Berisha: Beteja është në të gjitha format, opozita do vijojë aksionin e saj politik të nisur në parlament

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë, të zhvilluar mesditën e sotme. Kryedemokrati u shpreh se opozita do të vijojë aksionin e saj në Parlament ashtu si seancën e fundit plenare.

Gjatë fjalës së tij për gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se do të ketë çdo formë beteje kundër qeverisë, duke mos përjashtuar as protestat dhe mosbindjen civile.

PRONONCIMI I PLOTË PËR GAZETARËT:

Para një jave, deputet nisën betejën pa kthim kundër këtij regjimi. Në këtë kontekst kjo betejë nuk kishte të bënte me asgjë në zhvillimet e mëvonshme, por nga ana tjetër zhvillimet e mëvonshme nuk ishin të pa parashikuara.

Pra Edi Rama, kur pa deputetët në një vendosshmëri absolute të qëndrojnë pa atë çka ai i shkelmon në të drejtat e tyre kushtetuese mendoj se duke kthyer një akt të pashembull në historinë e një demokracie hap një proces politik fund e krye në turpin e tij, do të kishte një dekurajim për betejën e opozitës. E vërteta është që se konstatoj se është e kundërta dhe beteja do të vazhdojë.

Pyetje: Si do të vazhdojë kjo betejë, në protesta. Çfarë diskutimesh keni bërë?

Sali Berisha: Kjo është një betejë kundër një diktature të bazuar në drogën, krimin e vjedhjen e shqiptarëve, asgjësimin e opozitës. Opozita shqiptare ndodhet para Defacto asgjësimit të saj nëse vazhdonte siç erdhi. Dita e enjte në të cilën deputetet të betuar të nisin betejën pa kthim, shënon një kthesë të madhe në përpjekjen e opozitës, në qëndresën e betejën e opozitës në vendosjen e pluralizmit dhe vendosjen e votës së lirë.  Kur themi betejë pa kthim, ju garantoj se do të jetë në çdo formë sepse këtu ka një gjë, Edi Rama nuk pranon opozitë tjetër vetëm atë që kontrollon. Kur opozita që nuk kontrollohej prej tij i tregoi vendin, ai u hodh në këto veprime ndaj dhe këtu mos prisni që lëvizja apo beteja jonë të ndërpritet.

Pyetje: Kur do të dilni në bazë?

Sali Berisha: Ditën e premte, është Mbledhja e Këshillit kombëtar dhe pasi të mblidhet do të diskutohet për të gjitha.

Pyetje: Të hënën është seanca plenare a keni diskutuar se çarë do të bëni?

Sali Berisha: Asgjë nuk ka ndryshuar në qëllimin tonë dhe nuk do të ndryshojë, Ne nuk pranojmë në mënyrë absolute që qëndrojmë opozitë fiktive në parlament.

Pyetje: Po me Ilir Metën?

Berisha: Kemi një koordinim, shumë të mirë.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale