Asistencë Ligjore 24/7 për Protestuesit

Berisha: Beteja e narkodiktatorit ndaj studentëve do të jetë fundi i tij i turpshëm, sot e gjithë Shqipëria është në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një prononcim për mediat nga selia e PD, u shpreh se, mijëra shqiotarë kanë ardhur në mbështetje të studentëve.

Ai u shpreh se beteja kundër studentëve, do të jetë e fundit për Edvin Kristaq Ramën.

Prononcimi i kryetarit të PD, Sali Berisha:

Zoti Berisha mirëmëngjes, do i bashkoheni protestës apo do e ndiqni nga zyra juaj?

Sali Berisha: Sot, Shqipëria është e tëra në Tiranë në mbështetje totale të studentëve dhe kundër narkodiktatorit që po përdor dhunë barbare ndaj tyre.

Sot, studentë, sindikata, forca politike opozitare, janë në mbështetje më të fuqishme të revoltës studentore.

Me dhjetëra mijëra shqiptarë po vijnë nga të katër anët e vendit, kanë ardhur mbrëmë.
Beteja e narkodiktatorit, beteja e Edvin Kristaq Xhelatit ndaj studentëve do të jetë fundi i tij i turpshëm, fundi që meriton.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale