Dua të ju përshëndes përzemërsisht ju, çdo anëtar dhe anëtare të PD-së, drejtuesit e degëve të PD-së, konkretisht ju zonja kryetare, të deleguarit, për suksesin e vërtetë të një momenti historik, jo vetëm për PD-në, por edhe për shoqërinë shqiptare, zhvillimin e primareve për zgjedhjen e kandidatëve të PD-së për Tiranën dhe të gjitha bashkitë e Shqipërisë.
Ai nuk them se ishte proces i përsosur, por shumë dinjitoz. Kënaqësia ime është se të gjithë demokratët dhe demokratet dhe simpatizantët, në një hark në më pak se 1 vjetar, keni vendosur, marrë vendime të mëdha për jetën e kësaj partie, 5 herë, që nga 18 dhjetori i vitit të kaluar deri më sot.
Ju garantoj se ne do të bëjmë gjithçka që të forcojmë gjithnjë e më shumë demokracinë brenda kësaj partie, pushtetin që u takon anëtarëve, mbështetësve të saj, ta respektojmë plotësisht.
Mjafton të hidhni sytë në një kohë kur ne japim imazhet e qytetarëve që votojnë, imazhet e krahut tjetër janë tonelatat e kokainës, dëshmitë për porosi vrasjes nga eksponentë kryesorë të partisë së shpellës. Janë pra një botë krejtësisht tjetër në të cilën ekziston krimi, droga, vesi, intriga, çdo gjë, por jo vullneti i anëtarëve të saj, jo vota e lirë, jo dinjiteti i anëtarëve të saj.
Ne do të vazhdojmë, do të udhëheqim me shembullin tonë, në mënyrë që të bindim çdo shqiptar që të ardhme pa votën nuk ka.
Por sot këtu jemi mbledhur për një eveniment tjetër jashtëzakonisht të rëndësishëm, për protestën e nesërme në ora 12:00, për të cilën po bëhet një betejë e madhe mediatike, aq sa edhe ata që mikëpresin samitin, këtë ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme për shqiptarët, kanë harruar samitin, dhe merren me protestën tonë.
Në thellësi, po ta marrësh, në fakt ata kanë frikë samitin, Europën, vlerat e saj. Të ngujuar tashmë në kodin e mafias, praktikat e mafias, ata çdo lloj drite i tmerron. Ndaj dhe po të keni vënë re ju, ai që mund ta quajmë me plot gojë kryeministri mafioz i shqiptarëve, hajduti i parë i Shqipërisë, ai e ka humbur toruan dhe vetëm merret me postblloqe dhe informacione se këtë rrugë po e bllokojmë, atë rrugë s’do e lejojmë, atë shesh do e bllokojmë, etj., etj.
Nesër pra, ne betejën e kemi me po këtë person, qëndrimet e tij, përpjekjen e tij për ta paraqitur Shqipërinë para Europës, sikur është Bjellorusia, Kuba, si një vend ku njerëzit janë të shtypur dhe nuk mund të ngrihen në protestë.
Mirëpo ne kësaj përpjekje të neveritshme do ti japim nesër përgjigjen më të fuqishme. Ndaj dhe jam këtu për të ftuar demokratet dhe demokratët e degës 2 të PD-së, mbështetësit tanë, por të gjithë qytetarët e Tiranës dhe ata shqiptarë, në emër të idealeve tona demokratike, të vlerave që besojmë, të dalim nesër në shesh për të ngritur zërin tonë.
Nesër në Tiranë janë mbi 1 mijë gazetarë, shtetarët më të lartë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Normalisht si parti që kemi përmbysur diktaturën komuniste, lokomotivë e proceseve integruese, që kemi integruar Shqipërinë në Këshillin e Europës, NATO, kemi firmosur Marrëveshjen e Stabilizim-asociim, kemi hequr vizat, kemi marrë rekomandimin për statusin e vendit kandidat, ne duhet të ishim të gjithë në festë.
Por nesër ne nuk mund të jemi, ajo është protestë nuk është festë. Duhet të jemi të sinqertë me miqtë tanë me gjithë dëshirën që kemi ne.
Aty bashkë me ta ulet një njeri, karrigia e të cilit qëndron mbi dhunimin e votës tuaj. Mbi vjedhjen e votës së qytetarëve shqiptarë. Qëndron një njeri i cili ka shndërruar shtetin në një makineri elektorale gjigante, kryekëput antidemokratike, qëndron njeriu i cili përdor qindra milionë euro për të blerë votat, përdor bandat dhe vendosi në fund sistemin e pratronazhistëve. Kjo do të mjaftonte që ne të ishim të gjithë në rrugë.
Aty qëndron njeriu si përfaqësues i ynë, i cili me politikat që ndjek është shkaku më kryesor dhe direkt i shpopullimit të Shqipërisë. Nuk ka vend në botë. Mund të luftoni sa të doni për luftërat civile, epidemitë, por nuk do të gjeni një vend që të ketë humbur mbi 30% të popullatës si Shqipëria në 7 vite. Jo. 27% e popullatës në 7 vite ka emigruar në vendet e BE-së.
A ka Shqipëria kushte për të mbajtur fëmijët e saj? Në 2007-2013, numri i popullsisë sipas statistikave erdhi në rritje, çdo vit në rritje. Por shpopullimi është politikë zyrtare këtu, është një politikë genocidale, spastrimi etnik.
Është një politikë me qëllim krijimin e kushteve të llogaritura, që njerëzit të ikin nga Shqipëria.
Në një fshat të Bubqit, një fermer kishte 3 vjet që qëndronte në çadër dhe kontenier më thotë; Sali a i shikon ata të rinj që ikin me gomone dhe thonë Rama ik, dhe ikin vetë, ata i përcjell Rama thotë, se ua rriti mesataren, ua mbylli dyert e shkollës dhe nuk kanë alternativë tjetër. Por ky është vetëm njëri aspekt. Pra ky krijon kushte të përllogaritura që shqiptarët të ikin dhe ne pësojmë këtë largim.
Korrupsioni. Në të gjitha raportet e këtyre kryeministrave dhe presidentëve të nderuar që vijnë nesër në Tiranë, shkruhet se Shqipëria është vendi më i korruptuar. E korruptuar është qeveria. Shqiptarët janë viktimat më të dhimbshme të korrupsionit, janë njerëzit më të vjedhur.
Me taksat e tyre, rruga ndërtohet me një çmim 8 herë më të lartë se në BE. Shkolla ndërtohet me një çmim 8 herë më të lartë se në BE.
Kurse i korruptuar është ai që udhëton 137 herë me çarter, me dhomë gjumi luksoze, që merr instilacionin e në oborrin e kryeministrisë që se sheh kush përveç tij, 4 mln euro.
Ndaj dhe ne kemi 101 mijë arsye për të qenë nesër në shesh.
Ky armik i egër i votës, lirisë dhe qenies së shqiptarëve, ka 4 ditë që bën gjithçka për të sabotuar protestën tonë. Njëherë informoi zyrtarisht shkollat se nuk do të ketë shkollë ditën e samitit.
Informoi të nesërmen administratën se është ditë pushimi. I riktheu të gjitha se e pa se ata do të derdheshin në shesh kundër qeverisë.
Tani, njëlloj sikur të ishte vendi i sulmuar nga të 4 anët njofton se ky aks rrugor, kjo autostadë, apo ajo autostradë do të mbyllet.
Unë jam këtu për tu bërë thirrje shqiptarëve, nga Konispoli në Tropojë. Për ti përshëndetur se mijëra e mijëra kanë hyrë në Tiranë sot paradite dhe gjatë pasdites. Por edhe të tjerët të lënë çdo gjë e të nisen drejt Tiranës.
Të trokasin kurdo që të vijnë në çdo derë demokrati, bujrëm mirë se të vini, nesër së bashku në protestë. Ta marrë vesh bota, se ne nuk nënshtrohemi, se ne jemi njerëz të lirë, të gatshëm për të mbrojtur dinjitetin tonë dhe për ti treguar Europës dhe botës së ky regjim monist nuk ka kod tjetër përveç kodit të mafias, vjedhjes, plaçkitjes dhe të dhunës.
Ndaj dhe këto orë që na ndajnë, që presim me padurim protestën në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Ne nuk kërcënojmë në asnjë rast, rrethanë sigurinë e miqve që kanë ardhur në Shqipëri. Përkundrazi kërcënim mafioz për çdo gjë janë klanet e Ramës dhe vetë ai.
Ne protestojmë si njerëz të lirë, për tu dëshmuar atyre se asnjë lloj mjeti nuk na pengon dot ne pa protestuar, siç protestohet në rrugët e sheshet e tyre, në çdo samit, paçka se problematika e qytetarëve të tyre, është qindra herë më e vogël se kjo që kemi ne.
Megjithatë atje dalin dhe ata për të ju thënë atyre që mblidhen, përveç atyre që keni në axhendë ju, ka dhe zëra që kanë këto çështje dhe duhet ti dëgjoni.
Ndaj të bëjmë çtë mundemi, çfarë kemi në dorë, nesër, sa më shumë janë pregatitur, parrulla, banderola, anglisht në tërësi kësaj here, sepse i kemi miqtë aty.
Paraqitjet janë fantastike, paraqitet Rama ashtu siç është në të gjitha format. Ka prej tyre që flasin sa një fjalim ndaj dhe të vini të rinjtë etj., ti marrim, me flamur kombëtar, Europian, Amerikanë të PD-së, të mbushim bulevardin dhe të bëjmë që zëri ynë të dëgjohet në rajon, Europë dhe mbarë botën.
Faleminderit shumë!
FJALA PËRMBYLLËSE E KREUT TË PD
Kushti i kushteve të PD është ndryshimi i saj. Vetëm një forcë politike që arrin të ndryshojë i përshtatet kohës. Mendoj se në një hark kohor rreth një vjeçar PD ia doli të arrijë ndryshime substanciale në drejtimtë raporteve, antarësi drejtues, në drejtim të vendimarrjes dhe standarteve demokratike. Padiskutim që hapja duhet të jetë një nga qëllimet madhore, por tani do të them eksperiencën dhe mendimin tim.
Asnjë hapje nuk është më thelbësore, sesa hapja me Primaret, pse? Në Primare kanë garuar 200 kandidatë, asnjë prej tyre nuk është i humbur, edhe ata që s’kanë fituar, kanë fituar një eksperiencë absolutisht të dobishme për karrierën e tyre politike. Në këto Primare ka patur intelektualë që kanë ardhur nga Londra për të garuar në qytetin e tyre. Të tjerë të shoqërisë civile. Pra, në kuptimin e hapjes për të marrë pushtetin, PD nuk nxorri ansjë pengesë për të gjithë ata që plotësonin kriteret dhe guxuan. A është kjo e tërë hapja, jo. Por, hapja politike më e dobishme për individin është kjo, hapje tjetër politike ka dhe do ketë, dhe ato janë të domosdoshme. Janë hapjet me departamentet dhe me të gjitha njesitë tjera që PD ka. Po punohet shumë, por në marrëdhëniet publike atë proces e kanë mbuluar në një farë mënyre Primaret. Primaret kanë qenë qëllim madhor. Do të ridimensionohet më shumë, dhe PD do të hapet.
Ne kemi protestuar, por nuk kemi protestuar aq sa duhet, jo. Sepse ne kemi një dhunues vote. Ne jemi njerëz politik dhe duhet t’i gjykojmë gjërat siç janë. Edi Rama përdori patronazhistët, ata u dënuan, çfarë tha pardje? Lavdi patronazhistëve, tha. Edi Rama u kap në regjistrime telefonike mafioze, si kriminel i qartë elektoral me një grup të strukturuar. Shkoi në Peshkopi dhe tha “do bëj cunam, dhe jo tërmet kësaj here”. Pse po ndalem këtu? Po ndalem këtu, sepse ne demokratët duhet të pregatitemi për një përballje me të. Nqs ne duam që të votojmë të lirë. Nqs ne duhet të ecim si një shtet ligjor, si një vend që respekton liritë dhe të drejtat, ne nuk mund të kemi për momentin një slogan tjetër veçse: Vdekje, vdekje, vdekje të monizmit të Edi Ramës.
Sado e hershme dhe kakafonike të duket ky slogan, por nqs ne nuk ngriheshim në këtë slogan për komunizmin ne nuk do të liroheshim prej tij. Ne nuk shkuam në gjakderdhje, por vendsshmërinë tonë e treguam ndaj atij sistemi, dhe duhet ta tregojmë ndaj këtij sistemi. Pra, duhet secili nga ne të ndërgjegjësohet fortë, se Edi Rama nuk është armik se i them unë, se i thotë Sali Berisha, jo është armik se qëndron në mënyrën më të papranueshme ndaj themelimit të lirive tona. Pasi ai ka bërë këtë me votën, ai tani kërkon partinë që përmbysi pushtetin e etërve të tij, pushtetin mizor të etërve të tij. Kërkon që t’i marrë flamurin dhe ta shndërrojë në një parti dy përqindëshe. T’u thotë atyre, t’ju shkjë te varri se iu mora hakun. Kjo është e vërteta! Tani ne jemi në këtë realitet, ai ka arritur këtu, ppor problemi është që ne nuk kemi vullnet që ta që ta lejojmë që të hkojë më tutje atë.
Po të më pyesni mua a është bërë detyra si duhet? Jo, them unë. Detyra bëhet kur ne të strukturojmë lëvizjen e fuqishme, antimoniste, të përmbysim monizmin e Edi Ramës. Dhe sigurisht që në një vit, ne kishim probleme, jo të vogla në për të cilat kaluam. E thonë shqiptarët bukur: Po i dhe dorën Edi Ramës, kontrollo xhepin se ose të ka marrë, ose të ka lënë diçka. Siç blen votën, blen deputetin, siç blen votën, blen zyrtarin. Siç blen votën, e vërteta është që në një mënyrë ose tjetër kishin blerë dhe kreun e opozitës, ju po flisni për Durrësin me shumë të drejtë, por ju e patë sesi menaxheri i Simphony-së ishte i njëjti menaxher i kompanisë së…
Ne jemi njerëz politikë, ne duhet t’i relizojmë këto dhe në momentin më të parë të mundshëm ne duhet të dalim në një lëvizje strukturuese, fitore ose të shuhemi. Nuk ka kjo një rrugë të dytë, se edhe që të rrimë e ti bëjmë fresk atij, që na i vodhi votat dhe thotë që do të na i vjedhë edhe ëm shumë akoma, nuk mund të shndërrohemi ne në një makineri fjalësh.
Prandaj miqtë e mi duhet të bëjmë secili me veten tonë një debat me njëri tjetrin, dhe a kemi ne forcë? Absolutisht! 100 herë më të madhe se ajo që duhet për të qëruar një kalbësirë si ai nga pushteti. Padiskutim! Ai nuk respekton asnjë rregull, asnjë normë morale, asnjë gjë. Vini re ju sesi flet ai! Pa kthehuni pak në diktaturë dhe vini re, a fliste njeri me gjuhën e tij?, që flet në Parlament ky? Jo, nuk fliste kurrë. Lëshonte ndonjëherë Mehmet Shehu ndonjë të sharë, apo Shefqet Peçi, ishin ç’ishin, por atë gjuhë nuk e përdornin. Kurse ky shthuret me një gjuha halabaku në çcdo dalje në Parlament kundër opozitës. A mund të ndodhë kund në botë?, përveçse me të? Ne kemi shumë probleme me të, dhe ne duhet t’i përgjigjemi atij. Edhe njëherë rikthehemi te slogani, dhe ai duhet të ushtojë, gjersa ne të fitojmë ato të drejta Kushtetuese që na takojnë.
Shpirti i kësaj partie, absolutisht janë militantët e saj. Janë ata që e kanë mbajtur gjallë në të gjitha rrethanat dhe ju garantoj janë ata që kërkuan që ne të votojmë, që t’i zgjedhim ne njërëzit. Më të parët që kanë kërkuar, kanë qenë ata dhe ajo është bërë realitet. Dhe të garantoj që do bëhet realitet dora dorës, sepse kërkesat e tyre janë të drejta dhe janë instinkte, të cilat e mbajnë partinë të fortë dhe e çojnë përpara. Sigurisht, hapja qendron paralel, por vendi i tyre qendror është i pazevëndësueshëm, dhe do të jetë një vend i pazevendësueshëm.
Tani, e thatë, Durrësi është afera më e paimagjinueshme. Sot po diskutoja me bashkëpunëtorët e mi. A e dini ju që janë mbyllur të gjitha portet e Shqiëprisë. Amund ta imagjinojë kush një gjë të tillë. Është mbyllur Saranda, është mbyllur Vlora, është mbyllur Shëngjini, po mbyllet Durrësi.
A mund të ketë pushtues të huaj që mund t’i bëjë një vendi të pushtuar këtë që ka bërë ky?
E kam thënë një ditë në një emision. Kur ndërtohej rruga e Kombit, bëhej një betejë e egër ndërkombëtare kundër saj. Një nga këto eksponentët kryesorë thotë: Me këtë rrugë ju ndryshoni gjeostrategjinë e porteve të të gjithë rajonit. I them unë, e di si është puna? Unë kam hallin e porteve të mia. Ato të rajonit, secili ka zotin e vetë, unë jam përgjegjës për portet e Shqipërisë. Për këto të Shqipërisë, kjo rrugë i ndihmon shumë, i bën më të rëndësishmet, përfshi dhe Serbinë, se ishte mik i tyre, Bullgarinë, deri në Hungari. Pra, në gjithë këtë rajon Durrësi bëhet porti më i rëndësishëm, po mudet me ndërtu edhe Vlorën, bëhet edhe më e rëndësishme, se Vlora i ka ujërat e thella.
E gjithë beteja u bë sepse rruga sillte në skakiere portet e Shqipërisë si portet më të rëndësishme të rajonit. Ky tani i ka zhdukur portet. I ka dhënë që të gjitha për t’i bërë marinë, dhe me specialistë dhe bashkëpunëtorë që po diskutonim, është gjendje dramatike. Ky e ka lënë Shqipërinë pa porte, e dini çdo të thotë? Minimumi që ne të paguajmë në transportin e mallrave me çmimin që blejmë, të atyre që vijnë nga Selaniku, nga Tivari, nga të katërta anët e porteve të tjera, duke patur portet tona. Paguajmë ekstra transportin, se ata që transportojnë na vendosin çmim.
Ky është një anti-shqiptar që nuk ka asgjë shqiptare në qënien e tij. Zotëri, kjo është sipërmarrja Rama-Alabbar, se përndryshe nuk bëhej kurrë ajo. Nuk duhet të kemi iluzione ne. Kur sheh Alabbarin miliarder, thotë të bëhem dhe unë miliarder, se ndryshe nuk mund të bëhet. Alabbari, miliarderi i Edi Ranës që ta dini ju, investon gjithësej 79 milionë euro, ai që del nëpër tv. Mua më vjen shumë keq që del dhe bën ato deklarata. Do bëj një Monte Carlo të dytë aty. I themi ne Dubai, jo jo thotë Monte Carlo do bëj. Me çfarë do e bëjë Monte Carlon ai? Me 79 milionë. Çfarë është pjësa tjetër? Që të gjitha paratë e drogës të klaneve të Edi Ramës. Vodhi me Amant Josifin 2.2 miliardë euro qytetarëve europianë me bitcoin-in. S’ka punë vëllai im. Po vëllai yt ka qenë oortak me Amanti dhe çdo në çdo call center flitej vëllai i tij dhe minsitrja që e kishte ky.
Pra, ky po e bën Shqipërinë plaçkë të tij, po e ka thënë Çerçiz Topulli: Po luftove për plaçkë, bëhesh vetë plaçkë. Edhe ky do të përfundojë në një rreckë sa më shpejt që të jetë e mundur, në një plaçkë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ndaj dhe nesër që të gjithë, me të madh e me të vogël. Të gjithë shqiptarët nga mbarë Shqipëria, ata që s’janë nisur akoma të nisen sonte dhe të vijnë në Tiranë, në mënyrë që të dridhet nga themelet ky regjim i kalbur. Faleminderit!