Berisha: Beteja jonë është pa kthim. Ftoj të gjithë ata qytetarët që ende janë të dëshpëruar dhe pesimistë, bashkohuni me ne, do të fitojmë

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN  QYTETAR

ESKTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës në tubimin e përnatshëm qytetar, është ndalur te aksioni i opozitës, duke theksuar se kjo betejë pa kthim do të përmbysë regjimin e organizatave kriminale shtetërore. ‘Beteja jonë pa kthim merr përsipër të përmbysë regjimin e organizatave kriminale shtetërore në qeveri, parlament, narkopolici, narkodrejtësi’, u shpreh Berisha.   

Lideri i demokratëve, Sali Berisha është zotuar se me ardhjen e PD në pushtet, do rriten pensionet, bursat dhe paga minimale për të gjithë shqiptarët. ‘Zotohem para jush se nuk do të ketë pension dhe bursë poshtë 200 eurove dhe nuk do të ketë rrogë minimale poshtë 500 eurove’, premtoi kreu i PD-së, Sali Berisha.

Gjatë fjalës së mbajtur në tubim, lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal edhe te kriminalizimi i ekonomisë, te pastrimi i parave në Shqipëri në fushën e ndërtimit, duke theksuar se eurot e drogës çojnë çmimet në stratosferë. ‘Eurot e drogës çojnë çmimet në stratosferë dhe qytetarit i duhet të punojë një shekull që të blerë një apartament’, u shpreh ai.

Në fund të fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që janë të dëshpëruar dhe pesimistë që t’i bashkohen Partisë Demokratike. ‘Ftoj të gjithë ata qytetarët që ende janë të dëshpëruar dhe pesimistë, bashkohuni me ne, ne do të fitojmë’, theksoi kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij.

FJALA E PLOTE:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju, guximtareve dhe guximtarëve, qëndrestarëve të pamposhtur, mbrojtësve të kauzës së drejt të çdo qytetari shqiptar.

Një mirënjohje të thellë oratorëve të kësaj platforme që shpërndajnë çdo natë fjalë të vërteta, që ky regjim bën gjithçka ti fshehë dhe censurojë.

Një përshëndetje të përzemërt, qëndrestarëve tonë në komisariate dhe kudo që ndodhen dhe shërim të shpejtë zoti Emini, nga plagët që mori nga një barbar që donte te digjte protestuesit të gjallë.

Përshëndetje protestuesve pra bashkisë së Tiranës, të cilët të pamposhtur në protestën e tyre, nuk heqin dorë kurrë pa largimin e kryehajdutit të Tiranës, e njeriut më të shpifur që ka patur ajo ndërtesë ndonjëherë, Erion Vjedhësit apo lali vjedhësit.

Të dashur miq!

Beteja jonë pa kthim është betejë e historisë, është betejë në të cilën një gjeneratë e ngritur në këmbë merr përsipër të përmbysë diktaturën e bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve, të vetmen në Europë.

Të përmbysë regjimin e organizatave kriminale shtetëtore në qeveri, parlament, narkopolici, narkodrejtësi dhe institucione të tjera.

Merr përsipër pra, të shpëtojë Shqipërinë dhe ta rivendosë atë në rrugën e zhvillimit, në rrugën e shtetit ligjor, rrugën e begatimit.

Merr përsipër para së gjithash, pasuritë e kësaj toke të bekuar, ti zhndërrojë në mirësi, begati, për qytetarët e saj. Qytetarët më të vjedhur në Europë dhe ndër më të vjedhurit në botë.

Të dashur miq!

Shifrat me të cilat mburret kryehajduti i të gjitha kohërave i kombit shqiptar Edi Rama, e akuzojnë atë më rëndë se çdo gjë tjetër, se gjithçka tjetër.

E akuzojnë atë se ky hajdut me organizatën e tij kriminale qeveri, rritjen ekonomike të Shqipërisë, e ka shndërruar në parajsë për veten e tij, në parajsë për organizatat e tij kriminale, në parajsë për oligarkët e tij, në varfëri dhe mjerim për qytetarët shqiptarë.

Në mjerim dhe vetëm mjerim për 700 mijë pensionistë shqiptarë.

E ka shndërruar në një mekanizëm, në të cilën ato që prodhohen në këtë vend, vidhen dhe vetëm vidhen.

Miqtë e mi!

Jam këtu për tu zotuar para jush se rritjen ekonomike të Shqipërisë, se pasuritë e saj përrallore, do ti gëzojmë me rroga, pensione, begatim, mbarë shqiptar.

Jam këtu për tu zotuar se nuk do të ketë pension nën minimumin jetik, prej 200 eurosh.

Jam këtu për tu zotuar se nuk do të bursë studentësh nën minimumin jetik, prej 200 eurosh.

Jam këtu për tu zotuar se nuk do të rrogë minimale, ndën 500 euro.

Jam këtu për tu zotuar se shqiptarët me shpejtësi do të dalin në krye të vendeve të rajonit për rroga dhe pensinonet.

Jam këtu për tu zotuar për të prerë me gërshët e forta të ligjit, lidhjet e pushtetit me krimin.

Për të luftuar me zero tolerancë, trafiqet dhe drogën që po shkatërrojnë këtë vend.

Hapni sytë miqtë e mi, shifni Tiranën, kullat e drogës dhe të korrupsionit në të katër anët kanë rrethuar qendrën e kryqytetit.

Pa pyesni pak për çmimet e apartamenteve? Më të shtrenjtat se në Bruksel, Romë, më të shtrenjta se në Vienë, Lubjanë, Zagreb e me radhë.

Çfarë ndodh? Mbi 60 mijë apartamente të reja janë bosh, me dry. Kjo ndodh se lumejtë e parave të drogës, blejnë katet dhe kullat që në themel, çojnë çmimet në stratofsferë dhe qytetarit i duhet të punojë një shekull, një shekull për të blerë një apartament.

Pra faktikisht është i dënuar për jetë të mos blejë dot një shtëpi në kryeqytetin e tij.

Por kjo rritje, kjo rritje është drogë, është kulla korrupsioni dhe krimi.

Kjo rritje është kontenierë me euro drogë që hyjnë në Shqipëri dhe që rrëzojnë përdhe euron, europiane.

Por që rrisin, çojnë në stratosferë çmimet e ushqimeve bazë për qytetarët.

Bëjnë kështu që njerëzit më të ardhura më të ulëta në Europë, me pensionet më mjerane në Europë, të përballen në dyqanet e tyre, me çmime nga 10 deri në 250 për qind më të larta se mesatarja e BE-së.

Kjo është gjendje e tmerrshme miq.

Kjo është emergjencë.

Kjo është klithmë për betejë, thirrje për betejë, kushtrim për betejë.

Shqipëria nuk ka patur kurrë një soj të fëlliqur qeveritarësh si këta që janë sot.

Hajdutë nga mëngjesi në darkë të qytetarëve shqiptarë.

Çdo ditë që kalon është e rëndë për shqiptarët, është tepër e rëndë për shqiptarët.

Është thirrje dhe apel për demokratët dhe opozitët, dhëmb për dhëmb, ballë për ballë me falangat e narkoshtetit, me këtë kalbësirë që kundërmon erë në Europë dhe botë.

Ndaj dhe ftoj të gjithë ata qytetarët që ende janë të dëshpëruar, që ende janë pesimistë, bashkohuni me ne.

Është radha jonë, është radha jonë.

Ne do të fitojmë.

Fitore, fitore, fitore!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale