Berisha: Bandat dhe policia u shkrinë në një gjatë farsës elektorale të majit 2023!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN E PËRJAVSHME ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi sot në konferencën e përjavshme të zhvilluar me gazetarët aferën kriminale të farsës elektorale të 14 majit, duke dhënë detaje të reja të lidhjeve të krimit me regjimin në këto zgjedhje.

Berisha ka deklaruar se, komisionerëve të opozitës në Shkodër i janë ofruar nga 10 mijë euro, deri në 20 milionë lekë që të bëheshin palë me regjimin në këtë farsë elektorale. Në Lezhë, nën mbrojtjen e Policisë së Lezhës, bandat shpërndanë para dhe terror gjatë gjithë natës në zonat e ndryshme të rrethit të Lezhës. Bandat në Peshkopi, ishin nën mbrojtjen e Ballukes, e cila shoqërohej me banditë.

Lideri i opozitës u shpreh se, bandat e kthyera nga Dubai në Durrës, në Elbasan dhe vende të tjera, diktuan nën mbrojtjen e policisë vullnetin e qytetarëve.

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi pushtimin e qendrave të votimit nga bandit në Velipojë, ku deklaroi se në Mamuras vota u ble deri në 600 euro.

Berisha tha, se dëshmia më e zezë dhe më e turpshme e blerjes së votës është rasti i partisë së Tom Doshit në veri të vendit. Ai nuk bëri asnjë ditë fushatë, por rezulton të jetë kryesues në disa zona në veri vetëm për shkak të blerjes së votës.

Berisha i bëri thirrje mediave të zbardhin krimin elektorale të 14 majit. Ai u shpreh se propaganda e regjimit synon të largojë vëmendjen nga masakra elektorale e 14 majit më alibinë e zhvillimeve brenda në PD.

Kryetari i PD, u shpreh se çdo demokrat duhet ta dijë se mbrojtja e votës dhe zbardhja e masakrës elektorale është detyrimi madhor para çdo zgjedhësi shqiptar.

Berisha u tha se ai nuk do të njohë asnjë strukturë paralele që ngrihet nga jashtë PD.

FJALA E PLOTË

Mirëdita!

Farsa elektorale maj 2023, njërin prej aspekteve më të shëmtuara prej saj dhe kriminale, kishte shkrirjen në një të bandave, të vrasësve dhe trafikantëve me Policinë e Shtetit në veprimin e tyre terrorizues, kriminal ndaj zgjedhësve dhe qytetarëve.

Bandat u bënë një, apo ishin tërësisht nën ombrellën e policisë. Ndaj tyre narkopolicia, jo që nuk mori masa, por ajo u mor me inskenime të turpshme për opozitarët, në një kohë kur kamionat me euro disponoheshin dhe qarkullonin në krahun e narkoqeverisë, kundër zgjedhësve.

Në Shkodër, eksponentët tanë të PD u telefonuan nga banditët, u kërcënuan në mënyrën më të egër prej tyre, u ofruan gjer në 20 milionë lekë për komisionerë, në 10 mijë euro për komisionerë.

Në Lezhë, nën mbrojtjen e Policisë së Lezhës, bandit shpërndanë nën terror gjatë gjithë natës në zonat e ndryshme në zona të Lezhës. Diku diku janë të filmuara, dhe aty duken makinat e bandave, dhe makinat e policisë që rrinin në krahun tjetër për të garantuar veprimtarinë e tyre kriminale.

Bandat në Peshkopi ishin nën mbrojtjen e Ballukes, e cila shoqërohej me banditë, dhe nga hoteli i Ymer Lalës drejtonte operacionet e tyre banditeske elektorale. Bandat e kthyera nga Dubai në Durrës dhe në rrethe të tjera, në Elbasan dhe në vende të tjera, diktuan nën mbrojtjen e policisë vullnetin e qytetarëve.

Eksponentë të PD u bënë pre e atentateve të orginuzuara për eleminimin e tyre, Vau Dejës, Lezhë, etj. Bandat pushtuan qendrat e votimeve, siç është rasti i Velipojës. Në Mamurras ato shpërndanë deri në 600 euro votë. Të gjitha këto haptas, sepse kishin mbrojtjen e narkopolicisë. Në Nikël, vrasës, trafikantë bllokuan qendrat e votimit, vunë në presion të madh komisionerët, kurse narkopolicia arrestonte një person me një makinë dhe e mashtronte opinonin publik shqiptar se ai po blinte vota, në një kohë kur ai nuk kishte as edhe një qindarkë me vete. Pavarësisht se në makinë ai nuk kishte as edhe një qindarkë, komunikata e policisë ishte se u ap duke blerë vota.

Pse kjo?

Si e si të krijonte zhurmën për blerjen e votive nga opozita dhe jo nga qeveria. Edhe atë ditë, edhe sot ju them. Numri i policisë, atë ditë janë bërë qindra thirrje nga opozitarët. Policia ose nuk përgjigjej, ose u thoshte: Paraqiteni me shkrim ankesën, në një kohë kur qendra e votimit ishte e pushtuar.

Nuk lejohej të futej vëzhguesi i autorizuar në qendrën e votimit, nuk lejohej se e kishin pushtuar bandit. Dhe policia përgjigjej që këtë kërkesë paraqiteni me shkrim. Ky është aspekti policesk, po ju them ju se një aspekt tjetër më i shëmtuar dhe më policesk ka qenë roli i administratës publike. Si kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, administrata publike u shndërrua në një lloj policie politike e procesit elektoral.

Ajo, drejtorë, etj., janë vendosur së pari, në kundërshtim flagrant me ligjin janë vendosur komisionerë me qindra e qindra punonjës bashkie që do numëronin vota për ish-kryetarin, apo kryetarin e tyre. Me ligj e ndaluar, me ligj e palejueshme. Ky aspekt.

Aspekti tjetër, qindra e qindra punonjës të administratës me urdhra të caktuara janë caktuar komisionerë dhe numërues në qendrat e votimit. Por ndonëse antiligjor, nuk është ky aspekti më i shëmtuar  i veprimtarisë së saj. Aspekti i veprimtarisë së administratës është qendrimi i zyrtarëve si gardianë në qendrat e votimit. Presioni që ata kanë bërë një muaj rresht mbi punonjësit e tjerë. Kërcënimet që ata kanë shpërndarë nëpërmjet punonjësve, dërgoheshin mesazhe në tatime, dërgoheshin mesazhe në dogana, që i thuhej X-sit, biznesmen jo i vogël, se po shkove në votime ti dhe punëtorët e tu, do përballesh me këto pasoja.

Kujdestares së kopshtit se po nuk solle 10 karta identiteti, të nesërmen humbet punën. Kanë filluar që sot shkarkimet nga puna ndaj tyre që nuk u përgjigjën.

Administrata, eksponentë të administratës, u sollën në mënyrën më antiligjore në këtë proces. Drejtorët, si terrorist është sjellë kushëriri i Ballukes, Klosi në Peshkopi, ku për të mposhtur elektoratin, u vërsul me tërbim ndaj bizneseve të qytetit 3 ditë para zgjedhjeve në inspektim të përgjithshëm.

Të njëjtën gjë kanë bërë në Konispol, Sarandë, Libohovë, Këlcyrë dhe një seri bashkish të tjera. Kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, administrata shtetërore, nuk ka mbajtur një qendrim të tillë kriminal ndaj procesit zgjedhor. Pra, solla këtu karakterin stil Putin të këtyre zgjedhjeve, i cili u gërshtua me karakterin e shtetit mafioz. Industria e blerjes së votës ishte një industri në pronë të narkoqeverisë dhe narkotrafikantëve dhe oligarkëve.

Unë u bëj thirrje mediave që janë në një orë të zezë në raport me publikun shqiptar, dhe ua them sepse. Me qëllim, ose verbërisht po bëjnë apologjinë e këtij krimi monstruoz ndaj shqiptarëve. Ata punonjës të mediave, që kanë minimumin e ndërgjegjes profesionale, i ftoj për një moment të hedhin sytë në hartën elektorale, në rezultatet elektorale dhe do gjejnë se partia e Doshit është tullumbacja më e madhe e këtyre zgjedhjeve. Partia e drejtuar nga një njeri që nuk ka njeri prej jush që të mbajë mend një fjalë politike të shqiptuar prej tij, se ai flet vetëm me gjuhën e parave.

Të jeni të sigurt se Edi Rama ka përdorur shumëfishin e tij. Iu bëj thirrje qytetarëve, punonjësve të medias, shikoni rezultatin e partisë së Doshit, dëshmia më e zezë, më e turpshme e blerjes së votës. Flet vetë. 13 milionë euro ka fituar vetëm një ndërmarrje nga buxheti i shtetit Tom Doshi. 13 milionë euro nga Edi Rama. Dhe ato sa të dojë i kthen Edi në vota, duke shpërndarë zarfe.

Në qoftë se ndokush mendon se vota për partinë e Tom Doshit është kontestatore, gabon shumë rëndë. Është thjesht votë e blerë. E keni parë të bëjë fushatë kund? Unë asnjëherë nuk e kam parë të bëjë fushatë. Ka bërë një darkë nderimi për Nikulajn, dhe aty bëri sulme politike. Berisha tha, “donte ta politizonte vrasjen e tij, por kjo ishte punë tjetër”. Unë në fakt, në atë kuptimin tim, çdo këshilltar po u vra në fushatë, ka një karakter të papranueshëm. E vetmja fushatë e aleatit të Ramës, Tom Doshi ishte një sulm ndaj Berishës dhe pastaj para, para dhe para. Shpërndarësi kryesor i parave është Edi Rama.

E them këtë, sepse mjafton që një gazetar të shkojë në Mamurras dhe të pyesë qytetarët si votuat? Mjafton që një qytetar të shkojë në Blinisht, të shkojë në Klos. Ndiej keqardhje të thellë kur përpiqen të injorojnë aktet e blerjes masive.

A e dini që janë mbledhur kartat e pensionistëve, se do u duhen për shpërblimin? Dy javë para. Janë mbledhur kartat e identitetit të invalidëve. Ne kemi dokumente, ne nuk bëjmë asgjë pa dokumente. Nuk bëjmë asnjë sulm të padokumentuar. Ne po mbledhim dhe do vazhdojmë të mbledhim dokumente për strategjinë e shpallur nga ne për mbrojtjen e votës.

Mbrojtja e votës është objektivi më madhor i yni. Por ata që vlerësojnë, u sugjeroj të lexojnë Kartën e Kopenhagenit për zgjedhjet e drejta. Kusht themelor i asaj karte është përjashtimi i shtetit.

Zgjedhjet, se ne kemi një term pak që është vjetëruar “ të lira dhe të ndershme” është hequr. Zgjedhjet duhet të jenë “të lira dhe të barabarta”. Të drejta janë atëherë kur lojtarët janë të barabartë në fushë. Në qoftë se shteti zbret në fushë me të gjithë makinerinë e tij, barazia asgjësohet. Në qoftë se shteti jep para në dorë në fushatë ekstra, 870 mijë shqiptarëve ai varros zgjedhjet e lira.

Së fundmi, për të githë ata që mendojnë se denoncimi ndaj kontrollit dhe deformimit të qytetarëve në këto zgjedhje vjen si alibi për karrige, dua t’i them të reflektojnë një moment. Ky problem është i zgjidhur me Statutin e Partisë Demokratike.

Me statut, kryetari që humbet zgjedhjet, kalon në votëbesim.

Dhe e njëjta gjë do të ndodhë si me zgjedhje të vjedhura, ashtu edhe me zgjedhje të lira. Pa asnjë lloj dallimi. Unë nuk kam nevojë për asnjë lloj alibie, sepse statuti do të zbatohet pikë për pikë. Njëlloj sikur zgjedhjet të ishin super të ndershme e të lira.

E gjithë përpjekja ime për të sjellë para publikut kontrollin dhe deformimin e votës përmes blerjeve, presioneve, intimidimit, shfrytëzimit të paligjshëm të parave publike bëhet si një detyrim ndaj demokracisë, interesit kombëtar dhe ndaj të gjithë atyre qytetarëve që kanë votuar kundër sistemit, ose që kanë pasur frikë të votojnë kundër tij.

Ky denoncim duhet të jetë sot kryefjala e të gjithë shoqërisë, sepse një shoqëri që nuk zhvillon zgjedhje të lira, nuk ka të ardhme.

Në këtë kontekst, konstatoj me keqardhje, por jo i dekurajuar aspak, se si makineria propagandistike ka penetruar në studiot televizive, që nga mëngjesi deri në darkë, përpiqen t’u paraqesin shqiptarëve, apo të vënë në diskutim votëblerjen, ose përjashtimin e konfirmuar zyrtarisht të 180 mijë votuesve, të vënë në diskutim mbledhjen e kartave, të vënë në diskutim ndërhyrjen e krimit.

Në këtë mënyrë, këta kërkojnë të vënë në narkozë shoqërinë dhe të legjitimojnë aktin makabër të një njeriu, që publikisht para shqiptarëve dhe botës, e deklaroi Kodin Zgjedhor një kinezëri.

Ndaj dhe u bëj thirrje shqiptarëve, përbuzeni me përçmim këtë propagandë të shpifur kundër jush, kundër interesit të secilit prej jush që bëhet me paga marramendëse të narkoqeverisë, e cila pasi bleu zgjedhjet, kërkon tani të shesë mashtrimin e saj.

Çdo natë, siç dëgjoni ju, fajin e ka opozita.

Në datën 27-28 prill të vitit 2021, unë kam publikuar një artikull, në cilin shkruaj këto dy teza. Vota vdiq para se të hidhej në kuti, e para.

E dyta, duhet të mbrohet vota dhe pastaj të bëhet një analizë e thellë në PD.

Analiza e PD-së në të gjitha nivelet, për të gjithë problematikën, për të gjitha përgjegjësitë, do bëhet më transparente dhe më e fortë se asnjëherë tjetër, me qëllim përsosjen e punës për një reformim të mëtejshëm të kësaj force politike.

Çdo demokrat duhet ta dijë se ky është detyrimi ynë madhor para çdo zgjedhësi shqiptar. Por, për kohën që ne mbrojmë votën, të gjitha energjitë tona janë të përqendruara në mbrojtjen e votës.

Dhe ky nuk është një proces i thjeshtë. Duhet ta dini, se ka njerëz që për një provë, luajnë me kokën e tyre. Ka të tjerë që kanë luajtur me bukën e të gjithë rrethit familjar, jo vetëm të tyrin. Ky është një regjim bande, është një narkoshtet që nuk respekton asnjë rregull.

Këtu kam një deklaratë që janë gjetur në një qendër votimi 20 fletë të shtuara. Por këto do jenë pjesë e një hetimi, ndaj edhe akti më i thjeshtë, por fatmirësisht kësaj here kemi një statut të kristaltë. Statuti përcakton në mënyrë të qartë procedurat që ndiqen, dhe ai do respektohet. Ama, atë që kam shprehur dy vite më parë, kur isha një deputet i asaj force, dhe anëtar i zgjedhur, jo i Këshillit Kombëtar. Atë e kam shprehur me sinqeritetin më të madh.

Fillimisht do mbrohet vota, pas kësaj, absolutisht do bëhet një analizë në të gjitha nivelet e PD. Faleminderit!

PYETJE-PËRGJIGJE

Danjela Maloku, Report Tv: Z.Berisha, pikërisht nga fjalia juaj e fundit do të doja ta nisja pyetjen time. A duhet të kishte nisur PD sot, krahas një analize për shkeljet në zgjedhje, edhe jnë analizë të brendshme. A duhet të ishin në selinë e PD edhe drejtuesit e fushatës në të 61 bashkitë për të bërë një analizë se ku gaboi edhe vet PD?

Berisha: Të githa do të ndodhin, por çdo energji në këtë periudhë, dhe unë jam në komunikim të përditshëm me drejtuesit, çdo energji në këtë periudhë do t’i dedikohet mbrojtjes së votës. Sepse ky është detyrimi madhor. Unë dëgjoj nëpër studio: ai premtoi mbrojtjen e votës. Po atë po bëj. Në qoftë se ndonjëri mendon se unë do e mbroj me automatik votën, unë e kam bërë të qartë që kurrë. Nuk mbrojmë ne votë me automatik. Sepse ka një gjë, o zgjedhje të lira, dhe ne për këto qendrojmë.

Në qoftë se nuk qendron për votën, atëherë duhet të marrësh malin, por ne jemi parti e vlerave demokratike. Por ne do ta bëjmë këtë. Ajo që thoni ju, është detyrim statutor, dhe i qendroj pikë për pikë. Por absolutisht do bëhet pasi të kemi përmbushur detyrimin tonë për mbrojtjen e votës.

Mos të ju duket juve një proces i thjeshtë. Kemi shumë dëshmi dhe dokumente të njerëzve të cilët janë të terrorizuar për atë që thonë, për atë që dëshmojnë. Ka dëshmi të cilat për fat të keq jeni të detyruar t’i dorëzojmë në instanca ndërkombëtare për arsye, sepse njerëzit kërkojnë siguri për kokën dhe ne nuk ia japim dot. Kjo është domethënë.

E drejtë kërkesa, por raporti që do të pregatitet, se është duke u pregatitur. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha strukturat të cilat po mbledhim çdo fakt dhe argument. Për çdo shqiptar kurrë nuk do të abuzojmë me akuzën për votën, jo. Nuk është thënë kurrë. Se ne i fituam këto zgjedhje, jo nuk është thënë.

Po është thënë dhe thuhet, se në qoftë se nuk ka zgjedhje të lira, rezultati nuk pranohet. Nuk ka më, iku ajo punë. Iku ai muhabet. Unë e kam faktuar, unë kam dhënë dorëheqjen. U bënë zgjedhje të lira në 2013, mirupafshim.

Do bëjmë këtë detyrë, dhe kjo detyrë do marrë kohën që i duhet. Nuk mund ta ndikojë njëherë në këtë mes ata që dalin, dhe që kanë dekada që lakuar emrin e Sali Berishës 100 mijë herë, herë me pagesë, herë pa pagesë. Nuk kam impresione ndaj tyre. Zoti ua faltë shpirtin atyre, dhe të vazhdojnë ditë për ditë e natë për natë. Nuk kam gjë fare me ta. Unë kam interesat e qytetarit përballë.

– Z.Berisha duke qenqë se ju i përdorni shpesh rrjetet sociale, përpara kësaj koference dhe unë bëra një testim. Nxorra në rrjetet e mia sociale një thirrje për ndjekësit e mi që do të donin t’ju drejtonin juve. Dhe pyetja më e shpeshtë në fakt është: Pse Z.Berisha nuk tërhiqet për t’i lënë drejtimin figurave të reja.

Berisha: Po, i ke që të gjithë. Ata janë të gjithë klani Bollino. Harroje Carlo thuaji se tërhiqet Berisha ndonjëherë. Po të them unë këtu që janë me qindra demokratë që thonë: As mos mendo ndonjëherë për të dhënë dorëheqjen. Unë iu them atyre të mive që është statuti, po lëre mos hy në klone tani, se klonet janë problematike.

– Dhe shumë prej tyre, edhe pse ju përmendni si të klanit të Bollinos, por mund t’ua tregoj edhe pas konferencës janë edhe emra që janë demokratë, përmendin edhe emra të rinjsh në PD. E shihni ju mundësinë që mbase jo në këto zgjedhje, por shumë shpejt PD duhet të riformatohet me një ekip lidershipi tërësisht të ri?

Berisha: Tani, PD do hapet, por PD të garantoj unë ty do t’i qendrojë besnik statutit të saj. Nuk ka statut tjetër në Shqipëri, Europa është e madhe dhe nuk mudn të them, që të ketë votëbesimin për kryetarin e partisë për zgjedhjet lokale. Statuti ynë e ka. Zakonisht, kryetari testohet në zgjedhjet e përgjithshme. Por unë kastile e kam vënë, dhe nuk e kam vënë që në qoftë se zgjedhjet lokale janë të ndershme, kryetari duhet të votëbesohet, jo. Kam thënë zgjedhjet lokale e thashë edhe këtu, të ndershme, të pandershme, ai do të votëbesohet. Kjo është.

Keni ndonjë kryetar tjetër ju? Keni një kryetar i cili nuk lë qytetarët e vet të votojnë, dhe nuk lë as anëtarësinë e vet të votojë në parti. Ai është rreziku koombër për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Jo një parti që zbaton standartet më të arrira të një force politike.

Osman Stafa, News 24: Z.Berisha, një lajm i fundit që raportohet tani është se Gazmend Bardhi është zgjehdur kryetar i Grupit Parlamentar të PD pas një mbledhjeje urgjente që është thirrur dhe që nga 33 anëtarë deputetë të PD është firmosur. Keni një koment për këtë?

Berisha: Nuk kam asnjë koment për këtë, përveç komentit që unë ftoj të gjithë deputetët e PD të bashkohen dhe të vazhdojmë betejën për zgjedhjet e lira. Ky është komenti

– Për sa i përket zgjedhjeve z.Berisha, ka patur një urdhër të KQZ që  në rastet kur në qendrat e votimit do të kishte individë të cilët ishin të paautorizuar, jo vetëm nëpër korridoret e atij ambjenti ku votohej, por edhe në një rreze prej 150 metrave, anëtarët e asaj qendre votimi do të duhej që të mbanin procesverbal, dhe pas lajmëronin KZAZ e me rradhë, Policinë e Shtetit, deri te KQZ. Këtë mund ta bënin edhe vëzhguesit, në qoftë se ju do të thoni që ne nuk kemi patur anëtarë në qendrat e votimeve. Në sa raste PD e drejtuar prej jush, ose koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kryer respektimin e këtij udhëzimi. Në sa raste nga qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë? Taulant Balla ka deklaruar ditën e djeshme se në asnjë.

Berisha: Absolutisht një gënjeshtër me bisht. Në qindra raste, dhe e kam njoftuar edhe para mediave, numri i policisë nuk funksiononte atë ditë. Ishte shurdh. Sa për dijeni, meqë më thua, në komisionin e numërimit në mamurras, komisioni ishte i rrethuar. Ndërpreu numërimin, dhe përfaqësuesit tanë kërkuan që numërimi të bëhej në Tiranë. Komisioni qendror njoftoi që, u nis RENEA, se kush u nis me radhë e me radhë, dhe në qfotë se nuk lejohej të bëhej aty, do e sillnin këtu.

Tani po të them debatin. Kishte shkuar aty drejtori i policisë, i qarkut, dhe rrethuesi i thoshin: Jo, jemi brenda ligjit. Ndërkohë që qligji thotë atë që thua ti: 150 metra larg, ata rrinë tek dera. Ato që thotë Balla janë të gjitha mashtrime. Por, e kam denoncuar atë siç e dinë. Jo një herë, por tri herë kam thënë: Policia është në heshtje. Policia nuk përgjigjej, dhe kur u përgjigj në ndonjë rast, policia kërkoi ma sillni kërkesën me shkrim. Kjo ishte policia.

– Z.Berisha, në momentin kur ju humbisni zgjedhjet lokale, ju shkoni në votëbesim. Në momentin kur humbsni zgjedhjet e përgjithshme që do jenë në 2025, dhe marrim parasysh që ju mund të jeni kandidati për kryeministër. Në qoftë se ndodh e njëjta situatë si në zgjedhjet e 2023, dhe ju do dilni me deklaratë që ju nuk i njihni këto zgjedhje: janë shitur, janë blerë. Ju do të jepni dorëheqjen, apo do të qendroni përsëri me argumentin se ato zgjedhje janë vjedhur?

Berisha: Unë do zbatoj statutin. Statuti nuk ka komente. Statuti thotë: dorëheqje automatike, dhe ai nen është votuar nga Sali Berisha. Ai ka një kuptim të fortë. Unë edhe i mirëkuptoj plotësisht shqetësimet, edhe i dëgjoj, edhe i lexoj. Kam një problem të madh, unë nuk mund të mashtroj as veten, as shqiptarët. Me industrinë kriminale të blerjes së votës, makinerinë kriminale të frikësimit të zgjedhësve, Edi Rama ka krijuar mekanizmin e kontrollit të plotë të votës së shqiptarëve ku të dojë, dhe kur të dojë.

Atëherë, PD dhe opozita shqiptare krahas të gjitha përpjekjeve për të korrigjuar të metat, defektet, dobësitë e të tjera me rradhë, çfarëdo që të bëjë, ajo në vlerësimin tim, dhe opozita çfarëdo që të bëjë, opozita është në terror, po nuk largoi Edi Ramën, zgjedhje të lira nuk do ketë. Nuk është kjo tezë e re, siç e dini. Unë me këtë tezë kam hyrë në këto zgjedhje, dhe jam shprehur se krahas procesit elektoral do ketë një revoltë paqësore të votës së lirë, do ketë një lëvizje paqësore me të gjitha mjetet e mosbindjes për votën e lirë.

I realizojmë këto, i kemi bërë shërbimin më të madhe shqiptarëve.

Përndryshe, ne mashtrojmë veten tonë dhe shoqërinë shqiptare.

Jonida Omeri, Fax News: Z.Berisha, do e njihni apo jo Gazmend Bardhin si kryetar të Grupit Parlamentar të PD?

Berisha: Ne nuk mund të njohim asnjë lloj strukture paralele të PD. Ne i ftojmë të gjithë deputetët të ulen, të diskutojnë. Ne jemi të hapur ndaj tyre, por fakte të kryera nga askush nuk njohim ne. Ka rregulla, ka statute.

Arestina Skënderi, A2CNN: Z.Berisha, sa kohë do të zgjasë kjo analizë e thelluar që ju theksuat për të parë të gjitha arsyet pse koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori këtë rezultat humbës, dhe kur do ta thërrisni Kuvendin?

Berisha: Për sa kohë, nuk ta përcaktoj dot. Pse? Akoma nuk ka përfunduar shqyrtimi. Janë zona në shqyrtim e sipër, por ndërkohë ne jëmi në mbledhje faktesh. Nuk mund të bëjmë ne akuza kurrë pa qenë të bazuara në zgjedhje. Nuk po luftoj unë këtu për asgjë tjetër, përveçse për votën e lirë. Di me thellësinë e bindjes dhe ndërgjegjes sime që Edi Rama kontrolloi votën e shqiptarëve në këto zgjedhje, natyrisht, jo në çdo zonë, se do të ishte absurde të pretendoja këtë.

Por, di zonat se ku u deformua rezultati. Këtu tani, unë do të qendroj me të gjithë forcën time, e kam detyrim qytetar. Jam i detyruar para qytetarëve shqiptarë, iu kam deklaruar se do mbroj votën, dhe ata që kanë menduar se do ta mbroja me automatik, bëhen qesharakë. Po pse bëhen qesharakë?

Ne edhe sikur të kishim komisionerë, nuk mund të garantoja atë. Ti vëzhgon një proces dhe pastaj paraqet dokumente se çfarë ndodh. Dhe ne këtë po bëjmë. Këtë e kemi dhe në 2001 ne. Unë e kam shprehur këtë gjatë debateve televizive dhe herë të tjera, dhe këtë po bëjmë.

Në qoftë se, unë do të mbyllja këtë proces për të hapur procesin tjetër, atëherë me shumë të drejtë, shumë njerëz mund të mendonin se po e bëja për veten time. Unë jam për të bërë këtë proces njëherë, dhe pastaj ai proces aty është, dhe ai proces është jashtëzakonisht i rëndësishëm, shumë i rëndësishëm. Por, ai proces do të ketë edhe tërësinë, jo vetëm të analizës, por edhe të vendimeve, sepse shqiptarët nuk votojnë të lirë, kjo është kryefjala.

Ata të cilët duan t’u servirnin. Iku ajo kohë që nund të serviret vota kallp, e vjedhur si votë reale. Jo, jo. Ky nuk është rezultati real i zgjedhjeve, dhe këtë nuk ka njeri që mund ta mohojë.

Ardit Hoxha, Euronews: Unë dua të kthehem pak në fakt tek analiza e rezultatit, dhe pse ju thatë që është duke u bërë një analizë për atë çfarë prodhoi 14 maji, veçanërisht të Bashkia Shkodër, një bastion historik i PD që edhe PD nuk garoi, PS nuk arriti ta marrë, por këtë herë e mori. Shkodranët personalisht, juve ju kanë votuar dy herë kundër.

Në vitin 1996 kur nxorën kandidatin e tyre, dhe një vit më pas juve u larguat dhunshëm nga pushteti, dhe këtë herë ju votuan kundër. Cili është mesazhi që ju merrni nga vota e shkodranëve?

Berisha: Dallimi është si nata me ditën, më vjen keq. Në ’96 shkodranët votuan qytetarë të lirë. Sali Berisha ishte në pushtet kur humbi Bashkinë e Shkodrës, dhe i dhanë një mësim Sali Berishës dhe PD. Por të jesh i sigurtë që në ’96 ata votuan për vlerat e tyre. Ishte gabimi ynë, dhe unë e kam thënë publikisht. Por nuk votuan kurrë për pasardhësit e ish-xhelatëve të tyre. Jo. Votuan një njeri të persekutuar, siç ishte Bahri Boriçi, një qytetar i thjeshtë i Shkodrës, i cili të them të vërtetën u votua nga të gjitha komunitetet, dhe e votuan me meritë.

Kurse, kësaj here, mos krahaso të pakrahasueshmen. Shkodranët votuan në terrorin më të madh që ata kanë njohur, si në pushtim. Edhe njëherë ta them këtu, me dokumente. Në Velipojë u votua si në pushtim nga bandat e Pëllumb Gjokës. Ndërtuesi që, sipas shumë të dhënave, lanë edhe paratë e Edi Ramës dhe të vetat. Kur komisionerët tanë kërkonin policinë, policia u thoshte: sillini me shkrim kërkesën.

Shkodra u dominua tërësisht nga banda. Për të parë efektin e parave, merr shih pak votat e partisë së Doshit, sesi kanë mbirë nga leku vota. Po Edi Rama ka derdhur shumë më tepër se Tom Doshi para aty. Të mos krahasojmë të pakrahasueshmen, sepse këtu nuk është betejë për Sali Berishën. Këtu është një betejë për jetën dhe vdekjen e votës së lirë. Nuk them se kjo ndodhi në çdo rreth, por në Shkodër ndodhi në mënyrën më flagrante.

Të gjitha pollet e nxirrnin Bardh Spahinë 12-14 pikë përpara. Qoftë pollet e kundërshtarëve tanë, qoftë pollet tona, dhe gjithçka u përmbys brenda një jave nga shkrirja në një e pushtetit qendror me bandat dhe e olicisë me bandat.

– Kur nisët me foltoren në shtatorin e vitit 2021, në mes të shumë premtimeve dhe zotimeve që ju bëtë për demokratët ishte edhe elementi heqja e autoritetit të kryetarit. Pra, kryeari nuk do të kishte në dorë të përjashtonte ndokënd nga partia. Por duket se këtë premtim e keni thyer disi me deklaratën e djeshme, ku përfundimisht keni përjashtuar nga partia Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.

Berisha: Ke të drejtë, por e korrigjova fill pas deklaratën. Pastaj thashë largim, janë vetëlarguar. Nuk ka përjashtim, dhe unë mbi statutin nuk dal. Në çdo statut të botës, në çdo rregull botëror, në qoftë se një person në fushatë elektorale kandidon kundër partisë së tij, ai ka këputur çdo marrëdhënie me atë parti. Ky është rregull i pashkruar, por universal.

Janë kthyer në parti ata, megjithatë më pas e korrigjova: Është vetëlargim. Ai përbën vetëlargim! Nuk thashë që ata nuk mund të kthehen. Ata me aktin që bënë janë të vetëlarguar, jo të përjashtuar. Statuti nuk parashikon përjashtim, dhe aq sa është, është statuti unë i qendroj.

Anisa Kadesha, TVSH: Z.Berisha, ashtu si në Shkodër, a keni patur raste të ngjashme për në Mamurras, Lezhën, kryesisht zonën e veriut për përdorimin e bandave, sikundër parave të hedhura për blerjen e votës?

Berisha: Ka patur edhe në zona të tjera. Janë përdorur në Libohovë para të pafundme. Janë përdoru në Konispol, Sarandë. Janë përdorur të burgosurit në Rrogozhinë, në Dumre, Belsh. Nuk ka qenë diçka e lokalizuar në një apo në dy bashki.

Ka qenë e përhapur në të gjitha rastet kur qeveria ka vendosur të grabisë mandatin me çdo kusht. Nuk ka arritur ta bëjë këtë në Pukë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Kavajë.

Para një ore isha në një takim, ku një demokrat i Kavajës e persekutuar deklaroi se: qytetarët e Kavajës refuzuan paratë. Iu shkuan me para në shtëpi, iu shkuan me zarfe, por qytetarët i refuzuan paratë. Të them se mund të bëhen të gjithë një si në Kavajë, kjo është e pamundur. Por kur qeveria merr përsipër ndan para haptas, ai legjitimon blerjen e votës.

Po si mund ta ndalojë opozita qeverinë duke ndarë para me vendim 50 mijë lekë për person për fushatë elektorale? Opozita mund të dalë nga zgjedhjet, por prap ky nuk është opsion për opozitën, për ne si opozitë. Por ndalim nuk mund t’i bëjmë. Këtu është faqe e zezë e asaj propagande. Mjafton ky akt për të zhvlerësuar tërësisht procesin zgjedhor. Kjo është blerje e hapur: merr 50 mijë lekëshin, më jep votën. Ti nuk më voton, më jep kartën. Kësaj here, tregu ka qenë për fushë . Unë merrem me ato të nëndheshmet, kjo është bërë në sipërfaqe.

– A kanë qenë të pamjaftueshme veprimet e PD për t’i lejuar të drejtën e votës 180 mijë votuesve të cilët u penalizuan për shkak të listave?

Berisha: 180 mijë votues u paraqitën, dhe nuk gjetën emrat në qendrat e votimit. Kjo është e dhënë zyrtare. 1 milionë e 300 mijë votuesve për herë të parë, pas vitit 2001 iu ndryshua qendra e votimit me qëllimin e vetëm për të përjashtuar 200 mijë votues të opozitës nga votimi.

Për këtë tani, në vend që të bëhen emisione televizive për përjashtimin e qytetarëve, bëhen emisione për të thënë se nuk dolën. Po në cilën anën duhet të jetë media? A duhet të qendrojë në anën e interesit publik. Atij iu mohua e drejta e votës me listë. Ajo quhet mohin i së drejtës së votës nga organi Rama-Çuçi.

Në zgjedhje nuk merr pjesë kurrë e njëjta masë, njëherë më shumë, njëherë më pak ky është një rregull. Këtu janë 200 mijë. 1 milionë e 300 mijë që u ndryshoi qendra e votimit, prej tyre 200 mijë nuk e gjetën dot. I kishin çuar në rrethe tjera. Është llogari zyrtare kjo, nuk është e imja 180 mijëshi. Është llogari zyrtare.

Unë them se janë më shumë, nuk janë aq. Ne e çuam në SPAK këtë. Ne kemi denoncuar para jush këtu në konferencë shtypi, ka dalë z.Bylykbashi para jush për këtë. E ka denoncuar te KQZ, e kemi denoncuar në SPAK.

Po ky ishte një vendim i Edi Ramës.

A e dini ju që vet KQZ kundërshtoi. KQZ kërkoi rikthimin e listave siç kanë qenë, me shkresë, dhe mediat në vend se të hetojnë këtë, u shesin mashtrimin shqiptarëve se nuk morën pjesë. A nuk janë këto viktimë e propagandës qeveritare, më thoni ju mua?

Kjo është si të përligjësh krimin monstruoz të qytetarëve të tu nga zgjedhjet. E kapëm ne, e kapëm që në fillim. E denoncuam. Për hir të së vërtetës, KQZ tha të kthehen listat siç kanë qenë. Jo, i tha.

Ndaj, edhe dilte Rama, i thoshte të mos votonin, në mënyrë që të justifikohej përjashtimi i tyre nga votimi, për t’u thënë siç thotë, më dëgjuan, nuk votuan. Jo, mor jo, i përjashtove nga votimi 200 mijë qytetarë.

Ky është akt i paprecedent. Ka ndodhur në 2001. Kjo është skemë e njohur. E dinë zgjedhësit se kush janë, e dinë kush voton për ne dhe kush për ata. Iu ka dhënë Lulzim Basha mundësi të plotë me bojkotin e zgjedhjeve lokale, të njohin zgjedhësit e tyre dhe zgjedhësit tanë, dhe iu kanë rënë me sopatë atyre tanëve dhe i kanë çuar nëpër rrethe të ndryshme, shumë e thjeshtë kjo.

– Z.Berisha, në vitin 2001 pasi ju i faktuat faktorit ndërkombëtar manipulimin e zgjedhjeve, opozitës iu dha si koncension propozimin për president konsensual dhe amendamente për kodin elektoral. Sot çfarë prisni nga faktori ndërkombëtar?

Berisha: Jo, nuk pres as që të propozojnë president konsensual. Po dorëzojmë cdo fakt, arguemnt, dokument dhe raportin e tyre e kam vlerësuar pozitiv. Unë raportin e tyre e kam vlerësuar pozitiv, një raport siç e patë ju, me gjithë përpjekjet e bëra për të nxjerrë ndonjë fjli se ishin standarte, ndërkombëtare, ishin të gjitha dështim. Ajo zonja deklaroi se cilt janë standartet ndërkombëtare, dhe pastaj i rreshtoi të gjitha ato fenomene të cilat janë shkelje e standarteve ndërkombëtare.

Ne e kemi detyre, sepse do bëjëm raportin para shqiptarëve, dhe para komunitetit ndërkombëtar. E tha bukur ai, Përfaqësuesi i KE: Këto probleme i zgjidhni vetë ju. Janë tuajat, nuk janë të atyre. Dhe e vërteta kështu është.

Sonila Musaj, Ora News: Deputeti Ervin Salianji ka deklaruar se eksponentë të PD, madje edhe deputetë kanë punuar kundër në fushatën e 14 majit. A keni dijeni ju për këto deklarat, dhe nëse kjo është e vërtetë, çfarë masash do të merren?

Berisha: Personalisht për deputetë të PD nuk kam dijeni. Di që Alibasha, i ka dhënë me shumicë në Qarkun e Shkodrës komisionerë Tom Doshit, dhe kjo është e faktuar me emër mbiemër.

Dhe ndaj unë dola me tezën aleanca Brava-Doshi. Di që në zona të caktuara u është bërë thirrje që të mos votojnë kandidatët tanë, por në tërësi deputetët, dhe unë e kam vlerësuar, kanë bërë thirrje të votohen kandidatët e Primareve, ç’ka unë e quaj gjë pozitive.

Tani, unë nuk ka dije publikisht se çfarë kanë bërë nën rrogoz, duhet studiuar, se kështu nuk mund të akuzojmë, por publikisht unë nuk di.

Jemi në fazën e analizës të mbrojtjes së votës. Kur të bëhet analiza e thellë brenda partisë, gjithçka do të konfrontohet me realitetin.

Ardit Hoxha, Euronews: Kryetari i Bashkisë së Kamzës, z.Rakip Suli ka deklaruar se me rezulatitn që ai mori më 14 maj në Kamëz, ka përgatitur varrin politik të Sali Berishës. Keni një përgjigje?

Berisha: Ai është një nga kryehajdutët e këtyre zgjedhjeve dhe në Shqipëri, dhe e siguroj që ai do të bëhet përgjegjës për këtë vjedhje të madhe që ka bërë.

Ju jeni dëshmitarë, keni paraqitur faktë dhe dokumente, sesi ishte organizuar manipulimi me makinat elektronike. Kemi fakte ne me dokumente, me filmime, shihi i kam publikuar dje.

Kanë pregatitur skudrën e hajdutëve të votës operatorët e sistemit elektronik, të cilët rrinin atje në kundërshtim me ligjin. Këta ishin FRESSH-ista. E merrnin votuesin, se po të ndihmojmë në votim. Është e dokumentuar kjo, se gjoja ishin opoeratorët e KQZ. Ata ishin të gjithë FRESSH-istë.

E merrnin votuesin, e çonin te makina dhe e orientonte që të votonte atë që donte FRESSH-isti. Është dokumentuar kjo. Shih pak fejsbukun tim, video e tregon me saktësi të madhe. Mund të të jap video të tjera sa të duash.

Shanset, duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur bëhet fjala për elektronikën, absolutisht nuk përjashtohet mundësia e ndërhyrjes në algortiëm, por siguri nuk kemi, se është ndërhyrje në algoritëm. Çfarë do të bëhet? Do bëhet auditimi i makinerive.

Celibashi, kryekomisioneri thotë se auditimin e ka bërë direkt kompania e madhe, dhe aty përjashtohet një mundësi e manipulimit nga kompania, se nuk e bën ajo atë gjë. Nuk ka ndërhyrje thotë, se të tjerë thotë që janë lokalë që kanë ndëryrë.

Tani që u zbulua mekanizmi, sesi shoqëruesit në kundërshtim me ligjin, merrnin njëri pas tjetrit votuesit dhe ua vinin dorën aty ku nuk duhej, ajo mori fund. Dhe ne këtë e kemi të faktuar për fat të mirë me filmim.

Ju përshëndes!

Kërkoj një lloj mirëkuptimi, se kam ndjerë keqardhje këto ditë kur kam parë mediat viktimë të propagandës qeveritare. Nuk më ka ardhur mirë. Unë kuptoj që drejtuesve u ngrohet xhepi në këtë periudhë, por prapëseprapë nuk duhet të dorëzoheni, por duhet t’u thoni shqiptarëve të vërtetën, dhe ne do t’ju ndihmojmë ju.

Ne jemi në aleancë me ju për të mbrojtur interesin publik. Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale