Berisha: Banesa e deputetit Xhelal Mziu u sulmua me tritol nga banditë shtetërorë. Ky është akt terrorizmi që synon t’i mbyllë gojën opozitarëve! E garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale

KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA DHE DEPUTETIT XHELAL MZIU ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për media të mbajtur ditën e sotme, komentoi mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në banesën e deputetit demokrat Xhelal Mziu, e cila u sulmua me tritol gjatë mesnatës. Berisha e cilësoi këtë si një akt të pastër terrorizmi shtetëror ndaj një deputeti dhe familjes së tij, duke shtuar se masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka shkaktuar dëme edhe në zonën përreth. Sipas tij, ky sulm është një përpjekje për të mbyllur gojën e opozitës, ndërsa akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama dhe strukturat e shtetit për lidhje me bandat kriminale që, siç tha, sot janë ‘pronë totale e qeverisë’.

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë deklaratës së tij për ngjarjen e rëndë që ndodhi në banesën e deputetit demokrat Xhelal Mziu, e cila u sulmua me tritol, u shpreh se policia është ‘thellësisht dhe tmerrësisht e politizuar’ dhe se besimi se ajo mund të zbardhë krimin politik është një ‘iluzion’. Ai rikujtoi një ngjarje të mëparshme ku, sipas tij, një zyrë elektorale e PS në Pekisht u kap duke kryer manipulime me fletëvotime dhe dokumentacion të ndryshëm, por polici që ndërhyri u ndëshkua. ‘Po u rikujtoj këtu, i nderuar zotëri, dhe qytetarëve se kohë më parë, kur unë paraqita rastin e zyrës elektorale sekrete të PS në qendrën e votimit në Pekisht, polici që bëri detyrën u ndëshkua nga Proda i krimit. U ndëshkua!’, tha Berisha, duke shtuar se kjo tregon se segmentet e policisë nuk janë të besueshme për të zbardhur krimet politike.

Lidhur me sulmin me tritol që iu bë mbrëmjen e së enjtes në banesën e tij në Kamëz, deputeti i PD, Xhelal Mziu, u shpreh  në daljen e tij për media se nuk ka dyshime tek askush lidhur me sulmin. Mirëpo, ai theksoi se e konsideron si një sinjal të mazhorancës për të mbyllur gojën.  Gjatë deklaratës në selinë e PD, bashkë me kreun demokrat Berisha, deputeti Mziu tha se sulmi me tritol në banesën e tij ‘ishte një hakmarrje politike për qëndrimet ndaj kësaj qeverie krimi’.

FJALA E PLOTE:

Së pari me një ndjesë për këtë shtytje të detyruar të konferencës për shkak, e kuptoni vetë, të një trafiku të pashembult që ekziston në rrugët e Tiranës.

Dhe zoti Mziu, që është nisur me kohë për të ardhur në këtë konferencë, iu desh trefishi i kohës.

Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit dhe familjes së tij.

Banesa e deputetit Xhelal Mziu, duke qenë brenda në banesë, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërore.

Bandat janë sot pronë totale e shtetit.

Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka krijuar dëme edhe në zonën përreth.

Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm antikushtetues të kreut të organizatës kriminale ndaj parlamentit dhe opozitës.

Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve.

Për të gjitha këto, e garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale.

Keni parasysh se policia është thellësisht dhe tmerrësisht e politizuar.

Po u rikujtoj këtu, i nderuar zotëri, dhe qytetarëve se kohë më parë, kur unë paraqita para jush rastin e zyrës elektorale sekrete të PS në qendrën e votimit në Pekisht, në të cilën u gjetën fletë votimi, paund, lekë, karta identiteti, u gjet i gjithë dokumentacioni, polici, i cili bëri detyrën dhe mori në procedim pronarin e barit, u ndëshkua nga Proda i krimit.

U ndëshkua!

Unë nuk mund të them se çdo segment i policisë është i infiltruar nga krimi, por të besosh se do e zbardhë, do e pranojë të zbardhin krimin politik policia, është një iluzion.

DEKLARATA E XHELAL MZIUT:

Siç tha dhe doktori, por besoj se jeni të informuar. Mbrëmë rreth orës 1 pa 10, pranë shtëpisë time në kodër Kamzë rruga e ‘Arbrit’, pati një shpërthim eksplozivi që falë Zotit nuk pat dëme në njerëz.

Isha unë me familjen, komshinjtë, por jo vetëm ato, por dhe në Kamzë apo persona nga Tirana e kanë dëgjuar oshtimën e këtij tritoli.

Pati dëme materiale. Normalisht jam i gëzuar që nuk pati probleme njerëzore as tek unë, dhe as tek kalimtarët që ishin në rrugë. Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person, gjatë karrierës time, nuk kam asnjë borxh ndaj askujt.

Unë e shoh këtë një akt absolutisht politik dhe është një sinjal për të treguar se, nuk mund të sillesh apo reagosh ndaj kësaj qeverie krimi dhe korrupsioni. Kështu që përveç se një hakmarrje politike unë asgjë tjetër nuk mund ta konsideroj.

Madje me gjithë njerëzit që komunikojmë dhe gjatë këtyre orëve nuk gjejmë asnjë gjë tjetër veç prapavijës politike apo sinjalit për të na bërë një ushtar të tyre dhe jo për të qenë një opozitë siç duhet, për të qenë një opozitë ndaj kësaj qeverie krimi dhe korrupsioni.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET

Anesti Bajramemaj, A2CNN: Si zoti Berisha edhe ju thoni që është një akt shtetëror, nga bandat shtetërore. Ku bazoheni tek kjo a keni indicie për ndonjë person që fshihet pas kësaj ngjarje.

Xhelal Mziu: Nëse do të kisha indicie për persona, absolutisht nuk do të hezitoja për të dhënë emrin e tij. Unë dua të ju them që duke u treguar absolutisht i hapur në marrëdhëniet e mia dhe duke qenë kryetar bashkia apo si deputet nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person, dhe nuk gjej dot asnjë lidhje që të ketë me mua apo familjen time për tu vendosur tritoli.

Unë e konsideroj edhe njëherë një sinjal nga kjo mazhorancë për të mbyllur gojën, siç ishte mbyllja e gojës dje në seancën plenare, por dhe çdo lloj reagimi që kemi pasur gjatë kësaj periudhe.

Anesti Bajramemaj, A2CNN: Keni bërë kallëzim në polici, keni pasur komunikim me strukturat policore, kanë bërë hetime, çfarë ju kanë thënë deri më tani.

Xhelal Mziu: Ishte policia aty, përcaktoi që ishte masë tritoli dhe morëm të gjithë ekspertizën e nevojshme. Shpresojmë që policia të jetë në lartësinë e duhur për të mbledhur mjaftueshëm informacione dhe duke marrë kamerat e gjithë lagjes dhe përreth saj.

Nëse ekziston vullneti i kësaj policie, absolutisht që do të kapen autorët dhe do të dalë se kush është porositësi. Shpresojmë që policia të jetë në lartësinë e duhur, edhe pse nuk jam shumë besimplotë në këtë drejtim, por urojmë që në këtë rast të jetë në lartësinë e duhur.

Sali Berisha: Keni parasysh se, policia është thellësisht dhe tmerrësisht e politizuar. Po ju rikujtoj këtu se, kohë më parë kur unë paraqita para jush, rastin e zyrës elektorale sekrete të PS-së në qendrën e votimit në Pekisht, në të cilën u gjetën fletë votimi, u gjetën paundë, euro, lekë, u gjetën karta identiteti u gjetën gjithë dokumentacionin, polici i cili bëri detyrën dhe mori në procedim pronarin e barit, u ndëshkua nga Proda i krimit. U ndëshkua.

Unë nuk mund të them se çdo segment i policisë është i infiltruar nga krimi, por të besosh se do e zbardhë, do pranojë të zbardhin krimin politik policia, është një iluzion.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale