremis të njeriut të tmerruar që rryma po e çon drejt McGonigal-it dhe që përpiqet të kapet në fije bari si Brava dhe Alibasha. Por tjetër është morali i Edi Ramës dhe pengjeve të tij, tjetër është morali i shqiptarvë, tjetër është arkitektonika psikologjike-mjerane e atij që ngado që shikon ndeshet me vjedhjet e tij të tmerrshme, me organizatën e tij kriminale që drejton. Ndeshet me hetimet më të mëdhenj të kohërave, siç është hetimi i aferës Rama-McGonigal. Ndeshet me firmat që siç thotë vetë, i kam vënë fap e fap e bam e bam.
Pra, Edi Rama është i tmerruar dhe përdori si ‘salvagente’ për të shpëtuar dy pengje të tij, Bravën dhe Alibashën.
Unë kam një mirënjohje të pakufishme për qytetarët e Mallakastrës, të Lezhës, për pritjen e zjarrtë, për reagimin e tyre flakë për flakë ndaj qëndrimit të turpshëm, antikushtetues të një njeriu që ka frikë nga vetja e tij në çdo hap që bën.
Dhe, ndaj dy pengjeve të cilët kanë vendosur standardet më të ulëta të integritetit politik në tërë historinë politike të Shqipërisë post-diktatoriale.
Unë garantoj qytetarët shqiptarë se të gjitha përpjekjet e Edi Ramës, dhe në këtë rast edhe të McGonigal-it me fustan, që janë evidente, i ka pranuar vetë, ndërhyrje në gjykatë, do kenë si fund dështimin e turpshëm.
PD është parti e cila ka një kauzë të drejtë, një kauzë që është njëkohësisht kauza e mbarë shqiptarëve, që duan një Shqipëri demokratike.
PD shkon në këto zgjedhje si një forcë politike më e lirë se kurrë në historinë e saj. Për herë të parë në tërë ekzistencën e pluralizmit ajo shkon me kandidatura të dala me votën e anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, pra kandidaturat të lirisë.
Këto janë arsyet e këtij starti entuziast, që do shndërrohet në cunam për të arkivuar monizmin e Edi Ramës dhe shërbimet ndaj tij të Lulzim Bravës dhe Alibashës.
Enkel Xhangoli, Klan News: Në takimin me z.meta që patët pak minuta më parë dhe pyetje ime e drejtpërdrejt është: a do të ketë koalicion me PL?
Berisha: Diskutimi ishte bashkërendimi i të gjitha forcave për fitoren e 14 majit.
– Do të ketë koalicion?
Berisha: Që të gjitha janë në diskutim. Ishte diskutim i zgjeruar për fitoren. Shqiptarët presion fitoren nga opozita, dhe ne jemi të sigurtë. Mos harroni një gjë. Edi Rama e di që është mundur dy herë nga Sali Berisha, të themi atë që është, dhe kjo e treta e pret shumë shpejt, e ka të qartë. Ai bëri gjithçka në mënyrën më të pashembullt që mund të ketë bërë kush ndonjëherë me McGonigalër, George Soros etj, por dështoi në mënyrë të turpshme dhe opozita do ta mundë atë.
– Z.Berisha kush janë partitë opozitarë që po shkojnë drejt finalizimit të koalicionit dhe cilat janë ato që janë më skeptike mund të themi?
Berisha: Në rrafshin politik do të jetë një spektër i gjerë koalicioni. Në rrafshin elektoral janë duke u marrë specialistët e të drejtës zgjedhore me këtë çështje dhe kodit zgjedhor.
Osman Stafa, News 24: Enkelejd Alibeaj ju ka ftuar juve dhe kandidatët e Primareve që të garojnë nën siglën e PD. Pse e refuzoni ju këtë ofertë dhe a është kjo një mundësi që kandidatët e opozitës të jenë të vetëm në zgjedhjet e 14 majit?
Berisha: Alibasha është një peng i Ramës dhe duhet ta ketë të qartë çdo njeri se me pengje nuk negociohet kurrë. Po të jetë për të negociuar, logjika thotë se duhet negociuar me pengmarrësin. Por kjo nuk do ndodhë kurrë ndonjëherë, e para.
E dyta, ata që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës do të mund të bëjnë pazar me ne ata dëshmojnë turpin e tyre, zbatojnë porositë e Edi Ramës. Ndaj edhe Alibasha edhe Brava janë dy pengje që nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë lloj negociate.
– A nuk ishin këta persona që ju i referoheni me etiketimin pengje, ata të cilët të paktën i referohemi disa muaj më parë kërkuat që të negociohej për të dalë në zgjedhjet lokale për një kandidat. Pra i referohem takimeve të z.Paloka dhe z.Bardhi. A nuk ishin këta të njëjtët pengje që sot nuk negocioni?
Berisha: Së pari, kjo që thua ti është e vërtetë. Gjer në momentin kur këta u përdorën si pengje të shpifura nga Edi Rama për të konfiskuar me gjykatës me armiq të ligjit dhe të së drejtës. Me gjykatës që japin vendime në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e vendit. Ligjet e vendit dhe çdo precedent në historinë e drejtësisë në vendet e lira. Me gjykatës që shpallen palë me atë që u thotë në sy, në prani që nuk janë palë. Pra, palë në atë proces ishte Edi Rama. Dhe për t’i dhënë një përgjigje asaj kryetares së KLGJS-së, i them se vetëm me deklarata të tilla vetëm demaskon veten. Se kur e sulmuan egërsisht në përputhje të drejtë me çdo ligj, gjykatësi Zhukri ishte e bukosur mikesha e Delina Ficos. Prandaj, të mos mendojë se mund të shesë standarte të dyfishta. KLGJS është një institucion i kontrolluar në çdo gjë nga seksioni juridik i PS, prandaj shtojani të gjitha atyre, shtojna prapa S. KLGJ-KLGJS, KLP-KLPS, të themi që të marrin atë që meritojnë.
-Një ditë më parë z.Berisha PL publikoi listat me kandidatët e saj për këshillat bashkiakë. Sipas jush, cilat janë përfitimet, apo risqet që vijnë nga dalja më vete me këshilltarë në këto zgjedhje?
Berisha: Koalicioni synon fitoren, nuk ka asnjë risk. A e dëgjuat ju dje Celibashin, që tha dje, unë në percpetimin tim tha kryetar është Berisha, po Rama më thotë se është Alibasha. Tani unë mund t’ju them juve, në perceptimin tim dhe në bindjen time fitorja është e opozitës. Ndaj dhe ne do ecim drejt fitores. Të gjitha diskutimet, çdo marrëveshje është në funksion të fitores dhe të dështimit të përpjekjeve anti-kushtetuese, anti-demokratike të Edi Ramës me McGonigalin me fustan për të lënë këtë vend pa opozitë Edi Ramën me dy pengjet e tij si opozitë Basha-Alibasha.
– Z.Berisha duke nisur pak edhe nga pyetja e kolegut Osman Stafa, nuk mendoni se ka ardhur koha që ju të tërhiqeni, të bëni një hap pas, dhe t’u jepni shansi demokratëve të kandidojnë nën logon e PD, pasi mund të heqim edhe një paralelizëm me z.Basha ku dogji mandatet. Në një farë mënyre po i jepni një tjetër goditje PD duke ia mohuar futjen në zgjedhjet vendore të 14 majit, që janë zgjedhje shumë të rëndësishme.
Berisha: Në fakt, atë mendonte binomi Rama- Yuri Kim, dhe paraardhësi në aferë i Ramës, McGonigal, por mundet edhe vetë Yuri Kim, por unë iu thashë që dështuan. Do marrë pjesë në zgjedhje dhe do fitojë PD. Kjo është e vërteta. Dhe kjo do t’u japë përgjigjen më të merituar të gjitha përpjekjeve anti-demokratike dhe anti-kushtetuese.
Pse jo anti-shqiptare. Sepse të përpiqesh të lësh një vend pa opozitë, siç bën Edi Rama, dhe të përpiqesh të ndihmosh një kryeministër të inkriminuar që ka punuar me ndërgjegjie të plotë kundër vendit tënd, ke disa pikëpyetje për t’u përgjigjur, por kjo është pjesë hetimi e autoriteteve të SHBA. Dhe unë kam besim të plotë se çështjet do të zbardhen plotësisht.
– Z.Berisha, kur flisni për entuziazëm, si nga ana juaj dhe e mbështetësve, a e keni marrë parasysh se demokratëve iu duhet të shkojnë në kutitë e votimit dhe pas 32 vitesh nuk do të mund të votojnë për logon e partisë që ju themeluat, sepse atë tani e ka Alibeaj dhe Lulzim Basha.
– Kur thoni kandidatët e Lirisë, ka më shumë shanse që ju të shkoni në koalicion me PL, dhe nëse kjo do të ndodhë, kush do ta drejtojë koalicionin, ju apo z.Meta?
Berisha: Së pari, mund të them se në 90 përqind të garave elektorale, demokratët kanë shkuar në zgjedhje me logo koalicioni. Kjo është e vërteta.
Së dyti, ajo që thoni ju, nuk ka sot demokratë të vërtetë, nuk ka sot qytetarë shqiptarë që nuk dënon me neveri të madhe, aktin e shëmtuar të Edi Ramës, i cili mendoi se do të caktojë vetë drejtuesit e opozitës me ndihmën e guvernatores Yuri Kim, e cila ka 6 javë që nuk u thotë shqiptarëve një fjalë të vetme për aferën Rama-McGonigal.
A ka një detyrim zonja t’u thotë dy fjalë shqiptarëve për këto apo jo, e cila ka folur për çdo gjë, edhe për hënën, qiellin, diellin, për mbjelljen, lulet, korrjet e të gjitha tjerat. Ky është një superskandal. Ky është një Uotergejt i shekullit të 21-të me përmasa shumë më të mëdha.
A i patë ju, të ulur, Damian Gjiknuri, po a e dini ju se Gjiknuri ka qenë shoqëruesi më kryesor i McGonigal-it në Shqipëri? A e dini ju se Gjiknuri me Ballën, pasi kanë rrjepë me gjoba në Tiranë, kanë nisur të vjelin gjoba edhe në Elbasan? A e dini ju që Damian Gjiknurin e dërgoi në Tropojë për të marrë titullin e Qytetarit të Nderit një tradhtar amerikan? Çfarë kujton ti se i përtypin shqiptarët këto? Jo.
Ndaj edhe unë, e ftoj zonjën të bëjë një transparencë të plotë. Të dënojë këtë veprimtari të kësaj qeverie, të paktën në termat e asaj që gjykata e SHBA-ve i ka nxjerrë. Nuk e bën dot, unë e kuptoj, sepse është vetë pjesë e problemit.
– Z.Berisha, unë pashë zonjën, ambasadoren siçi referoheni ju që u ul dje me Z.Meta, me të cilin ju u ulët sot, a ia kërkon këto që ju ia kërkoni ambasadores publikisht?
Berisha: Më thuaj pak ti mua në çfarë aktiviteti ka qenë me McGonigal Ilir Meta? Unë po iu shprehem ju dhe të gjithë shqiptarëve, për të mos thënë edhe gjithë botës, kur i thua publikisht. Por, unë gjykoj se transparenca dhe qendrimi para ligjit është një detyrim për cilindo. Këto kisha për këtë pyetje.
Koalicioni do jetë koalicion fitimtar. PD do e drejtojë koalicionin. Nuk ka asnjë diskutim.
Ju duhet të keni parasysh, dy figurat Rama dhe Veliaj, nuk takojnë dot më qytetarë. Edhe zyrtarët që i fusin në takim, i fusin me detektorë metalikë. E kuptoni se çfarë tmerresh i kanë kallur atij. Kurse Veliaj rrethohet nga një batalion i policisë bashkiake dhe takon 3-4 vetë të parapërgatitur. Këta i ka damkosur populli.
Rama-Veliaj janë autorë kryesorë të aferës së tmerrshme të djegësave. Kryetar është direkt Edi Rama. Ia tha Arben Ahmetaj. Le të shkojë të kontrollojë syndyqet e gruas së Ahmetajt, por nuk shpëton Edi Rama nga afera e djegësve. Të bëjë ç’të dojë, të kontrollojë kë të dojë. Ai është njeriu që mobilizoi, siç tha Ahmetaj qeverinë për një aferë të tmerrshme.
Erion Veliaj kreu krimin e shëmtuar duke firmosur në emër të gjithë këshillit diçka që nuk është miratuar kurrë në këshill, dhe sot gjobit qytetarët me 18 euro për çdo ton. Janë të zier në krim, janë të mbrujtur në krim, janë të pashpresë. Ndaj i bën këto. Kontrollon shtëpitë vetëm për të shpëtuar nga inceneratorët. Se SKAP-i është shndërruar totalisht në repart të PS-së. Totalisht! Mund t’ju tregoj edhe shumë gjëra tjera se çfarë ndodh aty.
– Eksiola Shehu, Euronews Albania: Z.Berisha, pse e keni kaq të vështirë, ose jo nëse do të shkoni në një aleancë me PL, a ka një krisje me Ilir Metën?
– Dhe së dyti, nëse do të shkoni në një koalicion me PL, PD a do të ketë kandidatët e saj në listat e këshillave bashkiakë?
Berisha: Ju lutem, nga e gjetët këtë? Unë kam deklaruar këtu, kam 3 javë që ne jemi në koalicion me PL. PD është së bashku me Ilir Metën në të gjithë kandidatët e Primareve në Shqipëri. Është deklaruar në mënyrë të përsëritur këtu. Përsa i përket koalicionit është përfundimtar. Unë e kam shpallur, e kam publikuar dhe ua them prap.
– Z.Meta ka publikuar dje një listë të anëtarëve të kandidatëve të Lirisië për këshillat bashkiakë nga PL.
Berisha: Tani, për çka ka bërë Z.Meta është përgjegjës Z.Meta, këto që iu them unë, janë ato që iu them unë. Kështu që ne e kemi shpallur koalicionin me kohë.
– Anisa Kadesha, TVSH: Z.Berisha, a keni një koment me thirrjen që DEA i ka bërë qytetarëve shqiptarë për të denoncuar rastet e drogës dhe pastrimit të parave, ndërkohë që nga përfaqësues të qeverisë është konsideruar si një besim tek institucionet e shtetit?
Berisha: Së pari, shfrytëzoj rastin të përshëndës përzemërsisht instalimin e njesisë së DEA-s në Shqipëri. U bëj thirrje qytetarëve të dërgojnë çdo informacion që kanë në interesin më të mirë të sigurisë dhe sigurisë për vendin. Siç përcjellin te qytetari digjital, le të shumëfishojnë informacionin dhe të kontribuojnë në luftën që kjo njësi ka ardhur për t’i bërë drogës.
Është sot edhe më e domosdoshme, sepse SHIK me Kanushin e Ramës, ka marrë një goditje shumë të rëndë në këtë aspekt. Siç e dini, ai ka shkatërruar strukturat 20-vjeçare të luftës kundër drogës dhe terrorizmit dhe ka kryer një akt të papërgjegjshëm. Pasi unë e denoncoj këtu, ai gjen një gazetar dhe përpiqet përmes tij, të justifikojë vendimet që ka marrë.
Ia them këtu tani, se thoshte që njëri prej tyre kishte kushëririn trafikant. Edhe ai ka kushëririn e parë të gruas terrorist. Por kjo nuk do të thotë që ai ka lidhje me të, sikundër ai drejtori që ka kryer atë detyrë prej 20 vitesh dhe ka kaluar disa shefa të shërbimit, nuk mund të largohet se pse një kushëri i tij, pa asnjë lidhje kryen veprimtari kriminale. Po, ai largohet nëse ka injoruar veprimtarinë e kushëririt të tij për ndjekjen e problemit. Por ai këtë qëndrim ka mbajtur me grupin antidrogë të SHISH-it, me grupin antiterrorist, dhe faktikisht ai e ka çuar SHISH në një situatë jashtëzakonisht të rëndë.
Po kujt t’ia dërgojnë qytetarët? Po t’ia dërgojnë Ardi Veliut është si t’ia dërgosh Balilit. Me këtë rast qytetarët janë të ftuar t’ia dërgojnë DEA-s çdo informacion që ata marrin për çdo aspekt për drogën.
– Z.Berisha, auditi në PD ka përfunduar hetimin për çështjen e parave ruse të Lulzim Bashës, dhe pse ky raport nuk po bëhet publik. Nëse do të keni fakte të reja kompromentuese do t’i dërgoni në sistemin e drejtësisë për rihapjen e çështjes Basha?
Berisha: Tani, pyetja e vonimi është e drejtë. Auditi ka përfunduar dhe ai raport shumë shpejt do të bëhet publik. Kishte shumë ngjrja madhore, dhe nqs është spostuar, qëllimi ka qenë që lajmet të mos vrasin njëra-tjetrën, por të lënë hapësirë. Kështu që, edhe hapësira për raportin po i vjen koha.
Pyetja e dytë, atë do ta shohin specialistët, pse? Sepse, ai ka qenë nën hetim. Është hetuar, ia kanë mbyll dosjen. Në atë raport nuk ka konkluzion tjetër përveç atij për të cilin është hetuar. Domethënë konkluzioni është se nga arka të PD dhe llogaritë e saj në bankë janë lëvizur vetëm 25 mijë dollarë. Të gjitha tjerat janë lëvizur nga Lulzim Basha në mënyrën që e di vetëm ai.
Kjo do të thotë në kuptimin e ligjit, financim rus thonë raportet amerikane, por çfarëdo që të jetë, është bërë një larje parash, pasi nuk kanë respektuar rregullat dhe ligjet e transaksioneve bankare. Prokuroria e hetoi Lulzim Bashën për larje parash. Edi Rama ia mbylli çështjen dhe ne një konkluzion shtesë nuk kemi përveç atij që kishte prokuroria për larjen e parave.
Por, do të jenë ekspertët e të drejtës penale e të tjerë që do vendosin për ecurinë e mëtejshme të raportit të oditëve të pavarur.
Enkelejda Mema, Vizion Plus: Z.Berisha, po e amnistoni ju, a po e përjashtoni ju Arben Ahmetajn nga përgjegjësia për çështjen e inceneratorëve nisur nga deklarata pak më parë që bëtë?
Berisha: Unë jam ish-kryeministër, dhe unë nuk mund ta bëj kurrë atë. Arben Ahmetaj, duke njohur çështjen nuk vendosur firma në djegësin e Elbasanit, të Tiranës, por në djegësin e Fierit dhe të Elbasanit Arben Ahmetaj është përgjegjësi numër tre, pas Edi Ramës, Engjëll Agaçit dhe Erion Veliajt. Numri katër për Tiranën. Nuk ka vendosur firmë, po ta them pse është ashtu. Nuk ka vendosur firmë. Për Fierin, unë di që ka vendosur firmë, por edhe po të mos ketë vendosur firmë ka një moment.
Ku është momenti i Arben Ahmetajt?
Arben Ahmetaj është njëriu që me Kryeministrin kanë mobilizuar fondin rezervë të Këshillit të Ministrave për djegësat. Një nga shkeljet më të mëdha që dëshmon se kjo ishte një aferë e tyre, dhe fondi i Këshillit të Ministrave pa fondin e Ministrit të Financave nuk mund të prekej.
Sigurisht që Kryeministri është përgjegjësi numër një për përdorimin e tij, por ai përsëri nuk mjafton pa firmën e Ministrit të Financave. Arben Ahmetaj thotë që më janë bërë presionet më të jashtëzakonshme. Të bëhet i penduar, të shkojë t’ja thojë drejtësisë, nuk e di këtë unë. Por, Edi Rama thuhet se i ka bërë presione të tmerrshme për të firmosur.
Tani, për Tiranën. Tirana ka qenë në dokumeta investim privat. Tirana ka kaluar nga investim privat ka dhënë dhjetëra e dhjetëra milion buxhet thesari. Për kohën që ky zotëria ka qenë Ministër Financash, dhe janë livruar fonde nga thesari, ky është përgjegjës i plotë.
Në shkresën fillestare, në qoftë se e keni lexuar, Arben Ahmetaj thotë nuk ke firmosur sepse është çështje e qeverisë vendore.
E di si i thonë kësaj? Unë nuk po firmos, por po rri të të shoh ty duke konsumuar krimin. Edhe këtu ai është përgjegjës, sepse jo vetëm nuk e firmos, por shkroi aty nuk duhet të bëhet siç ka shkruar Edmond, që për koincidencë ka mbiemrin e tij, por s’ka asgjë të përbashkët, Edmond Ahmetaj, Drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike.
Pra, nuk e mbroj, por nuk mund të pranoj kurrë që të viktimizohet dhe t’u hedhë sy shqiptarëve me kontrollet që i bëhen banesave të partnerës, apo ish së shoqes, e me radhë.
Djegësat kanë një njeri më kryesor, ky është Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe Erion Veliaj, dhe ky padiskutim.
I tha Rama: Po të kisha qenë unë gjykatës, po çfarë gjykatësi je ti? Ai është kreu i organizatës kriminale të djegësave.
– Nertila Dosti, Ora Neës: Për t’u rikthyer te zgjedhjet Z.Berisha, ju do të dilni me kandidatët tuaj, ndërkohë kandidatë të tjerë ka edhe z.Alibeaj. Mendoni se kjo do të ndikojë në rezultatin e opozitës në zgjedhjet e 14 majit?
Berisha: Çfarë mendon ti, se ka mbetur shqiptar që nuk e ka kuptuar se Alibasha dhe Brava janë thjesht pengje mjerane të Edi Ramës. Ku sh është ai që nuk e ka kuptuar këtë? Unë nuk besoj të ketë më shqiptar.
Ka procedura që njerëzit edhe mund të mos i kuptojnë, por pluralizmin nuk ka shqiptar që nuk e kupton. Padrejtësinë madhore dhe të pashembullt, nuk ka shqipat që nuk e ndjen. Janë aleatë të Edi Ramës ata, e zgjodhën vetë, shkuan.
Ndikim në zgjedhje kanë ato, por më shtojnë votat. Ato po të garantoj unë ty që po i shtojnë votat në mënyrë thelbësore opozitës.
– Sa bashki do fitoni në 14 maj, keni bërë një parashikim?
Berisha: Nuk them numra unë, asnjë përqindje. E kam ligj këtë punë.
Almer Toska, Timoni.al: Z.Berisha, pas shpalljes suaj NON GRATA deri në protestën e 7 korrikut të vitit të kaluar keni patur një betejë politike flakë për flakë siç e quani ju. Besoj se ka qenë dhe pika kulminante 7 korriku, ndërkohë ju i keni lënë hapësirë kundërshtarit, ose grupit Alibeaj, qoftë edhe Ramës duke u tërhequr, duke qenë më pasiv dhe më stabël, mendoni që jeni edhe jup përgjegjës që nuk morët vulën në gjyqin që u zhvillua? Sepse ju artikuluat teza, konservatorizëm, hapjen e partisë, keni bërë prurjen më të mirë vetëm z.Alfred Lela, keni artikuluar frontin e shpëtimit kombëtar dhe që asnjë nga këto pas datës 7 korrik nuk ekziston më.
Berisha: Jo, nuk qendron asgjë. Do të ishte padrejtësia. Vendimi i gjykatës është jë akt i pashembullt në historinë e botës së lirë, sepse nuk mund të bëhet palë ai që nuk është palë. Edi Rama këtë nuk mund ta bënte kurrë njeri tjetër përveç Edi Ramës që ka një kontroll të plotë mbi këtë sistem drejtësie.
Për të kryer këtë akt Edi Rama u shërbye nga Basha, Alibasha, kjo është. Gjoja janë ata që kanë vulën. Ata nuk kanë asgjë. Ata janë pengje mjerane të Edi Ramës.
– Qarkullon një lloj presioni i ndjeshëm që ambasadorja Yuri Kim po i bën presion të vazhdueshëm partive që të mos bashkëpunojnë me ju, ndërkohë që ju keni shpërndarë që kandidatët tuaj mund të kandidojnë të pavarur. E ndjeni ju këtë lloj rreziku që të mos mernri pjesë?
Berisha: Asnjë kandidat nuk është shpërndarë për asnjë qëllim. Asnjë kandidat nuk mund të kandidojë i pavarur. Ka vendosur Këshilli Kombëtar, u bë një diskutim i hapur në të gjitha forumet e partisë pa përjashtim, Kryesi, Grup Parlamentar, vetë kandidatët dhe Këshilli Kombëtar. Mendimi i kandidatit të pavarur që nuk kishte asnjë paragjykim nuk u përqafua nga 96% e të gjithë atyre që diksutuan. Pra, ka një vendim pothuaj me konsensus unanim.
Kështu që, firmat kanë një qëllim tjetër nuk kanë lidhje me nënyrën e kandidimit të kandidatit. Është e përcaktuar.
ABC News: Sa janë shanset që kandidatët tuaj të dalë nga procesi i Primareve të pranojnë ftesën publike të grupit Alibeaj dhe të kandidojnë për grupin e vulës dhe logos nëse e quajmë kështu.
Berisha: Asnjë shans nuk ekziston. I bëj thirrje çdo demokrati. So është koha përfundimtare e rreshtimit me PD, opozitën dhe fitoren, dhe jo me Edi Ramën dhe veglat e tij. Unë kam besim të madh se kjo po ndodh dhe do të ndodhë, Natyrisht, unë këtë nuk mund ta them për pengjet e Edi Ramës.
Pra, e vërteta është që në tërësi ky moment nxiti dhe po nxit afrimin më të madh të demokratëve.